Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

Nis zbatimi i udhëzimit në pakot e duhanit, duhanpirësit pesimistë se do ketë efekt

7 September 2024 at 23:00

Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori.

Tanimë, në territorin e Kosovës nuk mund të hyjnë pako të duhanit të cilat nuk përmbajnë fotografi ilustruese të efekteve negative të duhanpirës dhe vërejtjeve me shkrim.

Pakot e disa prej tyre tanimë kanë të mbuluar 65 për qind të faqes me vërejtje të kombinuara, ashtu siç parasheh udhëzimi.

Por në treg gjinden ende pakot e vjetra.

“Duhet me patjetër të kenë foto dhe vërejtje të kombinuara. Që të mos kemi konfuzione, në treg mund të gjinden gjithsesi paketime që nuk i përmbajnë vërejtjet sepse është dhënë një afat prej 6 muajsh që të shpenzohen produktet të cilat gjenden në treg, që kanë hyrë në Kosovë para një shtatorit. Por nga marsi 2025, nuk lejohet aspak qarkullimi i pakove të duhanit, pa vërejtje”, tha Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë

Spahiu vlerëson se koha prej gjashtë muajsh është e mjaftueshme për përshtatjen e këtij ndryshimi në treg, e ka bindjen se vendimi do ta tregojë efektin e vet.

“Kjo masë është jashtëzakonisht e dobishme për të ulur numrin e konsumuesve të duhanit sidomos parandalimi i konsumimit të duhanit nga moshat e  reja të cilat fillojnë të eksperimentojnë. Gjithashtu, studimet nga vendet që aplikojnë këto masa kanë ndikuar te duhanpirësit për ta lënë ata. Ne besojmë se do ndikojë në përmimsimin e shëndetit publik në Kosovë”, tha ai.

E megjithatë, qytetarët janë të ndarë në mendime nëse do të ketë ndikim në uljen e duhanpirësve ky ndryshim në pako cigaresh.

“Besoj se transformimi i pakove dhe vendosja e fotove në to e parandalon mosnisjen e duhanit nga të rinjt dhe ata që duan të nisin konsumimin e duhanit por për duahnpirësit, s’besoj se do luaj rol të madh në at drejtim”, tha nje qytetar

“Duhanin e konsumoj qe 30 vjet. Jo, s’do e lë. Kush e ka pasur ndërmend t’ia nisë fotot nuk do ta prandalojnë. E gjeneratat e reja mos t’ia fillojnë, si me foto si pa to”, tha nje tjetër.

Televizioni ka pyetur edhe Doganën e Kosovës lidhur me sasitë e pakove të duhanit që i përmbahen udhëzimit e që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga kjo datë, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

Sipas udhëzimit administrativ tanimë të hyrë në fuqi, të gjitha produktet e duhanit të cilat qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, duhet të përmbajnë vërejtje shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ, në të kundërt qarkullimi i tyre ndalohet.

Vërejtja e kombinuar në anën e përparme duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe në anën e pasme duhet të jetë në gjuhën serbe.

Ajo duhet të mbulojë 65% të sipërfaqes së dukshme të anës së përparme dh 65 për qind të sipërfaqes së dukshme të anës së pasme të paketimit njësi dhe të çdo paketimi të jashtëm./RTV Dukagjini/

The post Nis zbatimi i udhëzimit në pakot e duhanit, duhanpirësit pesimistë se do ketë efekt appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 7 September 2024Main stream

Lazarati “harron” kanabisin, gratë e fshatit angazhohen me prodhimet tradicionale

By: Java News
7 September 2024 at 20:42

Në Lazarat, endja e veshjeve prej leshi është një traditë shekullore. Banorët dikur blegtorë të njohur shfrytëzonin leshin e bagëtive për të endur në vegjë e më pas në tezgjah mbulesat e leshit, qilimat, sharkët e barinjve.

Tradita u zbeh dhe dhjetëra objekte autentike të dy shekujve të fundit u shitën kryesisht në Greqi ose u bënë pjesë e koleksioneve private të kulturës materiale. Fshati pati një histori të njohur e të komplikuar, atë të kultivimit të marijuanës por që prej vitit 2014 pak shanse për të rigjetur veten. Tani banorët por rikthejnë traditat më të mira të zonës jo vetëm në emër të turizmit që po i qaset edhe Lazaratit por edhe në emër gjetjes së identitetit të zbehur. Manushaqja punon prej një jete me shtiza, grep, gjilpërë e tejzghah. Ajo tregon se punimet e dorës vendosnin cilësinë e jetës së çdo familjeje. Gratë duhej të ishin mjaftueshëm të zonjat për ta përpunuar leshin që kur qethej nga delja e në vazhdim larja, shirja, tjerrja, ngjyrosja dhe endja.

“Është një proces shumë i vjetër që duhej patjetër të bëhej sepse nuk ishte ky modernizim, nuk kishim as të visheshim, as të mbuloheshim.
E merrnim leshin që nga delja, do ta lanim, do ta shtinim, do ta kalonim në ata krëhërët e vegjël pastaj do ta tirrnim e do ta vinim këtu do ta ngjyenim e do bënim pastaj qilimin do bënim triko për fëmijët, për vete për burrat. Më parë vetëm këto përdornim pasi u modernizuam njëçik i hoqëm. Tani jemi rikthyer prapë te tradicionalja, sidomos në dhomë me oxhak të dimrit shkojnë shumë, qilima të punuar në forë, rrugica prej leshi, në divanë hedhim lëfënjë ju themi ne, të bardhë ose me ngjyrë sipas dëshirës“, tregon artizania, Manushaqe Toto.

Sot, ky proces është kthyer në një eksperiencë turistike që shumë vizitorë të huaj dhe vendas dëshirojnë ta shohin dhe praktikojnë. Është një mënyrë për të folur për jetën e grave dhe të familjeve që merren me blegtori. Ngjyrosja e leshit është një proces shumë kreativ dhe gratë i kanë mbledhur ngjyrat nga natyra. Lorena, vajza e Manushaqes që po e ndjek këtë traditë thotë se natyra ti ofron të gjitha ngjyrat dhe të lejon të eksperimentosh. Përfitimi i ngjyrës është moment shumë i bukur dhe emocional sepse ngjyrat do ti japin jetë motiveve në një qilim apo mbulesë.

