❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Loja me letrën e Brnabiqit, u tërhoq Serbia nga Marrëveshja e Ohrit apo jo?

18 September 2024 at 21:03
Deklaratat e ndryshme në Prishtinë e Bruksel të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, rreth letrës së ish-kryeministres serbe Ana Brnabiq kundër marrëveshjes së Ohrit, po vlerësohen si njëanshmëri e pastër në favor të Serbisë. Njohës të procesit të dialogut kritikojnë diplomatin sllovak dhe tërë BE-në, duke thënë se veprime të tilla vetëm sa i largojnë palët nga njëra-tjetra.

“KushtĂ«zimin nga Serbia qĂ« e ka pranuar ndĂ«rmjetĂ«si Lajçak e ka bĂ«rĂ« nĂ« cenim tĂ« funksionit tĂ« tij si lehtĂ«sues dhe ndĂ«rmjetĂ«sues”, tha kryeministri Albin Kurti mĂ« 14 shtator tĂ« vitit 2023.

Ky është një nga jo pak rastet kur kryeministri Kurti ka akuzuar Bashkimin Evropian për njëanshmëri në favor të Serbisë gjatë ndërmjetësimit të dialogut.

Megjithatë, qeveria e udhëhequr nga Kurti nuk e ka thënë saktësisht nëse njëanshmëri përbën edhe moskonsistenca e emisarit në dialog, Miroslav Lajçak rreth letrës së ish-kryeministres serbe Ana Brnabiq kundër marrëveshjes së Ohrit.

Para një jave kur vizitoi Prishtinën, diplomati sllovak tha se kjo letër është tërhequr mbrapsht nga Serbia.

Por pak ditë pas hollësi rreth kësaj çështje refuzoi të jap zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Situata mori kthesë të kundërt të martën, kur Bislimi deklaroi se pas takimit me Lajçakun në Bruksel, ai ia konfirmoi se Serbia nuk ke ka tërhequr letrën.

Pas kësaj deklarate, Dukagjini ka pyetur BE-në për pretendimin e Bislimit, mirëpo zëdhënësi Stano nuk ka kthyer përgjigje.

Kjo situatĂ«, sipas profesorit nĂ« kolegjin “King’s” tĂ« LondrĂ«s Andi Hoxhaj, Ă«shtĂ« haptazi njĂ«anshmĂ«ri e BE-sĂ« nĂ« favor tĂ« SerbisĂ«.

“Kjo Ă«shtĂ« goxha shqetĂ«suese sepse tregon qĂ« Lajçak Ă«shtĂ« jo konsistent nĂ« deklaratat qĂ« ai bĂ«n dhe gjithashtu ai e ka humbur besimin nĂ« dialogun qĂ« ka kryesuar kĂ«to kohĂ«, sepse kjo jokonsistencĂ« qĂ« ka dhe qĂ« e prezanton, vetĂ«m e dĂ«non dhe deri diku i bĂ«n palĂ«t tĂ« jenĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« larg sepse nuk mund t’i besosh kur mban qĂ«ndrime tĂ« tilla”, tha Andi Hoxhaj, profesor nĂ« “King’s College London”.

Hoxhaj shpreson që ky të jetë takimi i fundit që ndërmjetëson Lajcak, dhe mandatin ta marrë udhëheqësja e re dialogut Kaja Kallas.

Vlerësim të ngjashëm ka edhe profesori tjetër në Londër, Seb Bytyçi.

“Tregon joseriozitet, tregon gjithashtu edhe njĂ«anshmĂ«ri sepse vazhdimisht nga emisari Lajçak por edhe nga pĂ«rfaqĂ«suesi i lartĂ« Borrell ka pasur pĂ«rpjekje qĂ« tĂ« mbulohen veprimet apo sjelljet sabotuese e zvarritĂ«se tĂ« SerbisĂ«, ose Ă«shtĂ« tentuar tĂ« shpĂ«rndahet faji te tĂ« dyja palĂ«t ose t’i lihet faji KosovĂ«s pĂ«r çfarĂ«do dĂ«shtimi”, Seb Bytyçi, profesor nĂ« LondĂ«r.

Përmes letrës së dërguar në Bruksel gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, Serbia tërhiqet nga zbatimi i shumicës së neneve të marrëveshjes së Ohrit, specifikisht atyre që parashohin njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia. /Dukagjini/

The post Loja me letrën e Brnabiqit, u tërhoq Serbia nga Marrëveshja e Ohrit apo jo? appeared first on Telegrafi.

Dialogu KosovĂ«-Serbi, analistĂ«t e shohin herĂ« tĂ« “vdekur” herĂ« nĂ« “komĂ«â€

18 September 2024 at 19:51

Prej kur kryeministri kosovar, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u panĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« fundit nĂ« tavolinĂ«n e nivelit tĂ« lartĂ« tĂ« dialogut KosovĂ« – Serbi nĂ« Bruksel, kanĂ« ndodhur njĂ« sĂ«rĂ« zhvillimesh politike qĂ« pretendohet se e kanĂ« tjetĂ«rsuar rrjedhĂ«n e dialogut, njĂ«herĂ«sh kanĂ« shtuar nevojĂ«n pĂ«r njĂ« takim tĂ« ri.

