Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Eksperti i OBSH-së: Kontrolloni varësinë ndaj smartfonëve, të ndalohet si duhanpirja

By: gaze tare
2 October 2024 at 14:54

Autoritetet qeveritare duhet të konsiderojnë kufizimin e përdorimit të pajisjeve dixhitale si telefonat inteligjentë në një mënyrë të ngjashme me produktet e duhanit për të luftuar ndikimin negativ në rritje të mediave sociale në shëndetin mendor të të rinjve. Kështu është shprehur një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë.

“Me shifra në rritje se lojërat problematike dhe roli i mediave sociale është gjithmonë e më prezentë mes adoleshentëve në Evropë, shtetet duhet të frymëzohen nga fusha të tjera të shëndetit publik ku legjislacioni ka ndihmuar në trajtimin e zakoneve potencialisht të dëmshme siç janë ligjet për duhanin”, tha Natasha Azzopardi-Muscat për Politico.

Masat duke përfshirë kufijtë e moshës, çmimet e kontrolluara dhe madje edhe zonat e ndaluara kanë funksionuar për të rregulluar duhanin. Prandaj, ato mund të merren si shembull për të kufizuar përdorimin e dëmshëm të pajisjeve celulare si telefonat inteligjentë, tha Dr Azzopardi-Muscat, drejtor i politikave dhe sistemeve shëndetësore të vendit në OBSH Evropë, në margjinat e Forumit Evropian të Shëndetit në Austri.

“Ndoshta duhet të mendojmë se ku është e përshtatshme të përdorim pajisjet dixhitale dhe ndoshta është koha të fillojmë të mendojmë për vendet ku disa pajisje dixhitale nuk duhet të përdoren,” ashtu siç e kemi ndaluar pirjen e duhanit në zona të caktuara, tha ai.

“Një element tjetër kyç është të sigurohet që fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht prejardhjes, përkatësisë etnike apo statusit social , të jenë të arsimuar”,shtoi ai.

Kjo do të thotë t’i pajisni ata me njohuritë e duhura në mënyrë që ata të mund të sundojnë botën dixhitale dhe të mos lejojnë që bota dixhitale t’i sundojë ata, sipas tij.

Një studim i OBSH-së i publikuar muajin e kaluar zbuloi se problematika dhe varësia nga lojëra dhe media sociale është në rritje mes adoleshentëve në Evropë.

The post Eksperti i OBSH-së: Kontrolloni varësinë ndaj smartfonëve, të ndalohet si duhanpirja appeared first on iconstyle.al.

❌
❌