Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Albeu

Dhuna dhe të shtënat me armë në stadium pas mbylljes së ndeshjes, shkon në dy numri i viktimave

By: D Marku
16 September 2024 at 20:53

Një tjetër person ka humbur jetën pasi një burrë nxori armën dhe qëlloi gjatë një feste në Detroit Lions, ka konfirmuar policia.

Të shtënat ndodhën rreth orës 16:30 të së dielës, pak pasi Ford Field ishte zbrazur pas humbjes së Luanëve ndaj Tampa Bay Buccaneers.

Një mosmarrëveshje në “Shed 6” në zonën e Tregut Lindor bëri që një 30-vjeçar të nxirrte armën dhe të qëllonte të paktën dy herë, duke vrarë një 40 vjeçar dhe plagosur një 20 vjeçar.

I plagosuri u shtrua në spital por humbi jetën ditën e sotme. Autori u arrestua menjëherë pas sulmit.

The post Dhuna dhe të shtënat me armë në stadium pas mbylljes së ndeshjes, shkon në dy numri i viktimave appeared first on Albeu.com.

Shqip në Filadelfia/ “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës (FOTO)

By: D Marku
16 September 2024 at 20:43

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën atje, por edhe nga pasardhësit e tyre.

Dhe nuk janë pak, por të paktën 80 nxënës do të frekuentojnë ambientet e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia të SHBA-ve, teksa regjistrimet përfunduan të dielën e 15 shtatorit, në ambientet e reja të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, e cila ushtron aktivitetin e saj patriotik prej më shumë se 20 vitesh, për të promovuar vlerat e  kombit shqiptar.

Emocionet e vogëlushëve përcillnin edhe shpresën se gjuha e rrënjëve të tyre, do të jetojë me ta, pavarësisht se disa prej tyre kanë lindur në SHBA.

“Librat janë përgatitur nga Diaspora, të përshtatur për fëmijët që jetojnë këtu dhe 6 mësuese vullnetare tashmë janë gati të mirëpresin nxënësit, të cilët do të ndahen në 5 klasa. Mësimi në këto ambiente do të zhvillohet çdo të dielë, nga ora 10 deri në 13.00 dhe online nga ora 16.00 deri në 18.00, për fëmijët që nuk kanë mundësi të frekuentojnë ambientet tona. Shpresojmë ta përmbushim me dinjitet misionin fisnik të mësuesit, në mënyrë që fëmijët tanë të njihen gjerësisht me traditat, kulturën, zakonet dhe gjuhën tonë të bukur” – thotë Rudina Bani, mësuese dhe nënkryetare e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Ndërkaq, kryetari I saj, Dritan Marku, falenderoi prindërit, të cilët kanë vendosur të mos i shkëpusin lidhjet me gjuhën amtare, duke ua përcjellë fëmijëve, si një vlerë të shtuar për komunitetin shqiptar që banon atje.

“U uroj nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në rrugën e tyre drejt dijes për vlerat e pamata të kombit tonë”- shtoi ai.

Ceremonia e nisjes së këtij viti të ri shkollor u zhvillua në ambientet e reja të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të ndërtuara me kontributin e biznesmenëve shqiptarë të Filadelfias, ndërsa së shpejti do të inaugurohet ndërtesa e plotë, përmes një aktiviteti me shumë të ftuar, muzikë, këngë e valle shqiptare.

The post Shqip në Filadelfia/ “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Rëndohet bilanci, 16 viktima në Europë për shkak të motit të keq

By: D Marku
16 September 2024 at 20:20

Prej më shumë se 48 orësh Europa qendrore dhe ajo jugore janë përfshirë nga moti i keq, ku disa shtete kanë shpallur emergjencën civile.

Për shkak të përmbytjeve dhe stuhive të fortës raportohne 16 persona të vdekur dhe disa të zhdukur. Viktima për shkak të motit ka patur në Poloni, Austri, Republikën Çeke dhe në Rumani.

Në Austri, media lokale raportoi se dy burra të moshës 70 dhe 80 vjeç u mbytën pasi u bllokuan nga përmbytja e ujit në shtëpitë e tyre në qytetet Böheimkirchen dhe Sierndorf, të dy në shtetin verilindor të Austrisë së Poshtme të goditur rëndë.