Edhe pse herën e fundit kur dialoguan më 14 shtator 2023, takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit rezultoi pa ndonjë përparim, mungesa e një takimi të ri po cilësohet i domosdoshëm, ndonëse zor i realizueshëm.

PĂ«r njĂ« profesor tĂ« shkencave politike nga Kosova – nuk ka logjikĂ« tĂ« dialogohet pĂ«rderisa nuk Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si nga Serbia pĂ«r sulmin terrorist nĂ« BanjskĂ«; pĂ«r njĂ« njohĂ«s tĂ« politikĂ«s nga Serbia – dialogu duket ‘i vdekur’; e me njĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim mĂ« asnjanĂ«s – njĂ« analist i lartĂ« thotĂ« se dialogu Ă«shtĂ« ‘nĂ« koma’.

Në ditët përreth përvjetorit të takimit të fundit, Kurti dhe Vuçiq folën me njëri-tjetrin jo sy-më-sy por përmes masave dhe kushteve të vëna, të deklaruara përmes konferencave për shtyp. Përderisa zhvillimet po rrjedhin, Bashkimi Europian thotë se këto çështje si p.sh statusi i Urës së Ibrit dhe të tjerat që kanë të bëjnë me veriun, të zgjidhen vetëm me dialog. Se a planifikohet një takim i nivelit të lartë këtë vit, sado i nevojshëm që paraqitet, në BE nuk e pohojnë, por as nuk e mohojnë.

Në njërën anë, Albin Kurti thotë se tri kushtet që ai vendosi në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, janë ato që garantojnë procesin e normalizimit me Serbinë.

Për Kurtin, pa dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, që kreu sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, tek autoritetet e Kosovës nuk mund të ketë mirëbesim në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Dy kushtet tjera të Kurtit, që ai i quan paqësore janë nënshkrimi i Marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Në anën tjetër, masat e Vuçiqit që u prezantuan më 13 shtator 2024, janë shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

Ndërkohë që të dy po kërkojnë gjëra të ndryshme, në Bruksel, këta muaj u panë vetëm kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, megjithëse një takim trelateral ende është i munguar. Takimi i fundit i këtij niveli u zhvillua më 17.09.2024.

Takimi në nivel kryenegociatorësh nuk është aq madhor sa takimet e nivelit të lartë, pasiqë temat e mëdha, sipas njohësve politikë qëndrojnë të përballja Kurti-Vuçiq.

KĂ«ndellja nga koma

PĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar gjendjen e tanishme tĂ« dialogut KosovĂ«- Serbi mĂ« sĂ« pakti u pĂ«rdorĂ«n terma politik. NĂ« vend tĂ« tyre, pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar gjendjen nĂ« tĂ« cilĂ«n gjendet ky proces, “prognoza” u dha me terma mjekĂ«sorĂ«.

Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, dialogun e cilëson si koma.

Prelec thotë se herët a vonë, Kosova dhe Serbia do të duhet të negociojnë një mënyrë që të jetojnë pranë njëra-tjetrës. Dhe, kjo mund të jetë ose jo brenda kornizës së dialogut aktual të lehtësuar nga BE-ja. Me këtë, ai thotë se nuk mund të thuhet se dialogu ka vdekur përfundimisht.

“Por nuk ka shenja tĂ« dukshme aktiviteti dhe nuk pres qĂ« tĂ« mbahet ndonjĂ« takim sĂ« shpejti”, thotĂ« Prelec.

Ai dyshon se Kurti apo Vuçiqi janĂ« tĂ« interesuar tĂ« flasin, duke thĂ«nĂ« se “tĂ« dy komunikojnĂ« pĂ«rmes veprimeve dhe deklaratave tĂ« tyre”.

Prelec thotë se në pakon e masave serbe të prezantuara nga Vuçiqi ka shumë materiale joreale, por mesazhi i përgjithshëm është se Beogradi nuk po mendon seriozisht për asnjë lloj normalizimi me Kosovën.

“Nga ana tjetĂ«r, veprimet e qeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« komunat veriore me shumicĂ« serbe tregojnĂ« mjaft qartĂ« se ajo nuk Ă«shtĂ« e interesuar pĂ«r njĂ« dialog me to, pĂ«rkundrazi pret qĂ« ata ta pranojnĂ« plotĂ«sisht sovranitetin e saj”- shprehet ai.

Prelec thotë se është bërë e qartë se Kosova nuk e ka ndërmend të ndjekë pjesën e saj të marrëveshjes, për sa kohë që edhe Serbia është tërhequr në një vijë të ashpër kundër çdo lloj pranimi të pavarësisë së Kosovës.

Edhe Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd thotë se dialogu nuk më ka mbetur më për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve, por ka kaluar në nivel të menaxhimit të krizave të sigurisë.

“Po flas nĂ« terma mjekĂ«sorĂ« – herĂ« nĂ« koma – herĂ« afĂ«r vdekjes – herĂ« duke u dukur sikur diçka mund tĂ« prodhojĂ« diçka. Por pĂ«rgjithĂ«sisht mendoj se dialogu ka vdekur. Pse, sepse nuk Ă«shtĂ« mĂ« e mundur tĂ« flitet pĂ«r normalizim”, tha Janjiq.

Janjiq thotë se politika e reciprocitetit po e shtyn situatën drejt konfliktit.

Në thelb, sipas tij, Beogradi ishte proaktiv duke i shtyrë të gjitha situatat në Kosovë drejt krizës së sigurisë.

