Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Homazhet në nderim të ish-deputetit demokrat, do të mbahen nesër në Kuvend

By: V K
18 September 2024 at 15:52

Homazhet për ish-deputetin demokrat Gerti Bogdani, që u nda nga jeta mesditën e sotme nga arresti kardiak, do të mbahen paraditen e nesërme në sallën e seancave plenare në Kuvend.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, njofton Kuvendi.

Rreth orës 11-30, Bogdani është ndjerë keq teksa ishte duke qëndruar në barin e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Ish-deputeti është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Politika shprehu ngushëllime për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta.

The post Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Homazhet në nderim të ish-deputetit demokrat, do të mbahen nesër në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Kunati i Gerti Bogdanit Arbër Çepani, reagon për ndarjen nga jeta të ish-deputetit: Pse na e bërë o Gert

By: V K
18 September 2024 at 15:38
Këtë të mërkurë, është ndarë papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Ish-banori i “Big Brother”, Arbër Çepani, ka bërë një reagim prekës pas ndarjes nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.

“Pse na e bëre o Gert, pse na e bëre”, ka shkruar Arbër Çepani në një “Instastory”.

Gerti Bogdani, ishte i martuar me motrën e Arbër Çepanit, Edlira Çepani. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti.

Ish-deputeti demokrat u nda papritur nga jeta mesditën e sotme, dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Ish-deputeti demokrat, ishte duke pirë kafe me miqtë e tij në hotel “Rogner”, ku ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai ka thënë se ka pasur vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.

Kur Gerti Bogdani, nuk është kthyer më në tavolinë. Miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja. Më pas, me ambulancë është dërguar për në QSUT, por nuk arriti të jetojë.

The post Kunati i Gerti Bogdanit Arbër Çepani, reagon për ndarjen nga jeta të ish-deputetit: Pse na e bërë o Gert appeared first on Albeu.com.

Skemë e re pensionesh? Flet kreu i Sigurimeve Shoqërore: Të gjithë faktorët duhet të shqyrtohen

By: V K
18 September 2024 at 15:16

Duke filluar nga 1 Tetori i këtij viti, pensionet do të indeksohen në vlerën 4.1%. Kjo u bë e ditur nga qeveria shqiptare, e cila miratoi këtë të mërkurë indeksimin e pensioneve, ndërsa nga kjo do të përfitojnë afro 800 mijë pensionistë.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, u shpreh se indeksimi është një detyrim ligjor, pasi përmes kësaj synohet ruajtja e fuqisë blerëse e parasë.

“Indeksimi është detyrim ligjor, sepse koncepti i indeksimit, është më ruajtjen e fuqisë blerëse të parasë. Qeveria në varësi të gjendjes së vet, mundet që të marrë masa të tjera siç janë bërë dhe dhënë bonuese. Këto janë në varësi të politikave që do ndjekë qeveria”, tha ai.

I pyetur nëse po punohet për hartimin e një skeme të re për pensionet në Shqipëri, Hado theksoi se aktualisht po studiohet të gjitha modelet, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

Sipas tij, para se të aplikohet apo miratohet një skemë e re, fillimisht do duhet të merren në shqyrtim të gjithë faktorët që e diktojnë atë.

“Jemi në diskutime se ka nevojë skema për t’u prekur dhe në çfarë parametrash jemi në fazën e diskutimeve dhe studimeve. Besoj se në dyjavëshin e dytë të tetorit, se çfarë janë planet dhe kush janë objektivat që duhet të realizohet nëpërmjet reformimit tërësor ose pjesor të skemës. Jemi duke bërë analiza dhe studime të kësaj gjëje. Duhet të shqyrtohen të gjithë efektet që kanë faktorët që ndikojnë duhet të adresohen në këtë skemë”, tha ai.

The post Skemë e re pensionesh? Flet kreu i Sigurimeve Shoqërore: Të gjithë faktorët duhet të shqyrtohen appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Tritan Shehu tregon detajet: Ndodhi në punë sekondash

By: V K
18 September 2024 at 14:56

Në një lidhje me skype për “Shqipëria Live”, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit.

Shehu tha se Bogdani u ndje keq gjatë një konference dhe mjekët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë.

“Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar”.– tregoi Shehu.

The post Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Tritan Shehu tregon detajet: Ndodhi në punë sekondash appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon kryeministri Rama: Ngushëllime bashkëshortes dhe familjes

By: V K
18 September 2024 at 14:16

Këtë të mërkurë, është ndarë papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Lidhur me ndarjen nga jeta të ish-deputetit, ka reaguar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama.

Kreu i qeverisë shkruan në një postim në rrjetet sociale se ndarja e tij nga jeta ishte e parakohshme, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes.

Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama.

The post Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon kryeministri Rama: Ngushëllime bashkëshortes dhe familjes appeared first on Albeu.com.

Kam probleme me frymëmarrjen/ Detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit, po pinte kafe me miqtë kur shfaqi shqetësime

By: V K
18 September 2024 at 13:49

Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.

Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.

“Kam probleme me frymëmarrjen”, u është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.

Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë.

Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Më pas kanë lajmëruar ambulancë, por sipas dëshmitarëve është vonuar.

The post Kam probleme me frymëmarrjen/ Detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit, po pinte kafe me miqtë kur shfaqi shqetësime appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani u nda papritur nga jeta, reagon policia: U gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli

By: V K
18 September 2024 at 13:42

Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmin e trishtë të humbjes së jetës të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. Në reagimin zyrtar, bëhet e ditur se 44-vjeçari është gjetur pa ndenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndonëse i është dhënë ndihma mjekësore, ish-deputeti demokrat nuk ia ka dalë dot.

Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45-vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani u nda papritur nga jeta, reagon policia: U gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli appeared first on Albeu.com.

U nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare, kush ishte ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

By: V K
18 September 2024 at 13:28

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, ish- deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Po kush ishte Gerti Bogdani?

Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe, vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011, ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Demokrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar.

Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

The post U nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare, kush ishte ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

By: V K
18 September 2024 at 13:23

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ish-deputeti pësoi arrest kardiak. Mësohet se ish-ligjvënësi demokrat, ka pësuar arrest kardiak në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë.

Mësohet se Gerti Bogdani, është shtruar në spital ditën e sotme, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.[1]

Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare

The post E rëndë/ Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani appeared first on Albeu.com.

Grigels Muçollari: Kullat në Tiranë, do të fitojnë 90 milionë euro duke ndërtuar në tokë shtet

By: V K
18 September 2024 at 13:20

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, ka reaguar lidhur me konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e kompleksit administrativ.

Muçollari shprehet se konkursi ishte një shfaqje për të mbuluar planin e tij të vërtetë, që është ndarja e trojeve dhe pasurive shtetërore me miqtë ndërtues të Kryeministrit, aty ku do të ngrihen kulla me vlerë të paktën 90 milionë euro në këtë fazë të parë.

“Pas emërtimit ‘energjizimi i qytetit’, fshihet një plan biznesi për të fituar të paktën 50 milionë euro me kullat tek ATSH dhe 40 milionë euro tek Inxhinieria e Ndërtimit.

Edhe motivi se dhënia e këtyre trojeve në vendet më të shtrenjta të Tiranës, vjen në këmbim të ndërtimit të zyrave për qeverinë, është një justifikim i dobët. Ne kemi një qeverisje të keqe, jo se zyrat nuk janë në gjendje të mirë, por sepse ato janë të zhytura në korrupsion, në çdo nivel të ekzekutivit.

Trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa tenderim.

Bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se 35 përqind, kur në këto zona, sipas tregut, pronari i tokës përfiton të paktën 45 përqind.

Në këtë proces ku Edi Rama sillet si pronar i trojeve e godinave shtetërore, nuk gjendet dot interesi dhe përfitimi i publikut.

Përfituesi i madh është ndërtuesi, i cili dihet se është i paracaktuar, mik dhe klient personal i Edi Ramës.

Në klastrin e parë, ai që do të marrë ATSH për të bërë grataçelë, llogaritet që me çmimet e tregut do të fitojë rreth 50 milionë euro.

Ai që do të bëjë kullë dhjetëra katëshe pranë inxhinierisë, do të fitojë mbi 40 milionë euro”, tha Muçollari.