Shefi i policisë çeke, Martin Vondrášek, i tha radios lokale se një grua ishte mbytur në një përrua që vërshoi brigjet e tij pranë Bruntalit, një qytet me rreth 15,000 banorë në veri-lindje të vendit, ndërsa shtatë persona të tjerë ishin ende të pagjetur.

Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në një zonë të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë pasi stuhia Boris shkaktoi përmbytjet më të këqija të regjistruara në rajon për më shumë se dy dekada. Ajo u përshkrua nga një kryebashkiak rumun si një “katastrofë me përmasa epike” .

The post Rëndohet bilanci, 16 viktima në Europë për shkak të motit të keq appeared first on Albeu.com.

Britania me ”sytë” nga ”Gjadri”, Hasani: Marrëveshja e aluduar nuk ka të bëjë me emigrantët shqiptar

By: D Marku
16 September 2024 at 20:15

Avokati, Naim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh se aludimi për marrëveshje mes Britanisë dhe Shqipërisë për dërgimin e emigrantëve, nuk ka të bëjë me emigrantët shqiptarë.

Hasani: Britania vazhdon të përballet me një valë të madhe emigrantësh të paligjshëm që vazhdojnë të vijnë nëpërmjet kanalit të La Manshit dhe rrezikojnë jetën e tyre në mënyrë të përditshme, ku jo më larg se dje kanë kaluar kufirin britanik të paktën 800 emigrantë të paligjshëm dhe kemi parë edhe humbjen e jetës së 8 personave si rezultat I kalimit të paligjshëm dhe tejet të rrezikshëm.

Qeveria e re britanike, ka pasur gjatë kohës që ishte në opozitë një luftë të fortë politike me qeverinë konservatore me mënyrën tejet të padrejtë në të cilën vepronte politika e atëhershme e qeverisë britanike e partisë konservatore me dërgimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandës.

Kjo politikë është quajtur tejet e kushtueshme dhe e pashpirt.

Në këtë aludim për marrëveshje nuk është lajmotivi kryesor emigrantët shqiptarë, sepse qeveria britanike dhe ajo shqiptare kanë një marrëveshje për dërgimin e emigrantëve që nuk janë të sukseshëm me kërkesat për zil drejt Shqipërisë.

The post Britania me ”sytë” nga ”Gjadri”, Hasani: Marrëveshja e aluduar nuk ka të bëjë me emigrantët shqiptar appeared first on Albeu.com.

KUJDES! Policia jep alarmin: Ja sesi mund t’ua vjedhin Facebook-un përmes WhatsApp-it

By: D Marku
16 September 2024 at 20:05

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që n.q.s. jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.

The post KUJDES! Policia jep alarmin: Ja sesi mund t’ua vjedhin Facebook-un përmes WhatsApp-it appeared first on Albeu.com.

Mos vallë Romeo na dha një sinjal se gjërat mes tij dhe Heidi Bacit kanë marrë fund?

By: D Marku
16 September 2024 at 19:52

Çdo gjë nisi që prej ditëlindjes së Romeo Veshajt, moderatorit dhe një prej finalistëve të formatit “BBV3”. Në atë ditë speciale për të, një person tepër i rëndësishëm në jetën e tij ,mungonte… Bëhet fjalë për partneren e tij Heidi Bacin, romanca e të cilëve nisi brenda katër mureve të shtëpisë së ‘BBV’. Mungesa e një urimi prej Heidit ngjalli dyshime kudo nëpër rrjete teksa të gjithë pretendojnë për një krisje të mundshme në marrëdhënien e dyshes.

Pavarësisht aludimeve të cilat janë përhapur gjerë e gjatë në rrjet, nuk ka patur asnjë reagim prej të dyjave palëve. Mirëpo mesa duket Romeo ka bërë një lëvizje të vogël nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it. Ndiqeni:

@iconstyle.media

“Ne jemi të gjithë vetëm, thjesht humbasim kontrollin”/ Mos vallë Romeo sapo na dha një sinjal se mes tij dhe Heidi Bacit gjërat kanë marrë fund?!