“Pas sulmeve nĂ« protestat nĂ« maj nĂ« veri kundĂ«r NATO-s dhe sulmit nĂ« BanjskĂ«, nĂ« KosovĂ« mund tĂ« flasim pĂ«r krizĂ«n e sigurisĂ«. Kriza e sigurisĂ« Ă«shtĂ« diçka krejtĂ«sisht e re”, shton ai.

Për Janjiq, instrumenti i duhur është që të ndryshohet metodologjia e dialogut, pasiqë sipas tij, dialogu nuk do të jetë asnjëherë si më parë. I vetmi fakt që do mbes i njëjtë, ai thotë të jetë ndërmjetësimi nga BE.

“Tani Ă«shtĂ« koha qĂ« qeveria e KosovĂ«s duhet tĂ« bisedojĂ« me komunitetin serb, jo vetĂ«m me SerbinĂ«. Serbia bĂ«ri njĂ« lloj tryeze tĂ« rrumbullakĂ«t, e cila nuk ngjan me negociata. Serbia nuk mund tĂ« jetĂ« lojtari kryesor. Mund tĂ« jetĂ« njĂ« mbĂ«shtetĂ«s ose pjesĂ« e dialogut”, thekson Janjiq.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, beson që dialogu nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë.

Hoti thotĂ« se nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«, dialogu Ă«shtĂ« rruga e vetme qĂ« t’i zgjidhim mosmarrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare.

Ai beson që dialogu ka ngecur për faktin se Serbia nuk ka dhënë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë.

“E tĂ«ra Ă«shtĂ« njĂ« riformatim i pozicioneve tĂ« PerĂ«ndimit ndaj SerbisĂ«, duke i mbajtur ata pĂ«rgjegjĂ«s, nĂ« veçanti pĂ«r rastin e BanjskĂ«s dhe duke i shty tĂ« dy palĂ«t drejt njĂ« zgjidhje pĂ«rfundimtare”, thotĂ« Hoti.

Hoti vlerëson se nuk ka logjikë të dialogohet për faktin se para asaj çështje pala kosovare duhet të thotë zëshëm se çfarë ndodhi në Banjskë.

“VetĂ«m nĂ«se mbi bazĂ«n e prezumimit e pranojnĂ« ngjarjen nĂ« fjalĂ« dhe tĂ« njĂ«jtĂ«n e emĂ«rtojnĂ« nĂ« kuptimin formal juridik, atĂ«herĂ« krijohen kushtet pĂ«r me dialogu. Sepse ajo Ă«shtĂ« Ă«shtĂ« refleksion i vullnetit tĂ« mirĂ« tĂ« tĂ« dy anĂ«ve. Me fjalĂ« tĂ« tjera nĂ«se nuk ka vullnet tĂ« mirĂ«, kot ulemi rreth tryezĂ«s”, thotĂ« Hoti nĂ« lidhje me rastin e BanjskĂ«s.

BE-ja përsërit thirrjen e saj për depërshkallëzimin si dhe zbatimin e plotë e të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga të dyja palët.

E për të njëjtin Dialog, i pyetur se a pranon Kosova që në takimet në Bruksel të diskutohet për veriun, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se dialogu ka vdekur.

Deri te ky pĂ«rfundim, Konjufca ka thĂ«nĂ« se ka ardhur mĂ« herĂ«t duke u bazuar nĂ« strukturĂ«n aktuale, apo ‘set up’-it, siç u shpreh ai nĂ« gjuhĂ«n angleze.

Dialogu i kufizuar nĂ« ‘teknik’ 

Edhe pse shkuan deri në Bruksel, kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nuk u takuan me njëri-tjetrin për të diskutuar për rrugën e zbatimit të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit Implementues.

Takimi i 17 shtatorit ishte vetëm dy palësh, herë njëri e herë tjetri u takuan me ndërmjetësuesin e BE-së, Mirosllav Lajçak.

Qeveria e Kosovës tha se takimi u zhvillua në formatin bilateral, për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë.

Ky ishte takimi i tetë brenda këtij viti që u zhvillua në Bruksel.

Një ditë para takimit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano besoi ndryshe. Ai tha se tha se mundësia e parë për ri-angazhim është takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve në Bruksel më 17 shtator 2024

“Bashkimi Evropian do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« pranĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s dhe SerbisĂ« nĂ« aspiratat e tyre pĂ«rkatĂ«se pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Evropian”- deklaroi Stano.

Por këto takime të nivelit teknik nuk po duken edhe aq të rëndësishme në kënvështrimet e njohësve politik, por sa për sy e faqe.

Negociatorët janë aty sepse BE-ja insiston në të dhe asnjëra palë nuk dëshiron të etiketohet si ajo që refuzoi të flasë, vlerëson Prelec.

“Gjithashtu, tĂ« dyja palĂ«t pranojnĂ« se ka njĂ« sĂ«rĂ« çështjesh teknike me tĂ« cilat duhet tĂ« merren dhe dialogu Ă«shtĂ« njĂ« kornizĂ« e dobishme pĂ«r kĂ«tĂ«â€- tha ai.

