Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Agim Islami, pensionisti gjilanas që merret me gjëra antike tash e 37 vjet

6 September 2024 at 08:58

Në një cep të qytetit të Gjilanit gjendet një dyqan, ku brenda tij çdo objekt ka një histori për të treguar dhe çdo raft është i mbushur me copëza të së kaluarës.

Ky është dyqani i 67-vjeçarit, Agim Islami nga Gjilani, i cili rrëfeu për Telegrafin vitet përgjatë të cilave është marrë me gjëra antike.

“Unë jam Agim Islami, jetoj në Gjilan. Jam 67 vjeçar”, ka thënë ai për Telegrafin, duke theksuar se para 37 viteve ka filluar të mbledh gjëra antike.

“Para 37 viteve kam filluar të mbledh gjëra antike, ngadalë-ngadalë, sepse nuk kam pasur të bëjë me ndonjë muze, por vetëm për vete, por që nuk kam menduar asnjëherë të shes”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Ai tregon se gjërat antike i ka marrë në vende të ndryshme, duke grumbulluar kështu një sasi të konsiderueshme të tyre.

“Unë kam marrë shumë në Prishtinë, pastaj në Shkup. Disa më sjellin, si djali që jeton jashtë ose ndonjë i njohshëm që e din se jam marakli. E kështu, ngadalë-ngadalë i kam mbledhur tash e 37 vite, por që asnjëherë nuk kam shkuar në shitje, për dallim nga tash”, ka thënë Islami.

Ai tregon se gjërat antike mirëmbahen dhe se përdor gjëra të ndryshme për t’i pastruar.

“Gjërat antike kanë nevojë, siç janë ato të bakrit. Disa prej tyre i pastrojmë me sode të bukës, me kollodont e me lloj-lloj gjëra të tjera”, ka treguar ai.

Islami thotë se nga gjërat antike janë ato të cilat kanë mbi 200 vite vjetërsi.

“Gjërat më interesante dhe më të vjetra që janë mbi 200-300 vjet, sikur monedha të vjetra, të cilat i kam në shtëpi, që e kam një muze të vogël private. Ato janë më të veçanta, por që edhe me i sjell në shitje, nuk i njohin, kështu që i lë në shtëpi”, ka thënë ai.

Sipas tij, nga gjërat antike, njerëzit nuk kanë interes dhe si rrjedhojë, shiten shumë pak prej tyre.

“Nuk shkojnë shumë se nuk janë aq të njohura, përveç asaj kur mërgimtarët të vijnë ose restorantit që marrin radio ose ora të murit. Por, unë si pensioner, hupi kohë, sa të shitet, shitet”, ka thënë tutje ai.

Ai nuk është thjesht një tregtar antikitetesh, por që Islami potencon se i përcjell panairet e ndryshme që mbahen me objekte të vjetra.

“I përcjelli aty ku mundet. Në Prishtinë, po ashtu në Shkup kam qenë dy-tre herë, Shqipëri. Mirëpo, në Elbasan e kam përcjellë një muze shumë të mirë, ku disa gjëra që nuk i kam parë kurrë, gjendeshin aty, e që më ka ardhur mirë”, potencoi Islami. /Telegrafi/

The post Agim Islami, pensionisti gjilanas që merret me gjëra antike tash e 37 vjet appeared first on Telegrafi.

Shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në Gjilan bëhet me ambulancë të re

6 September 2024 at 08:43

Shërbimi i Urgjencës i Qendrës Kryesore Familjare në Gjilan, bëhet edhe me një ambulanc të re.

Në pranim-dorëzimin e saj, ishte edhe i pari i komunës, Alban Hyseni bashkë me u.d të drejtorit të QKMF-së, Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor të Shërbimit Urgjent.

Hyseni, tha se nga një që ishte, po bëhen katër auto-ambulanca.

Ai theksoi se auto-ambulanca e re me ka vlerën rreth 60 mijë euro.