♬ original sound – ICONSTYLE

 

The post Mos vallë Romeo na dha një sinjal se gjërat mes tij dhe Heidi Bacit kanë marrë fund? appeared first on Albeu.com.

Emmy Awards ’24, “Shogun” triumfon në ceremoninë e këtij viti

By: D Marku
16 September 2024 at 19:46

Të dielën u mbajt ceremonia e 76-të e çmimeve fituese të Emmy në Los Angeles. Emmy’s Awards njihet si ceremonia më prestigjioze e çmimeve në industrisë televizive.

Seriali i shekullit të 17-të “Shogun” ka bërë historinë si seriali i parë në gjuhën jo anglisht që fitoi për dramën më të mirë. Seriali u nominua për 25 çmime, ndërsa Sanada mori çmimin e aktorit më të mirë.

“Ishte një projekt i ëndrrës sime. Shogun më mësoi se kur njerëzit punojnë së bashku ne mund të bëjmë mrekulli,” –u shprhe Sanada.

Liza Colón-Zayas nga drama “The Bear” fitoi aktoren më të mirë dytësore në një serial komedi ndërsa në fjalimin e saj përmendi dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së.

“Për të gjithë latinët që më shikojnë, vazhdoni të besoni dhe të votoni. Votoni për të drejtat tuaja,” –tha Colón-Zayas.

Ndërsa filma të tjerë që morën çmime ishte seriali komedi HBO Max “Hacks” dhe komedia e errët e Netflix “Baby Reindeer”.

The post Emmy Awards ’24, “Shogun” triumfon në ceremoninë e këtij viti appeared first on Albeu.com.

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

By: D Marku
16 September 2024 at 19:41

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo ku shkruhet “Së shpejti me një show humori të ri”.

Mirëpo, ai nuk ka zbuluar më shumë detaje, as emrin dhe as bashkëpuntorët që do ketë në këtë projekt. Ende nuk dihet nëse ky show do zhvillohet në ekranin e Vizion Plus, apo në ndonjë media tjetër.

Kujtojmë se pak muaj më parë Agron Llakaj pësoi një humbje të madhe, atë të bashkëshortes. Por mesa duket ai po vijon karrierën dhe pasionin për humorin, përmes emisioneve të tilla.

The post “Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus? appeared first on Albeu.com.

Tërmeti i fortë godet Rumaninë, epiqendra dhe magnituda

By: D Marku
16 September 2024 at 19:30

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur vetëm 5 minuta më parë 62 km në veriperëndim të Buzaut, Rumani, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti goditi në një thellësi të ndërmjetme prej 137 km nën epiqendrën pranë Buzau, Municipiul Buzău, Rumani, pasdite të së hënës, 16 shtator 2024, në orën 17:40 me orën lokale.

Në bazë të të dhënave paraprake sizmike, tërmeti nuk duhet të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme, por me gjasë është ndjerë nga shumë persona si dridhje e lehtë në zonën e epiqendrës.

The post Tërmeti i fortë godet Rumaninë, epiqendra dhe magnituda appeared first on Albeu.com.

Operacioni i NATO-s në Egje, anija Oriku ndalon mjetin lundrues me 15 persona

By: D Marku
16 September 2024 at 19:12

Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin në shërbim të sigurisë edhe jashtë kufijve të vendit.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se anija Oriku e Forcës Detare shqiptare, e dislokuar në operacionin e NATO-s në detin Egje, ndaloi në zonën e saj të patrullimit një mjet lundrimi me 15 persona në bord nga Nigeria, Maroku dhe vendet e Lindjes së Mesme, për të cilët bashkëpunoi me Rojen Bregdetare turke për procedurat e mëtejshme.

MM nënvizon se lobimi për bazën detare të NATO-s në Porto Romano mbetet prioriteti kryesor.

“Mbetemi të angazhuar që në bashkëpunim me aleatët tanë italianë të rrisim numrin e anijeve patrulluese, ndërkohë që lobimi për bazën detare të NATO-s në Porto Romano mbetet prioriteti kryesor”, thekson MM në një postim në rrjetet sociale.

The post Operacioni i NATO-s në Egje, anija Oriku ndalon mjetin lundrues me 15 persona appeared first on Albeu.com.

