Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Shkodra si qendër kanabisi, zbulohen plantacione të tjera

By: user 8
1 October 2024 at 13:34

Policia njoftoi se ka asgjësuar 2532 bimë kanabisi dhe ka sekuestruar 23.5 kg cannabis në proces tharjeje gjatë operacionit “Territor i pastër” në Shkodër.

Policia:

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1115 bimë cannabisi, si dhe 23.5 kg cannabis (pjesë bimësh) në proces tharjeje;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 1118 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kastrat dhe asgjësuan 122 bimë cannabisi;

-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësive administrative Fierzë dhe asgjësuan 177 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë.

The post Shkodra si qendër kanabisi, zbulohen plantacione të tjera appeared first on Lapsi.al.

❌
❌