“Ne preferojmë që ngjyrat t’i marrim nga natyra. Janë edhe pa kosto janë organike dhe të shëndetshme dhe nuk ju del boja. Të huajt kanë kuriozitet sepse është një gjë shumë e veçantë. Jo vetëm për turistët por edhe për të rinjtë kjo është një teknikë që nuk e njohin. Meqenëse mami im e ka si profesion e unë duke i qëndruar pranë kam mësuar shumë. Nëse më parë këto përdoreshin nga nevoja sot e kam vënë re që i shikojnë si vepra arti dhe vërtetë të tilla janë sepse nuk ka më vajza të reja qoftë edhe brezi im që të punojnë e të bëjnë këtë punë kolosale me kaq mund me kaq durim me kaq sakrificë, për të përfituar një qilim, një tapet”, shprehet Lorena Bejko.

Puna në tezgjah është një prej disa aspekteve të jetës tradicionale që Lazarati po ndan me vizitorët. Gatimi, kopshtaria, piktura, gdhendja e drurit, jeta e staneve, aktivitetet e aventurës po marrin jetë në fshatin që kërkon ta mbështesë të ardhmen tek puna dhe trashëgimia shekullore. Sot Lazarati po kërkon të ndahet nga stigma shumëvjeçare e “republikës së vogël” të marijuanës ku për më shumë se një dekadë nuk hynte askush./Tch

Ndotja e lartë akustike, raporti zbulon qytetet më ‘të zhurmshme” në Shqipëri

By: Java News
7 September 2024 at 20:26

Qytetet më të mëdha në Shqipëri janë të zhurmshme, duke tejkaluar normat e organizatës botërore të shëndetit. Sipas monitorimit të agjencisë kombëtare të mjedisit, niveli më i lartë i zhurmave është regjistruar në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Në kryeqytet zona e ushtarit të panjohur rezulton me ndotjen më të lartë akustike. Shkak kryesor i zhurmave rezulton te jete fluksi i larte i automjeteve.

Bazuar në të dhënat e monitorimit të agjencisë kombëtare të mjedisit për vitin 2023, është tejkaluar norma e zhurmës, që është 55 dicibel (dB). Në qendër të kryeqytetit niveli i zhurmave arrin deri në 69.14 decibel (dB).

Zona të tjera të zhurmshme në Tiranë veç Sheshit Skënderbej, janë rruga e Elbasanit dhe kryqëzimi i 21 dhjetorit. Ndërsa gjatë natës më problematike situata është në zonën pranë shkollës Vasil Shanto. Gjendja motorike e makinave, por edhe përdorimi pa kriter i borive nga drejtuesit e mjeteve sipas studimit janë shkaktaret kryesore te ndotjes se larte akustike. Por edhe lokalet gjithashtu shkaktoje zhurme te larte me muzikën e tyre, si ditën ashtu edhe natën.

Agjencia kombëtare e mjedisit vlerëson se niveli i lartë i zhurmave ndikon negativisht ne shëndetin mendor, por dhe fizik të popullatës. Për rrjedhojë, raporti rekomandon që të përcaktohen me rregullore distancat midis rrugëve dhe banesave dhe midis tyre të mbillen pemë. Po ashtu kërkohet kontroll periodik i mjeteve të transportit që gjenerojnë zhurmë, dhe veç të tjerash të shihet me përparësi edukimi i qytetarëve. Ndërkaq, qytetet më të qeta në vend janë Kukësi, Pogradeci, Berati dhe Korça.

ZONAT MË TË ZHURMSHME NË TIRANË

Partizani i Panjohur

Rruga Elbasanit

Sheshi Skënderbej

Kryqëzimi “Vasil Shanto”

Kryqëzimi “21 Dhjetori”

Drejtoria e Policisë

Shkolla e Bashkuar

“Stadiumi Dinamo”

Laprakë

Ish-stacioni i Trenit

Kryqëzimi te Selvia

Pallati i Kongreseve

Farmacia Nr.10

Shkolla “Edit Durham”

Prej vitesh pa dokumente, shqiptari tregon për mediat britanike “hiletë” që përdorin emigrantët e paligjshëm: Mbërrita me gomone, por…

By: Java News
7 September 2024 at 20:02

Prej vitesh Britania po vuan nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm, dhe pavarësisht ndryshimit të rregullave për emigracionin dhe marrjes së masave, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Një shqiptar ka rrëfyer për mediat britanike, se si ka arritur që t’i shpëtojë sistemit për vite të tëra dhe jeton e punon në Britani edhe pse nuk është i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

Ai është shprehur se kanë qenë kushërinjtë e tij të cilët tashmë jetonin në Angli, ato që i kanë treguar hiletë se si t’i shpëtonte sistemit.

Pas mbërritjes në Britani me gomone nga bregun francez afër Dunkirkut, ai hyri në ujërat britanike, ku bashkë me shumë të tjerë u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar që e çuan në Britani.

“Forca Kufitare na transportoi në një qendër paraburgimi në Kent. Aty qëndruam 48 orë dhe më pas u akomoduam në një hotel sepse njerëzit vinin gjatë gjithë kohës. U largova nga hoteli pothuajse sapo mbërrita atje. Më pas u takova me kushërinjtë dhe kaq”, ka rrëfyer ai.

Emigranti shpjegoi se ai e dinte përpara se të shkonte në Britani se transferimi në një hotel ofronte mundësinë e përsosur për t’u arratisur.

“Na u tha për procedurat. Çfarë duhej të bënim, ku do të qëndronim dhe kur ishte momenti i duhur që ne të largoheshim”, shtoi ai.

Që atëherë ai ka kaluar vite duke jetuar në Britani duke punuar në tregun e zi dhe duke iu shmangur autoriteteve. Ankthi i zbulimit nuk e lë kurrë, por kjo kompensohet kur e krahason me përfitimet e konsiderueshme financiare.

