Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Liga e Kombeve/ Surpriza e Silvinjos, nis grumbullimin me“huazim” lojtarësh nga Shpresat dhe ekipi U-19

By: sara fuga
7 October 2024 at 22:44

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e tetorit, që do të luhen më 11 dhe 14 tetor, respektivisht ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Trajneri Silvinjo pati 3 mungesa në seancën e parë stërvitore, që u zhvillua në orën 16:00.

Bëhet fjalë për Arbër Hoxhën, Qazim Laçin dhe Nedim Bajramin, që do të bashkohen me skuadrën në mbrëmje. Në ditën e sotme u zhvillua dhe një takim miqësor ku u përfshinë lojtarë nga Shpresat dhe ekipi U-19.

Nesër do të zhvillohet seanca e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Silvinjo pritet të ketë të gjithë grupin e gatshëm për të punuar në kuadër të dy ndeshjeve.

The post Liga e Kombeve/ Surpriza e Silvinjos, nis grumbullimin me“huazim” lojtarësh nga Shpresat dhe ekipi U-19 appeared first on Sot News | Lajme.

Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë e Gjeorgjinë: tre lojtarë më pak për teknikun Sylvinho

By: user 2
7 October 2024 at 18:48

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00). Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Sidoqoftë, tekniku Sylvinho ka patur vetëm 20 lojtarë në dispozicion dhe grupi do të kompletohet nesër.

Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi. Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Lexo më tejSylvinho blindon strategjitë, asnjë stërvitje e hapur: evitohet seanca zyrtare në Pragë ka një plus në Gjeorgji

Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me ata lojtarë, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët, pasi përfunduan impenjimet me klubet e tyre. Nga ana tjetër, lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore. Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin. Në fund, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

🖐 Djemtë tanë kanë zbritur në fushë në prag të ndeshjeve kundër 🇨🇿 Çekisë dhe 🇬🇪 Gjeorgjisë

ℹ Grupi plotësohet sonte, pasi pritet të mbërrijnë edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi e Nedim Bajrami. #nationsleague #CZEALB #GEOALB #kombetarja pic.twitter.com/LkxgrzCHTm

— FSHF (@FSHForg) October 7, 2024

The post Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë e Gjeorgjinë: tre lojtarë më pak për teknikun Sylvinho appeared first on Lapsi.al.

Sylvinho blindon strategjitë, asnjë stërvitje e hapur: evitohet seanca zyrtare në Pragë ka një plus në Gjeorgji

By: user 2
7 October 2024 at 10:15

Kombëtarja shqiptare nis sot grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e Nations League ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, 18:00) që do të luhen në transfertë. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë nga nesër, ku do të stërviten deri ditën e enjten e më pas do të udhëtojnë drejt Pragës. Sylvinho do të shkojë me 23 lojtarë, pasi ka vendosur të mos e zëvendësojë kapitenin Berat Gjimshiti, të dëmtuar.

Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive. Të gjithë futbollistët e thirrur nga Sylvinho që kanë patur impenjime me skuadrat e tyre të dielën do të mbërrijnë sot për tu vënë nën urdhërat e brazilianit. Në orën 11.30 dy lojtarët kuqezi Ajeti dhe Pajaziti do të dalin para medias për konferencën e zakonshme për shtyp. Stërvitja do të zhvillohet në orën 16.00 dhe do të jetë vetëm 15 minuta e hapur për mediat.

Lexo më tej: Gjimshiti nuk ia del, Sylvinho përsëri pa kapitenin: mbrojtësi humbet dy ndeshjet e tetorit me Kombëtaren

E marta do të mbajë të njëjtën linjë, po pa një dalje publike të lojtarëve, ndërsa të mërkurën kuqezinjtë do të dalin në stërvitje në orën 11.00 (vetëm 15 minuta e hapur) dhe konferenca e shtypi do të jetë pas saj, në orën 13.00. Impenjative do të jetë dita e enjten, me stërvitjen zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 10:00 dhe pas saj fluturimi për në Pragë. Konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho në stadiumin “Epet Arena”, do të mbahet në orën 18:30, ndërsa të premten në orën 20:45, Çekia e Shqipëria do të përballen në fushë.

