Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Denoncimi i PD: Bashkia e Selenicës tendera korruptivë, nënshkroi dy kontrata brenda tre muajsh për rikonstruksionin e një shkolle

By: V K
28 September 2024 at 12:23

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar Bashkinë Selenicë, se po kryen tendera korruptivë.

Ajo tha se bashkia e Selenicës, ka nënshkruar dy kontrata brenda tre muajsh për rikonstruksionin e një shkolle.

Deklarata:

Bashkia Selenicë, e denoncuar edhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’, për keqmenaxhim të fondeve publike:

 

Ka Lidhur kontratën nr. 1147/1 dt 19.06.2023 me objekt: “Meremetim dhe Hidroizolim i Shkollave 9-vjeçare” Velcë, Lubonjë, Ramicë dhe Peshkëpi, me vlerë 116 mijë euro dhe kontraktor BOE APIS CONSTRUCTION & Asi-2A CO, i cili nuk paraqiti ofertën më të ulët, afati 60 ditë nga data e lidhjes së kontratës;

Ka lidhur kontratën më datë 09 Korrik 2024 me objekt: Rikonstruksion i Shkollës 9-vjeçare ‘Dëshmorët e Peshkëpisë’, afati 7 muaj, me vlerë 753 mijë euro, dhe kontraktor Asi-2A CO shpk me pronar bashkëshortin e nënkryetares së bashkisë Fier, Eleni Gjikondaj, denoncuar më parë nga PD.

Sipas relacionit arkitektonik të kontratës së parë ndërhyrjet për të 4 shkollat, do të konsistonin në: hidroizolime, patinime, prishje e shtresave në tarracë, etj.

Kontrata e dytë e Korrik 2024, për rikostruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare ‘Dëshmorët e Peshkëpisë’, për paradoks përfshin punime pjesë e tenderit të mëparshëm.

Pra, në 2023 lidhin kontratë për meremetim dhe hidroizolim, dhe 3 muaj më pas, po në 2023, shpallet tenderi për projektimin e rikonstruksionit të shkollës 9 vjeçare ‘Dëshmorët e Peshkëpisë’, rikonstruksion që u konkludua me kontratën respektive në 9 Korrik 2024.

Por këtë nuk e kuptuar kryetari Nertil Ballaj i cili thotë:

“Nuk ka asnjë konflikt interesi. Nuk më duhet kush po i bën punimet. Tenderi vjet është bërë për rregullime të objekteve, që i prishin nxënësit dhe këtë vit për rikonstruksionin e plotë të saj..”.

Sipas kësaj llogjike, çdo vit duhet bërë një tender për ‘prishjet që bëjnë nxënësit’ dhe po të njëjtin vit fillojnë procedurat për rikonstruksionin e plotë.

Kjo është llogjikë të korruptuarish jo administratorësh të qyteteve dhe të fondeve që sigurohen me taksat e banorëve të Selenicës.

The post Denoncimi i PD: Bashkia e Selenicës tendera korruptivë, nënshkroi dy kontrata brenda tre muajsh për rikonstruksionin e një shkolle appeared first on Albeu.com.

❌
❌