Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Telashe për Interin, humb yllin e skuadrës për ndeshjen me Mançester Sitin. Në rrezik edhe derbi!

By: GSH-al
16 September 2024 at 15:36

Interi do të duhet të luajë ndeshjen e “hakmarrjes” ndaj Mançester Siti pa një prej yjeve të skuadrës. Mediat italiane bëjnë të ditur se Federiko Dimarko vuan një problem muskulor dhe kësisoj do të jetë i detyruar të ndjekë si spektator ndeshjen kundër anglezëve në Ligën e Kampioneve.

Problemet muskulore në kofshën e djathtë bënë që ai të dilte nga fusha e loëjs para fundit të takimit me Monzën, teksa situata e Dimarkos do të vlerësohet vetëm nesër, një ditë para duelit. Por të gjithë janë të sigurt se ai do të mungojë në këtë sfidë e rrezikon ndoshta edhe më shumë.

Zikaltrit pritet ta lënë pushim pasi në fundjavë kanë një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, atë ndaj Milanit në Serinë A dhe nuk mund të rrezikojnë përkeqësimin e gjendjes së tij para një ndeshje që ka shumë rëndësi për tifozët. Zëvendësi i tij në radhët e Interit pritet të jetë njëri mes Karlos Augusto dhe Darmian.

PANORAMASPORT.AL

The post Telashe për Interin, humb yllin e skuadrës për ndeshjen me Mançester Sitin. Në rrezik edhe derbi! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Before yesterdayMain stream

BE zotohet për sanksione ndaj Iranit, pas dyshimeve për furnizimin e Rusisë me raketa

By: GSH-al
13 September 2024 at 15:07

Bashkimi Evropian (BE) e ka dënuar furnizimin e dyshuar të Rusisë me raketa balistike nga Irani, si dhe është zotuar se do të vendosë sanksione të reja ndaj republikës islamike.

Në një komunikatë të përbashkët të premten, 27 vendet anëtare të BE-së thanë se furnizimi “është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë evropiane” dhe se kjo përbën përshkallëzim, pasi Irani në të kaluarën e ka furnizuar Rusinë me municione dhe dronë.

Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë i bllokut, Josep Borrell, tha se BE-ja do të përgjigjet shpejt me sanksione të reja ndaj programeve raketore dhe dronëve të Iranit.

Irani i ka mohuar akuzat nga Ukraina dhe Perëndimi se po e furnizon Rusinë me raketa. Teherani e ka mohuar edhe në të kaluarën se e furnizon atë me dronë luftarakë.

“BE-ja e ka paralajmëruar vazhdimisht Iranin kundër furnizimit të Rusisë me raketa balistike”, thuhet në njoftim.

Irani është tejet i izoluar politikisht për shkak të programit të tij bërthamor dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Në vitet e fundit, udhëheqësia iraniane është përgjigjur duke i forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

Në fillim të kësaj jave, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i anuluan marrëveshjet për shërbime ajrore me Teheranin dhe u zotuan se do ta sanksionojnë kompaninë e saj ajrore, Iran Air.

Treshja evropiane, e njohur si E3, tha në një komunikatë më 10 shtator se ka ndërmarrë masa pasi konfirmoi se Irani kishte transferuar raketa balistike në Rusi.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj 10 individëve dhe gjashtë subjekteve me bazë në Iran dhe në Rusi, përfshirë ndaj Iran Air, për furnizimin e dyshuar me raketa balistike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, tha më 10 shtator se këto akuza janë “plotësisht të rrejshme dhe të pabaza”./REL

The post BE zotohet për sanksione ndaj Iranit, pas dyshimeve për furnizimin e Rusisë me raketa appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“E kam lënë shtatzënë”/ Ish-banori i BBV do të bëhet baba? Rike Roçi i nxjerr sekretin: Hakmarrje për…

By: GSH-al
13 September 2024 at 15:05

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ka habitur ndjekësit në një postim në “InstaStory”, teksa ka lënë të nënkuptohet se gazetari Bledi Bane do të bëhet baba.

bledi mane rike roci

Ajo publikoi një bisedë të Bledi Manes, ku ky i fundit ka dërguar një mesazh ku shkruan “E kam lënë shtatzënë”. Ndërsa personi me të cilin bashkëbisedon i shkruan: “Çfarë thua? Seriozisht e ke?”.

Rike Roçi, krahas bisedave private të Bledi Manes, shkruan se i bëri publike si shenjë hakmarrje për shkak të sekreteve që gazetari i ka nxjerrë.

rike roci1

Megjithatë ish-banorja e BBV shprehet se nuk do të bëjë publik emrin e gruas që ai ka lënë shtatzënë, dule shtuar “po e kursej”.

“Është hakmarrje, edhe ti sekretet e mia i ke treguar para të gjithëve…nuk po e tregoj kë, po e kursej”, shkroi ajo.

rike

Nuk dihet nëse mesazhet Bledi Mane i ka shkëmbyer me Rike Roçin, apo asaj i ka rënë në dorë biseda e tij me dikë tjetër.

Gjithashtu, s’dihet nëse është një shaka mes dy ish-banorëve të BBV për të tërhequr vëmendjen, apo me të vërtetë një “hakmarrje” nga ana e saj.

rike roci1rike roci3rike roci2

rike rocirike roci1rike rocirike rociRIKE ROCI (2)rike roci

The post “E kam lënë shtatzënë”/ Ish-banori i BBV do të bëhet baba? Rike Roçi i nxjerr sekretin: Hakmarrje për… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria humb përsëri pozicione dhe kalohet edhe nga Gjeorgjia! Renditemi më keq se kur erdhi në drejtim Silvinjo

By: GSH-al
13 September 2024 at 14:10

Kombëtarja shqiptare  e futbollit ka humbur pozicione në klasifikimin e FIFA-s falë ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë regjistruan një fitore jashtë fushë, por edhe një humbje në shtëpi.