“Këtu në Angli duhet të punosh të paktën pesë ose gjashtë ditë në javë, sigurisht edhe në Shqipëri nëse punon me orar të plotë je mirë, por këtu në Britaninë e Madhe puna është më ë e qëndrueshme, paguhet më mirë. Sigurisht që ka edhe anë negative. Duke qenë pa dokumentacionin e duhur kam vështirësi të udhëtoj, ekziston frika e vazhdueshme për t’u kapur. Në fund ju duhet të bëni një llogaritje, a janë anë pozitive më shumë se ato negativet? Rezultati është i ndryshëm për njerëz të ndryshëm, për disa ia vlen për të tjerët jo aq shumë”, tha ai.
Një gjë për të cilën ai është i bindur, është sado të dha që të jenë rreziqet, më shumë njerëz do të vijojnë të tentojnë të hyjnë në Britani.
“Unë mund të flas vetëm për përvojën time,” shtoi ai. “Policia mund të na ndalonte në momente të ndryshme gjatë qëndrimit tim në pyll [një kamp afër plazheve të Dunkirk-ut] por më dukej se ata thjesht na ruanin nga larg. Ka dëgjuar edhe raste ku policia i ndalon emigrantët, por ne nuk na trazuan”, thotë ai.

Veliaj jep lajmin për punonjësit e pastrimit: Rritje pagash dhe shpërblime! Do tregojmë se dimë ta mbajmë Tiranën të pastër

7 September 2024 at 18:59
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë sot, për të gjithë punonjësit që kujdesen çdo ditë që Tirana të jetë e pastër. Duke lajmëruar nisjen e një aksioni të madh pastrimi nga kompania publike Eco Tirana, e cila do të shtrihet në të gjitha zonat, edhe jashtë qendrës, që deri dje

Nga Tushemishti në Tamarë, shpallet fituesi për ndërtimin e shtatë urave

By: Java News
7 September 2024 at 19:30

Shtatë ura, disa prej tyre në vende turistike priten që të ndërtohen si pjesë e një projekti të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në një njoftim të fundit në faqen e Agjencisë Kombëtare të Prokurimit u bë me dije se tashmë ishte shpallur fituesi për kontratën me objekt “Ndërhyrje në ndërtimin e urave dhe nyjeve lidhëse Faza II: Ndërtim Ura në Tushemisht Ura në Fshatin Zahrisht, Ura e Cenit, Ura në fshatin Bellovë, Ura në Fshatin Lenie, Ura në fshatin Metoq dhe Ura në rrugën Tamarë-Vukël”.

Fituesi është EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI që ofroi 176 milionë lekë apo 1.7 milionë euro pa TVSH për ndërhyrjet në këto ura. Referuar dokumenteve FSHZH analizon nevojën për ndërhyrje në secilën zonë.

NË RRUGËN TAMARË-VUKËL, BASHKIA MALËSI E MADHE

Kjo urë është pjesë e segmentit të rrugës që lidh fshatin Tamarë me fshatin Vukël të Njësisë Administrative Kelmend të bashkisë Malësi e Madhe. Duke qenë se kjo zonë ka kapacitete të mëdha turistike, është e nevojshme ndërtimi i kësaj ure për përmirësimin e aksesit dhe rritjen e sigurisë.

URA NË FSHATIN TUSHEMISHT, BASHKIA POGRADEC

Ura e propozuar është pjesë e bulevardit në fshatin Tushemisht të bashkisë Pogradec. Në këtë pozicion ndodhet një urë ekzistuese betonarme me 2 hapësira. Gjenda e saj është e degraduar, me shufra të ekspozuara dhe të korroduara. Duke qenë se kjo zonë ka kapacitete të mëdha turistike, është e nevojshme ndërtimi i kësaj ure për përmirësimin e aksesit dhe rritjen e sigurisë.

URA NË FSHATIN ZAHRISHT, BASHKIA HAS

Një lagje e fshatit Zahrisht dhe një zonë e konsiderueshme bujqësore e këtij fshati nuk është e lidhur me pjesën tjetër të fshatit për shkak të një përroi i cili derdhet në liqenin e Fierzës. Kjo ka bërë të domosdoshme ndërtimin e një ure për lidhjen e këtyre zonave. Ndërtimi i një ure në fshatin Zahrisht do të përmirësonte aksesin për banorët dhe vizitorët e zonës, duke lehtësuar transportin dhe komunikimin në të dy anët e lumit. Kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të fshatit dhe rajonit përreth.

URA E CENIT, QYTETI LEZHËS

Ura e Cenit është një nga urat kryesore të qytetit të Lezhës dhe ndodhet në pjesën jugore të qytetit. Për shkak të rritjes së trafikut në këtë zonë kjo urë vërehet që është zgjeruar. Pra ura është ndërtim i dy periudhave të ndryshme.

URE NË FSHATIN BELLOVË, BASHKIA DIBËR

Banorët e fshatit Bellovë, i cili ndodhet shumë afër me qytetin e Peshkopisë, kalojnë me automjetet e tyre nëpër shtratin e lumit për tu lidhur me anën tjetër të përroit duke paraqitur rrezikshmëri në rastin e prurjeve të mëdha. Kjo ka bërë të domosdoshme ndërtimin e një ure për lidhjen e këtij fshati me qytetin e Peshkopisë. Ndërtimi i një ure në fshatin Bellovë do të përmirësonte qasjen për banorët dhe vizitorët e zonës, duke lehtësuar transportin dhe komunikimin në të dy anët e lumit. Kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të fshatit dhe rajonit përreth.

URË NË FSHATIN LENIE, BASHKIA GRAMSH

Nga vizita në terren e vendndodhjes së urës së propozuar në zonën e Qendrës së Lenies vërehet se mungesa e saj rrezikon sigurinë e përdoruesve të kësaj rruge të cilët kalojnë nëpër shtratin e përroit, veçanërisht në periudhat e reshjeve intensive. Ndërtimi i urës do të sigurojë një kalim të sigurt për përdoruesit e kësaj rruge. Ndërtimi i urës do të lehtësojë aksesin në burime natyrore të rëndësishme si pyjet, fushat bujqësore dhe zonat e turizmit natyror. Projektimi paraprak i urës përfshinë elementët e sigurisë për të garantuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe këmbësorëve.

URË NË FSHATIN METOQ, BASHKIA SARANDË

Vendndodhja Ura e Metoqit ndodhet në pjesën juglindore të fshatit Metoq dhe lidh fshatin me bizneset dhe tokat bujqësore të zonës.