E, Janjiq nĂ« pyetjen se a mund tĂ« konsiderohet dialogu i vdekur apo nĂ« koma, ndĂ«rsa negociatat mes kryenegociatorĂ«ve Besnik Bislim dhe Petar Petkoviq po vazhdojnĂ« disi, ai u pĂ«rgjigj shkurt â€œĂ«shtĂ« takim vetĂ«m teknik”.

“TĂ« flasĂ« seriozisht Brukseli u bĂ« njĂ« lloj bar kafeje apo kuti postare. Pas kĂ«saj, nĂ« fund ata nxjerrin disa deklarata. Por nĂ« realitet, nuk nxjerret ndonjĂ« marrĂ«veshje konkrete nĂ« kĂ«tĂ« kuptim”- tha Janjiq.

A pritet një takim i ri?

Asnjëri prej njohësve të politikës nuk beson që do të ndodhë ndonjë takim mes Kurtit dhe Vuçiqit gjatë këtij viti, e as në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

NjĂ« pĂ«rpjekje e Bashkimit Europian pĂ«r t’i takuar dy palĂ«t nĂ« muajin qershor, ka dĂ«shtuar, pĂ«r shkak tĂ« disa kushteve qĂ« ka vĂ«nĂ« Kurti, por qĂ« Vuçiqi i ka kundĂ«rshtuar.

GjatĂ« njĂ« vizite nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut mĂ« 10 shtator 2024, Kurti u pyet nĂ«se ekziston mundĂ«sia pĂ«r takim, por ai u pĂ«rgjigj shkurtazi “nuk e di nĂ«se do tĂ« ketĂ« takim”.

“Edhe nĂ«se do tĂ« ketĂ«, nuk e di se kur dhe cilat do tĂ« jenĂ« temat. Duhet tĂ« dimĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje”, tha Kurti.

Afrim Hoti beson se kjo më shumë ndërlidhet me zgjedhjet në BE dhe në SHBA, sesa me zgjedhjet në Kosovë që janë caktuar të mbahen në shkurt 2025.

“JanĂ« duke ndodhur shumĂ« zhvillime ndĂ«rkombĂ«tare. Çështjet mes KosovĂ«n dhe SerbisĂ« janĂ« peng i ristrukturimit tĂ« skenĂ«s politike ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« pritet me ardhĂ« pas zgjedhjeve nĂ« SHBA dhe BE”, thotĂ« Hoti.

Ndërkaq, Prelec konsideron se në një farë mase, të gjithë presin të shohin se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, në nëntor.

Ai thotë se Vuçiq veçanërisht nuk i fsheh shpresat e tij se ish-presidenti Trump do të fitojë një mandat të dytë.

“Vuçiq nuk ka gjasa tĂ« bĂ«jĂ« ndonjĂ« lĂ«shim tĂ« madh pĂ«r KosovĂ«n, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ekziston ende shpresa se njĂ« administratĂ« e dytĂ« Trump do t’i ofrojĂ« atij mĂ« shumĂ« mbĂ«shtetje. Por, gjithashtu nuk ka pasur shumĂ« pĂ«r tĂ« folur”- tha ai.

As Dushan Janjiq nuk beson që do të ketë takim të Kurtit me Vuçiqin para zgjedhjeve në Kosovë.

“Gjithashtu, nĂ« Bruksel do tĂ« presim ndĂ«rmjetĂ«sues tĂ« rinj”, tha ai, duke pĂ«rmendur edhe zgjedhjet nĂ« AmerikĂ«.

Por nĂ«se veç do tĂ« dalĂ« dialogu nga koma, sipas tij, mund tĂ« ndodhĂ« vetĂ«m nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« – nĂ«se Kurti, Bislimi, Vuçiqi dhe Petkoviqi do tĂ« pajtoheshin pĂ«r zgjedhje tĂ« parakohshme nĂ« veri.

Në mars të vitit 2024, u shënua një vit që kur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar dhe presidenti serb, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderĂ«t u pajtuan qĂ« Kosova dhe Serbia tĂ« zhvillonin marrĂ«dhĂ«nie normale tĂ« fqinjĂ«sisĂ« sĂ« mirĂ« me njĂ«ra-tjetrĂ«n dhe ndĂ«r tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombĂ«tare tĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«s, pĂ«rfshirĂ« pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

MarrĂ«veshja me 11 nene, ndĂ«r tjera parasheh edhe njĂ« nivel tĂ« vetĂ«menaxhimit pĂ«r komunitetin serb nĂ« KosovĂ« dhe njohje tĂ« ndĂ«rsjellĂ« tĂ« simboleve shtetĂ«rore, ndĂ«rsa kĂ«rkon nga Prishtina dhe Beogradi qĂ« t’i zbatojnĂ«, po ashtu, tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«hershme tĂ« arritura gjatĂ« dialogut.

Megjiithatë kjo marrëveshje ende ka mbetur e pazbatuar.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Ky proces fillimisht kishte nisur për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.

Edhe pse janĂ« nĂ«nshkruar marrĂ«veshje, shumica prej tyre nuk janĂ« zbatuar, ndĂ«rsa dialogu vazhdon tĂ« shihet herĂ« si i “vdekur” e herĂ« nĂ« “komĂ«â€. /Kallxo.com/

The post Dialogu KosovĂ«-Serbi, analistĂ«t e shohin herĂ« tĂ« “vdekur” herĂ« nĂ« “komĂ«â€ appeared first on Telegrafi.