 

Suksesi ndaj Ukrainës në transfertë i dha Shqipërisë pikë të rëndësishme pasi kundërshtari renditej më lart se kuqezinjtë në renditjen e FIFA-s. Por fakti se Shqipëria ka humbur përballë Gjeorgjisë që renditej më oshtë, ka ndikuar negativisht dhe ka frenuar ngjitjen e mëtejshme të Shqipërisë.

Kësisoj, në vend që të fitonte pozicione, Shqipëria ka humbur dy të tilla dhe nga vendi i 66-të, ka shkuar në vendin e 68-të në renditjen ndërkombëtare. Ky është pozicioni më i dobët i Shqipërisë në tre vitet e fundi të saj, ashtu siç ishte edhe në prillin e vitit 2023, kur kuqezinjtë sapo ishin mundur nga Polonia në debutimin e Silvinjos, i cili e mori përfaqësuesen tonë në vendin e 66-të. Renditja më e mirë në drejtimin e trajnerit brazilian është vendi i 59-të në këtë klasifikim, i regjistruar në tetorin e vitit 2023.

Në renditjen aktuale, Gjeorgjia ka kaluar Shqipërinë duke fituar 3 pozicione e duke qenë aktualisht në vendin e 67-të. Çekia gjithashtu ka fituar një pozicion, duke u renditur në vendin e 46-të, ndërsa Ukraina është ngjitur nga vendi i 25-të, në vendin e 24-t në renditjen e FIFA-s pas rezultateve të fundit.

PANORAMASPORT.AL

The post Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria humb përsëri pozicione dhe kalohet edhe nga Gjeorgjia! Renditemi më keq se kur erdhi në drejtim Silvinjo appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Evi Reçi dhe Kledi Hysa mirëpresin në jetë djalin! Çifti zbulojnë emrin e të porsalindurit: Një mrekulli e vogël

By: GSH-al
13 September 2024 at 14:09

Këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i BBV, Kledi Hysa janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti i njohur kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre mëngjesin e sotëm në Austri.

Evi Reçi dhe Kledi Hysa kanë zbuluar lajmin në një postim në Instagram ku kanë treguar edhe emrin e të porsalindurit.

“Mengjesi i shtatorit na gjeti keshtu, me nje mrekulli te vogel 13/9/2024. Mire se erdhe ne jete Aster Hysa Dankeschön LKH – Bregenz, Austria”, shkruhet në postim, krahas një fotoje ku duket dora e djalit të tyre.

evi reci (2)

Çifti janë në një lidhje prej gati 2 vitesh. Ata u njohën pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip e modelit Kledi Hysa.

Kledi, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, rrëfeu se si nisi historia e tyre e dashurisë.

Ai tha se është njohur me Evin në darkën e një mikut të tyre, teksa tregoi se që në fillim të njohjes prezenca e saj i jepte pozitivitetin që ai kërkonte.

Ndërsa u pyet nga moderatorja ‘çfarë të pëlqeu më shumë tek Evi’ Kledi u shpreh se ajo çfarë e tërhoqi më shumë nuk ishte pamja e parë, por sipas tij ishte aftësia që ka Evi për të dhënë çdo ditë një gjë të re.

”Sapo kisha dalë nga Big Brotheri dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkim për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt dryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha hyrë në Shqipëri. Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurië dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë mizika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte në pamjen e parë, por ishte e dyta dhe e treta që më bëri edhe më shumë. Deri sot Evi ka gjithmonë sjell diçka për të dhënë.”- tha Kledi Hysa.

Ndërsa Evi Reçi, pas konfirmimit të lajmit të shtatzënisë, pozoi ne kopertinën e revistës “Living”, me barkun e rrumbullakosur, ku tregoi sesi ka ndryshuar tashmë jeta e saj.

Më poshtë, po sjellim një copëz nga intervista e dhënë.

Ku ishe kur e more vesh që kishe mbetur shtatzënë dhe cili ishte reagimi yt i parë?

Kur je gati për diçka, e pret dhe kurdo që të vijë ti nuk e sheh më si surprizë, por si një “përballje” të re jete. Në rastin tim, i kisha marrë shenjat që diçka po ndryshonte në trupin dhe humorin tim. Isha në Tiranë dhe pas disa ditësh do ikja në Austri për festat e fundvitit, aty ku jeton dhe Kledi.

Në një nga mbrëmjet tona, ia bëra të ditur lajmin me testin në duar. Reagimi i tij ka qenë epik: “Ua, si test Covidi!”. U tremb (qesh) pastaj e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe sigurisht u përqafuam fort duke përjetuar të dy emocione të panjohura më parë. Unë në lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam të mendojmë për përgjegjësitë që na takojnë. Tani mund të them që Kledi në këtë fazë është më i gëzuar. Unë isha nga fillimi, por duke marrë parasysh sikletet e para nuk ke kohë të mendosh gëzimet. Kjo është koha e duhur për të gëzuar familjarisht dhe publikisht.

evi reci

Cilat ishin gjërat e para që të shkuan në mendje kur e more vesh si lajm dhe me kë e ndave?

Nuk e ndava me njeri, derisa ia thashë Kledit. Sikletet e para i kalova me veten, sepse nuk i ndaj gjërat direkt deri sa t’i përvetësoj, çdolloj gjendje qoftë kjo, negative apo pozitive, siç janë edhe përzierjet dhe sikletet emocionale. Beson në besëtytni për të mos ta bërë lajmin publik menjëherë si shumë të tjerë? Më shumë se besëtytni do të thosha që ishte siguria e krijuar.

