Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 October 2024Main stream

Për një gjumë sa më të mirë, konsumo këto ushqime të pasura me magnez

4 October 2024 at 22:46

Me siguri, ju e dini që kalciumi është një mineral i nevojshëm për kockat dhe sidomos për dhëmbë të fortë. Por, ka edhe një sërë funksionesh të tjera që lidhen me trurin dhe trupin tuaj

Nëse ju e merrni këtë mineral përmes ushqimit, ka shumë shanse që të bëni një gjumë të plotë dhe cilësor.

“Kalciumi jo vetëm relakson muskujt, por ka edhe rolin e një neurotransmetuesi të rëndësishëm për krijimin e qetësisë në tru dhe trup,” thotë mjekja Shelby Harris për “HealthLine”. Dhe marrja e këtij minerali përmes ushqimeve është një nga mënyrat më efikase, sipas mjekes.

Ja ushqimet më të pasura me magnez:

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë një burim i shkëlqyer natyror i magnezit. Vetëm një filxhan me fara të thata kungulli ka rreth 764 miligramë magnez, ndaj edhe një grusht i vogël vlen për të plotësuar nevojën ditore për këtë mineral.

Farat chia

Këto fara përmbajnë një mori lëndësh ushqyese të dobishme, si proteinat (që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve), fibrat (për një shëndet të mirë të sistemit tretës), anti-oksidantë dhe acide yndyrore omega-3.

Arrat

Ashtu si farat, arrat kanë nivel të lartë magnezi. Një studim i vitit 2022 i botuar në revistën “Foods” zbuloi se arrat braziliane kishin përmbajtjen më të lartë të magnezit nga 10 llojet e arrave të analizuara.

Produktet e sojës

Qumështi i sojës është një burim fantastik magnezi, e sidomos nëse konsumohet në mëngjes.

Bishtajoret

Fasulet e bardha, ato të zezat apo thjerrëzat, jo vetëm janë të shijshme! Falë konsumit të tyre, ju i bëni një shërbim të mirë shëndetit, por edhe gjumit tuaj, citon Anabel.

Zarzavate me gjethe të errëta

Lakra jeshile apo ajo e kuqe janë vetëm dy nga opsionet në gamën e perimeve me gjethe të errëta që duhet t’i konsumoni për shëndetin e mirë të kockave, por edhe për një gjumë cilësor. /Telegrafi/

The post Për një gjumë sa më të mirë, konsumo këto ushqime të pasura me magnez appeared first on Telegrafi.

Ekonomia rritet vetëm për oligarkët, shqiptarët shpenzuan 40% buxhet për ushqime

By: Iconstyle
4 October 2024 at 14:40

Ndërsa ekonomia shqiptare raporton rritje, duket se përfituesit kryesorë janë një grup i ngushtë oligarkësh, ndërkohë që shumica e familjeve shqiptare vazhdojnë të përballen me sfida ekonomike. Kjo situatë paradoksale është bërë e dukshme nga të dhënat e fundit të INSTAT-it për vitin 2023.

Sipas raportit, ekonomia shqiptare u rrit me 3.94% në 2023, por kjo rritje duket se nuk është reflektuar në mirëqenien e përgjithshme të popullsisë. Gati 90% e rritjes ekonomike erdhi nga vetëm dy sektorë: ndërtimi dhe turizmi. Këta sektorë, veçanërisht ndërtimi, janë tradicionalisht të lidhur me interesat e oligarkëve, duke sugjeruar një përqendrim të përfitimeve ekonomike në duart e pak individëve.

Ndërkohë, familjet e zakonshme shqiptare vazhdojnë të shtrëngojnë rripin. Shpenzimet për ushqime dhe pije jo-alkoolike zënë 39.6% të buxhetit familjar, niveli më i lartë në Evropë dhe pothuajse i pandryshuar nga viti i mëparshëm. Kjo tregon se, pavarësisht rritjes së raportuar ekonomike, shumica e familjeve ende luftojnë për të përmbushur nevojat bazë.

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare prej 3.7 personash arritën në 91,675 lekë, një rritje nominale prej 3.7% krahasuar me 2022. Megjithatë, duke marrë parasysh inflacionin prej 4.8%, konsumi real i familjeve ka rënë me 1.1%.

Struktura e shpenzimeve tregon se:

  • 39.6% e buxhetit shkon për ushqime dhe pije jo-alkoolike
  • 9.7% për banesën, ujë dhe energji elektrike
  • 7.4% për restorante dhe hotele

Sektori i turizmit, një tjetër kontribuues kryesor në rritjen ekonomike, duket se gjithashtu favorizon kryesisht investitorët e mëdhenj dhe oligarkët. Pavarësisht numrit të lartë të turistëve, përfitimet nuk duken se po rrjedhin në ekonominë e gjerë. Shumica e mallrave për të furnizuar industrinë e turizmit importohen, ndërsa prodhimi bujqësor vendor ka rënë nën nivelet e katër viteve më parë.

Kjo situatë reflekton një problem të thellë strukturor në ekonominë shqiptare. Ndërsa oligarkët përfitojnë nga projektet e mëdha të ndërtimit dhe investimet në turizëm, shumica e popullsisë nuk po sheh përmirësime reale në standardin e jetesës.

Ekspertët theksojnë nevojën urgjente për një shpërndarje më të barabartë të rritjes ekonomike dhe zhvillim më të balancuar të sektorëve të ndryshëm ekonomikë. Vetëm kështu mund të përmirësohet mirëqenia e përgjithshme e popullsisë dhe të zvogëlohet hendeku midis oligarkëve dhe qytetarëve të zakonshëm.

The post Ekonomia rritet vetëm për oligarkët, shqiptarët shpenzuan 40% buxhet për ushqime appeared first on iconstyle.al.

❌
❌