Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Kuvendi miraton projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

By: M C
19 September 2024 at 18:19

Me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim është miratuar në Kuvend projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë.

Sot në Kuvend i diskutua pa prezëncën e opozitës, Projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Me 73 vota pro, mazhoranca votoi për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë. Fillimisht u duk se studentët pas disa protestave fituan një betejë të vogël, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqëzoi pjesërisht këtë ligj.

Kushtetuesja argumentoi se afati ishte jo proporcional, gjë që bëri që mazhoranca të ndryshonte nga 5 vite në 3 vite punën e detyruar për studentët e mjekësisë që fillojnë tani universitetin, 2 vite punë e detyruar për studentët e vitit të dytë dhe të katërt, dhe 1 vit punë për ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë.

Në të kundërt, nëse studenti nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me Ministrinë përgjegjëse për Arsimin, Ministrinë përgjegjëse për Shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë publik, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve që përllogaritet rreth 2400 euro viti shkollor.

The post Kuvendi miraton projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Mungesa për mjekë dhe infermierë/ Shqipëria, nën mesataren europiane për punonjës shëndetësie

By: M C
14 September 2024 at 19:08

Nevojat e Shqipërisë për punonjës të shëndetësisë mbeten të larta. Një raport i OBSH thekson se Shqipëria është nën mesataren e Evropës për numrin e punonjësve të shëndetësisë për 10 mijë banorë. Kjo e fundit në Evropë është në shifrat 121 punonjës shëndetësie, mjekë, infermierë dhe mami, për 10 mijë banorë.

Ndërsa Shqipëria është në nivelin e 70 punonjësve për 10 mijë banorë. Dendësia e mjekëve për 10 mijë banorë, arrin në 18, dy herë më pak se mesatarja e Evropës. Pak më mirë, Shqipëria paraqitet në numrin e infermierë, në 52 të tillë për 10 mijë banorë, nga 80 që është mesatarja e europës. Ndërsa për mami, Shqipëria është pranë nivelit europian.

Edhe pse nga viti në vit, kuotat e pranimit në universitetin e Mjekësisë janë rritur, sërish nevojat në vend mbeten të larta. Zonat e thella malore të Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës kanë nevojat më të mëdha për infermierë, logoped, mami dhe fizioterapist, teksa çdo vit, afro 1 mijë persona punësohen përmes portalit Infermierë për Shqipërinë.

Qeveria miratoi edhe disa ndryshime ligjore për të kushtëzuar studentët e Mjekësisë që të punojnë 3 vite në Shqipëri pas diplomimit, me qëllim që të plotësohen nevojat për mjekë, por ligji është në proces rishikimi pas rrëzimit të draftit fillestar nga Gjykata Kushtetuese.

Me mungesën e punonjësve të shëndetësisë po përballen edhe shumë vende të Bashkimit Europian dhe për këtë arsye Komisioni Evropian dhe OBSH nënshkruan një marrëveshje prej 1.3 milionë Eurosh për të ndihmuar shtetet anëtare që të mbajnë dhe tërheqin sa më shumë infermierë.

The post Mungesa për mjekë dhe infermierë/ Shqipëria, nën mesataren europiane për punonjës shëndetësie appeared first on Albeu.com.

“Po më vrasin”: Pacientët me kancer vuajnë nga mungesa kronike e barnave në QSUNT

13 August 2024 at 17:42

Në 8 muajt e fundit, Alma nuk e mban mend sa herë ka trokitur në dyert e Spitalit Onkologjik, por megjithatë përgjigja që ka marrë nga stafi për jodin radioaktiv ka qenë gjithmonë e njëjta. “Nuk ka, do të të marrim në telefon kur të vijë”, kujton 50-vjeçarja, e cila vuan nga kanceri i tiroides. […]

The post “Po më vrasin”: Pacientët me kancer vuajnë nga mungesa kronike e barnave në QSUNT appeared first on Reporter.al.

❌
❌