Aq më tepër kur është shtatzënia e parë, dhe ne nuk donim ta ndanim për 2-3 muajt e parë me askënd. Bënim kontrollet, por ruanim qetësinë, dhe po e shijonim veç ne të dy situatën. Nuk jam partizane e ndarjes së lajmeve shumë shpejt, si çdo gjë në jetë, i kam dhënë kohë vetes për deklaratat publike. Atë e vendos unë kur ta ndjej, ashtu siç e ndjeva ta ndaja me ju, duke qenë se jam dhe më e qetë tani.

evi reci2

Dëshiroje vajzë apo djalë dhe je e lumtur që do jesh një mam çuni?

Gjininë nuk e kemi pasur fare temë kryesore. Por, parandjenja ishte që e kishim djalë. Kledin mund ta lije deri në lindje dhe nuk donte ta dinte gjininë, nuk e kishte aspak të rëndësishme, donte vetëm shëndetin e tij të plotë dhe nuk kishte preferenca. Unë, nga ana tjetër, i thashë një mikeshës sonë, e cila na ndihmoi me analizat, ta shikonte dhe të na sillte një tortë me ngjyrën e gjinisë së bebit.

Nuk bëra asnjë festë madhështore për “gender reveal”. Ajo thjesht më solli tortën, ne e hapëm dhe zbuluam ngjyrën blu. U gëzova shumë, se e doja një çun, nuk e di pse, ndoshta prej natyrës sime. Kledi duke qeshur tha vetëm këtë: “Tani po që do më lini mënjanë, se çunat bëjnë pas mamit, të ishte gocë do ta kisha për vete’’.

evi reci1

Sa e kujdesshme je gjatë kësaj periudhe për të mbajtur një regjim ushqimor të mirë?

Në muajt e parë, nuk haja dot çfarë doja ose çfarë duhej, pasi pothuajse çdo ushqim më shkaktonte të përziera. Ndërkohë, kam qenë shumë e informuar mbi regjimin ushqimor, larg krudove, larg sushit dhe gjërave të pagatuara. Për çdo gjë që doja të konsumoja, hulumtoja më parë në ‘Google’. Nuk kam pasur nepse apo ekzagjerime. Me gjërat e kripura e kam mirë muhabetin, e jo me ëmbëlsirat (fatmirësisht).

evi reci3evi reci4evi reci kledi hysa

The post Evi Reçi dhe Kledi Hysa mirëpresin në jetë djalin! Çifti zbulojnë emrin e të porsalindurit: Një mrekulli e vogël appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Makina humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal! Aksidentohet biznesmeni Krisitan Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur! Iu sekuestruan miliona euro pasuri nga Prokuroria

By: GSH-al
13 September 2024 at 13:55

Biznesmeni i njohur, Krisitan Boçi është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

kristjan boci aksident makine

Raportohet se Kristian Boçi ka humbur kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar në kanal.

Biznesmeni udhëtinte në mjetin tip Benz së bashku me dy fëmijët e mitur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit janë lagështia dhe shpejtësia e lartë e automjetit.

kristjan boci1

Sekuestrimi i 50 mln euro pasuri

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të biznesmenit Kristian Boçi, të dënuarit për trafik droge Elmal Abule, si edhe 5 personave të tjerë që dyshohet se pastronin paratë në kompani të krijuara në vendin tonë.

Mes pasurive të sekuestruara janë 14 shoqëri tregtare, pasi institucioni i drejtësisë ka dyshime se janë pastruar paratë e drogës.

Sekuestro u janë vendosur kompanive ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘MAK-08’, si edhe të firmave të Vladimir Avramit.

Sipas organit hetues, kompanitë ishin në pronësi të familjarëve të Kristian Boçit. Ndërkohë Elmal Abule rezulton se ka kryer dënimin për drogë në Belgjikë në kuadër të një grupi kriminal.kristjan boci

Reagimi i Kristian Boçit

Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale shprehet se në 47 vite të jetës së tij ka dhënë më të mirën dhe se nuk i ka hyrë në hak vendit të tij as me vjedhje, as me krime apo tendera.

“Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska. Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty. Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë. Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë”, shkroi ai.

WhatsApp Image 2024-06-28 at 10.43.10

SKEMA E PASTRIMIT TË PARAVE

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.

Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe,  apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.

Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Raportohet se Elman Abule, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, informon organi hetues.

Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar. Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis shtetasit me iniciale E. A. dhe Kristjan Boçit, apo midis Kristjan Boçit dhe Elman Abule, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Pasuritë e sekuestruara të Kristjan Boçit:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Tiranë sekuestron 50 milionë euro pasuri të shtatë personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.

Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi E. A. ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:

– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë

The post Makina humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal! Aksidentohet biznesmeni Krisitan Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur! Iu sekuestruan miliona euro pasuri nga Prokuroria appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ata pa kontratë preferuan edhe Superioren, tre futbollistë të Kombëtares janë ende pa ekip

By: GSH-al
13 September 2024 at 13:27

Në shumicën e kampionateve, dritarja e transferimeve është mbyllur, por për ata futbollistë të cilët janë të lirë, ka ende kohë.

Pasi disa kuqezinj ndryshuan skuadër këtë verë, si Tomas Strakosha, Armando Broja, Nedim Bajrami, Taulant Seferi, Marvin Çuni apo Marash Kumbulla, ka ende lojtarë të Kombëtares të cilët kërkojnë një sistemim.

Për momentin, pas largimit nga Empoli, portieri Etrit Berisha nuk ka gjetur akoma një skuadër për të vijuar karrierën. E njëjta situatë edhe për Endri Çekiçin. Pasi prishi kontratën me klubin turk të Pendiksorit, mesfushori nuk ka firmosur ende me një ekip të ri.

Teksa Frederik Veseli është shumë pranë Dinamos në Superiore, një mbrojtës tjetër si Kastriot Dermaku është akoma një futbollist i lirë pas largimit nga Leçe.