“Dukej qĂ« e kishte marr malli”, Zemaj: PĂ«r presidenten Osmani ka vend nĂ« LDK

18 September 2024 at 19:23

Deputeti Armend Zemaj ka thĂ«nĂ« se LDK-ja Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ« qĂ« duan t’i bashkohen asaj, nĂ«se e pĂ«rqafojnĂ« programin e saj.

Deputeti i LDK-së tha se edhe për presidenten Vjosa Osmani ka vend në parti.

“Duhet thĂ«nĂ« diçka: nĂ« LDK ka pĂ«rfunduar njĂ« cikĂ«l zgjedhor. LDK Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« e zgjedhur nĂ« njĂ« konventĂ« prej 8 mijĂ« vetĂ«ve. Tash, se kush ku e sheh tĂ« ardhmen e vet, edhe nĂ« aspektin dĂ«shiror e edhe nĂ« fuqinĂ« politike, vjen koha dhe mundemi me qenĂ« pjesĂ« e çdo mandati udhĂ«heqĂ«s brenda LDK-sĂ«â€, tha Zemaj nĂ« “DPT te Fidani” nĂ« Klan Kosova.

Zemaj u pyet nëse ka vend për Vjosa Osmanin që të rikthehet në LDK.

“NĂ« pjesĂ«n e brendshme tĂ« LDK-sĂ«, (mundĂ«sia) Ă«shtĂ« pas katĂ«r vitesh, por pĂ«r tĂ« qenĂ« anĂ«tar, mund tĂ« jetĂ« nesĂ«r. Nuk mund tĂ« ketĂ« kushte (pĂ«r anĂ«tarĂ«sim) sepse ne jemi parti e hapur. Nuk kemi kushte, sepse kushdo qĂ« e pĂ«rqafon programin e LDK-sĂ«, mundet me garu, edhe me zgjedh e edhe me u zgjedhĂ«. NĂ«se (Osmani) e do aq shumĂ« LDK-nĂ«, duhet pak sakrificĂ«, le ta lĂ«shojĂ« nesĂ«r pozitĂ«n e presidentes, pastaj vjen. Kjo nuk Ă«shtĂ« ofertĂ«, por Ă«shtĂ« sakrificĂ« pĂ«r tĂ«â€, potencoi deputeti Zemaj.

MegjithatĂ«, ai tha se nuk beson se presidentja Osmani Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« rikthehet nĂ« familjen e saj tĂ« vjetĂ«r politike, “duke e pasur parasysh se nĂ«pĂ«r çka ka kaluar, ose s’po them çfarĂ« ka bĂ«rĂ«, pĂ«r tĂ« mbĂ«rritur aty”.

Duke folur pĂ«r ngjarjen e para disa ditĂ«ve nĂ« PodujevĂ«, ku u zbulua shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova, Zemaj tha se Osmanin “dukej qĂ« e kishte marrĂ« malli” pĂ«r LDK-nĂ«.

The post “Dukej qĂ« e kishte marr malli”, Zemaj: PĂ«r presidenten Osmani ka vend nĂ« LDK appeared first on Telegrafi.

Osmani dhe Hovenier bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

18 September 2024 at 17:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend.

Në njoftimin nga Presidenca thuhet se gjatë takimit te presidentes me ambasadorin amerikan u diskutua edhe për përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme.

“NĂ« takim u diskutua edhe pĂ«r agjendĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, nĂ« veçanti pĂ«r pritshmĂ«ritĂ« dhe aktivitet gjatĂ« javĂ«s sĂ« lartĂ« tĂ« AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Osmani dhe Hovenier bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

“Pozita zyrtare nuk tĂ« bĂ«n milioner”, Haxhiu: ZyrtarĂ«t publikĂ« kanĂ« krijuar pasuri tĂ« pajustifikueshme

17 September 2024 at 23:18

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili u miratua pak ditë më parë në Qeveri, është një nga ligjet më të rëndësishme që kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Haxhiu tha se në Kosovë zyrtarët publikë kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme.

“Nuk mundesh me njĂ« pagĂ« 1400-1500 euro tĂ« krijosh pasuri gjithandej, nĂ« KosovĂ«, jashtĂ« KosovĂ«s, dhe mos tĂ« jesh nĂ« obligime financiare. Pra kjo thjeshtĂ« nuk Ă«shtĂ« e mundur. Prandaj ka qenĂ« e qartĂ« qĂ« zyrtarĂ«t nĂ« KosovĂ« kanĂ« keqpĂ«rdorur detyrĂ«n e tyre zyrtare, kanĂ« krijuar pasuri tĂ« pajustifikueshme”, deklaroi ajo nĂ« emisonin “Prime” nĂ« RTK.

“Duhet tĂ« krijohet njĂ« standard nĂ« kĂ«tĂ« vend, qĂ« pozita zyrtare nuk tĂ« bĂ«n milioner”, theksoi mes tjerash Haxhiu.

Duke folur për kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e Vuçiqit. E rëndësishme sipas saj është që të respektohet Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Haxhiu potencoi se e rëndësishme gjithashtu është që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial të deklarohen se pse nuk kanë vepruar në raport me dorëheqjet.