Për shkak se kjo urë kalon mbi lumin e Bistricës, prurjet e shumta të tij e kane shembur urën ekzistuese dhe përkohësisht ndodhet një urë beli./ Monitor

“Ideologji anti-familje! Një burrë me fustan me ngjyrat e ylberit…”/ Kritikat për “Gjuha shqipe 3”, shtëpia botuese: Kopertina ka tjetër kuptim!

By: Java News
7 September 2024 at 18:54

Deputeti Tritan Shehu denoncoi pak më parë se kopertina e librit “Gjuha shqipe 3” paraqet pamje të cilat synojnë influencimin për keq të fëmijëve.

“Një koperinë ndesh dhe me principet edukative të fëmijëve, që kërkon të influencojë keq në rrugën e jetës duke e deformuar atë e krijuar konfuzion.

Një fëmije duket aty e mbi atë një “burrë” me mjekër i veshur me fustan ngjyrash “ylberi”, duke kërcyer zbathur si grua!!!
Këtu nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me një strategji të rrëgjimit, të rrezikshme Gender për orientimin seksual që në moshën e re fe minorë. Me pasoja thellësisht negative në të gjithë rritjen e fëmijës, komportamentin seksual te tij edhe mbas pubertetit”, shkruante Shehu.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar shtëpia botuese e librit, duke sqaruar se ky është viti i tetë që ky libër ka këtë kopertinë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.

Në reagim thuhet gjithashtu se ylberi është simbol fëmijëror dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave, por dhe simboli i një dukurie aq të mrekullueshme të natyrës.

“Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës, me anë të të cilit u shpjegohet fëmijëve se jemi të gjithë të veçantë dhe diskriminimi racor është shumë i gabuar. (Ka pjesë leximi për këtë temë). Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi, ku fëmija u lutet të gjithë magjistarëve të botës t’i falin një shkop magjik, me të cilin ai do të zhdukë lotët e vogëlushit të varfër, që ta gëzojë atë e t’ia mbushë jetën me ngjyra”, shkruan shtëpia botuese.

Reagimi i plotë:

Duke u nisur nga zhurma në rrjetet sociale dhe në disa portale e medie, e ndiejmë për detyrë të sqarojmë çdo keqinterpretim në lidhje me kopertinën e tekstit “Gjuha shqipe 3″. Është kthyer tashmë në traditë që çdo vërejtje apo sugjerim nga mësuesit e prindërit, Ministria e Arsimit ua dërgon shtëpive botuese, dhe çdo vit tekstet ribotohen të përmirësuara. Është viti i tetë që teksti “Gjuha shqipe 3” përdoret në shkollë dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar nga kopertina e tij. Ylberi është simbol fëminor dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave, por dhe simboli i një dukurie aq të mrekullueshme të natyrës. Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës, me anë të të cilit u shpjegohet fëmijëve se jemi të gjithë të veçantë dhe diskriminimi racor është shumë i gabuar. (Ka pjesë leximi për këtë temë). Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi, ku fëmija u lutet të gjithë magjistarëve të botës t’i falin një shkop magjik, me të cilin ai do të zhdukë lotët e vogëlushit të varfër, që ta gëzojë atë e t’ia mbushë jetën me ngjyra.

Interpretimet tendencioze dhe diskriminuese, sa më shumë përhapen në rrjete sociale dhe në medie, aq më shumë thellojnë krizën që po kalojmë si shoqëri duke dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve.

P.S Argumentet tona janë lehtësisht të verifikueshme me gjithë përmbajtjen e librit.

Postimi i plotë i deputetit Tritan Shehu:

Rregjim, qe tenton te deformoje edhe femijet!
Kopertina e tekstit zyrtar te “Gjuha Shqipe” per femijet, eshte nje insult cinik mbi femijet, zhvillimin, te ardhmen e vizionin e tyre per jeten dhe Familjen.
Ne nje tekst te tille, qe do te nderohej me figurat e Rilindasve tane, paraqitje grafike te etapave madhore te gjuhes shqipe si Kongresi i Manastirit etj, behet nje provokacion i rende ndaj “Gjuhes” e nxenesve te vegjel te saj.
Nje kopertine ndesh dhe me principet edukative te femijeve, qe kerkon te influencoje keq ne rrugen e jetes duke e deformuar ate e krijuar konfuzion.
Nje femije duket aty e mbi ate nje “burre” me mjeker i veshur me fustan ngjyrash “ylberi”, duke kercyer zbathur si grua!!!
Ketu nuk kemi te bejme me rastesi, por me nje strategji te rregjimit, te rrezikeshme Gender per orientimin seksual qe ne moshen e re feminore.
Me pasoja thellesisht negative ne te gjithe rritjen e femijes, komportamentin seksual te tij edhe mbas pubertetit.
E bazuar kjo mbi genjeshtra pseudo shkencore sipas te cilave zgjedhja seksuale qenka e para caktuar genetikisht, mashtrim ky!
Sepse nuk ka asnje demostrim genetik, asnje te dhene shkencore te vertetuar genetikisht, qe te vertetoje kete teze te komuniteteve LGBT etj.
Perkundrazi dihet qartesisht roli i ambjentit, edukimit normal e real mbi femijet per ecurine e me voneshme seksuale e te pergjitheshme te tyre.
Ketu kemi te bejme me ideologji anti familje te majta populiste, qe tentojne te shkaterroje per qellime te errta themelet e Jetes e Familjes prej nje burri e nje gruaje nen martese e me shprese femijet genetike apo adoptive ata.
Kjo si garanci e egzistences fizike, vlerave te shoqerise dhe femijeve vete.
“Institucione” sublime ato, qe mbrohen edhe nga ligjet tona.
Te tilla provokacione godasin jo vetem vlerat por dhe kontekstin e ligjeve tona.

Rikthehen nordikët, në 2025 katër chartera në javë nga aeroporti i Vlorës

By: Java News
7 September 2024 at 17:35

Një treg që duket se do të ketë rikthim më të plotë vitin tjetër janë nordikët. Këta të fundit para pandemisë u vendosën gjerësisht në zonën e Golemit, duke u bërë një nga grupet e preferuara pasi cilësohen si turistë që shpenzojnë.

Por më pas duket se agjencitë kuptuan që mund të siguronin akomodim në çdo moment, ndaj kaluan këtë marrëdhënie në “allotment”, pa shumë angazhim.