DREJT GJEORGJISË…

Fluturimi nga Praga në Tbilisi do të bëhet të shtunën, në 12 tetor, ndërsa në mbrëmje në orën 20,30 kuqezinjtë do të zbresin në fushë për një seancë stërvitore me vetëm 15 minutat e para të hapura për mediat. Konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho në stadiumin “Mikheil Meskhi ”, do të jetë në orën 17:15, pas së cilës kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin “Mikheil Meskhi” në orën 18:00. Pas saj, tekniku brazilian do të ketë idetë e qarta për të tentuar ti kthejë reston Gjeorgjisë për humbjen në Tiranë, kur dy skuadrat të përballen të hënën në orën 18.00, në Tbilisi.

The post Sylvinho blindon strategjitë, asnjë stërvitje e hapur: evitohet seanca zyrtare në Pragë ka një plus në Gjeorgji appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Video/ Ankthi për Gjimshitin, situata e Brojës dhe “Demollari i ri” Pajaziti: Sylvinho shpjegon zgjedhjet

By: user 2
4 October 2024 at 13:44

Shqipëria bëhet gati të përballojë dy transfertat e Nations League me mungesa të shumta e të rëndësishme madje. Tekniku Sylvinho, në konferencën për shtyp, ka dhënë shpjegimet e tij për zgjedhjet e bëra: “Pas ndeshjeve të Kombëtares, Manaj është dëmtuar në një ndeshje me klubin e tij në Turqi dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur edhe me lojtarin edhe me klubin dhe nuk kemi dashur që ta rrezikojmë. Medoni gjatë stërvitjes ka pasur probleme dhe nuk kemi rrezikuar as me të. Keidi Bare është dëmtuar me 8 shtator në sfidën kundër Elches dhe nuk ka luajtur më. Doktori i Kombëtares, Stessina ka qenë vazhdimisht në kontakt me mjekun e Zaragozës dhe lojtarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar”.

SURPRIZA PAJAZITI

Surpriza e listës Sylvinho është Pajaziti, për të cilin tekniku i përfaqësueses U-21 Bushi nuk ka ngurruar ta quajë Demollari i ri. “Sa i përket Pajazitit, është një lojtar që unë e njoh. Ka ndryshuar skuadër dhe po luan shumë mirë. Më pëlqen si luan, është rritur shumë si lojtar. Është një mesfushor që mund të luajë në shumë role. Sa i përket Abrashi, ai mund të japë ende shumë për Kombëtaren”.

⚽🇦🇱 Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, doli para mediave në prag të ndeshjeve kundër 🇨🇿 Çekisë dhe 🇬🇪 Gjeorgjisë në Nations League.

ℹ Konferenca e plotë, në 𝐟𝐬𝐡𝐟.𝐨𝐫𝐠#kombetarja #nationsleague #silvinhohttps://t.co/2QPGc2F0PW

— FSHF (@FSHForg) October 4, 2024

NË ANKTH PËR GJIMSHITIN

Gjimshiti është thirrur rregullisht, por ende nuk ka një përgjigje për gjendjen e lojtarit, që në me Atalantën në Champions League është zëvendësuar në minutën e 46’. “Stesina ka folur me ta, Gjimshiti është kapiteni i kësaj skuadre, lojtar i rëndësishëm për kombin. Duhet të presim sot, nëse thirret apo jo për ndeshjen e nesërme me Atalantën. Të shohim, ka një dëmtim të vogël. Si ne, edhe Atalanta, presin si do të shkojë sot lojtari. Nëse do të jetë nesër në gjendje, nëse do të jetë gati, do të vijë me ne. Nëse nuk luan, do të flasim me ta dhe lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të bëhet. Kjo është situata e tij sot”.

SITUATA E BROJËS

Në fund edhe një mendim për Armando Brojën, që ende nuk ka debutuar me klubin e Everton: “Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ishte në Europian me ne. Presim që të rikthehet sa më shpejt”, përfundoi Sylvinho.

The post Video/ Ankthi për Gjimshitin, situata e Brojës dhe “Demollari i ri” Pajaziti: Sylvinho shpjegon zgjedhjet appeared first on Lapsi.al.

Sylvinho jep mendimin e tij për organizimin e Evropianit U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë

4 October 2024 at 12:20

Shqipëria do t’i luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve me përzgjedhësin Sylvinho që tashmë ka publikuar edhe listën e lojtarëve të ftuar.

‘Kuqezinjtë’ do të zhvillojnë dy ndeshje ndaj Republikës Çeke (11 tetor) dhe ndaj Gjeorgjisë (14 tetor) që të dyja në udhëtim.