Biden thotë se Shërbimi Sekret ka nevojë për “më shumë ndihmë”, pas atentatit ndaj Trumpit

By: D Marku
16 September 2024 at 18:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën se Shërbimi Sekret ka nevojë për “më shumë”, një ditë pasi agjentët e parandaluan një tjetër përpjekje për ta vrarë ish-presidentin Donald Trump.

Trump shpëtoi pa u dëmtuar pas një “tentimi për ta vrarë atë” në klubin e tij të golfit në Floridë më 15 shtator, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI.

Ky incident, i cili ndodhi vetëm nëntë javë pasi Trumpi i mbijetoi një atentati në Pensilvani, ka ngritur pyetje për sigurinë e kandidatit të republikanëve për president vetëm 50 ditë para zgjedhjeve tejet të polarizuara presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

FBI-ja dhe shteti i Floridës janë duke hetuar se si një i dyshuar 58-vjeçar ishte në gjendje të afrohej disa qindra metra afër Trumpit me një pushkë dhe dylbi.

FBI-ja tha se është duke e kryer një hetim ndaj “asaj që duket të jetë një tentim për ta vrarë ish-presidentin Trump” dhe për votimet e mundshme.

Presidenti Biden tha për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të hënën: “Një gjë dua ta bëj të qartë, Shërbimi [Sekret] ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe mendoj se Kongresi duhet t’u përgjigjet nevojave të tyre”, tha Biden.

“Falë Zotit presidenti është mirë. Mendoj se kemi nevojë për më shumë personel”, shtoi ai.

Pas incidentit, Trump i lartësoi Shërbimin Sekret dhe policinë, duke i quajtur “patriotë të guximshëm dhe të përkushtuar” për garantimin e sigurisë së tij.

As FBI-ja, e as policia nuk e kanë bërë të ditur emrin e të dyshuarit, por mediat amerikane si, CNN, Fox News, CBS News dhe New York Times, e kanë identifikuar atë si Ryan Wesley Routh, një 58-vjeçar banor i Havait.

Routh është punëtor ndërtimi me një histori të gjatë telashesh me policinë, sipas të dhënave publike.

Ai u zhvendos në Havai disa vite më parë nga Karolina e Veriut dhe ka shprehur mbështetje për demokratët dhe për Ukrainën në llogaritë e veta në rrjetet sociale, përfshirë duke kërkuar grumbullimin e të hollave për mbrojtjen e Ukrainës.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ndihet i lumtur që Trumpi nuk është dëmtuar dhe që tani është i siguruar.

“Është gjë shumë e mirë që i dyshuari për tentim vrasje është arrestuar shpejt”, tha Zelensky në X.

Në Moskë, Kremlini tha se lidhjet e të dyshuarit me Ukrainën tregojnë se Uashingtoni po “luan me zjarrin” me politikën e saj mbështetëse për Kievin, i cili po lufton për t’i zmbrapsur forcat pushtuese të Rusisë.

Mediat amerikane raportuan se Routh ka postuar shpesh në rrjetet sociale për luftën në Ukrainë dhe ka pasur uebsajte ku ka kërkuar grumbullimin e të hollave dhe rekrutimin e vullnetarëve për të shkuar në Kiev për t’iu bashkuar luftës kundër pushtimit të plotë të Ukrainës, që Moska e nisi në shkurt 2022./REL

The post Biden thotë se Shërbimi Sekret ka nevojë për “më shumë ndihmë”, pas atentatit ndaj Trumpit appeared first on Albeu.com.

Zhvillohet për herë të parë MED 24 në Shqipëri/ Imzot Dodaj: Tirana këto ditë kryeqyteti i të rinjve të Mesdheut

By: D Marku
16 September 2024 at 18:28

Për herë të parë në Shqipëri, po zhvillohet takimi ndërkombëtar MED24 në Tiranë, një ngjarje e madhe që sjell së bashku të rinj dhe peshkopë nga mbi 25 vende të Mesdheut dhe Detit të Zi. Ky aktivitet i cili ka nisur sot dhe do të zgjasë 1 javë synon të promovojë dialogun ndërfetar, paqen dhe solidaritetin në një rajon të përballur me sfida të mëdha sociale dhe politike.

