Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Parashikimi i motit 18 Shtator 2024/ Stuhi dhe rrebeshe shiu, si priten të jenë temperaturat

By: V K
18 September 2024 at 07:20

Ditën e sotme, vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e para të mëngjesit të sotëm, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin, ndërsa gradualisht do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet hera-herës arrin shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Mjegull/Mjegullinë, si dhe reduktim shikimi në zonat e ulëta dhe zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në orët e mëngjesit, ku vlerat minimale do të jenë jo më të ulëta se 10 °C(kjo për zonat malore), si dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat e mesditës ku temperaturat maksimale nuk pritet ti kalojë 27°C, kryesisht bregdeti dhe zonat e ulëta.

The post Parashikimi i motit 18 Shtator 2024/ Stuhi dhe rrebeshe shiu, si priten të jenë temperaturat appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 13 Shtator 2024/ Stuhi dhe rrebeshe shiu

By: V K
13 September 2024 at 07:20

Vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira, stuhi dhe reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në Veri-Veriperëndim, duke sjellë vërshime të përkohëshme si edhe perbytjet lokale.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat zonat veriore dhe qendrore ndërsa zonat jugore, do të kenë permirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike.

Ky destabilitet i atmosferës mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët, deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det, me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

The post Parashikimi i motit 13 Shtator 2024/ Stuhi dhe rrebeshe shiu appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut ‘bëjnë kërdinë’ në Greqi, probleme në energjinë elektrike

By: M C
10 September 2024 at 17:24

Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar shumë probleme në Korfuzë të Greqisë.

Probleme të mëdha ka pasur edhe në energjinë elektrike. Siç raportojnë mediet greke, rreth 165 ton ujë për hektar kanë rënë gjatë shiut mëngjesin e kësaj të marte.

Shirat e dendur dhe moti i keq kanë ndikuar në turizëm.

Ndërkohë ditën e djeshmë, disa shoferë janë detyruar të ndërprisnin qarkullimin rrugor, pasi stuhia ishte shumë e fortë.

Mediat greke bëjnë me dije se parashikohen të tjera stuhi të forta, veçanërisht deri të mërkurën. Moti i keq, reshjet e dendura do të përfshijnë kontinentin perëndimor, qendror dhe verior si dhe në ishujt e Egjeut verior dhe lindor.

Ndërkohë shërbimet e mbrojtjes civile janë në gatishmëri.

The post Reshjet e dendura të shiut ‘bëjnë kërdinë’ në Greqi, probleme në energjinë elektrike appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 10 Shtator 2024/ Vranësira dhe rrebeshe shiu, temperaturat pësojnë rënie

By: V K
10 September 2024 at 07:37

Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat do të jenë prezente.

Herë pas here do të pësojnë zhvillim, duke gjeneruar rrebeshe shiu më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe zonat jugperëndimore, duke sjellë probleme me përmbytje lokale  në disa qytete të Ultësirës Perëndimore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave, duke i zhvendosur ato drejt zonave malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme, si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 10°C vlera minimale, deri në 29°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi verior. Kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 4 -5  ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Shtator 2024/ Vranësira dhe rrebeshe shiu, temperaturat pësojnë rënie appeared first on Albeu.com.

❌
❌