“Nuk ka asnjĂ« rast kur njĂ« gjyqtar ka thĂ«nĂ« dorĂ«heqje dhe nuk i Ă«shtĂ« pranuar dorĂ«heqja. Por kjo ka ndodh me gjyqtarĂ«t dhe prokurorĂ«t serbĂ«. Prandaj Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« kuptohet qartĂ« se pĂ«rse KĂ«shilli GjyqĂ«sor dhe KĂ«shilli Prokurorial nuk e kanĂ« adresuar kĂ«tĂ«â€, deklaroi Ministrja e DrejtĂ«sisĂ«.

Mes tjerash ajo tha se nëse do të pranohej rikthimi i këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të dorëhequr serbë në institucionet e Kosovës, përveç se do të ishte në shpërputhje me legjislacionin, dyshuese është nëse qytetarët mund të besojnë më tek sistemi i drejtësisë.

Duke folur pĂ«r Asociacionin e komunave me shumicĂ« serbe ajo tha se nĂ« KosovĂ« nuk do tĂ« ketĂ« asociacion me kompetenca ekzekutive, e qĂ« do ta “bosnjizojĂ«â€ KosovĂ«n.

Mes tjerash ministrja Haxhiu e ritheksoi se Ura mbi lumin Ibër do të hapet dhe se kjo çështje ka qenë temë e diskutimeve me partnerët e Kosovës, përfshirë edhe KFOR-in. Ajo tha se për urën është diskutuar edhe sot në Bruksel dhe se edhe për BE-në është e qartë se hapja e urës nuk ka alternativë.

“Ura do tĂ« hapet dhe pĂ«r kĂ«tĂ« jemi nĂ« koordinim apo nĂ« diskutim e sipĂ«r me partnerĂ«t tanĂ«â€, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se qeveria e ka bërë të qartë se kjo nuk do të jetë temë diskutimi në Bruksel, megjithatë theksoi se zv.kryeministri Besnik Bislimi në takim bilateral ka folur për rëndësinë e lirisë së lëvizjes dhe se hapja e urës nuk ka alternativë.

“UnĂ« nuk e kam kuptuar asnjĂ«herĂ« presionin qĂ« nĂ« vazhdimĂ«si Ă«shtĂ« vendosur pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s, dhe jo ndaj SerbisĂ« e cila para njĂ« viti ka kryer sulm terrorist. PĂ«r tĂ« gjitha veprimet qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n e ligjet nĂ« fuqi i janĂ« vendosur masa KosovĂ«s. Ne e kemi thĂ«nĂ« hapur qĂ« jemi dakord tĂ« flasim me partnerĂ«t tanĂ« por nĂ« asnjĂ« rrethanĂ« nuk lejojmĂ« tĂ« cenohet territori, sovraniteti apo legjislacioni nĂ« fuqi”, deklaroi ajo.

Ministrja Haxhiu tha se situata në veri aktualisht është normale por sipas saj shqetësuese është fakti se qytetarët serbë në veri kanë vazhdimisht presion nga Serbia dhe presidenti Vuçiq.

NĂ« fund ajo u pyet edhe pĂ«r zgjedhjet parlamentare tĂ« cilat do tĂ« mbahen nĂ« shkurt tĂ« 2025-Ă«s tĂ« cilat tha se LĂ«vizja VetĂ«vendosje do t’i fitojĂ« bindshĂ«m.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve mes Qeverisë dhe Presidencës, Haxhiu u shpreh se nuk ka ndonjë problem të patejkalueshëm.

The post “Pozita zyrtare nuk tĂ« bĂ«n milioner”, Haxhiu: ZyrtarĂ«t publikĂ« kanĂ« krijuar pasuri tĂ« pajustifikueshme appeared first on Telegrafi.

Vukoviq: Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për dialog me Kosovën

17 September 2024 at 23:08

Profesori nga Universiteti “John Hopkins”, Sinisha Vukoviq, tha se takimi i sotĂ«m mes kryenegociatorĂ«ve nĂ« Bruksel ishte njĂ« dĂ«shtim dhe se kjo ka qenĂ« e pritur.

Ai tha se vërehet një lodhje e palëve në këtë proces.

“DĂ«shtimi i bisedimeve nĂ« Bruksel, sot Ă«shtĂ« njĂ« fiasko e plotĂ«. Nuk e di a ekziston ndonjĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« e mirĂ« si tĂ« shpjegohet ndryshe ajo qĂ« ka ndodhur nĂ« Bruksel edhe pse kjo nĂ« fakt Ă«shtĂ« pritur pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€, theksoi Vukoviq nĂ« RTK.

Sipas tij ky është një rezultat i pritshëm sepse, ekziston një lodhje e palëve dhe se nuk dihet nëse dikush beson më në këtë format aktual.

“NĂ« ditĂ«n e sotme si dhe dinamiken politike nĂ« SHBA, BE, nĂ« rajon e ndoshta nĂ« botĂ« kanĂ« shkaktuar kĂ«tĂ« indiferencĂ« nĂ« procesin e dialogut”, tha Vukoviq.

Sipas tij, bazuar në një postim të Lajçak në X, palët sikur nuk donin të ishin aty.

Ndërsa përmendja e Petkoviqit, për caktimin e kufirit të Mitrovicës së Veriut, është shfrytëzim i mundësisë për ta prishur më tutje procesin e dialogut, tha Vukoviq.

