Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, shqiptari ekstradohet nga Italia

By: user 5
21 September 2024 at 10:54

Është ekstraduar nga Italia një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata i kishte caktuar masën “arrest në burg” për kultivim të bimëve narkotike.

Ai akuzohet se para dy vitesh, në afërsi të banesës së tij në Milot ka kultivuar 320 bimë narkotike. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Interpol Tirana

Vijojnë operacionet në bashkëpunim me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike cannabis sativa, afër banesës së tij, në Milot, në vitin 2022, ekstradohet nga Italia, 53-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të koduara “Para drejtësisë”, të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar E. H., 53 vjeç, banues në Milot.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

The post Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, shqiptari ekstradohet nga Italia appeared first on Lapsi.al.

❌
❌