“Me investime në shëndetësi, po ofrohen shërbime cilësore dhe efikase, për të gjithë, pa dallim”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/

The post Shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në Gjilan bëhet me ambulancë të re appeared first on Telegrafi.

Shpërndahen 74 motokultivatorë për fermerët përfitues në Kamenicë

3 September 2024 at 14:56

Komuna e Kamenicës njofton se është bërë shpërndarja e 74 motokultivatorëve për fermerët përfitues.

Kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, i cili ishte i pranishëm tha se janë duke u munduar që të lehtësojnë punën e fermerëve duke shpërndarë mjete të tilla.

Rahimaj së bashku me drejtorin Shpend Morina uruan fermerët përfitues

Ndërsa, drejtori Morina theksoi se fermerët e sektoreve kryesisht Perimtari dhe Pemtari tani do ta kenë më të lehtë t’i kultivojnë këto kultura.

“Ndryshe këta fermerë përfitues ku një ndër ta është edhe nga komuniteti serb, kanë përfituar këto mjete nga marrëveshja ndërmjet Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me shoqatën ‘Islamic Releif Kosova’, marrëveshje kjo e cila ka vlerën 128.804,35 Euro”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/

The post Shpërndahen 74 motokultivatorë për fermerët përfitues në Kamenicë appeared first on Telegrafi.

Haliti: Procesi mësimor në Komunën e Vitisë ka nisur mbarë në të gjitha shkollat

2 September 2024 at 11:36

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, vizitoi shkollat e çerdhet, duke njoftuar se procesi mësimor ka nisur mbarë në të gjitha shkollat.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga komuna, thuhet se Haliti përcjelli urimet me të përzemërta për këtë ditë.

Kryetari Haliti u shpreh se kjo ditë është e veçantë për secilin nxënës dhe se është kënaqësi ti shohësh ata, të prirë nga entuziazmi e të mbushur plotë jetë.

Në anën tjetër drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, u shpreh se procesi mësimor në Komunën e Vitisë, sot ka nisur mbarë në të gjitha shkollat, dhe dita ditës këto shkolla po prekin standarde të larta në mësimnxënie. /Telegrafi/

The post Haliti: Procesi mësimor në Komunën e Vitisë ka nisur mbarë në të gjitha shkollat appeared first on Telegrafi.

Hyseni: Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi

2 September 2024 at 09:22

Komisioni Komunal i Komunës së Gjilanit, ka dorëzuar përmbledhjen e punës në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Lutës në Kosovë.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull.

“Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Hyseni bashkë me një pjesë të komisionit komunal për dokumentimin e krimeve të luftës, pritën në takim, Atdhe Hetemin, nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

I pari i komunës, theksoi se në këtë takim i dorëzuan përmbledhjen e punës së gjatë të komisionit komunal.

Më tej ai shtoi se ndërkohë, do të përgatisin edhe dokumentacionin e plotë që të dorëzohet në IKKL. /Telegrafi/

The post Hyseni: Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi appeared first on Telegrafi.

Komuna e Vitisë pa mbështetja nga qeveria aktuale, Haliti: Po anashkalohet tërësisht dhe padrejtësisht komuna jonë

30 August 2024 at 14:58

Komuna e Vitisë po vazhdon të realizojë projekte me donatorë të ndryshëm, sepse sipas tyre nuk kanë marrë mbështetje të fondeve nga qeveria aktuale e Kosovës.

Kështu thotë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo qeveri është duke anashkaluar tërësisht dhe padrejtësisht komunën e Vitisë dhe Anamoravën.

“Fatkeqësisht nuk kemi marrë mbështetje nga qeveria aktuale e Kosovës dhe unë si kryetar i komunës së Vitisë, vlerësoj se kjo qeveri është duke anashkaluar tërësisht dhe padrejtësisht komunën e Vitisë dhe Anamoravën”, ka thënë Haliti për Telegrafin.

