Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, policia aksion të beftë për kapjen e vëllezërve Frroku, del duarbosh

By: user7
10 September 2024 at 14:12

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një kontroll blic në plazhin e Velipojës me qëllim arrestimin e vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, të dyshuar si autorë të vrasjes së dyfishtë të shtetasve Ersild Ishmi, 33 vjeç, dhe kunatit të tij Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Megjithatë, operacioni nuk rezultoi i suksesshëm, pasi vëllezërit Frroku nuk u gjetën në banesën ku policia kishte informacion se ata ndodheshin. Forcat policore rrethuan zonën, por pas kontrolleve të hollësishme u konstatua se asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm

Ende mbetet e paqartë nëse vëllezërit nuk kanë qenë aty, apo janë larguar para mbërritjes së policisë. Pavarësisht dështimit të këtij kontrolli, policia e Shkodrës vijon përpjekjet për t’i arrestuar, duke mbajtur në monitorim situatën.

The post Vrasja e dyfishtë në Velipojë, policia aksion të beftë për kapjen e vëllezërve Frroku, del duarbosh appeared first on Lapsi.al.

❌
❌