Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Pas sezonës, nga muaji shtator e tutje pritet të rriten çmimet e produkteve bujqësore në tregun e Gjilanit

20 September 2024 at 13:56

Produktet bujqësore në tregun e qytetit të Gjilanit, priten të shënojnë rritje gjatë muajve në vijim.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i ndërmarrjes “Tregu”, Avdyl Jerliu, tha se tani në muajin shtator dhe tetor çmimet rriten gradualisht, derisa për festat e fundvitit arrijnë pikën e rritjes më të madhe.

“Pas kontaktit me disa tregtarë në treg, pritet që në muajin shator dhe tetor, çmimet e produkteve të pemëve dhe perimeve rriten gradualish nga muaji në muaj dhe pikun e rritjes e arrijnë për festat e fundvitit”, ka thënë Jerliu, duke theksuar se kjo rritje vazhdon deri nga fundi i prillit, ndërsa sipas tij, në fillim të muajit maj fillon ulja e çmimeve.

Jerliu thekson se arsyeja kryesore e krejt kësaj rritje janë importi, sepse sipas tij, shumica e produkteve bujqësore importohen.

“Arsyeja e krejt këtyre rritjeve janë importi sepse shumica e këtyre produkteve importohen. Andaj nga tash e deri nga fundviti çmimi i shumë produkteve dyfushohet”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

The post Pas sezonës, nga muaji shtator e tutje pritet të rriten çmimet e produkteve bujqësore në tregun e Gjilanit appeared first on Telegrafi.

❌
❌