PANORAMASPORT.AL

The post Ata pa kontratë preferuan edhe Superioren, tre futbollistë të Kombëtares janë ende pa ekip appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Babi na preu në besë, na mori lekët”- I biri e vrau dhe e hodhi në pus, flet djali i Enver Ballës: Vëllai më kërkoi ndihmë për ta gjetur! Policia të zbardhë nëse ka shkuar me eskortë

By: GSH-al
13 September 2024 at 12:59

Vëllai i 33-vjeçarit, Esmerald Balla, i cili vrau me pistoletë të atin, Enver Balla, dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në pus, ka rrëfyer se baba e bir kishin marrëdhënie shumë të mirë, duke u shprehur se “ishin si dy shokë”.

Niku Balla, ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se nuk kanë dijeni si ka ndodhur konflikti, duke shtuar se pasi vrau babain, Esmeraldi i kërkoi ndihmë për ta gjetur duke pretendua se ishte zhdukur.

 

Ai kërkoi që të zbardhet ngjarja, duke u shprehur se policia duhet të zbulojë nëse i vëllai shkonte apo jo me eskorta, siç është pretenduar.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Ishin si me qenë shokë, s’dimë si ka lindur ky konflikt. Erdha për ta gjetur, e kërkova por nuk e gjeta, e kërkova 2 javë, me polici.

Kur ta zbardhë policia, kam njoftuar policinë se më ka humbur babi, shkoja çdo ditë. Nuk punonte fare telefoni atje ku ishte hedhur.

Ngela duke shkuar në spitale. Policia nuk e ka zbardhur akoma a shkoi me eskortë ai apo jo, se është familjar.

Ti zbulojë tamam, SMS e kam dërguar unë me dorën time, Më kërkoi ndihmë, që ka humbur babai. Ai ka pas pirë ndonjë gotë dhe thashë se çfarë ka ndodhur, Këtë menduam derisa e zbuloi policia ngjarjen.

Me sa janë dijeni ai nuk ka lidhje fare, kanë dashur ti presin gishtat me gërshërë. Mendoj se nuk ka lidhje.

Njerka është rob zoti, e kam respektuar si nënën time, edhe vëllai.

Edhe nusja e vëllait, është njeri punëtor. Ajo që na ka rënë neve mos ti ndodhë kujt. Nuk e besoj akoma që është e vërtetë. Atë që ka ndodhur e di vetëm që ai e ka bërë dhe ai që ka ikur. Vëllain nuk e kam takuar, për momentin nuk dua ta shoh në sy.

Vëllai tha ‘na ka prerë babai në besë, na mori lekët’. Fitimet i kanë pasur të përbashkëta, kemi pasur një fermër. Babai ska pasur arsye ti merrte, dhe unë nga Italia të vija shkoja i merrja. Policia ta zbardhë sepse dua të di çfarë ka ndodhur”, tha ai.

The post “Babi na preu në besë, na mori lekët”- I biri e vrau dhe e hodhi në pus, flet djali i Enver Ballës: Vëllai më kërkoi ndihmë për ta gjetur! Policia të zbardhë nëse ka shkuar me eskortë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Drogë e iPhone në burgun e Peqinit, policia: U hodh e dron në një lartësi prej 100-150 metrash! Të dënuarit e përfshirë do të transferohen

By: GSH-al
13 September 2024 at 12:58

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas gjetjes së ambienteve të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit drogë dhe iPhone.

Sipas policia, ditën e djeshme rreth orës 20:37, shërbimet e sigurisë konstatuar dronin, që fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut dhe për 1 minutë e 20 sekonda hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut.

Pas kontrolleve të detajuara, u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave.

Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

Gjithashtu të burgosurit ose të paraburgosurit që do të dyshohen për përfshirje në ngjarje do të transferohen menjëherë në institucione të tjera për të parandaluar ndonjë përfshirje të mëtejshme në aktivitetet e paligjshme.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Në datën 12 shtator 2024, rreth orës 20:37, shërbimet e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin konstatuar një mjet fluturues, dron, që fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut, ku për 1 minutë e 20 sekonda hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut.

Pasi u identifikua mjeti fluturues, u njoftuan menjëherë forcat e sigurisë të IEVP Peqin, të cilët, së bashku me Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të institucionit të rregjimit të IEVP Peqin.

Pas kontrolleve të detajuara, u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë një sërë masash për të rritur sigurinë, duke përfshirë: shtimin e forcave të specializuara për monitorimin e hapësirave të jashtme dhe kontrollin e aktiviteteve të dyshimta; kontrollin e plotë të të gjitha zonave të hapura dhe të mbyllura të IEVP-së; si dhe analizimin e ngjarjes për përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve në këtë ngjarje.

Po ashtu, është parashikuar që të gjithë të burgosurit ose të paraburgosurit që do të dyshohen për përfshirje në ngjarjen e mësipërme do të transferohen menjëherë në institucione të tjera për të parandaluar ndonjë përfshirje të mëtejshme në aktivitetet e paligjshme.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve garanton se do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rritur më tej sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale brenda tyre. Të gjitha provat e gjetura kanë shkuar për ekspertim të mëtejshme në laboratorin shkencor.