Shqipëria, një vend i njohur për harmoninë fetare dhe bashkëjetesën paqësore mes feve të ndryshme, është zgjedhur për të pritur këtë event historik, duke ofruar një model unik për bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërkulturor.

Imzot Arjan Dodaj, në fjalën e tij shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për këtë nismë ndërkombëtare të rëndësishme si dhe për vlerat e mikpritjes së Shqipërisë.

“Të dashur të rinj, jemi shumë të lumtur që Tirana në këto ditë është kryeqyteti i të rinjve të Mesdheut. Qyteti ynë është një qytet i ri, i themeluar vetëm 100 vjet më parë, por veçanërisht në këto 30 vitet e fundit ka në vetvete një shpërthim në shpirtin e vet kozmopolit, të aftë për të shprehur me gjallërinë e vet mikpritjen për rininë dhe ndërmarrjen e shpirtit që gjithmonë e karakterizon në vetvete edhe Mesdheun. Në rrugët e ndryshme, bulevardet e Tiranës, është normale të takosh fytyra, të shohësh targa, të dëgjosh gjuhë prej çdo ane. Në veçorinë e vet ky qytet ka qenë i aftë t’i ofrojë një gjuhë shumë- formëshe, për pluralitetin e personave dhe kulturave që këtu takohen deri në pikën që në këtë kohë është bërë pikë referuese dhe në Ballkan për të realizuar atë që thotë Papa Francesku, që nga periferia kuptohet më mirë edhe qendra.“

Imzot Arjan Dodaj u ndal dhe në misionin kryesor të këtij takimi të 50 të rinjve në vendin tonë.

“Shtegtarë të shpresës, ndërtues të paqes”, kjo është tema që do të na shoqërojë në këto ditë. Sikurse e dini, takimi zhvillohet pak muaj nga hapja solemne e Jubileut, nga ku takimi ynë merr edhe frymëzimin e parë: “shtegtarë të shpresës”. Është në këtë ecje që futet edhe përvoja e këtyre ditëve: të ndërtojmë së bashku paqen. Të dashur të rinj, dëshira jonë është që të mund të shijojmë Shqipërinë si vend i një laboratori paqeje që dallohet për veçorinë e saj veçanërisht në përvojën ndërfetare.

MED24 Tirana është një thirrje për veprim dhe shpresë, duke synuar të forcojë lidhjet mes të rinjve dhe peshkopëve, ndërsa adreson sfidat dhe mundësitë për paqe në Mesdhe. Me mbështetjen e Papa Françeskut, ky takim synon të ndërtojë ura të reja dialogu dhe solidariteti ndërmjet popujve të rajonit.

Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit do të përfshihen në sesione pune, diskutime dhe vizita kulturore, duke eksploruar trashëgiminë historike dhe shpirtërore të Shqipërisë. Aktivitetet përfshijnë vizita në qytetin historik të Shkodrës, takime me liderë fetarë dhe politikë, si dhe një program të pasur shpirtëror e kulturor që përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë.

The post Zhvillohet për herë të parë MED 24 në Shqipëri/ Imzot Dodaj: Tirana këto ditë kryeqyteti i të rinjve të Mesdheut appeared first on Albeu.com.

Akuzohen për shitje të diplomave false, arrestohen 9 persona në Itali, mes tyre pronari i universitetit që operon në Shqipëri

By: D Marku
16 September 2024 at 18:23

Pas një hetimi të gjatë të Guarda Di Finanza në Itali, janë vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe pronari i Wisdom University, Savino Cianci, siç rezulton në dokumentet e qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesi në Shqipëri.

Ata akuzohen për një skemë mashtrimi me dhënien e diplomave fiktive, teksa sipas mediave italiane hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Konkretisht në pranga kanë rënë Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç  dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.

Ndërkohë në një reagim për mediat, avokatja e përbashkët e tyre ka deklaruar se: Tashmë kemi shpjeguar qëndrimin tonë për shumicën e akuzave para organeve të tjera gjyqësore. Këto ditë që na ndajnë nga marrja në pyetje do të mbledhim të gjithë dokumentacionin që kemi për të sqaruar aspektet e mbetura të historisë. Kemi besim të madh te organi gjyqësor procedues.