“Pra tĂ« nxirresh tema qĂ« nuk janĂ« parĂ« nĂ« tryezĂ« dhe pastaj procesi tĂ« del nga binarĂ«t, thjeshte tĂ« çorientohet i tĂ«rĂ« sistemi. Duke futur tema qĂ« nuk janĂ« nĂ« diskutim thjesht turbullohen ujĂ«rat, çrregullohet procesi. Kjo Ă«shtĂ« indicie se pala serbe nuk ka pasur kurrfarĂ« interesi qĂ« tĂ« angazhohet nĂ« mĂ«nyrĂ« domethĂ«nĂ«se nĂ« proces. Duke bĂ«rĂ« kĂ«rkesa komplet tĂ« pakuptimta pĂ«r tĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar procesin i cili mĂ« pas do tĂ« deeskalojĂ«. Kjo Ă«shtĂ« pra njĂ« lĂ«vizje taktike pĂ«r tĂ« blerĂ« kohĂ« pĂ«r ta çorientuar procesin”, deklaroi ai.

Vukoviq shtoi se në këtë proces Kosova ka arritur disa elemente të shtetësisë në qasjet ndërkombëtare.

“Tani mund ta vĂ«rtetojmĂ« qĂ« normalizimi dhe pastaj, pĂ«rmirĂ«simi i statusit tĂ« shtetĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, kanĂ« qenĂ« gjera paralele dhe shpesh tĂ« shkĂ«putura si elemente tĂ« kĂ«tij procesi. nĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« proces. Kosova ka arritur disa elemente tĂ« shtetĂ«sisĂ« nĂ« qasjet ndĂ«rkombĂ«tare, kĂ«to nuk mund tĂ« nĂ«nçmohen. Edhe liberalizimi i vizave, ishte si rezultat, por kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« copĂ«z e mozaikut”, tha Vukoviq.

Ai shtoi tutje se Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për normalizimin e marrëdhënieve.

“MundĂ«sia qĂ« Kosova tĂ« pĂ«rmbushĂ« gjithĂ« potencialin si shtet i pavarur nuk mund tĂ« arrihet me njĂ« qĂ«ndrim tĂ« tillĂ« nga ana e SerbisĂ«, sepse asaj i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tejet e madhe pĂ«r tĂ« luajtur kĂ«tĂ« lojĂ« plan-prishjeje. Kemi parĂ« shumĂ« e shumĂ« herĂ« qĂ« deri sa jep disa koncesione, shfrytĂ«zon pastaj kursin pĂ«r tĂ« ndryshuar komplet diskursin, duke pĂ«rshkallĂ«zuar tensionet njĂ«kohĂ«sisht”, deklaroi ai.

The post Vukoviq: Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për dialog me Kosovën appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Hovenier: Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë

17 September 2024 at 22:37

Me rastin e 25-vjetorit të operimit në Kosovë të Institutit Kombëtar të Demokratik (NDI), ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se pozicioni i SHBA-së nuk ka ndryshuar, është i palëkundur dhe nuk do të ndryshojë.

Hovenier tha se institucionet e shtetit të Kosovës janë krejtësisht legjitime dhe SHBA është krenare që ka ndihmuar në krijimin dhe konsolidimin e tyre.

“Do doja tĂ« marrĂ« disa minuta pĂ«r tĂ« rikujtuar pozicionin e QeverisĂ« sĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r KosovĂ«n. Po e bĂ«j kĂ«tĂ« sepse mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« mos ketĂ« keqkuptime apo keqprezentim tĂ« pozicionit tĂ« SHBA-sĂ«. MĂ« 2008, SHBA e njohu KosovĂ«n si shtet sovran tĂ« pavarur dhe sovran. Ne e bĂ«mĂ« kĂ«tĂ« gjĂ« bazuar nĂ« zotimet e qarta tĂ« lidershipit tĂ« atĂ«hershĂ«m qĂ« ata do tĂ« implementojnĂ« plotĂ«sisht zotimet e bĂ«ra nĂ« Planin e Ahtiasarit pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« shtet demokratik, multietnik dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s. QĂ«ndrimi i SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« i pandryshuar, Ă«shtĂ« i qartĂ« dhe s’do tĂ« ndryshojĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Hovenier, raporton RTK.

“Ne nuk e pranojmĂ« si tĂ« vĂ«rtetĂ« asnjĂ« pĂ«rpjekje qĂ« vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje statusin e KosovĂ«s apo institucioneve tĂ« tij. MĂ« lejoni tĂ« jem i qartĂ«: Kushtetuta e KosovĂ«s Ă«shtĂ« legjitime dhe jemi krenarĂ« pĂ«r rolin tonĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s teksa e zhvilluan atĂ«. MĂ« lejoni tĂ« jem i qartĂ«: Institucionet e shtetit tĂ« KosovĂ«s janĂ« krejtĂ«sisht legjitime dhe jemi krenarĂ« qĂ« kemi ndihmuar nĂ« krijimin dhe konsolidimin e atyre institucioneve, pĂ«rfshirĂ« edhe asistencĂ«n nga NDI dhe partnerĂ«t tjerĂ«â€, deklaroi Hovenier.

Ai tutje foli edhe për premtimin që Qeveria e Kosovës ia kishte dhënë SHBA-së para shpalljes së pavarësisë.