The post Drogë e iPhone në burgun e Peqinit, policia: U hodh e dron në një lartësi prej 100-150 metrash! Të dënuarit e përfshirë do të transferohen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kumbulla prezantohet zyrtarisht te klubi i ri: Bare më tha gjëra pozitive për Espanjolin

By: GSH-al
13 September 2024 at 12:00

Espanjoli pret Marash Kumbullën. Ka qenë ditë prezantimesh ajo e djeshmja, ku përveç Mario Mitajt në Arabi, ka qenë edhe një mbrojtës tjetër i Kombëtares shqiptare, i cili është shfaqur përpara mediave.

marash

Marash Kumbulla, pavarësisht se ka luajtur ndeshjet e para me Espanjolin, vetëm dje ai është prezantuar me klubin e ri. Kur erdhi radha për të folur, 24-vjeçari u shpreh se ndihet mirë në Spanjë:

“Shumë i lumtur që jam këtu, kur më lindi rasti, bëra të pamundurën për të ardhur këtu. Jam ndier shumë mirë këto tri javë, gjithçka ka qenë pozitive brenda dhe jashtë fushës dhe shpresoj që gjithçka të vazhdojë kështu”, thotë fillimisht mbrojtësi.

Kumbulla ka falënderuar besimin e marrë, si nga trajneri Manolo Gonzales, ashtu edhe nga tifozët, të cilët janë të kënaqur me paraqitjen e tij, duke shpjeguar se ka mbetur i befasuar nga përshtatja e tij e shpejtë, gjë për të cilën është pritur nga shokët e skuadrës dhe stafi. Sa i përket asaj se çfarë ai pret me bardheblutë këtë sezon, Kumbulla ka pranuar se bëhet fjalë për të luajtur sa më shumë dhe për të arritur objektivat kolektive të skuadrës, pavarësisht se për momentin ai mendon vetëm që të jetë në lojë çdo ndeshje.

BISEDA ME BAREN- Në fund, Kumbulla u pyet nëse kishte folur me bashkëkombësin e tij, Keidi Bare, në lidhje me Espanjolin: “Më ka folur vetëm për gjëra pozitive për Espanjolin, nuk më ka thënë asgjë jo pozitive. Gjithashtu kam folur më parë me Garagarzën (drejtori) dhe Manolon (trajneri), por kur gjithçka përkoi, nuk kisha asnjë dyshim për ardhjen në Espanjol”, u shpreh Kumbulla gjatë prezantimit. Ndeshja e radhës me klubin e tij të ri do të jetë nesër kundër Alaveshit në shtëpi.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

The post Kumbulla prezantohet zyrtarisht te klubi i ri: Bare më tha gjëra pozitive për Espanjolin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Rrokanisin kokën e dynjasë”- Rama sulmon opozitën: Duan të krijojnë idenë që qeveria është në krye të një ushtrie me banditësh e hajdutësh

By: GSH-al
13 September 2024 at 11:43

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën teksa u shpreh se “rrokanisin kokën e dynjasë”, sipas tij për të krijuar idenë që qeveria është në krye të një ushtrie me banditësh e hajdutësh.

“Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botë, personazhe nga jeta e brendshme e policisë së shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë”, tha kreu i qeverisë, nga shkolla “Kosova”.

 

Rama theksoi se kjo është sfidë e madhe, por shtoi se “mund ti përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar”.

Rama: Oficerët e sigurisë janë në vend të prindërve, u afrohen fëmijëve dhe i këshillojnë, i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë, që mbajnë marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e shkollave, që janë mësuesi dhe veshi i prindërve, të njohin me emër çdo fëmijë, duke parë se në çfarë humori e situate psikologjike është fëmija.

Kërkon ndërveprim të afërt me psikologët. Gjithmonë ngjethet mishi kur mendoj që ndërkohë që unë flas, ju dhe të gjithë të tjerët që nuk janë pjesë e asaj zone të jetës publike shqiptare që është zona e politikanëve dhe atyre që dalin nëpër ekrane dhe rrokanisin kokën e dynjasë, jeni një presion të vazhdueshëm të një mbetje të madhe pikërisht të mjedisit psikologjik, një ndotje e tmerrshme që e bën njërin të dyshojë nëse ajo që shikon dhe ajo që jeton përditë, është e vërtetë. Apo ajo që dëgjon janë e vërteta. Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botë, personazhe nga jeta e brendshme e policisë së shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë.

Po ashtu, patjetër nëse një mësuese që shfaqet diku në një video duke dhunuar një nxënës, janë gjëra që sinjale për t’u motivuar dhe përmirësuar më tutje, si edhe për tu lehtësuar që një ferrë u hoq nga baçja, kthehen në momente kur fillon batërdia “ja kështu ndodh në klasa, ja ku i dërgoni fëmijët”. për të projektuar në sytë e publikut idenë  se ata që qeverisin janë në fakt në krye të një ushtrie me banditë, hajdutë, dhunues, qofshin mësues e mjekë. Patjetër që mjedisi i shkollës, apo hapësira ku ndërveproni rëndohet nga kjo situatë. Kësaj s’kemi çfarë i bëjmë. Është sfidë e madhe, mund ti përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar, nga e gjithë kjo marrëzi që faktikisht nuk është fenomen shqiptar, por që në Shqipëri ka gjetur aleatë, që në vend të flasin për problemet dhe tu thonë njerëzit si mund ta bëjnë më mirë këtë punë, përpiqen ti hetojnë dhe ti çorientojnë dhe të krijojnë idenë se Shqipëria është një kënetë e madhe në sipërfaqen e së cilës lëvizin të gjitha llojet e kafshëve të ujit e pyllit. Ndjesë për këtë parantezë, por mendoj që kjo është diçka e rëndësishme për ta pasur parasysh në radhë të parë mësuesit. Duhet të fitojnë imunitetin e tyre.

The post “Rrokanisin kokën e dynjasë”- Rama sulmon opozitën: Duan të krijojnë idenë që qeveria është në krye të një ushtrie me banditësh e hajdutësh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Siguria e nxënësve në shkolla, ministrja Manastirliu: Kemi një armatë të oficerëve të sigurisë, numri i tyre do të shtohet

By: GSH-al
13 September 2024 at 10:53

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, është shprehur se për të rritur sigurinë e nxënëseve në shkolla është rritur numri i oficerëve të sigurisë.