Para këtyre dy ndeshjeve, Sylvinho ka diskutuar për listën e lojtarëve, por ai nuk i shpëtoi dot pyetjes as për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sylvinho refuzoi që të jap koment se a ishte veprim i duhur apo jo nga kombëtarja ky vendim, por që tha se atij i interesojnë shumë lojtarët e grupmoshave U21.

“Është  e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më interesojnë shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin”.

“Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

Në fund ai tha se nuk i takon që të vendos ose të jap opinione, por që nga ana sportive ai është i lumtur për faktin që lojtarët e U21 të vijnë tek Shqipëria në një gjendje të mirë fizike.

“Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket”.

“Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”, përfundoi tekniku brazilian./Telegrafi/

The post Sylvinho jep mendimin e tij për organizimin e Evropianit U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë appeared first on Telegrafi.

Manaj nuk ia del, Berisha pa skuadër: Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet e Nations League

By: user 2
4 October 2024 at 10:37

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë. Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Surpriza është Adrion Pajaziti, i etiketuar shpesh në radhët e U-21 si Demollari i ri. Nuk ia ka dalë të rikuperohet Rei Manaj, ndërsa ka mbetur jashtë Etrit Berisha, ende pa skuadër. Kështu, për të mbrojtur portën janë thirrur nga Sylvinho Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri.

Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi. Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Lexo më tejVideo/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh, Sylvinho buzëqesh për kapitenin e rikthyer

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

🔴⚫ 𝐋𝐈𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑𝐄𝐒 🔴⚫

Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 2⃣4⃣ lojtarë për ndeshjet e Nations League kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

🆚 Çeki 🇨🇿
🗓 11 tetor, 20:45, 🏟 "Epet Arena", 📍 Pragë

🆚 Gjeorgji 🇬🇪
🗓 14 tetor, 18:00, 🏟 "Mikheil Meskhi", 📍 Tbilisi pic.twitter.com/fGB9qD3f4h

— FSHF (@FSHForg) October 4, 2024

The post Manaj nuk ia del, Berisha pa skuadër: Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet e Nations League appeared first on Lapsi.al.

Gjimshiti, Atalanta pret të mësojë shkallën e dëmtimit: Sylvinho rrezikon ta humbasë për kombëtaren

By: user 2
3 October 2024 at 14:10

Atalanta tregoi një nivel të lartë dhe rrëmbeu fitoren e parë sezonale në Champions duke shkatërruar në fushën neutrale të Gelsenkirchen, 0-3 Shakhtar. Të vetmet nota negative mbeten dëmtimet e qendërmbrojtësit Berat Gjimshiti, i cili mbeti në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë për shkak të një problemi në ijën e majtë dhe të Kossounou. Gjendja e tyre duhet të vlerësohet, por ka një shqetësim duke pasur parasysh emergjencën mbrojtëse.

Gjimshiti vuajti edhe në shtator një dëmtim, që e mbajti larg kombëtares në dy ndeshjet e Nations League kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Në mbrëmjen e djeshme të Champions League, mbrojtësi kuqezi pati një problemi me ijën, një arsye që e shtyu trajnerin Gian Piero Gasperini ta zëvendësonte duke futur Pasalic pas pushimit të ndeshjes, me de Roon që u tërhoq në vijën e mbrojtësve.

Lexo më tejVideo/ Atalanta brilante, Gjimshiti gol e dëmtim: 3 autogola e 2 penallti të humbura në fitoren e Feyenord

Situata për mbrojtësin shqiptar duhet të qartësohet, sepse edhe tekniku Gasperini e evitoi komentin kur erdhi puna te Gjimshiti. “Për dëmtimet kemi shpresë sepse Hien mund të rikethehet që ditën tjetër dhe për Kossonou duhet të jenë vetëm ngërçe. Kur luan shumë ndeshje, mjafton edhe një tërheqje për të humbur 5 gara”. Pra, një frymëmarrje lehtësimi për bergamaskët me Hien dhe Kossounou, të cilët mund të jenë gati për ndeshjen e radhës të kampionatit kundër Genoas, të planifikuar për të shtunën më 5 tetor në orën 18:00 në stadiumin Geëiss. Për momentin Godfrey, De Roon e Kolasinac janë tre mbrojtësit e vetëm në dispozicion të teknikut.

The post Gjimshiti, Atalanta pret të mësojë shkallën e dëmtimit: Sylvinho rrezikon ta humbasë për kombëtaren appeared first on Lapsi.al.

❌
❌