Rritja e rezervimeve me kontrata garancie në njërën anë, por edhe pritshmëria që Aeroporti i Vlorës të nisë funksionimin duket se ka rikthyer nordikët, që të rezervojnë në pjesën e Jugut të vendit dhe të parashikojnë të paktën katër chartea në javë.

“Si të organizuar kemi edhe nordikët. Do të vendosen në Vlorë dhe parashikohet që të kenë katër chartera në javë.

Sigurisht këto marrëveshje i kemi bërë duke pasur parasysh premtimin që na është thënë nga qeveria, që do të bëhen testimet e aeroportit këtë vit dhe para verës do të nisin fluturimet.

Nëse kjo nuk ndodh, do të jemi në telashe të mëdha me agjencitë. Ata kanë siguruar flotën dhe kodet e nevojshme ndaj mbetemi në pritje”, – shprehet z. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar por edhe administrator i “Happy Tours”

Lidhur me një bilanc të përgjithshëm këtë vit, ai nënvizon se turizmi pati probleme në qershor dhe fillim të korrikut kudo, madje edhe në Golem, ku 50% e strukturave janë në skemën e turizmit të garantuar.

“Krejt ndryshe nga turizmi i kulturës që ishte mirë dhe pritet të jetë mirë, turizmi bregdetar pati probleme të theksuara në qershor dhe fillim korrik.

Kishte rënie dhe këtë e kanë konfirmuar vetë hotelet, që raportonin për 15-25% ulje të rezervimeve në raport me një vit më parë.

Nuk e di sesi dalin shifrat zyrtare në rritje dhe sesi llogariten tranzitet apo shtetasit e Kosovës, por hotelet raportojnë më pak zënie të kapaciteteve.

Gjithsesi në gusht thuajse gjithë bregdeti është kthyer në kapacitet të plotë nga Durrësi tek Vlora, Saranda dhe Ksamili. Besoj se shtatori do të jetë muaj i mirë.

Kontratat me garanci për 2025 rriten me 20%, kryeson Golemi, më shumë edhe Vlora

Turizmi i organizuar ka vulosur suksesin e verës 2025 ende pa u mbyllur kjo verë. Operatorët turistikë raportojnë se volumi i kontratave me garanci të nënshkruara mes agjencive të huaja dhe strukturave akomoduese ka ardhur me një rritje 20%.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar por edhe administrator i “Happy Tours”, tha se këtë vit negociatat zgjatën më shumë dhe u mbyllën shumë më vonë se çdo vit.

“Këtë vit i kemi mbyllur kontratat me garanci në mes të gushtit. Zakonisht i mbyllim në qershor apo fillim të korrikut, por këtë herë zgjatën më shumë.

Shkak për këtë u bënë kërkesat e strukturave akomoduese që kërkuan rritje me 25% të çmimeve, diçka që nuk u pranua nga agjencitë e huaja, pasi një rritje e ngjashme u aplikua edhe vitin e shkuar.

Në fund është rënë dakord një rritje 10-15% sipas strukturave, si një formë për të amortizuar efektet e zhvlerësimit të euros dhe rritjen e kostove të tjera”, – shprehet z. Kasa.

Pavarësisht rritjes së çmimeve duket se Shqipëria vijon të mbetet e preferuar nga agjencitë e huaja, të cilat kanë rritur kërkesat edhe për rezervime allotment (paguaj sa sjell) por kjo formë nuk ka shumë hapësira për t’u aplikuar, pasi kapacitetet janë ezauruar, kryesisht nga garancitë.

Rritja e vazhdueshme e kërkesës duket se në afat të shkurtër do të bëhet problem pasi hapësirat për akomodim janë të kufizuara.

“Ajo që shoh është që nëse vjen ai lloj turizmi, pra me kontrata rezervimi ‘allotment’, do kemi probleme pasi se kërkesa po bëhet më e lartë se oferta.

Në kontratat me garanci kanë interes një sërë tregjesh siç hanë polakët, çekët, spanjollët që kanë goxha rritje, portugezët, hungarezët, baltikët me chartera”, – pohon z. Kasa.

Monitor /a.r

Prenotime edhe për shtatorin, të rinj italianë e francezë “pushtojnë” Vlorën

By: Java News
7 September 2024 at 17:18

Ndryshe nga sezonet e kaluara këtë shtator Vlora po vijon të frekuentohet nga një numër i lartë turistësh, të cilët janë kryesisht rinj duke sjellë një risi krahasuar me vitet e kaluara.

Mes turistëve të huaj dallojnë ato evropiane, me të shumtë italiane dhe francezë.

Sazan-Karaburun dhe shëtitja me anije në gjirin e Vlorës mbeten më të preferuarat për turistët e huaj. Një nga guidat që shoqëron ato shpjegon për A2 CNN, fluksin dhe arsyet e ndryshimit te gjeneratave te turistëve në këtë fillim shtatori.

“Tani janë italianë më shumë. Nuk ka pasur aq shumë sa vjet, por mirë ka qenë edhe sivjet. Sot po shohim të rinj, por target-grupi jonë janë ca mosha më të vjetra që kanë nevojë për shërbimin e guidës dhe preferojnë kur nuk është shumë ngrohtë”, tha guida turistike Gjergji Nikaj për A2.

Sipas prenotimeve parashikohet që turet turistike me anije Sazan-Karaburun do të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator e madje edhe me tej në muajin tetor.

/a.r

500 nxënës më pak në Elbasan, shkak ulja e lindshmërisë dhe migrimi drejt qytetit

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 15:30

Këtë vit shkollor në Elbasan janë 500 më pak nxënësit e regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar.

Ekspertët e arsimit të kësaj bashkie i atribojnë këti fakti fenomenit të uljes së lindshmërisë, por dhe migrimit të familjeve nga fshati në qytet

Rreth 500 nxënës më pak do të ulen në bankat shkollore për vitin 2024-2025 në institucionet arsimore të bashkisë Elbasan. Drejtuesit e arsimit në këtë qytet e lidhin numrin më të ulët si rrjedhoj e uljes së lindshmërisë.

Megjithatë, sipas Vesa Liço, dejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Elbasan paraqet një numër të kënaqshëm regjistrimesh, dhe 500 banka më pak, nuk janë një diferencë e konsiderueshme.