Manastirliu u shpreh se fëmijët përballen me rreziqe si ngacmime, agreson e dhunë, ndërsa theksoi se “janë bërë përpjekje për të krijuar mburojën e sigurisë në shkolla”.

Ajo theksoi se “kemi një armatë të oficerëve të sigurisë në shkolla, 240 të cilët në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit, me komunitetin, bordin e prindërve, po bëjnë një punë të lavdërueshme.”

Ministrja deklaroi se me buxhetin e vitit 2025 do të rritet akoma më shumë numri i punonjësve të sigurisë në shkolla, si edhe do të fuqizohet rrjeti i parandalimit dhe sinjalizimit të fenomeneve të padëshiruara.

Manastirliu: “Ne jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet që përballen fëmijët tanë, ngacmime, agresioni dhe dhuna, sigurisht edhe ajo online, bullizmi. Fenomene që janë shtuar nga përdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

Mendojmë se përpjekjet janë bërë për të krijuar mburojën e sigurisë në shkolla, kemi shtuar numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla çdo vit.

Kemi jo pak, por armatë të oficerëve të sigurisë në shkolla, 240 të cilët në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit, me komunitetin, bordin e prindërve, po bëjnë një punë të lavdërueshme. Është e rëndësishme të fuqizojmë rolin e tyre. Paga e tyre u rrit me afro 20% duke garantuar të jenë më të motivuar dhe figura e tyre të ketë më shumë autoritet në shkolla.

Jemi duke punuar për një trajtim për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e fëmijët. Oficerët e sigurisë nuk janë ruajtësit e rendit, por kanë mision për të siguruar ambiente të paqtë, për të informuar në kohë mësuesit e prindërit, për të bashkëvepruar me punonjësit sociale dhe psikologët brenda shkollës.

Fokusi i tyre është parandalimi, si të afrohemi me nxënësit, si të kuptojmë që fëmija ka përjetuar një ngjarje të padëshirueshme, që mund të përkthehet në sjellje agresiviteti, përdorimin e alkoolit, drogërave, duhanit, janë fenomene prezentë. Nëse duam t’i eliminojmë, duhet ti pranojmë që ekzistojnë. Ky sistem i sigurisë së fëmijëve do të fuqizohet.

Me buxhetin e vitit 2025 do të rrisim edhe më shumë numrin e punonjësve të sigurisë në shkolla, do të fuqizojmë më shumë rrjetin e parandalimit dhe sinjalizimit të fenomeneve të padëshiruara.

The post Siguria e nxënësve në shkolla, ministrja Manastirliu: Kemi një armatë të oficerëve të sigurisë, numri i tyre do të shtohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

BIRN: PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese! Çështja e mandatit të Olta Xhaçkës ka krijuar një precedent mes Kuvendit dhe institucionit të drejtësisë

By: GSH-al
13 September 2024 at 10:28

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e detyronte Kuvendin të dërgonte për interpretim mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ndaj së cilës ka indicie se ka shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik”.

Shumica e deputetëve socialistë (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, duke bërë që mocioni të mos merrte votat e mjaftueshme për t’u miratuar pavarësisht 25 votave pro të opozitës.  Kjo është hera e dytë që mazhoranca në pushtet del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi iniciativën për dërgimin e çështjes për interpretim në Komisionin Evropian për Demokraci, i cili njihet si “Komisioni i Venecias”. “Për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, arsyetoi Spiropali duke e quajtur procedurën parlamentare për rastin të ezauruar.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi është shmangur praktika e mëparshme për dërgimin për interpretim në gjykatë të mandateve të deputetëve, kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës, i cili u ndalon deputetëve të përfitojnë pasuri publike.

Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar, kur Këshilli i Ministrave mori vendim për të dhënë në përdorim për 30 vite brigjet e detit para hotelit në Dhërmi për kompaninë e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, një ish-deputet socialist. Në mars 2021 Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama firmosi dhënien e statusit “investitor strategjik” për Gaçin, status që ai ia delegoi një kompanie tjetër të prezantuar si amerikane, por që në të vërtetë rezultoi në emër të një familjari të bashkëshortes, partneres së vëllait të Xhaçkës.

Për tokën ku Gaçi po ndërton ka një hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pasi trualli prej afro 10 mijë metrash katrorë është vënë në sekuestro me dyshimet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara. Ndërsa ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, akuzohet se mori pjesë në një skemë tjetërsimi pronash që aktualisht janë në zotërim të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka. Xhaçka është mbrojtur nga akuzat duke pretenduar se bashkëshortit të saj nuk i është bërë asnjë favorizim nga shteti dhe nuk ka përfituar nga pasuria publike./BIRN

The post BIRN: PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese! Çështja e mandatit të Olta Xhaçkës ka krijuar një precedent mes Kuvendit dhe institucionit të drejtësisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Armandos do t’i duhet pak kohë”, trajneri i Everton sqaron situatën e Brojës në klubin e ri: Të gjithë janë të ndërgjegjshëm

By: GSH-al
13 September 2024 at 10:17

Armando Broja ka finalizuar në ditën e fundit të merkatos së verës transferimin e  tij te Evertoni nga radhët e Çelsit. Por do të duhen ende disa javë para se sulmuesi kuqezi të veshë fanellën e klubit të tij të ri, ku do të mbajë numrin 22.

Futbollisti ka pësuar një dëmtim në stërvitje me Çelsin para se të transferohej dhe kjo situatë e la atë jashtë grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet e shtatorit e rrezikon që ta lërë jashtë ndoshta deri në tetor.