The post Grigels Muçollari: Kullat në Tiranë, do të fitojnë 90 milionë euro duke ndërtuar në tokë shtet appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Athinë, plagoset me armë 36-vjeçari shqiptar

By: V K
18 September 2024 at 12:37

Pak më parë, një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.

Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja arme zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Aktualisht, po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.

Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.

The post E rëndë në Athinë, plagoset me armë 36-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë/ Ministri Gonxhe: Nga 1 Tetori nisin pagesat për indeksimin e pensioneve

By: V K
18 September 2024 at 11:54

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe, ka folur në lidhje me indeksimin e pensioneve.

Ai u shpreh se synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse dhe sfidë për qeverinë mbetet rritja e pensioneve, diskutimi për të cilin do të nisë në mes të muajit tetor.

“Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.

Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e 2024

Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta. Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, u shpreh ai.

The post Përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë/ Ministri Gonxhe: Nga 1 Tetori nisin pagesat për indeksimin e pensioneve appeared first on Albeu.com.

Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli/ Ambasada Amerikane: U theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO

By: V K
18 September 2024 at 11:42

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar diten e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe Komandantit të Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli.

Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se gjatë takimit u evidentuan lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa u theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO.

“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagim.

The post Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli/ Ambasada Amerikane: U theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Gjoba 1.5 milion € për mikun e Ervin Matës, u bë shkak për vendosjen e tritolit tek hotel “Victoria”

By: V K
18 September 2024 at 11:14

Një gjobë financiare prej 1.5 milion euro, mësohet të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në hotelin “Victoria”, që ndodhet në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në 30 Maj 2020, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në pronën e cila kontrollohet nga Ervin Mata, personazh ky që është shpallur në kërkim nga SPAK për trafik kokaine në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ky informacion, ka dalë nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, mes disa anëtarëve të grupit kriminal që kanë vepruar nën komandën e Plaurent Dervishaj, që shkurt thirret me nofkën “Plaku”.

Gjoba financiare i është vendosur një mikut të ngushtë të Ervis Matës, të cilët grupi i Devishaj dhe Ramazan Rajës i kishte konkurrent në linjat e tregtisë dhe trafikimit të drogës.

Ky person ende nuk është zbuluar nga prokurorët e posaçëm SPAK, por grupi i hetimit ka krijuar dyshimin e fortë se tritoli tek hoteli i Ervin Matës është vendosur pikërisht për këtë shkak.

Gjoba financiare nuk është pranuar të paguhet e për pasojë grupi ka marrë masa për vendosjen e lëndës shpërthyese tek muri rrethues i hotel “Victoria”, pronë e Ervin Matës dhe babait të tij, Luan Mata.

Për këtë ngjarje të ndodhur në Tiranë, prokuroria e Posaçme ka identifikuar si autorë Plaurent Dervishaj i thirrur “Plaku”, Ramazan Rrajën nipin e ish-deputetit të PS, Rahman Rraja i thirrur shkurtimit me nofkën “Xani” dhe Julian Meçen e thirrur ndryshe me nofkën “Sakati”, të cilët aktualisht janë në proces gjyqësor, jo vetëm për këtë episode kriminal por edhe për episode të tjera.

Ndërkohë anëtarët e tjerë të grupit të identifikuar në aplikacioknin “Sky” ishin Bledar Polovina me nofkën “Fshatari”, Amar Shkëmbi me nofkën “Bad”, Bashkim Haxhia me nofkën “Baçi”, Gentjan Ndërjaku me nofkën “Kili” dhe Marsel Deçka me nofkën “Kështjella”.

Ndërkohë një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme SPAK, lexoi pretencën për anëtarët e këtij grupi që dyshohet se kishin marrë pjesë në vrasjen e Andi Malokut,plagosjen e Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos alias “Rrumit”.

Në total u kërkua rreth 43 vite burg për të gjithë grupin. Në pretencë u kërkua 11 vite burg për Ramazan Rrajën, por për shkak për gjykimit te shkurtuar dënimi ulet në 7 vite e 4 muaj burg, për Genti Ndërjakun u kërkua dënimi me 9 vite burg, i cili ulet në 6 vite.

Për Bashkim Haxhinë u kërkua dënimi me 8 vite burg i cili ulet 5 vite e 4 muaj burg.