Referuar mediave italiane, thuhet se ata merrnin afërsisht rreth 8 mijë euro për çdo diplomë apo vërtetim fals që u jepet “studentëve”. Disa dosjes hetimore, mediat italiane shkruajnë se ka pasur edhe raste kur u janë dhënë në këmbim një çantë e një firmë të njohur, me vlerë 1200 euro.

The post Akuzohen për shitje të diplomave false, arrestohen 9 persona në Itali, mes tyre pronari i universitetit që operon në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Hiqej si turist për të trafikuar drogë, shqiptari arrestohet dhe dëbohet nga Italia

By: D Marku
16 September 2024 at 18:11

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

I riu hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në zonën e Borgo (L’Aquila).

Kanë qenë qytetarët, ata që kanë denoncuar shqiptarin.

Efektivët e qytetit vunë re lëvizjet e dyshimta e të riut, teksa e arrestuan duke kaluar disa gardhe.

Policia i ka gjetur mbi 2 mijë euro cash, dy celularë si dhe disa copëza celofoni.

Gjithashtu, brenda një pakete cigaresh, u gjetën mbi 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza.

Më tej, në dhomën e hotelit ku banonte shqiptari, u gjet një tjetër telefon, i cili u mundësoi oficerëve të gjurmonin një bashkëpunëtorët e të arrestuarit.

Komisariati i Policisë bëri me dije se shqiptari hynte në Itali si turist, duke kryer krime në të gjithë territorin.

Në këtë mënyrë i është kërkuar prefekturës një urdhër dëbimi drejt Shqipërisë.

The post Hiqej si turist për të trafikuar drogë, shqiptari arrestohet dhe dëbohet nga Italia appeared first on Albeu.com.

Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip/ Mickoski: Pjesë e planit për destabilizim

By: D Marku
16 September 2024 at 17:31

Kryeministri, Hristijan Mickoski vlerëson se tabela pa mbishkrimin shqip në pikën kufitare Bllacë, ishte pjesë e planit për destabilizim.

Ai thotë se faji për këtë vepër nuk është te ndonjë institucion i caktuar, por te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Kryeministri, Hristijan Mickoski vlerëson se tabela pa mbishkrimin shqip në pikën kufitare Bllacë, ishte pjesë e planit për destabilizim.

Ai thotë se faji për këtë vepër nuk është te ndonjë institucion i caktuar, por te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, kanë dhënë licenca për videolotari të joligjore, lotari online dhe kështu me rradhë.

Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, tentojnë ta destabilizojnë shtetin por, nuk kanë sukses“, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Arben Taravari nga Vlen, tha se rasti është dramatizuar pa nevojë, ndërsa kishte për qëllim vetëm defokusimin e opinionit nga vendimi i Gjykatës së Apelit që t’ia kthejë vulat e partisë, krahut të Taravarit.

Arsye tjetër për defokusim sipas Taravarit, ishte konferenca e së njëjtës ditë, ku u shpalosën parregullsitë e ish-funksionarëve të BDI-së.

“Pika e dytë kishim një pres konferencë ku u treguan disa parregullësi që kanë bërë ish funksionarë të frontit evropian, respektivisht BDI-së dhe satelitëve të tyre dhe çfarë bënë e nxorën një tabelë e cila është ndryshuar, me sa kam informata ajo tabelë është ndryshuar me urdhër të ekipit të ish drejtorit të ndërmarrjes për rrugë publike, kështu që tashmë u zbardh komplet ajo…

Nuk ishte tema për të dramatizu, thjesht ishte defokusim, por kaloj edhe kjo, tabela u ndryshua, në mëngjes u vendos tabelë tjetër, tash do të porositet tabelë ashtu si duhet dhe përsëri do të qëndron në tre gjuhë”, u shpreh Arben Taravari, VLEN.

Të shtunën opozita shqiptare reagoi për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe nga vendkalimet kufitare dhe zëvendësim të tyre me të reja, të cilat ishin vetëm në gjuhën maqedonase, angleze dhe frenge.

Lidhur me këtë çështje reagoi VLEN, pas çka tabelat përsëri u hoqën dhe u kthyen ato me mbishkrimin shqip./ALSAT

The post Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip/ Mickoski: Pjesë e planit për destabilizim appeared first on Albeu.com.