Edhe trajneri i Everton, Shon Dajç, është i qartë se nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin dhe ka qenë i ndërgjegjshëm që diçka e tillë mund të ndodhte. Ai e ka konfirmuar këtë në konferencën e djeshme për mediat, duke sqaruar se për momentin nuk flitej për aktivizimin e sulmuesit.

“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë situatë”, tha trajneri, duke lënë të kuptohej se dëmtimi i pësuar në ditët e fundit të gushtit te Çelsi do të shtynte edhe pak debutimin e sulmuesit shqiptar.

Tani mbetet të shihet nëse ky dëmtim do ta lejojë Brojën të kthehet në fushë edhe për ndeshjet e Kombëtares në muajin tetor, pasi përballjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë mund të jenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme në Ligën e Kombeve për kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

The post “Armandos do t’i duhet pak kohë”, trajneri i Everton sqaron situatën e Brojës në klubin e ri: Të gjithë janë të ndërgjegjshëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Policia e Kosovës bastis degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviç, dyshohet se përdorej për pastrim parash! Sekuestrohen 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë dhe 10 mijë euro

By: GSH-al
13 September 2024 at 09:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se pa bastisjeve që ka kryer në në një bankë dhe në degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviç janë sekuestruar miliona dinarë e dhjetëra mijëra dollarë e euro.

“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë  kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serbë, 57,626.00-dollarë amerikanë, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në rastin që është cilësuar si shpërlarje e parasë dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike po ashtu thuhet se janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që theksohet se dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës ka bastisur Bankën Popullore të Serbisë dhe degën e Drejtorisë së Thesarit të Serbisë në Leposaviç.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni është zhvilluar me urdhër të gjykatës në Mitrovicë të Veriut./Koha.net

The post Policia e Kosovës bastis degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviç, dyshohet se përdorej për pastrim parash! Sekuestrohen 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë dhe 10 mijë euro appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Cristiano Ronaldo hyn në histori, arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale

By: GSH-al
13 September 2024 at 09:41

Cristiano Ronaldo ka thyer vazhdimisht rekorde brenda dhe jashtë fushës në një karrierë marramendëse për klubin dhe vendin. Një javë pasi shënoi golin e tij të 900-të në karrierë, ylli portugez arriti një moment historik jashtë fushës së blertë.

Ai është personi i parë në botë që ka arritur mbi një miliard ndjekës në të gjitha platformat e mediave sociale.

CR7 ka 638 milionë ndjekës në Instagram, 60.6 milionë abonentë në YouTube, 113 milionë ndjekës në X, 170 milionë ndjekës në Facebook, 9.4 milionë në Kuaishou dhe 7.5 milionë në Weibo, këto dy të fundit janë platforma kineze.

Ronaldo është personi më i ndjekur në Instagram dhe së fundmi ka hapur kanalin e tij në YouTube ‘UR.Cristiano’.

Ai ka arritur 50 milionë abonentëve në më pak se një javë, dhe atij iu deshën vetëm 90 minuta për të thyer rekordin e një milion abonentë.

ronaldo

Sulmuesi, i cili tani luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite, shkroi në X: “Kemi bërë historinë, 1 miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër – është një testament i pasionit, dëshirës dhe dashurisë sonë të përbashkët për lojën dhe përtej saj.

Nga rrugët e Madeira-s deri te arenat më të mëdha në botë, unë kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ju, dhe tani 1 miliard prej nesh qëndrojmë së bashku.

Ju keni qenë me mua në çdo hap të rrugës sime, në të gjitha nivelet e larta dhe të ulëta. Ky është udhëtimi ynë dhe së bashku, ne kemi treguar se nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë.

Faleminderit që besuat tek unë, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Më e mira nuk ka ardhur ende, dhe ne do të vazhdojmë të fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku.”

The post Cristiano Ronaldo hyn në histori, arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U mor i pandehur nga SPAK, dhëndri i Sali Berishës paraqitet në Apelin e GJKKO

By: GSH-al
13 September 2024 at 09:30

Dhëndri i Sali Berishës është paraqitur në Apelin e GJKKO dy ditë pasi SPAK e mori të pandehur për dosjen “Partizani”.

Mësohet Jamarbër Malltezi edhe kreu i PD-së kanë bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Po ashtu Malltezi ka shkuar në Apelin e GJKKO për të marrë informacione mbi hetimet.

Ai u mor i pandehur për akuzën e  “korrupsionit pasiv” dhe “pastrim parash”.

 

The post U mor i pandehur nga SPAK, dhëndri i Sali Berishës paraqitet në Apelin e GJKKO appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Grabiti një kazino në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari! I riu dyshohet edhe se ka plagosur me thikë një grua (Emri)

By: GSH-al
13 September 2024 at 09:15

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar që akuzohet se ka grabitur një shumë prej 150 mijë lekësh në ambientet e një kazioje në Vlorë më 1 shtator.

Denis Zeneli, banues në Vlorë, gjithashtu dyshohet se ka plagosur me thikë edhe një 45-vjeçare ditën e djeshme në ambientet e një lokali, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Ai akuzohet se ka goditur me thikë gruan në bashkëpunim me 23 vjeçaren me iniciale Xh. Th., për të cilën ka nisur procedimi penal

“Gjithashtu, shtetasi D. Z. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, më datë 12.09.2024, në ambientet e një lokali, në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. D., 41 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë:

Vodhi një shumë parash në ambientet e një kazinoje në Vlorë, identifikohet dhe arrestohet 25-vjeçari.

25-vjeçari, i dyshuar dhe për plagosjen me thikë të një 41-vjeçareje, kryer në bashkëpunim me një shtetase tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit, më datë 12.09.2024, se në ambientet e një kazinoje në Vlorë, disa ditë më parë ishte vjedhur një shumë parash, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 25”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Denis Zeneli 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari, më datë 01.09.2024, ka vjedhur 150 000 lekë në ambientet e një kazinoje.

