Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Angelina Jolie konfirmon romancën e re

By: user 10
3 October 2024 at 16:45

Angelina Jolie, së fundmi ka konfirmuar romancën me reperin Akala.

Sipas Daily Mail, Akala u pa duke marrë pjesë në një festë që aktorja organizoi për kompaninë e saj Atelier Jolie gjatë fundjavës në New York City.

Faqja zyrtare në Instagram e kompanisë së Jolie ka postuar disa fotografi dhe në një prej imazheve shfaqet reperi 40-vjeçar.

Jolie ishte e martuar më parë me aktorin Brad Pitt, por të dy u ndanë në vitin 2016, pasuar nga një betejë e gjatë ligjore.

 

Rikujtojmë se thashethemet për lidhjen e tyre u ndezën fillimisht kur këngëtari iu bashkua Jolie dhe vajzave të saj në Festivalin Letrar Calabash në Xhamajka, në maj 2023.

Një dëshmitar  pohoi   në atë kohë Akala ishte “shumë mbrojtës ndaj tyre”. E njëjta media raportoi se dyshja  u panë duke dalë nga një hotel në Itali gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në gusht 2024.

The post Angelina Jolie konfirmon romancën e re appeared first on Lapsi.al.

❌
❌