Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Tritan Shehu tregon detajet: Ndodhi në punë sekondash

By: V K
18 September 2024 at 14:56

Në një lidhje me skype për “Shqipëria Live”, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit.

Shehu tha se Bogdani u ndje keq gjatë një konference dhe mjekët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë.

“Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar”.– tregoi Shehu.

The post Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Tritan Shehu tregon detajet: Ndodhi në punë sekondash appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Namik Dokle tregon bisedën me qytetarin: Më tha ku ishe dhe ku je, nuk jam as në SPAK dhe as në arrati

By: V K
11 September 2024 at 11:21

Namik Dokle, është një nga socialistët e vjetër, që ka mbajtur poste të larta drejtuese, ka treguar një bisedë të këndshme që ai ka pasur me një person të moshës së tij në zonën e “21-shit”.

Ish-kryetari i Parlamentit, i tërhequr tashmë nga politika aktive thotë se teksa ishte duke ecur, dikush i ka folur duke i thënë: “Ku ishte dhe ku je”.

Me qetësinë që e karakterizon, ai thotë si i është përgjigjur “se është në Shqipëri dhe nuk është as në SPAK dhe as në arrati”.

Përgjigjja që veterani socialist, i ka kthyer qytetarit fisnik, siç e quan ai tregon shumë, referuar aktualitet politik të tanishëm, duke marrë parasysh se shumë zyrtarë të lartë politik janë në burg, të tjerë thirren në SPAK dhe të tjerë që janë në arrati.

Postimi i Namik Dokles:

Po ecja në këmbë, duke soditur Rrugën e Kavajës. Diku, afër 21-shit, më kaloi pranë një burrë me pamje fisnike, thuajse moshatar me mua.

“ Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je…”,- më tha.

“ Isha dhe jam në Shqipëri,-i thashë, as në SPAK, as në arrati”.

Buzëqeshëm të dy.

The post Namik Dokle tregon bisedën me qytetarin: Më tha ku ishe dhe ku je, nuk jam as në SPAK dhe as në arrati appeared first on Albeu.com.

❌
❌