Gjithashtu, shtetasi D. Z. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, më datë 12.09.2024, në ambientet e një lokali, në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. D., 41 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

The post Grabiti një kazino në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari! I riu dyshohet edhe se ka plagosur me thikë një grua (Emri) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dorëzon në tetor detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ja posti që do të marrë Jens Stoltenberg! Është emëruar shefi i ri i…

By: GSH-al
13 September 2024 at 08:59

Në tetor Jens Stoltenberg dorëzon detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Sipas disa njoftimeve, posti tjetër për të duket i përcaktuar tashmë: Ai pritet të marrë kryesimin e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sipas njoftimeve në disa media, shefi i ri i Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) pritet të zgjidhet Jens Stoltenberg. Në këtë detyrë të re ai do të pasojë vitet e ardhshëme kryetarin aktual të kësaj konference, Christoph Heusgen. Për këtë informoi fillimisht portali Politico dhe rrjeti redaksional i Gjermanisë (RND). Sipas RND këshilli i fondacionit të Konferencës së Sigurisë në Mynih është duke përgatitur vendimin përkatës.

Forum i rëndësishëm sigurie

MSC që nga themelimi i saj më 1963 është zhvilluar në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politikën e sigurisë. Çdo vit në shkurt mblidhen në hotelin Mayerischeer Hof në Mynih politikanë të nivelit të lartë, ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, ekspertët e çështjeve ushtarake si dhe përfaqësues të industrisë së armatimit. Në qendër të diskutimeve janë kryesisht tema, që kanë të bëjne më sigurinë e shteteve të NATO-s.

Mandati i Stoltenberg në krye të NATO-s është zgjatur disa herë. Ai donte të tërhiqej qysh në vitin 2022, por për shkak të luftës në Ukrainë mandati i tij u shty deri në fund të 2023. Meqënëse nuk ishte gjetur ende një pasues ai vazhdoi të qendrojë edhe një vit më shumë në detyrë. Tani më 1 tetor 2024 ia do t’ia dorëzojë postin ish-kryeministrit të Holandës Mark Rutte.

Stoltenberg “përzgjedhja më e mirë pa asnjë krahasim” është shprehur – sipas RND – kryetari aktual i MSC, Heusgen, ish-diplomat karriere dhe për shumë vite këshilltar i kancelares Angela Merkel. Heusgen e mori drejtimin e MSC në vitin 2022 nga Ëolfgang Ischinger. Ischinger është president i këshillit të fondacionit të MSC dhe e ka themeluar këtë fondacion më 2011. 65-vjeçari Stoltenberg nga viti 2000 deri më 2001 si dhe nga 2005 deri më 2013 ka qenë kryeministër i Norvegjisë. NATO nuk është prononcuar lidhur me këtë njoftim. Por agjencia e lajmeve dpa njofton, se informacionet e saj për ndryshimin e Stoltenberg në detyrën e re konfirmohen nga disa burime./DW

The post Dorëzon në tetor detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ja posti që do të marrë Jens Stoltenberg! Është emëruar shefi i ri i… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Gjermania në krizë për bluza të bardha, përballet me mungesë të personelit në sistemin e shërbimit mjekësor! Po tërheq staf nga…

By: GSH-al
13 September 2024 at 08:52

Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndetësor. Qendra Spitalore e Rostockut ka krijuar modelin e sukseshëm të tërheqjes së stafit nga Vietnami.

Në Qendrën Mjekësore Universitare të Rostokut nga viti 2018 filluan të kërkojnë në Vietnam për punonjës. Qasja e kësaj qendre fokusohet edhe në ndihmën e anëtarëve të rinj të stafit jo gjerman që të integrohen pa probleme.

Vietnamezja Thi Ngoc Lan Pham është një infermerie e kujdesit intensiv. Puna është intensive, por ajo përballet me sfidën shtesë të punës në gjermanisht; një gjuhë që asaj iu desh ta mësonte fillimisht.

Thi Ngoc Lan punon në Qendrën Mjekësore Universitare në Rostock prej gati pesë vitesh. Ajo përfundoi trajnimin e saj si infermiere këtu dhe tani angazhohet edhe si trajnere ndërkulturore për të sapoardhurit.

Thi Ngoc Lan ka bërë një rrugë të gjatë në ndekjen e një të ardhmeje më të mire. Gjermania nuk e njohu diplomën e saj të infermierisë nga Vietnami, ndaj iu desh të ndiqte sërish kurse kualifikimi këtu.

Çdo vit, deri në 25 të rinj nga Azia, kryesisht gra, marrin trajnime këtu. Ajo që është unike është se shumica qëndrojnë në Qendrën Mjekësore Universitare – kryesisht për shkak të programit të rikualifikimit të klinikës, i cili përfshin edhe rregullimin e strehimit, ndihmën me dokumentet dhe ofrimin e kurseve të gjermanishtes që mbulojnë fusha tipike të infermierisë.

Fokusi i rekrutimit të Rostock në Vietnam nuk është rastësi. Kur qyteti i përkiste ende Gjermanisë Lindore, deri në 1500 vietnamezë jetonin këtu dhe quheshin “Vertragsarbeiter”

Thi Ngoc Lan Pham thotë se rrallëherë e merr malli [për Vietnamin]. Ajo ka krijuar shoqërine e saj gjermane në punën e saj.

Thi Ngoc Lan Pham i ka mbushur tani plot pesë vjet në Gjermani, ku mund të aplikojë për shtetësinë gjermane. Plani i saj është të qëndrojë këtu dhe të sjellë të dashurin e saj nga Vietnami./DW

The post Gjermania në krizë për bluza të bardha, përballet me mungesë të personelit në sistemin e shërbimit mjekësor! Po tërheq staf nga… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