Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Shpërdorim detyre dhe përfshirje në aktivitetin e drøgës, pezullohen dy policë

By: user 11
2 October 2024 at 09:07

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmon se ekzekutoi vendimin e Gjykatës së dy Juridiksioneve për Inspektorin 30-vjeçar të Patrullës në Komisariatin e Divjakës dhe ndihmës specialistin e Komunitetit në Komisariatin e Beratit. Shpërdoruan detyrën, detajet e dosjeve

Dy efektivë të Policisë në Berat dhe Fier u morën nën hetim nga Prokuroria për akuzën e shitjes së drogës dhe shpërdorimit të detyrës në ndërtimet e paligjshme, kurse AMP ekzekutoi masat e dhëna nga gjykatat respektive.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi sot (2 Tetor) se zbatoi urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Po kështu u ekzekutua edhe masa e sigurimit personal e caktuar nga Gjykata e Beratit, “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

“Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme”, njoftoi AMP.

Teksa në fund thekson se “AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe strukturave mbikëqyrëse”, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 

The post Shpërdorim detyre dhe përfshirje në aktivitetin e drøgës, pezullohen dy policë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