Për Julian Pjetri, u kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg i cili ulet 5 vite burg. Ndërsa për Endrit Sinanin,u kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg i cili ulet në 5 vite burg.

The post Gjoba 1.5 milion € për mikun e Ervin Matës, u bë shkak për vendosjen e tritolit tek hotel “Victoria” appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit

By: V K
18 September 2024 at 11:05

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta ikona e futbollit italian, Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 59-vjeçare.

Totto vuante nga kanceri i zorrës së trashë dhe ishte operuar dy herë. Ai kishte fituar shumë beteja, brenda dhe jashtë fushës. Por këtë herë 59-vjeçari nuk ia doli, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Juventuesit, ka lindur në Palermo më 1 dhjetor 1964 dhe u martua dy herë, me Ritën dhe Barbarën. Ai la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole.

Më së shumti ai spikati në kampionatin botëror të zhvilluar në vitin 1990 në Itali, duke qenë golashënuesi dhe lojtari më i mirë i edicionit.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit appeared first on Albeu.com.

Shenjat e Horoskopit që hyjnë në sezon lumturie

By: V K
18 September 2024 at 10:40

Ne kemi një ditë interesante përpara, pasi 18 shtatori 2024, na bën të ditur se dyert e lumturisë tani po hapen.

Tre shenja të zodiakut hyjnë në një sezon lumturie më 18 shtator 2024.

Bricjapi

Përvoja ju ka treguar se duhet të jeni sfidues dhe të duroni atë që jeta ju jep. Më 18 shtator do keni një goditje, se ndoshta jeni paksa shumë i ashpër, aq shumë sa ju keni shmangur ndjenjat e lumturisë.

Ju nuk jeni emocionuar për asgjë prej një kohe, sepse keni frikë se do t’ju zhgënjejë ose lëndojë. Ajo që ju keni bërë këtu është të ndërtoni muret tuaja aq lart sa askush nuk mund t’i kërcejë. Kjo e pengon dashurinë të vijë seriozisht në botën tuaj.

Tranziti i kësaj dite, Hëna në lidhje me Neptunin, krijon një hapësirë ​​ndryshimi për ju, Bricjap. Neptuni ju kujton se jeta është e shkurtër dhe ju jeni këtu për ta shijuar atë dhe për të përjetuar dashuri dhe dobësi. Ju hyni në një sezon lumturie duke lejuar që ky ndikim të arrijë tek ju.

Ujori

Ju mund të mos jeni ndjerë kështu javën e kaluar, pasi jeni shtrënguar fort pas rrugëve të së shkuarës suaj , por ka vetëm diçka që ju bën të besoni se është në rregull të shfrytëzoni një shans. Ju, si të gjithë ne, nuk dëshironi të lëndoheni ose të zhgënjeheni nga njerëzit, kështu që jeni larguar nga çdo përvojë reale me ta.

Për shkak se ju keni në anën tuaj kalimin e dobishëm të hënës në lidhje me Neptunin, Ujori, do të zbuloni se kjo ditë ju sjell dhe ju tregon se jeni një krijesë sociale që duhet të ndiheni të dashur dhe të kujdesur për të. Është mirë të mendosh se mund t’i bësh të gjitha vetëm, por kjo ditë ju tregon se, në rastin tuaj, të kesh dikë në jetën tënde mund të jetë më mirë.

Kjo është e vetmja gjë që e keni mbajtur larg, dhe megjithatë, ju e dini se sapo të shkoni për të dhe të pranoni se është në rregull të dëshironi të jeni me dikë, ju shtypni të gjithë pakënaqësinë e mëparshme dhe ecni menjëherë në sezonin e gëzim. Gjithçka po ju pret, Ujori. Është lëvizja juaj.

Peshqit

Hëna në lidhje me Neptunin, një tranzit me të cilin dhe Peshqit do përshtaten mirë. Kjo mund të jetë pika e kthesës në lidhje me lumturinë dhe kënaqësinë.

Ju mund të vlerësoni se sa vulnerabël duhet të jeni dhe se nuk keni pse t’i jepni të gjitha. Por ju nuk mund të jetoni më në atë Kullën e Fildishtë; duhet t’i besosh universit se është mirë të jesh me njerëzit, të jesh pranë miqve dhe të bësh më shumë për ta.