Aksident në Theth, turisti spanjoll humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga

By: D Marku
16 September 2024 at 17:15

Një aksident ka ndodhur në Theth, ku janë plagosur dy persona.

Shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se shteti i tij do të hakmerret ndaj sulmit me raketë që goditi pjesën qendrore të Izraelit.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi rebelët huthi, një grup nga Jemeni që gëzon përkrahjen e Iranit, morën përgjegjësinë për sulmin, i cili nuk pati pasoja tek banorët e zonës, ndërkohë që konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit vazhdon të zgjerohet.
Ky zjarr në afërsi të Modiinit, në pjesën qendrore të Izraelit, u shkaktua nga sulmi i rebelëve huthi në Jemen, një grup i lidhur me Iranin, që goditi Izraelin me raketë balistike hipersonike nga një distancë prej 2040 kilometrash.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

The post Aksident në Theth, turisti spanjoll humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga appeared first on Albeu.com.

“Tirana në emergjencë mjedisore”, Xhixho: Një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës

By: D Marku
16 September 2024 at 17:05

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregohen kazanët e mbeturinave të tejmbushura në disa rrugë të Tiranës.

Xhixho shprehet se Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore, dhe se një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës.

Postimi i Xhixhos:
Nga grupi i strukturuar kriminal që sot drejton Bashkinë e Tiranës, shëndeti i qytetarëve nuk mund të jetë prioritet, pasi paratë tona po shkojnë për 5D dhe inceneratorin fantazmë. Ndërkohë, Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore.

 

The post “Tirana në emergjencë mjedisore”, Xhixho: Një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Izraeli zotohet se do të hakmerret për sulmin e rebelëve huthi

By: D Marku
16 September 2024 at 16:18

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se shteti i tij do të hakmerret ndaj sulmit me raketë që goditi pjesën qendrore të Izraelit.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi rebelët huthi, një grup nga Jemeni që gëzon përkrahjen e Iranit, morën përgjegjësinë për sulmin, i cili nuk pati pasoja tek banorët e zonës, ndërkohë që konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit vazhdon të zgjerohet.
Ky zjarr në afërsi të Modiinit, në pjesën qendrore të Izraelit, u shkaktua nga sulmi i rebelëve huthi në Jemen, një grup i lidhur me Iranin, që goditi Izraelin me raketë balistike hipersonike nga një distancë prej 2040 kilometrash.

Zëdhënësi i rebelëve huthi, Jahja Saree paralajmëroi sulme të tjera.

“Armiku izraelit të përgatitet për sulme të reja ndërsa i afrohemi përvjetorit të parë të operacionit të bekuar të tetorit. Ato përfshijnë operacione për përkrahje të vazhdueshme për palestinezët e shtypur”, deklaroi ai.

Ai iu referua sulmit terrorist të 7 tetorit të kryer nga Hamasi gjatë të cilit grupi militant vrau 1,200 persona në Izrael dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë.

Dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë gjatë kundër-ofensivës së Izraelit në Gazë.

Izraelit njoftoi se nuk kishte të lënduar nga sulmi me raketë i fundjavës, por Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerrej gjatë takimit të kabinetit të tij.

“Jemi në një fushatë me shumë fronte kundër boshtit të së keqes… Deri më tani ata do të duhej ta kuptonin që do të paguajnë një çmim të ashpër për secilën përpjekje për të na dëmtuar… Hamasi tashmë po e kupton nga veprimet tona, që do të çojnë në shkatërrimin e tij dhe lirimin e pengjeve tona”, tha ai.

Përkundër zotimit të tij për të siguruar lirimin e pengjeve, shumë izraelitë thonë se kryeministri Netanyahu nuk po bën sa duhet.

“Ai nuk mërzitet nëse ata vdesin. Atij nuk i bëhet vonë për asgjë. Atij i intereson vetëm të vazhdojë të sundojë dhe në fakt as këtë nuk po e bën.

Ai nuk po menaxhon asgjë në Izrael. Izraeli është në anarki të plotë”, tha protestuesi Israel Charag.

Demonstratat kundër qeverisë së zotit Netanyahu nuk paraqesin risi në Izrael.