“Tendenca e uljes së rregjistrimeve është çdo vitë dhe është si rrjedhojë e shumë faktorëve, ku kryesore mund të përmendim lindshmërinë e cila është gjithnjë në ulje. Në raport me një trend që është në të gjithë popullsinë jo vetem në Elbasan, jo vetëm Shqiptare por mund të themi globale duhet të theksojmë se Elbasani shënon një shifër të kënaqshme regjistrimesh. Çka do të thotë që ne kemi 14 230 të rregjistruar në sistemin publik, dhe 1375 në atë privat, në krahasim me vitin e shkuar kemi vetem një diferenc prej 500 nxënësish ne total.” –thotë drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan.

Në Elbasan nuk raportohet për shkolla të mbyllura por bashkim klasash. Por nga ana tjetër, në zonat rurale është vërejtur një shëndërrim në institucione vartese, ku disa shkolla në fshatra të ndryshëm do të përfshihen në një drejtori të vetme, si pasojë e një numri shumë të ulët të nxënsve.

Liço e argumenton këtë me migrimin nga fshati në qytet.

“Ndryshimi i raportit të nxënsve në zonat rurale dhe zonat urbane, i detyrohet dhe levizjeve demografike të familjeve të cilat kanë një tendencë për tu afruar në zonat urbane.” –shprehet Liço.

Mungesa e hapësirave vijon të jetë problem për nxënësit në Elbasan, pavarësisht uljes së bankave të venojshme.

Edhe këtë vit, disa shkolla do të zhvillojnë mësim me dy turne.

Nga ana tjetër nxënësit e gjimnazeve Onufri dhe Kostandin Kristoforidhi do e nisin vivin e ri shkollor me ambiente të reja.

Këtë vit pritet te hapë dyert edhe shkolla 9 vjeçare e Treganit , e cila u mbyll pasi u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 500 nxënës më pak në Elbasan, shkak ulja e lindshmërisë dhe migrimi drejt qytetit appeared first on Euronews Albania.

Viti i ri shkollor, Rama: 25 shkolla të reja hapin dyert për nxënësit!

By: Java News
7 September 2024 at 13:31

Të hënën, më datë 9 shtator nis viti i ri akademik në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se 25 shkolla të reja hapin dyert për nxënësit.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është ndalur te shkolla e re “Musine Kokalari”, e cila është gati të mirëpresë 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive.

“Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor ku 25 shkolla të reja hapin dyert dhe të tjerat kanë përfunduar përgatitjet për të mirëpritur nxënësit në të gjithë vendin.

Shkolla e re “Musine Kokalari” është njëra prej tyre dhe tashmë është gati të mirëpresë më 9 shtator rreth 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive”, shkruan Rama.

Viti i ri shkollor, Veliaj apel prindërve: Mos e përdorni makinën për distanca të vogla të hënën

By: Java News
7 September 2024 at 13:09

Turin e inspektimeve në shkollat e kryeqytetit, para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e mbylli në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame”, në Njësinë 8.

Veliaj tha se kjo është një nga shkollat me performancën më të lartë në Tiranë, ndërsa shtoi se të gjitha shkollat janë ndërtuar me të njëjtat standarde.

“‘Misto Mame’ është një nga shkollat me performancën më të lartë në Tiranë. Ndonjëherë, nga mania për t’i çuar fëmijët në shkolla në qendër të Tiranës, harrojmë se ka super shkolla te ‘Medreseja’. Kjo është një shkollë e ndërtuar nga administrata e Tiranës në 2008, e theksoj këtë, sepse vetëm dy administrata kanë bërë shkolla në Tiranë, administrata e Edi Ramës dhe administrata jonë, se për të tjerët e dimë që, mirë që nuk ndërtuan asnjë shkollë, por nuk të lënë as të punosh”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ashtu si në çdo godinë tjetër arsimore, edhe në shkollën “Misto Mame”, janë bërë të gjitha proceset e higjienës, sipas udhëzimeve të OBSH-së.

“Më vjen mirë që i kemi zbatuar të gjitha procedurat e higjenës, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e shkollave, pavarësisht mitomanëve që dalin dhe bllokojnë makinat e punonjësve. Procesi është i bazuar në të gjitha udhëzimet e OBSH, të certifikuara nga BE. Qëllimi ynë është që ta bëjmë punën saktë sepse prindërit na besojnë dritën e syrit”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku kishte edhe një apel për prindërit, që ditën e hënë të mos e përdorin automjetin për të çuar fëmijët në shkollë, por të ecin bashkë me ta, për të shmangur krijimin e trafikut.

“Dua ta përdor këtë mundësi për të bërë një apel për ditën e hënë, kur fillon shkolla. E ka bërë këtë apel Policia Bashkiake, Policia e Rrugore, Policia e Shtetit, sepse është shumë shumë e rëndësishme, sidomos në lagje të tilla, kur tani ka edhe shkolla të reja në thuajse çdo lagje, se nuk ka sens t’i hipim makinës për të çuar fëmijët në shkollë. Ato 200-300 metra rrugë, këshilla për prindërit është: Merrini fëmijët për dore, flisni me ta, lehtësojini pak nga emocionet”, tha Veliaj.

Nga dita e hënë do të hyjë në fuqi edhe udhëzimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që përcakton se mjetet e furnizimit të dyqaneve dhe marketeve nuk mund të qarkullojnë nga ora 7:00 deri në orën 9:00.

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime edhe në shtator

By: Java News
7 September 2024 at 12:44

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit nuk pati kolona e radhe për shkak të operimit me procedurë kalimit pa kontrolle në kufi.

Por ndryshe nga Morini, kolona u krijuan në afërsi të urës mbi Drin, në segmentin nga mbikalimi i Gostilit deri në urë.

Pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë më së miri edhe këtë fundjavë shtatori me mot të ngrohtë, madje për disa shtatori është koha më e përshtatshme për pushime…

Bregdeti mbetet ende preferenca e këtij muaji për sa kohë do të ketë mot të mirë.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka nisur procesin mësimor që nga e hëna e kaluar më 2 shtator, proces i cili në njëfarë mënyre ka frenuar deri diku lëvizjet gjatë javës, por jo në fundjavë.