Gjithçka ka të bëjë me besimin . Ju pëlqen të ndiheni të sigurt? Epo, Neptuni në lidhje me Hënën ju fut drejtpërsëdrejti në atë hapësirë ​​të sigurt, por kjo hapësirë ​​është e mbushur me dashuri dhe ndoshta edhe romancë. Është në rregull të kesh këtë përvojë. Le të fillojë sezoni i lumturisë tani

The post Shenjat e Horoskopit që hyjnë në sezon lumturie appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Plani për të vrarë Eljo Bitrin, ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i fusim…

By: V K
18 September 2024 at 10:24

Eljo Bitri, i arrestuari në Holandë dhe më pas ekstraduar në Belgjikë, si person i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Arjan Spahiut (Arjani i Vogël), rezulton të ketë qenë në planet e Mikael Kamamit dhe Arzen Mama për t’u ekzekutuar.

Në dosjet penale të regjistruara në SPAK, Eljo Bitri, shfaqet me pseudonimin “Delja” dhe ka shërbyer për dy kampet kundërshtare si vrasës me pagesë.

Por sipas bisedave të muajit Gusht 2020, të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Mikael Kamamit dhe Arzen Mama, Bitri nuk shfaqte siguri dhe besnikëri për anëtarët e grupit. Ndaj qëllimi i tyre ishte ta përdornin për disa vrasje dhe më pas t`i fusnin plumbin dhe atij.

Kamami, Arzen Mama dhe Talo Çela, kishin afruar në grupin e tyre Eljo Bitrin, që nga ngjarja e masakrës së Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Bitri është përdoruar nga grupi në vrasjen e Ervis Kapllanit në Kavajë, Endrit Alibej, si dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut, Rigers Spahiut dhe Ardjan Çollakut.

Por në fakt, siç del dhe në dosje, qëllimi përfundimtar i tyre për Eljo Bitrin ka qenë vrasja e tij, dhe një gjë e tillë do realizohej pasi Bitri të shfrytëzohej nga anëtarët e grupit për realizimin e dy vrasjeve, atë të Klevis Kapllanit dhe Ardjan Çollakut.

Një fakt i tillë del në bisedën e 27 Gushtit 2020, kur Arzen Mama bisedon me Mikael Kamamin, duke i thënë se personi “Sinaballa” duke nënkuptuar Klevis Kapllanin, ka vetëm 3 ose 4 hyrje në fshat. Ndërsa vila që i është treguar, nuk është shumë larg nga rruga.

Mikael Kamami, i shkruan Arzen Mamës, se po presin “Delen” Ejo Bitrin të mbarojë këtë Klevis Kapllanin dhe Ardjan Çollakun, ti heqin nga qarkullimi, ti pastrojnë dhe më pas do vrasin dhe personin që i referohet me pseudonimin “Delja” që është Eljo Bitri.

Por Arzen Mama ia kthen Eljo Bitrit duke i thënë:  “…mos bëj plane e lale prit një herë, të mbaroj një herë këto ky…”.

Eljo Bitri pasi ka kryer vrasjen e Klevis Kapllanit, dyshohet se ka shërbyer dhe si vrojtues për të vrarë Ardjan Çollakun në Elbasan.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Tetorin e vitit 2021, ku në këtë muaj në familjen Bitri ka ndodhur një tragjedi. Pasi gjuajtësit e kontraktuar nga Kamami dhe që informoheshin në kohë reale mbi lëvizjet e Ardian Çollakut nga Eljo Bitri, kanë vrarë jo vetëm Ardjan Çollakun por edhe vëllain e Eljo Bitrit, Lulzim Bitri, të cilët sapo kishin dalë nga ambientet e një lokali, fare pranë një karburanti.

Siç del në dy dosjet e SPAK, Bitri qëndronte dhe kishte miqësi me anëtarë të klanit “Çopja”, duke punuar për Mikael Kamamin dhe Arzen Mamën, si vrasës me pagesë.

Por njëherësh Bitri, ka shërbyer si gjuajtës me pagesë dhe mbante kontakte shoqërore dhe me brigadierin e vrasjeve Nuredin Dumani, që vepronte nën urdhrat e Erjon Alibejt dhe Arjan Spahiut.