Por këto protesta masive kanë marrë hov javëve të fundit, pasi ushtria gjeti trupat e gjashtë pengjeve në Gazë.

Izraeli dhe Hamasi, të cilin qeveria amerikane e ka shpallur organizatë terroriste, vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një armëpushimi që do të përfshinte lirimin e personave që vazhdojnë të mbahen peng./VOA

The post Izraeli zotohet se do të hakmerret për sulmin e rebelëve huthi appeared first on Albeu.com.

Aventurat s’mbarojnë për Arjan Konomin!I ngatërrojnë emrin, mbetet pa jelek shpëtimi

By: D Marku
16 September 2024 at 16:11

Udhëtimet e Arjan Konomit nëpër botë po bëhen akoma më interesante. Teksa desh e ngatërruan duke e dërguar në një vend tjetër, Arjani ka ndarë një episod teksa shihet se ia ngatërrojnë emrin e më pas përfundon pa jelek shpëtimi.

Më ngatërrojnë emrin dhe unë ngatërroj gruan e tjetrit. Çfarë na japin për të pirë!”– shkruan Konomi.

Më pas ai thotë: ‘Po vëj re se të gjithë kanë jelekun e shpëtimit, vetëm mua s’ma kanë dhënë. Nisi dita me aventurë”

@arjankonomi_

#arjankonomi #panama #america #travelling #bocasdeltoro #trip #vacation #caribbean #viral_video

♬ original sound – arjan konomi

 

The post Aventurat s’mbarojnë për Arjan Konomin!I ngatërrojnë emrin, mbetet pa jelek shpëtimi appeared first on Albeu.com.

Lulzim Basha akuzon Berishën: Trishtim që pas tre vitesh dëgjoj përçartjet e tua, të kërkova të largohesh dhe të mos vdesësh politikisht

By: M C
16 September 2024 at 15:55

Politikani demokrat Lulzim Basha ka reaguar sërish për betejën e Sali Berishës me drejtësinë dhe atë që ai e quan “pakt” me Edi Ramën, për të mbajtur në pushtet njëri-tjetrin. Ai thotë se Berisha ka marrë peng PD për hallin e tij personal.

“Sot nuk ka shqiptar që nuk e di dhe nuk e pa se Sali Berisha e donte PD për ta shndërruar në mburojë të tij përballë drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Asnjë pikë dinjiteti nuk i ka mbetur atij që i ka shitur zgjedhjet Edi Ramës në këmbim të vulës”, shkruan Basha.

Më tej, politikani demokrat akuzon Sali Berishën se bashkoi votat me kryeministrin Edi Rama për të mbyllur listat dhe për t’i dhënë atij më shumë pushtet.

Shënimi i plotë i Lulzim Bashës:

Trishtim që pas tre vitesh mashtrime e dështime të vazhdosh të dëgjosh përçartjet e Sali Berishës. Ajo që i kam kërkuar tre vite më parë është të largohet me dinjitet dhe të mos “vdesë” politikisht me turp.

Ai qartazi ka zgjedhur këtë të dytën. Por mua nuk më shqetëson më halli personal i Sali Berishës, por fakti se për hallin e tij ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po minon opozitën duke i shërbyer Edi Ramës. Siç e kam thënë tre vite më parë, koha është ilaçi më i mirë dhe mbart të vërtetën më të madhe.

Sot nuk ka shqiptar që nuk e di dhe nuk e pa se Sali Berisha e donte PD për ta shndërruar në mburojë të tij përballë drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Asnjë pikë dinjiteti nuk i ka mbetur atij që i ka shitur zgjedhjet Edi Ramës në këmbim të vulës, atij që i bashkoi votat me Edi Ramën për të amnistuar të korruptuarit e Edi Ramës ndërkohë që mban në ndjekje penale protestuesit demokratë, atij që i bashkoi votat me Edi Ramën për të mbyllur listat, duke i dhënë më shumë pushtet Edi Ramës.

Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha, që punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë.

The post Lulzim Basha akuzon Berishën: Trishtim që pas tre vitesh dëgjoj përçartjet e tua, të kërkova të largohesh dhe të mos vdesësh politikisht appeared first on Albeu.com.

❌
❌