Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Punonjëses së shtetit iu sekuestrua 750 mijë euro, apartamente dhe automjete/ Pastronte paratë e të vëllait të dënuar në Angli

By: user 11
1 October 2024 at 09:48

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një operacion të zhvilluar një ditë më parë, ku punonjëses së shtetit, Irma Hasani dhe vëllait të saj, Oltion Hasani iu sekuestrua një shumë prej 750 mijë eurosh, që dyshohet se buronin nga veprimtari kriminale.

Policia thote se nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga Oltion Hasani, i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.

Raportohet se Irma Hasani ishte punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë dhe nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Njoftimi:

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Immediate”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari.

Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”.

Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve O. H., 37 vjeç, dhe I. H., 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi O. H., i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Punonjëses së shtetit iu sekuestrua 750 mijë euro, apartamente dhe automjete/ Pastronte paratë e të vëllait të dënuar në Angli appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Karriera/ Kush është Ilir Proda, kandidati për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Emri i tij në tryezën e kryeministrit Rama

30 September 2024 at 14:19
Ilir Proda, aktualisht Drejtori i Policisë së Elbasanit, është emri që iu propozua kryeministrit Edi Rama nga ana e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ai ishte në garë për postin e drejtorit me Altin Menën, Ardian Çipën, Neritan Nallbatin dhe Skënder Hitën në listën e kandidatëve më të vlerësuar. Dhe

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit! Zbulohet emri i propozuar nga Ministri Ervin Hoxha për qeverinë

30 September 2024 at 14:05
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha,  do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, i cili aktualisht është drejtor i DVP Elbasan. Pas propozimit, vendimi i qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës. Në garë për postin e drejtorit ishte Altin Mena Ardian Çipa,

EMRAT/ Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha: Procesi është kryer sipas standardeve

By: V K
30 September 2024 at 11:41

Edhe pse ka 5 ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, teksa foli sot për procesin theksoi do publikohen kandidatët sipas pikëzimit.

“Unë do t’ia dërgoj emrin kryeministrit. Për procesin na kanë monitoruar ndërkombëtarët. Procesi është kryer sipas standardeve”, u shpreh ministri Ervin Hoxha.

Por për shkak të angazhimeve të kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht.

Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre, konkretisht: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.

Ndërkohë në garë janë 11 kandidatë dhe emri me më shumë pikë do i propozohet Ramës nga Hoxha.

Kandidatët në garë:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

The post EMRAT/ Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha: Procesi është kryer sipas standardeve appeared first on Albeu.com.

Policia e Shtetit do të njihet sot me Drejtorin e Përgjithshëm (EMRAT)

By: V K
30 September 2024 at 09:39

Këtë të hënë, pritet që Policia e Shtetit do të njihet me drejtorin e ri. Gara për postin e drejtorit të ri ka përfunduar pesë ditë më parë, por emri ende nuk është publik.

Katër emra të mundshëm, teksa njëri prej tyre do të jetë në krye të uniformave blu, janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të paraqitet në Kryeministri, ku zgjedhja e institucionit që ai drejton dhe që ka përcaktuar fituesin, do të marrë edhe firmën e kreut të qeverisë, Edi Rama.

The post Policia e Shtetit do të njihet sot me Drejtorin e Përgjithshëm (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