Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Prapaskena e tërheqjes e telefonta e Lewandowski: Szczesny prezantohet te Barcelona

By: user 2
2 October 2024 at 17:47

Tani është zyrtare: Barcelona, përmes rrjeteve të saj sociale, ka njoftuar firmën me Wojciech Szczęsny. Portieri, që ishte pa kontratë pas prishjes së marrëveshjes me Juventusin dhe përfundimit të vizitave mjekësore me klubin katalanas, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. Gjatë orëve të fundit, ai ka ndjekur ndeshjen e Champions League, ku Barcelona fitoi 5-0 në shtëpi kundër ekipit zviceran, Young Boys.

Ky është njoftimi zyrtar i klubit: “Barcelona dhe Wojciech Szczęsny kanë arritur një marrëveshje deri më 30 qershor 2025”. Portieri i ri blaugrana do të marrë një pagë prej 6.5 milionë euro neto, më pak megjithatë se sa i garantohej më parë te Juventus. Kështu, Barcelona mund të kompensojë mungesën e zgjatur të portierit titullar, Ter Stegen.

Pas njoftimit, erdhën edhe fjalët e para të tij për kanalet zyrtare të klubit katalanas nga ish-portieri bardhezi: “Në fillim nuk isha gati për sfida të reja, por kam folur me familjen dhe miqtë dhe të gjithë më thanë se do të ishte gabim të mos pranoja. Jam gati të nis punën dhe mezi pres të shoh çfarë do të sjellë ky sezon”.

President 🤝 Szczęsny pic.twitter.com/SV9gxHLqe7

— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 2, 2024

TELEFONATA E LEWANDOWSKI

Nëse Szczęsny ka vendosur të kthehet në fushë, kjo është falë edhe një mikut të tij të madh dhe bashkëlojtarit të tij në kombëtaren e Polonisë, Lewandowski: “Ai ishte personi i parë që më telefonoi për të vlerësuar mundësinë që e gjithë kjo të ndodhte, duke qenë se isha tërhequr. Robert ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, ai ishte ai që pati idenë e duhur për të më bindur”, tha portieri.

Tani mbetet vetëm të pritet debutimi i tij me fanellën e Barcelonës, por që mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndiqte ndeshjen kundër Young Boys, Szczęsny mundi të ndiente atmosferën e klubit: “Ka një tifozëri të madhe, ndiej pasionin e tyre dhe kjo është shumë pozitive. Çdo gjë më është dukur emocionuese. Është një sfidë që e përballoj me shumë energji të madhe”.

The post Prapaskena e tërheqjes e telefonta e Lewandowski: Szczesny prezantohet te Barcelona appeared first on Lapsi.al.

❌
❌