Vetëm gjatë paradites së sotme, përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 7.230 shtetas dhe 4.100 automjete.

/a.r

HANDIKOS Pejë, mbështetje për shumë fëmijë me nevoja të veçanta

7 September 2024 at 11:19

Puna e Organizatës HANDIKOS në Pejë është një shembull i përkushtimit për ofrimin e mbështetjes për personat me nevoja të veçanta, sidomos për fëmijët, duke pasur në fokus ndihmën dhe shërbimet terapeutike.

Drejtori i kësaj organizate, Egzon Qorkadiu, ka deklaruar për Telegrafin se qendra ofron një gamë të gjerë shërbimesh për personat me aftësi të kufizuara, duke mbuluar afro 2 mijë persona në të gjithë rajonin e Pejës, të cilët pajisen me karton për persona me aftësi të kufizuara.

“HANDIKOS-i në Pejë numëron përafërsisht 64 fëmijë që marrin shërbime direkt sepse numri total i fëmijëve apo i gjithë anëtareve sepse ne pajisemi me një karton për persona me aftësi të kufizuara fizike shkon 1.834 për momentin”, ka thënë ai.

Sipas Qorkadiut, grup moshat që përfitojnë nga shërbimet e HANDIKOS-it janë nga mosha dyvjeçare e deri në moshën madhore.

“Fëmijët fillojnë prej moshës dyvjeçare deri te mosha 18 vjeçare, pastaj është mosha e të rriturve prej 18 deri 26…etj, ”, tha tutje Qorkadiu.

Ndërsa fizioterapeutja e HANDIKOS-it në Pejë, Dea Broqi, shpjegon se si shërbimet terapeutike janë të përshtatura për nevojat specifike të fëmijëve, duke theksuar se edhe pse procesi ka vështirësi, ato tejkalohen me përkushtim dhe përpjekje të vazhdueshme.

“Unë këtu ofroj shërbime terapeutike për fëmijët të cilët kanë probleme të shumta siç është paraliza cerebrale, kontrakturat, hemipareza dhe vështirësitë e tjera të cilat janë të kombinuara. Ne këtu pra ofrojmë shërbime terapeutike ku një seancë zgjatë 45 minuta…”, është shprehur Broqi për Telegrafin.

Mbështetja e ofruar nga HANDIKOS shkon përtej shërbimeve terapeutike, duke përfshirë gjithashtu ndihmë emocionale dhe sociale për familjet e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Bajram Rexhepi, një nga prindërit që përfitojnë nga këto shërbime, e vlerëson këtë mbështetje dhe rëndësinë që ka për mirëqenien e fëmijëve.

“Ku ka fëmijë të sëmurë Zoti i ruajt sepse duhet të dalin pak me shëtit pak ndokund e të gjitha këto i ofron Egzoni nga HANDIKOS-i”, ka përfunduar ai.

Përveç ndihmës që HANDIKOS-i ofron nëpërmjet stafit të tij, organizata gjithashtu ofron pajisje të nevojshme si shtretër dhe karrige ortopedike për personat me nevoja të veçanta. /Telegrafi/

The post HANDIKOS Pejë, mbështetje për shumë fëmijë me nevoja të veçanta appeared first on Telegrafi.

Media italiane “TTi Viaggi”: Gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin Shqipërinë për pushime

By: Java News
7 September 2024 at 09:43

Shqipëria është një nga ato vende që ka pasur suksesin më të madh vitet e fundit – duke tërhequr një numër në rritje të vizitorëve ndërkombëtarë, veçanërisht në periudhën e verës, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “TTi Viaggi”.

Falë plazheve të bukura, ujërave të pastra dhe kostos së ulët të jetesës, sot shumë turistë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve.

Prej disa vitesh, sidomos pas pandemisë së Covid-19, luftës në Ukrainë dhe të gjitha problemeve që lidhen me inflacionin, rritjen e kostos së jetesës, kushdo që shkon me pushime kërkon të kursejë sa më shumë që të jetë e mundur, pa sakrifikuar cilësinë.

Pikërisht duke pasur parasysh këtë, disa vende kanë filluar të rivalizojnë gjigantët turistikë si Greqia apo Spanja, duke u bërë destinacionet e preferuara për pushime verore me kosto të ulët.

Mes tyre kryeson Shqipëria, e cila përveçse është kthyer në një destinacion perfekt për të rinjtë – dhe për ata që kanë një buxhet të kufizuar për të investuar për pushime.

Falë politikave të saj sociale, vendi mesdhetar ka filluar të tërheqë edhe turistë të moshës së tretë dhe investitorë të huaj.

Ka disa faktorë që e bëjnë Shqipërinë të suksesshme. Vendi ballkanik është ende një destinacion pak i njohur, megjithëse numri i turistëve që e vizitojnë atë është në rritje – dhe nuk është prekur ende nga turizmi masiv.

Në Shqiperi do të keni mundësinë të hani mirë dhe shpenzoni pak, akomodimet janë të një standardi të lartë por me çmime të ulëta.

Gjithashtu, në vend ofrohen plazhe të mrekullueshme me kosto të përballueshme.

ATSH

Fundjavë me diell dhe shira të izoluar, temperaturat me rritje

By: Java News
7 September 2024 at 09:18

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira e reshje shiu te izoluara në relievet malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore    17/31°C
  • Zonat e ulëta     18/35°C
  • Zonat bregdetare 22/33°C

Kosova për dt. 08 Shtator 2024 do të ketë kthjellime dhe vranesira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –19°C në mëngjes deri në 29°C –33°C gradë Celsius në mesditë.

E diel, 8 shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira te pakta ne relievet malorë. Era do të jetë me drejtim ver-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore    17/32°C
  • Zonat e ulëta     19/35°C
  • Zonat bregdetare 23/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Before yesterdayMain stream

Kthjellime dhe vranësira! Parashikimi i motit për fundjavën, ja zonat ku pritet të ketë reshje shiu

By: Java News
6 September 2024 at 21:15

Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.

Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

“Dua të luaj”/ Rama publikon pamjet, Parku Rekreativ në Berat drejt përfundimit

By: Java News
6 September 2024 at 20:36

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale se Parkun Rekreativ në Berat “Dua të luaj” është drejt përfundimit.

