Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Shefi i Kardiokirurgjisë shpjegon çfarë mund të ketë ndodhur me Gerti Bogdanin: Ekzistojnë katër hipoteza

By: V K
19 September 2024 at 09:58

Mjeku kardiolog Altin Veshti, ka thënë se diagnozat me sëmundjet e zemrës në moshë të re, janë shtuar dhe këshilloi kryerjen e aktivitetit fizik për të mbajtur një zemër të shëndetshme.

Në rastin e ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga një arrest kardiak, ai tha se nuk e ka parë konkretisht kartelën, por ekzistojnë 4 hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur.

“Ekzistojnë 4 hipoteza që një person mund të pësojë vdekje kardiake. I pari që duhet të them është infarkti i miokardit, pra infarkti është mbyllja e njërës nga arteriet e zemrës dhe zemra ka 2 arterie dhe ajo zonë që nuk merr gjak praktikisht fillon e ul funksionin.

Fakti që ai ka filluar të ketë marrje fryme, do të thotë që ana e majtë e zemrës, pra ventrikuli i majte, ka filluar të mos furnizohet mirë me gjak dhe ndërkohë ka ardhur duke u mbyllur në mënyrë totale. Në momentin që mbyllet komplet arteria nuk është se ndalet zemra, siç mendon populli, por ndërhyn një aritmi malinje. që bën që zemra mos të tkurret më, por vetëm bën një lëvizje që nuk arrin të pompojë.

Kjo ndodh shumë e shpejt dhe është e vështirë të ndërhyet. Shpesh herë na ka ndodhur ne që edhe në repart të jesh nuk arrijmë dot t’i çojmë në sallë dhe t’i shpëtojmë. E dyta është ajo që ne e quajmë diseksioni i aortës ose çarja e aortës. Por kjo jep një dhimbje të menjëhershme sikur të ngulet një thikë një gjoks.

I treti është tromboembolia pulmonare, pra që të mbushen mushkëritë me trombë, 2 arteriet e mëdha dhe mbushja në mënyrë masive e bën që të pamundur jetën e pacientit. I katërti është një aritmi që ndodh tek futbollistët që nuk mendoj që është rasti i tij. Janë këto futbollistë që duke luajtur rrëzohen në që quhet aritmia e ventrikulit të djathtë”, tha mjeku.

The post Shefi i Kardiokirurgjisë shpjegon çfarë mund të ketë ndodhur me Gerti Bogdanin: Ekzistojnë katër hipoteza appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Sylvinho shpjegon listën e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë

By: V K
2 September 2024 at 11:19

Kombëtarja shqiptare, do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.

Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin sot më 2 shtator, teksa trajneri Sylvinho ka dalë në konferencë për shtyp, duke shpjeguar para mediave listën me 24 lojtarë të grumbulluar.

LISTA

Përsa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.

Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Trajneri Sylvinho, ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka.

Të dy futbollistët, më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.

Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.

Grumbullimi i lojtarëve nisi që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë sot më 2 shtator.

Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.

Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

The post Sylvinho shpjegon listën e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë appeared first on Albeu.com.

❌
❌