Ai thekson se shumë projekte që janë të varura nga fondet e qeverisë apo nivelit qendror kanë stanguar.

“Duhet të kemi parasysh se shumë projekte që janë të varur nga fondet e qeverisë apo nivelit qendror kanë stagnuar apo dështuar”, ka thënë ai, duke i listuar disa nga projektet që sipas tij kanë dështuar në mungesë të mbështetjes së qeverisë.

“Më lejoni t’i përmendi vetëm disa nga to si: kyçja në autostradën Shkup-Prishtinë në Gerlicë, rivitalizimi i rrugës Kllokot – Gjilan, stadiumet, por edhe objekti i ri i shkollës fillore e mesme e ulët “Halil Alidema” në Pozheran, që akoma nuk ka përfunduar dhe nga vizita ime që kam realizuar ditë më pare, aty duket se përsëri nuk do të jetë e gatshme që t’i mirëpres nxënësit në këtë vit të ri akademik”, ka thënë ai, duke theksuar se Pozherani është lokaliteti më i madh i komunës.

Në mungesë të finalizimit të këtij objekti, sipas tij nxënësit po mësojnë në disa ndërrime dhe atë me orar të shkurtuar.

Sipas Halitit, Vitia është përballur edhe me ndarjet buxhetore diferencuese për komunat e këtij regjioni, si dhe me politikat kadrovike tejet të disfavorshme dhe anashkaluese.

Po ashtu, ai thekson edhe një tjetër dëm të shkaktuar me kontrata kolektive.

“Si komunë na është shkaktuar edhe një dëm i madh me kontratën kolektive, ndërhyrjet në autonominë e pushtetit lokal edhe te burimi kryesor i financimit të komunave. Pra, te tatimi në pronë, marrjen e kompetencave nga niveli lokal dhe bartja e tyre te niveli regjional dhe qendror edhe pse me ligjet në fuqi në Kosovë ekzistojnë dy nivele pushtetesh, pra ai qendror dhe lokal dhe se nuk ka pushtete të ndërmjetme”, ka theksuar ai.

Tutje, sipas tij shqetësuese është edhe ndarja buxhetore për Komunën e Vitisë dhe qytetarët.

“Shqetësuese është edhe ndarja buxhetore për komunën e Vitisë dhe qytetarët e saj duke na lënë me vetëm nga 4 euro për kokë banori”, ka thënë ai.

Projekti më i rëndësishëm që ka përfunduar deri më tani, sipas Halitit është zona ekonomike në Budrikë.

Ai uron që edhe projektet e tjera të përfundojnë sa më parë, siç janë rivitalizimi i objektit të gjimnazit “Kuvendit i Lezhës” në Viti, rivitalizimi i objektit të vjetër të shkollës teknike dhe shndërrimi i saj në inkubator biznesi, përfundimi i palestrës sportive në Drobesh.

Kryetari Haliti, tregon se po krijojnë edhe hapësira për lëvizjen e lirë të qytetarëve si dhe shesheve të ndryshme.

“Vlen të përmendët se po krijojmë edhe hapësira për lëvizjen e lirë të qytetarëve si të shesheve të ndryshme në qendër të qytetit apo edhe për skaj të lumit ‘Morava e Binçës’, ku po finalizohet hapësira me kalldrëm”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, ai tutje uron që këto projekte të mos anashkalohen nga niveli qendror pasi që sipas tij janë të varura nga fondet e tyre.

“Megjithatë disa projekte janë të varur nga fondet apo procedurat e nivelit qendror dhe uroj që të mos anashkalohen si ato që përmenda pak më parë dhe shpresoj të  përfundojnë sa më parë në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.

“Përkundër vështirësive të cilat i përmenda në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ne po vazhdojmë të realizojmë projekte të shumta në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

The post Komuna e Vitisë pa mbështetja nga qeveria aktuale, Haliti: Po anashkalohet tërësisht dhe padrejtësisht komuna jonë appeared first on Telegrafi.

❌
❌