Me urdhëresat e lëshuara dhe financimin nga dyshja Alibej-Spahiu, Nuredin Dumani, ka deleguar urdhëresën tek Eljo Bitri, i cili së bashku me Henrik Hoxhën, kanë vrarë në Durrës Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Njëherësh, Eljo Bitri së bashku me Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, vendosën tritolin në shtëpinë e Talo Çelës në Bradashesh, duke shkatërruar pjesërisht objektin.

Por tashmë Eljo Bitri, është kthyer në bashkëpunëtor i prokurorisë së Belgjikës, pasi prokurorët e këtij shteti e akuzojnë atë së bashku me Franc Çopjan dhe Mikael Kamamin, kanë organizuar dhe vrarë Arjan Spahiun në vitin 2020 në Molenbek të Belgjikës.

Sipas dosjes hetimore në datën 14 shtator 2020, në orën 18:30, Eljo Bitri bisedon me Mikael Kamamin të cilit i shkruan se:

“…Vëlla u kryyy, vëlla u kryyy…”, pra e njofton se e ka kryer vrasjen e Klevis Kapllani, i cili është gjetur mëngjesit e ditës pasardhëse.

Pak para se të vritej Klevis Kapllani, ka qenë duke biseduar në “Sky” me Nuredin Dumanin, i cili e ka orientuar për të mbajtur një makinë që do përdorej më pas në një vrasje të Bujar Çelës. Vrasësi i shokut të ngushtë të Nuredit Dumanit ishte Eljo Bitri shoku i ngushtë i Nuredinit.

Eljo Bitri, i dërgon mesazh Mikael Kamamit, një foto attachment të shkrepur nga brenda një makine me drita të ndezura në rrugë, e cila duket në ecje. Duhet të jetë momenti i largimit nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre Eljo Bitri i shpjegon Mikael Kamamit, dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe veprimeve të kryera para dhe pas ngjarjes.

Eljo Bitri shpjegoni se, personi që i referohet me pseudonimin “Miku”, ka lyer motorrin, ndërsa armët ka fshehur në një ferrë. Kanë pikasur Klevis Kapllanin (objektiv i atentatiti), i cili ka dalë te kafja. Më pas Eljo Bitri së bashku me “Qerosin” kanë ikur dhe kanë marrë armët, ndërsa “Mikut” ia ka kërkuar motorin për ti dala para te rrugica.

Më pas, sapo është afruar Klevis Kapllani, Eljo Bitri e ka qëlluar, ku i shkruan: “…ai vjen edhe e musha plot për pak me iku vlla u pengova dhe më ka humb pistoleta…”.

Nga biseda kuptohet dinamika e ngjarjes ku ekzekutor është vetë Eljo Bitri, ndërsa ndihmës ka pasur “Qerosin”, i cili i ka pritur me makinë dhe një person tjetër që i referohet si “Miku”. Për vrasjen ka përdorur një armë “Tomson” me të cilën e ka qëlluar viktimën 5 herë në gjoks, ndërsa një armë tjetër tip “pistoletë” që ka pasur me vete i ka rënë në vendngjarje pasi është penguar dhe i ka rënë.

Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Glock” që është gjetur në vendin e ngjarjes nga policia e Kavajës, por aty nuk janë gjetur gjurmë gishti pasi Eljo Bitri e kishte pastruar.

Eljo Bitri i shkruan Kamamit, se i kishte zënë rrugën viktimës me disa ferra para, të cilat ia kishte vënë si pengesë.

Pas vrasjes armën e ka hedhur në një kanal rrugës teksa janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku kanë kaluar edhe një vend ku sipas tij kishte ndodhur një aksident me makina.

Ndërsa motorin e ka hedhur “…ke Sakati…”, afër “…Sakatit…”.

Nga konteksti i kësaj bisede motorin mund ta ketë hedhur afër zonës ku banon shtetasi Aldo Baho, me qëllim krijimin e dyshimeve se vrasja është bërë nga grupi i “Sakatit”.

Më tej në datën 14 shtator 2020 rreth orës 19:00 Mikael Kamami i shkruan Arzen Mama, një mesazh me këtë përmbajtje duke i thënë:

“…mbaroj laleeee, iku në p***dh të robve, ai që gjujti tek “Ili””.