Rama bën me dije se në këtë park janë vendosur 300 pemë, kënd lojërash si dhe pistë vrapimi në të njëjtin vend.

Postimi i plotë:

Berat!

Drejt përfundimit, Parku Rekreativ “Dua të luaj”

300 pemë, kënd lojërash, pistë vrapimi, kalçeto, fushë basketbolli, fushë volejbolli, fushë tenisi, fushë padel , ambiente të gjelbra dhe stola për të pushuar, të gjitha këto në të njëjtin vend.

Dorëheqja e drejtorit të RTSH, reagon për herë të parë gazetarja Tafani: Letra nuk mban firmën time

By: Java News
6 September 2024 at 19:16

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e transmetuesit publik shqiptar, Blerta Tafani ka reaguar për newsbomb.al në lidhje me letrën që pretendohet se ajo i ka dërguar Këshillit Drejtues të RTSH, për ngacmimet seksuale dhe dhunën psikologjike të drejtorit Alfred Peza.

Ky i fundit dha sot papritur dorëheqjen nga detyra, duke falenderuar stafin për bashkëpunimin, ndërkohë që muaj më radhë është akuzuar nga opozita për “pengmarrjen” e institucionit.

“Unë mohoj të flas për një letër që po qarkullon ngado, por nuk mban firmën time. Pra, besoj vetëkuptohet që unë nuk kam çfarë të komentoj”, është shprehur Blerta Tafani, e kontaktuar nga redaksia.

E pyetur nëse e mohonte autorësinë e letrës së bërë tashmë publike, ku pretendohet për veprime dhe sjellje të turpshme nga drejtori Alfred Peza, ajo përsëriti: Letra që ju thoni, nuk mban firmën time!

Referuar përmbajtjes së saj, paralajmërohet një kallëzim penal në organet e drejtësisë, por e pyetur nga newsbomb.al, gazetarja dhe moderatorja Blerta Tafani është shprehur se nga ana e saj nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor, pasi nuk ka asnjë një letër.

“Po, mohoj që të jetë bërë ndonjë kallëzim nga ana ime në Prokurori”, pohoi ajo.

Citimet janë pasqyruar në mënyrë korrekte siç ka deklaruar vetë gazetarja në rrugë telefonike për newsbomb.al dhe pasi Blerta Tafani ka lejuar redaksinë që t’i përdorë ato për këtë artikull!

Eksperti i ekonomisë Muço: Ja çfarë pritet të ndodhë nga 1 tetori! 41 milionë euro më shumë për pensioneve

By: Java News
6 September 2024 at 18:12

Eksperti i ekonomisë Muço: Ja çfarë pritet të ndodhë nga 1 tetori! 41 milionë euro më shumë për pensioneve
Eksperti i ekonomisë Klodian Muço ka komentuar në RTSH-24 masat që pritet të ndërmarr së shpejti qeveria për të indeksuar pensionet të ndikuar nga inflacioni.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, ai shprehet se duhet një skemë të re për pensionet që duhet të bëjë ndryshime të mëdha.

Sipas tij, nevojiten reforma drastike, që do të thotë të rriten vitet e kontributeve dhe të rritet numri i kontribuueseve shumë më tepër sesa numri i përfitueseve.

Në këtë prizëm, ai tha se për shkak të rënies së kontribuueseve, plakjes së popullsisë dhe largimit të të rinjve por rritet nga viti në vit numri i përfitueseve të pensioneve.

“Është përcaktuar në buxhetin e shtetit rritja e indeksimit të pensioneve si pasojë e inflacionit të vitit të kaluar. Është një proces që zgjatë gjithmonë që inflacioni I një viti më parë indeksohet në tetorin e vitit të ardhshëm dhe në rastin konkret nga 1 tetori fillon rritja e indeksimit të inflacionit në pensionet”.

Kjo rritje tha eksperti Klodian Muço , ka një in pakt që shkon 4.1 miliard lekë (41 milionë euro).

“Është folur nga qeveria dhe një tjetër indeksim që flitet për pensionet mesatare. Duke qenë që këto pensione janë diku 18,800 në muaj, minimum jetik edhe pse nuk është përcaktuar nga një institucion autonom publik, por shkon rreth 200$. Pra praktikisht pensioni minimal në Shqipëri është poshtë minimumit jetik. Po ashtu kemi dhe pensionet rurale, pra ata që paguajnë kontribute në fshat, që është diku 98 mijë lekë të vjetra. Pra është diskutuar që ndoshta do të ketë një rritje të përshkallëzuar të nivelit të pensioni në Shqipëri”.

Në këtë kuadër eksperti tha që qeveria po tenton që të bëjë një reformë të re të pensionit sikurse u zgjidhën problematikat e vjetra në reformën e 2014.

Sipas tij, pensioni i këtyre niveleve kërkon jo thjesht indeksim të inflacionit por rritje reale.

“Sepse indeksimi ka tendencën për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimeve dhe ruajtjen e të njëjtës standard jetese të vitit të kaluar. Pensionistët blejnë shumë ilaçe , fruta perime , blejnë më pak mish dhe blejnë pak apo aspak veshje”.

Eksperti tha se aktualisht që personat që japin kontribute sociale janë rreth 784 000. Ata që përfitojnë një pension pleqërie janë rreh 704 000. Pra sot kemi 1.11 kontribuues për çdo 1 përfitues pensioni. Ndërsa Maqedonia e Veriut e ka raportin 1.6 me 1 apo Serbia 1.4 me 1. Pra në Shqipëri nga viti në vit rritet numri i pensionistëve dhe ka një ulje të kontribuueseve.

Ndaj theksoi ai ,në këtë problematik lidhet në mënyrë direket plakja e popullsisë dhe largimi nga Shqipëria.

“Një tjetër formë diskutimi është sesi do të përshtaten pensioni i pleqërisë me nivelin e ndihmës sociale, gjithashtu si do të zgjidhet dhe kjo plakje e shpejtë e popullsisë apo raporti që po shkon drejtë barazimit, numri i kontribuuesve me numrin e përfituesve, e cila mund të zgjidhet ose me rritjen e moshës së pensionit ose duke rritur pagat mesatare apo përqindjen e kontributit. Është një sfidë e madhe zgjidhja e sistemit të pensionit që kemi ne aktualisht”.

❌
❌