Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Akuzohet për grabitjen në Aeroportin e Rinasit, GJKKO shtyn seancën ndaj Talo Çelës

By: user7
9 September 2024 at 13:06

GJKKO shtyn në datë 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës, për procesin ku akuzohet për mega-grabitjen ne aeroportin e Rinasit.

Sseanca u shty pasi mungonte për arsye shëndetësore gjyqtarja e çështjes.

Talo Çela është akuzohet për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2019. Në këtë dosje, Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

The post Akuzohet për grabitjen në Aeroportin e Rinasit, GJKKO shtyn seancën ndaj Talo Çelës appeared first on Lapsi.al.

Grabitja në Rinas/ GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës

By: user 8
9 September 2024 at 12:49

GJKKO shtyn në datë 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës, për procesin ku akuzohet për mega-grabitjen ne aeroportin e Rinasit.

Seanca u shty pasi mungonte për arsye shëndetësore gjyqtarja e çështjes.

Ndaj Talo Çelës u caktua masë e re sigurie pasi akuzohet si pjesë e grupit të Franc e Hajdar Copjas që u godit nga SPAK javë më parë.

Talo Çela është në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2019. Në këtë dosje, Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Lexo më tej: Tentoi të kalonte një shumë parash nga porti, kapet shtetasi anglez në Sarandë 

The post Grabitja në Rinas/ GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës appeared first on Lapsi.al.

DOSJA/ Dy vëllezër në grupe kundërshtare, Nuredin Dumani SMS Dashnorit: Duan të na vrasin, më thuaj ç’di për Talo Çelën

By: admin
1 September 2024 at 20:30

Intriga, aleanca, tradhti, vrasje dhe shumë para. Kjo është panorama mes grupeve kundërshtare në Elbasan gjatë periudhës nga fundi i vitit 2018 deri në momentin kur Nuredin Dumanit i bëhet atentat.

Dosja e SPAK mbi grupin Çopja është voluminoze dhe paraqet të gjitha zhvillimet e bujshme mes tyre dhe grupit të Erion Alibejt, luftë e cila shpërtheu pikërisht në 29 dhjetor 2018 ku edhe u vranë Indrit Alibej, Erdal Durunay dhe Arben Dylgjeri.

Në këtë moment, Erion Alibej fillon hetimet personale për të zbuluar se kush e kreu atentatin. Nga ana tjetër, Çopjat ndjehen të sigurt se nuk kanë lënë gjurmë në ngjarje. Madje, Franc Çopja shprehet sipas komunikimeve në SKY se ka shkuar për ngushëllim në shtëpinë e Erion Alibejt duke hedhur edhe 50 euro.

Por, situata do të ndryshojë disa muaj më pas ku Erion Alibej përmes njerëzve të tij mëson se pas atentatit janë si financues vëllezërit Çopja, ndërsa si organizator Mikael Qosja ose siç njihet ndryshe, Kel Kamami, sipas dosjes.

Në dosje shpjegohet edhe atentati me detaje, si edhe rolet që kanë patur Mikael Qosja, Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci, Eljo Bitri si edhe Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit.

Në dosjen e parë nga albeu.com, është edhe një moment interesant kur Nuredin Dumani, atëhere i kërkuar nga policia, kërkon të komunikojë me vëllanë e tij, Dashnor Dumani.

Dumani, përmes një celulari të kriptuar, i shkruan një të njohuri të tij dhe i thotë që t’ia çojë vëllait, Dashnorit, celularin që ky i njohur kishte, në mënyrë që dumanët të flisnin me njeri-tjetrin.

Në bisedën e zbardhur nga SPAK, Nuredin Dumani i thotë të vëllait se Talo Çela ka dhënë detaje duke orientuar policinë për vendin ku duhej kërkuar për ata, ndërsa një moment i thotë se disa persona në Durrës kërkonin t’i vrisnin prandaj edhe duhej të tregonte se çfarë dinte për Talo Çelën.

Ndërkohë që fliste me të vëllanë duke kërkuar informacion për Talo Çelën. Nuredin Dumani e pyet të vëllanë se “nga dilnin makinat për të bërë punë”, duke kërkuar informacion për bazat e Talo Çelës dhe se ku mund të ishin njerëzit që mbështesnin grupin e tij.

Dashnor Dumani i thotë se makinat dilnin nga Elbasani duke mos dhënë detaje të tjera të operacioneve të grupit të tyre.

Veprimtaria kriminale e vëllezërve Çopja sipas SPAK

Më 1 gusht 2024, SPAK përmes një njoftimi zyrtar zbuloi aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve më të rënda të cilat SPAK ka zbardhur dhe thotë se kanë për autorë organizatën kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja Elbasani.

Me kërkesë të SPAK, më 29 korrik GJKKO lëshoi 33 urdhërarreste nga të cilat gjatë megaoperacionit “Plumbi i Artë 2” të zhvilluar më 31 korrik 2024 në disa qytete u arrit të ekzekutoheshin 13, ndërsa dy të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë, 20 të tjerë arritën të largoheshin.

Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja ndodhet i arrestuar në Dubai.

SPAK ka zbuluar dhe si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal vreth viteve 2006 – 2007, duke shpërndarë në sasi të vogla kokainë, derisa arritën të zgjeroheshin edhe ne vende të tjera të Evropës e jo vetëm dhe një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Elbasan.

SPAK thotë se për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve, nëpërmjet vrasjeve me pagesë të personave, të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Një ndër to është vrasja e 29 dhjetorit 2018, e njohur si Masakra e Bradasheshit, kur u eliminua Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë, vrasje e cila u pasua me urdhërimin dhe të eliminimit të disa personave të afërm të tij.

Jo vetëm kaq ata rritën dhe potencialin e tyre ekonomik dhe si rrjedhojë dhe pozitat e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

4 tentativa vrasjeje ishin në drejtim të vëllait të Endrit Elibejt, bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej por që të gjitha dështuan nga nëntori 2019 në nëntor 2020. Ndërkohë që në 2 raste të tjera ka qenë i penduari tjetër i drejtësisë Nuredin Dumani që i ka shpëtuar atentateve.

Vëllezërit Çopja janë autorë edhe të vrasjes së Klevin Bahos dhe plagosjes e vëllait të tij Aldo (Aleksandër) Baho” në vitin 2019. Gjithashtu SPAKA ka vertetuar se ata janë autorë edhe te vrasjes se Andi Zylyfi dhe plagosjes së Ardit Uruçi, 13 dhjetorin 2019, në fshatin Përparim në Peqin, si dhe vrasjen e Klevis Kapllanit shtatorin e vitit 2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë.

Ndërsa kanë mbetur në tentativë vrasjet e Kei Pikut 16 Janarin e vitit 2020 ne Elbasan; Irfan Azizit, nëntorin e vitit 2020, në Urë Vajgurore dhe një punonjësi policie marsin e vitit 2018, në Fier.

Organizata ka arritur të rekrutojë edhe dy punonjës të policisë së shtetit dhe një punonjëse në gjykatën e Elbasanit që u jepte informacione sekrete.

Organizata kriminale e vëllezërve Çopja sipas SPAK ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe të Durrësit. Gjithashtu organizata ka pastruar paratë kryesisht në sektori i ndërtimit, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

SPAK thotë se Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, edhe për kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

The post DOSJA/ Dy vëllezër në grupe kundërshtare, Nuredin Dumani SMS Dashnorit: Duan të na vrasin, më thuaj ç’di për Talo Çelën appeared first on Albeu.com.

Grabitja e thasëve me para në Rinas, dëshmia e Nuredin Dumanit: Talo Çela ka marrë 600 mijë euro

By: M C
1 September 2024 at 18:23

“Pentito” i drejtësisë, Nuredin Dumani është zbërthyer dhe ka treguar një sërë ngjarjesh kriminale, ku një prej tyre ka qenë dhe grabitja e lekëve në Rinas nga grupi i Talo Çelës.

Sipas Ora News mësohet se Dumani ka treguar se në ngjarje kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, vellezerit Çala, Admir Murataj, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, personi me pseudonimin Çalamani nga Fushë – Kruja.

Nuredin Dumani ka treguar se gjatë një bisedë që ka bërë më të vëllain, Dashnorin ky i fundit është shprehur se informacionin për kalimin e vlerave të parave e ka marr Eldi Çala, nëpërmjet një vajzë e cila ishte punonjës policie në Rinas.

Ditën e ngjarjes për shumat e parave janë njoftuar nga vajza në fjalë, ku pasi e ka dërguar mesazhin e ka hedhur telefonin në tualet.

Gjithashtu Ora News, referuar dosjes hetimore, bën me dije se Dumani është shprehur se Talo Çela i ka treguar se nga Rinas kanë marrë diku 6 ose 7 çanta me para, ku 200 mijë euro ia kanë dhënë Çalamanit nga Fushë Kruja për fshehjen në shtëpinë e tij. Ndërsa, vëllai i Nuredinit, Dashnor Dumani, ka marrë 30 mijë euro, kurse Talo Çela ka siguruar një shumë prej 600 mijë euro.

Në dëshminë e Nuredin Dumanit të dhënë para SPAK evidentohet fakti se në atë kohë ai ka qenë në burg të Francës. Duke qenë drejt përfundimit të dënimit ai i ka kërkuar shtetit francez azil me argumentin se në vendin e tij i rrezikohej jeta.

Në kërkesën që Dumani kishte depozituar pranë autoriteteve franceze mësohet se ka shkruar se vëllai i tij, Dashnor Dumani, ka marrë pjesë në grabitjen e parave në Rinas dhe mes personave që kanë qenë pjesë e kësaj skeme kriminale do të ketë përplasje.

Mirëpo, kjo kërkesë e Dumanit u hodh poshtë nga autoritetet franceze.