Gjithashtu Mikael Kamami, bisedon me Leon Ramanin në datën 17 shtator ku i dërgon një foto të Klevis Kapllanit dhe më pas o dërgon disa mesazhe.

Kamami: Ky e vrau dajën lali

Ramani: Po e kuptova, për shpirt të dajës

Kamami: Edhe ja marova Lali, ja musha trupin komplet

Ramani: Po të gënjejta Lali K.

Kamami: Ky gjujti 5, po i futa 15, tani e kanë rradhën të tjerët.

The post Bisedat në “SKY”/ Plani për të vrarë Eljo Bitrin, ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i fusim… appeared first on Albeu.com.

Punonjësit e Aeroportit të Vlorës pezullojnë punimet dhe bllokojnë hyrjen në kantier: Nuk na japin rrogat

By: V K
18 September 2024 at 10:08

Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, janë pezulluar pasi punonjësit kanë dalë në protestë për disa ditë, duke kërkuar pagesën e rrogave të prapambetura.

Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës.

Shkak duket se është bërë bllokimi i kantierit nga punonjësit, të cilët po protestojnë në lidhje me pagat.

“Ta dinë të qartë se si është situata. Le ta dinë që punonjësit nuk vijnë në punë”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Protesta është zhvilluar herët në mëngjes, ndërsa punonjësit janë takuar me përgjegjësit e firmës.

Mësohet se është premtuar që pagat do të kalojnë deri ditën e premte, dhe nëse kjo nuk ndodh, punonjësi kanë paralajmëruar për tjetër protestë dhe pezullim të punimeve.

Ndërkohë mbi ngjarjen ka reaguar edhe Aeroporti i Vlorës, duke u shprehur se mosmarrëveshje që kanë ndodhur janë të lidhura me një nënkontraktor specifik dhe një grup të vogël punonjësish të tij.

Ndërkohë theksohet se projekti i Aeroportit të Vlorës, do të vazhdojë të ecë përpara sipas planit dhe vijon angazhimi për përfundimin e tij në kohë.

“Në përgjigje të artikullit të publikuar së fundmi me titullin “Nuk na japin rrogat”/ Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit bllokojnë kantierin, dëshirojmë të sqarojmë dhe të informojmë publikun për situatën e vërtetë në kantierin e Aeroportit të Vlorës. Punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës po vijojnë plotësisht në normalitet dhe nuk ka pasur asnjë pezullim të tyre. Projekti vazhdon sipas planeve dhe afateve të përcaktuara, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të infrastrukturës.

Disa mosmarrëveshje që kanë ndodhur janë të lidhura me një nënkontraktor specifik dhe një grup të vogël punonjësish të tij, të cilët kanë shprehur ca shqetësime në lidhje me pagat e tyre. Ky është një problem i izoluar mes nënkontraktorit dhe punonjësve të tij, dhe nuk ndikon në vijueshmërinë e përgjithshme të punimeve në
kantierin e aeroportit.

Ne sigurojmë publikun dhe të gjithë aktorët e përfshirë që projekti i Aeroportit të Vlorës do të vazhdojë të ecë përpara sipas planit dhe që ne jemi të angazhuar për përfundimin e tij në kohë dhe në përputhje me standardet më të larta”, thuhet në reagim.

The post Punonjësit e Aeroportit të Vlorës pezullojnë punimet dhe bllokojnë hyrjen në kantier: Nuk na japin rrogat appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi flet për rrugëtimin në karrierë: S’më shtruan tapet të kuq

By: V K
18 September 2024 at 09:43

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, gjatë një bisede rreth talentit dhe punës, “Aldo Morning  Show” në Tv Klan, u pyet edhe rreth 24 orëve të tij të ditës.

Përtej daljeve në emisione, podiume apo protesta, Këlliçi tregon fillimin e rrugëtimit të tij menjëherë pas përfundimit të studimeve në SHBA dhe kthimit në Shqipëri.

Ai kujton se asokohe nuk kanë munguar as njerëzit që i kanë mbyllur derën.

