Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Rritet çmimi i bukës? Flet ekspertja e ekonomisë: Çfarë ndodh nga 1 nëntori

By: V K
8 October 2024 at 11:33

Nga 1 Nëntori, hyn në fuqi vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në orët e pikut për furrat e bukës dhe pastiçeritë.

Çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave. Kjo rritje do të zbatohet në periudhën e dimrit nga ora 18:00-22:00 dhe në periudhën pranverë-verë nga ora 19:00-23:00. Për kategorinë e parë, që përfshin vetëm furrat e bukës, çmimi do të rritet nga 7.6 lekë në 8.74 lekë/kWh.

Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike, pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, dha zgjidhjen sipas saj për këtë situatë, për të mos arritur në rritjen e çmimit të bukës.

“Por ne e dimë shumë mirë që furrat e bukës në fakt kanë rritje të kostos. Pagat e punonjësve janë të larta. Por është një problem te të gjithë tregtarët, që sapo del një vendim kanë tendencën për të rritur çmimet.

Akoma pa ardhur nëntori, ka patur një komunikim që do ketë rritje të çmimit të bukës. Kjo rritje do të jetë 15-20 lekë. Që në fakt është shumë për një produkt shporte, pra me një llogari të thjeshtë gjithë indeksimi i pensioneve shkon te buka.

Përsa kohë është me fashë orare, atëherë furrat e bukës e kanë të zgjidhur. Të mos prodhojnë në atë orë dhe kështu nuk u rritet kosto e për rrjedhojë nuk rritet as çmimi i bukës“, shprehet Radonshiqi.

Sipas ekspertes së ekonomisë, kostot e jetesës i kemi pothuajse njesoj me vendet e BE. Paga mesatare që familjet, duhet të kenë për të bërë një jetesë normale duhet të jetë 100 mijë lekë.

The post Rritet çmimi i bukës? Flet ekspertja e ekonomisë: Çfarë ndodh nga 1 nëntori appeared first on Albeu.com.

Kredia për biznesin e madh rritet/ Arriti vlerën e 246 miliardë lekëve

By: user7
8 October 2024 at 07:54

Kredia për biznesin e madh po rritet me ritëm të shpejtë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht, kredia për këtë segment arriti vlerën e 246 miliardë lekëve.

Në një vit, kredia për korporatat është rritur me 46 miliardë lekë ose 23%. Ky ritëm rritjeje është pothuajse dy herë më i lartë se rritja mesatare e kredisë për ekonominë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se norma më e lartë e rritjes së kredisë për biznesin e madh regjistrohet në segmentin e kredive afatgjata, që zakonisht kanë si qëllim financimin e projekteve të reja të investimit.

Kredia afatgjatë në fund të gushtit rezultonte në rritje vjetore me më shumë se 36%, për një vlerë totale prej 111 miliardë lekësh. Rritja e kredisë afatgjatë duket se i detyrohet sidomos rritjes së shpejtë të financimeve për pasuri të paluajtshme. Në fund të gushtit, rritja vjetore e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme për bizneset arriti në 56%.

Kreditë për biznesin dhe në veçanti ekspozimet e mëdha në segmentin e korporatave dhanë ndikimin kryesor në krizën e kredive me probleme, që kulmoi në vitin 2015.

Edhe për këtë arsye, në dekadën e fundit bankat janë përpjekur të ulin gradualisht ekspozimet e mëdha, duke vendosur fokus në rritjen e kreditimit në segmentin me pakicë. Megjithatë, në dy vitet e fundit po vërehet një tendencë në rritje për të marrë përsipër ekspozime në vlera të mëdha te klientët korporativë.

Rritja e kredisë për korporatat përfshin edhe ekspozime në vlera mjaft të mëdha te huamarrës të veçantë, që në disa raste po jepen në bashkëpunim mes bankave, duke përdorur instrumentin e kredive sindikale. Këtë verë, katër banka tregtare shqiptare kanë firmosr me me kompaninë Ayen AS Energji kontratën kredinë më të madhe sindikale në historinë e sektorit bankar shqiptar.

Raiffeisen Bank (banka udhëheqëse e sindikatës), Banka OTP Albania, Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri dhe Tirana Bank do të disbursojnë një kredi në vlerën e 110 milionë eurove në favor të kompanisë koncesionare të sektorit energjetik. Qëllimi i kredisë do të jetë rifinancimi i një kredie ekzistuese që kompania në fjalë ka marrë nga banka turke Türkiye İş Bankasi (İş Bank).

Banka Intesa Sanpaolo gjithashtu ka vendosur të financojë e vetme një kredi prej 26 milionë eurosh për grupin Balfin, me qëllim ndërtimin Mgallery Hotel në Palasë. Projekti do të mbështetet megjithatë edhe nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që ka marrë përsipër ndarjen e riskut me bankën huadhënëse, deri në 50% të shumës së investimit.

Vitin e kaluar, Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank miratuan një linjë kredie të përbashkët shoqërinë Dragobia Energy, në pronësi të Gener 2, subjekti kontraktor për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Kredia kishte fillimisht vlerën e 26 milion eurove, ndërsa në mars të këtij viti palët nënshkruan edhe një shtesë prej 4 milionë eurosh në kontratën e huasë.

Dragobia Energy do t’i përdorë fondet e kredisë si borxh për aksionerin e vet, me qëllim financimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ndërkohë në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.

Edhe në rastin kur kreditë shërbejnë për të financuar projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP-ve), qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë./MONITOR

The post Kredia për biznesin e madh rritet/ Arriti vlerën e 246 miliardë lekëve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