The post Grabitja e thasëve me para në Rinas, dëshmia e Nuredin Dumanit: Talo Çela ka marrë 600 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Tronditi sigurinë e Rinasit, plani që në 2020, Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil, s’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit

By: D Marku
30 August 2024 at 09:46

Talo Çela, një nga njerëzit më të kërkuar të Policisë së Shtetit, strukturave të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, besohet shumë se është larguar nga Shqipëria, duke u vendosur në një vend të Amerikës Latine, me identitet të ndryshuar.

Njeriu që mes anëtarëve të grupit thirrej “Moma”, “Katnari” dhe më pas mori nofkën “Dhelpra”, për shkak të ikjes dhe fshehjes me shumë sukses, duke sjellë dështimin e dhjetëra operacioneve policore, del në komunikimet e “Sky” se po përgatiste largimin e tij nga vendi, duke shfaqur mendim se do vendosej në Brazil me emër tjetër.
“…do iki në Brazil, andej me emër tjetër po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rri më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…”-thotë Talo Çela në “Sky”.

Nga ky komunikim kupton se Talo Çela i ndruhej një dënimi tek çështja e “Rinasit” dhe duke ndjerë presionin e madh nga instancat shtetërore, ai mendon për një plan ikje përfundimtare nga Shqipëria.

Biseda për planin e ikjes së Talos në Brazil zhvillohen në muajin 14 korrik 2020, gati 1 vit e 3 muaj nga supergrabitja e miliona eurove të kryer brenda barkut të avionit të linjës Tiranë-Vjenë në aeroportin e Rinasit.

Ngjarja që tronditi sistemin bankar dhe sigurinë kombëtare, aq sa bëri të mblidhet me urgjencë Komisioni i Sigurisë dhe Aeroporti i Rinasit të rrethohet nga Policia Ushtarake dhe Forcat “Komando” të Ushtrisë , ndodhi në muajin Prill 2019.

Pas grabitjes zëdhënësja e “Austrian Arlines”, Tanja Gruber deklaroi në atë periudhë për agjencinë e lajmeve AFP-ë, se kjo kompani ajrore nuk do të kryejë më transferime të parave cash nga Tirana drejt Vjenës

Talo Çela, ishte shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda pasi Alkond Bengasi, njëri nga të arrestuarit fillimisht kishte pranuar të bashkëpunonte dhe tregonte çfarë dinte për ngjarjen.

Për policinë Talo Çela ishte organizatori i kësaj super-grabitje së bashku me vëllezërit Çala dhe Gramoz Murataj. Por nga ana tjetër vetë Talo Çela në komunikimet e “Sky” pranon se ishte njëri nga kryesorët e grabitjes dhe shoferi i furgonit të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Por njeriu më i kërkuar Talo Çela shprehet, se shteti nuk ka prova kundër tij për këtë ngjarje. Në 7 janar 2021 Talo Çela i shkruan shtetases Mariola Mandit duke i thënë se Alkond Bengasi ka kundërshtuar çdo akuzë kundra nesh.

”…spiuni e tërhoqi akuzën për çështjen e Rinasit dhe ka mohuar çdo akuzë kundra nesh…”-i shkruan Talo Çela.

Një ditë më pas në 8 janar 2020, komunikon me Mariola Mandin duke i thënë kësaj të fundit se spiuni i Durrësit, ku i referohet Klevis Allës, ka qënë në një dhomë me atë të Rinasit, Alkond Bengasin. Në këtë bisedë data e komunikimit nuk korrespondon pasi Klevis Alla është arrestuar në muajin Maj 2020.

Sipas bisedës Alkond Bengasi e ka kthyer 360 gradë deklarimin e tij. Gjithashtu nga biseda e zhvilluar ndërmjet Talo Çelës dhe Mariola Mandit, evidentohet se vëllezërit Çala, kanë biseduar me të dy spiunët, Alkond Bengasi dhe Klevis Alla.

Më tej në 14 korrik 2020 Talo Çela ka biseduar me një person tjetër duke i thënë se:”…shpreson mos të ketë prova për Rinasin…”.

Ndërkohë në 28 korrik 2020 Talo Çela bisedon me një person tjetër, të cilit i shkruan se do largohet në Brazil, ku do marrë identitet tjetër nëse dalin prova për përfshirjen e tij në grabitjet e Rinasit.

Kjo pasi sipas tij këtu në Shqipëri mund të dënohet me 20 vjet burgim. Gjithashtu Talo Çela shprehet i shqetësuar edhe për vrasjet e ndodhura.

“…do iki në Brazil, andej me emër tjetër po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rrij më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…”-thotë Talo Çela në “Sky”.

Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në mes të aeroportit kombëtar të Rinasit, në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme dha vendimin në muajin Tetor 2023 duke dënuar me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët të arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet janë më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite.

Ndërsa i akuzuari si pjesë e bandës është edhe Talo Çela, por gjykimi për të vijon të jetë i ndarë sepse ai është ende në arrati, duke u zhvilluar në mungesë.

The post Tronditi sigurinë e Rinasit, plani që në 2020, Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil, s’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit appeared first on Albeu.com.

❌
❌