Belind Këlliçi: “Më kanë pyetur jashtë mase, por edhe ata që janë bashkëpunëtorë ose janë miq e dinë rendimentin. Kur vijnë në orën 9 të mëngjesit dhe të shohin në zyrë, në punë dhe kur vijnë në orën 9 të darkës të shohin prapë në zyrë ose të shohin në emision, por në emisione këto vitet e fundit se për shkak të rritjes së aktivitetit publik në njëfarë mënyre, por më përpara ka qenë një punë e jashtëzakonshme terreni, kur të shohin ditë të shtune, ditë të  diele në punë e kuptojnë se çfarë ndodh

.Unë jam kthyer në 2009 në Shqipëri, kam ardhur pas studimeve që i përfundova në SHBA dhe nuk kam njohur askënd në Partinë Demokratike në sensin personal, i kam njohur figurat publike etj. Nuk është se më ka hapur dikush derën, përkundrazi më është mbyllur dera kur kam ardhur dhe për këtë nuk kam komplekse, e kam thënë përherë”.

Aldo: Ta kanë përplasur derën?

Belind Këlliçi: “Patjetërqë po”.

Aldo: Kush?

Belind Këlliçi: “Mos të hyjmë në emra”.

Këlliçi shton se gjithçka e nisi pa pretendime, pavarësisht prejardhjes nga një familje tiranase apo rrethit shoqëror.

S’më shtruan tapet të kuq”, shprehet ai ndërsa kujton edhe sakrificat që i është dashur të bëjë për profesionin e tij, të cilat do t’i mbajë mend gjithmonë.

Belind Këlliçi: “Orët e jashtëzakonshme, javët pa të shtunë dhe pa të diel, ditët pa asnjë lloj orari”.

Aldo: Sanduiç, byrek me dhallë.

Belind Këlliçi: “Ajo s’bëhet fjalë. Vetëm në fushatën e vitit të kaluar që garoja për kryebashkiak në Tiranë,  pjesa kryesore e ushqimit ishte ndalo diku ha një sanduiç, ndalo ha në këmbë se s’ke kohë, patjetër. Ajo që mbaj mend janë protestat e jashtëzakonshme dhe qëndresa pafund, e kam seriozisht këtë, me qindra e qindra djem që janë goditur e arrestuar nga radhët e FRPD në këto 12 vite që kemi hyrë në opozitë.

Çfarë do të thotë, në 7 vite që unë kam drejtuar forumin rinor, pjesën kryesore, barrën kryesore edhesot për hir të së vërtetës, të protestave, të organizimeve, të terrenit, të përballjeve,e ka mbajtur rinia, e mban rinia, e mbajnë të rinjtë dhe e lodhshme, sinqerisht, përherë pjesa kur ti shkon në protestë, shkon me të rinj, merr pjesë dhe e di fare mirë që pavarësisht se protesta është paqësore, mund të ketë  momente tensioni etj por që asnjëherë nuk eskalojnë në pikën që do të ndalohet dikush, ti e di që do e përfundosh ditën jo kur të mbarojë protesta, por do e përfundosh në komisariat duke u interesuar për të rinjtë, duke ndjekur të rinjtë dhe shpeshherë ka pasur raste që kemi qenë në procese gjyqësore”.

The post Belind Këlliçi flet për rrugëtimin në karrierë: S’më shtruan tapet të kuq appeared first on Albeu.com.

Kledi Kadiu humb personin e afërm

By: V K
18 September 2024 at 09:32

Balerini i njohur Kledi Kadiu, ka ndarë zemërthyer ditën e djeshme një “Instastory”, për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Beppe Menegatti.

Regjisori i teatrit dhe bashkëshorti i Carla Fracci vdiq ditën e djeshme në Romë, pas disa ditësh i shtruar në spital.

I lindur në Firence më 6 shtator 1929, Maestro Menegatti drejtoi vepra teatrale, baletë dhe shumë shfaqje botërore të kërcimit.

Mesa duket Kledi Kadiu, ka patur një marrëdhënie të veccantë me regjisorin, me të cilin ka ndarë një foto krah të cilës shkruan:

“Mirupafshim Masetro Beppe. E di që do jesh i lumtur krah Carlës”.

The post Kledi Kadiu humb personin e afërm appeared first on Albeu.com.

❌
❌