“Dua tĂ« ritheksoj edhe njĂ« pikĂ« kyçe: premtimi i KosovĂ«s Ă«shtĂ« si shtet i pavarur, sovran e multietnik, me mbrojtje tĂ« veçantĂ« pĂ«r tĂ« drejtat e pakicave. Dhe jemi krenarĂ« me rolin qĂ« kemi luajtur pĂ«r tĂ« ndihmuar partnerĂ«t e KosovĂ«s pĂ«r tĂ« avancuar kĂ«tĂ« vizion. Dhe vazhdojmĂ« pĂ«rpjekjet tona pĂ«r tĂ« punuar me qeverinĂ« aktuale nĂ« kĂ«rkim tĂ« bashkĂ«punimit mĂ« tĂ« afĂ«rt pĂ«r tĂ« parĂ« se ky vizion Ă«shtĂ« realizuar. Vizioni ynĂ« mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ«: Kosova gĂ«zon njĂ« shoqĂ«ri nĂ« tĂ« cilĂ«n tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t jetojnĂ« nĂ« kushte tĂ« dinjitetshme dhe tĂ« sigurta, pĂ«rfshirĂ« edhe ato nga komunitetet pakicĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ambasadori amerikan.

The post Hovenier: Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë appeared first on Telegrafi.

Haziri: LDK e ka hapur Urën e Ibrit për qarkullim të njerëzve

17 September 2024 at 22:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se kryeministri Albin Kurti lejen për testimin e Urës së Ibrit e ka marrë nga KFOR-i.

Haziri ka bërë një varg akuzash ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, duke thënë se ka agjenda të fshehura politike.

”Ne e kemi hapur urĂ«n pĂ«r qarkullim tĂ« njerĂ«zve, ka mbetur nĂ« proces tĂ« hapat pĂ«r vetura. Zoti Kurti askund nuk e pĂ«rmend se ne po bĂ«jmĂ« testin pĂ«r qarkullim”, tha Haziri.

Ai tutje ka shtuar se UrĂ«n e Ibrit “nĂ« vitin 2018 LDK-ja e ka vu nĂ« funksion. Qarkullimi i njerĂ«zve Ă«shtĂ« pjesĂ« e marrĂ«veshjes”.

Haziri tha se Kurti ka agjendë të fshehur politike dhe se e ka ideologjinë më me prioritet se shtetin.

”Zoti Kurti e ka ideologjinĂ« mĂ« prioritet se shtetin, republikĂ«n familjen. NjerĂ«z qĂ« kanĂ« agjenda tĂ« fshehura politike nuk zgjedhin metoda me realizu agjendĂ«n. Gjithçka qĂ« i shkon pĂ«r shtati agjendĂ«s sĂ« tij Ă«shtĂ« nĂ« funksion”, tha Haziri.

Ai tha se Kurti ia dha ”pokrainen” KosovĂ«s.

”Ka shku nĂ« OhĂ«r si kryeministĂ«r me asetet e shtetit me pĂ«rcjellje tĂ« shtetit, ia ka sjellĂ« KosovĂ«s ‘pokrainen’ mrena dhe thotĂ«, po nĂ« kuadĂ«r tĂ« pakos”, tha Haiziri, pĂ«r RTV21.

Sipas Hazirit, Albin Kurti opozitar ka një dallim të madh me Kurtin kryeministër.

Haziri ka kritikar për Kurtin duke thënë se ka dështuar duke i mbuluar dështimet me tema të ndryshme.

”Kur njerĂ«zve ua humb shpresĂ«n quhet dĂ«shpĂ«rim, dĂ«shpĂ«rim nĂ« tĂ« gjitha sektorĂ«t. Ky ka dĂ«shtuar”, tha Haziri.

Ai tha se gjatë kësaj Qeverie në Kosovë nuk ka frymë të dialogut.

”Dialog politik nĂ« KosovĂ« nuk ka. Nuk ka kulturĂ« dialogu”, tha Haziri, teksa shtoi se nuk ka as dialog social.

Duke kritikuar kryeministrin, Haziri tha se “Kurti e kundĂ«rshton opozitĂ«n, del nĂ« Kuvend kur dĂ«shiron”.

 

The post Haziri: LDK e ka hapur Urën e Ibrit për qarkullim të njerëzve appeared first on Telegrafi.

“Rrena e pĂ«rsĂ«ritur”: FamiljarĂ«t e dĂ«shmorĂ«ve Jusufi dhe Musa padisin Imer Imerin pĂ«r akuzat ndaj UÇK-sĂ«

17 September 2024 at 18:55

Imer Imeri, dĂ«shmitar i GjykatĂ«s Speciale nĂ« HagĂ«, ka pretenduar se dĂ«shmorĂ«t e ZonĂ«s Operative tĂ« ShalĂ«s, Xhevat Jusufi dhe Rexhep Musa, janĂ« vrarĂ« nga pjesĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK). KĂ«to pretendime, fillimisht tĂ« shprehura nĂ« prill 2023 nĂ« emisionin “Debat Plus,” janĂ« pĂ«rsĂ«ritur edhe nĂ« dĂ«shminĂ« e tij nĂ« HagĂ«. NĂ« pĂ«rgjigje ndaj kĂ«tyre pretendimeve, familjet e dy dĂ«shmorĂ«ve kanĂ« ngritur padi pĂ«r shpifje kundĂ«r Imerit.

Në përgjigje, familjet e dy dëshmorëve kanë ngritur padi për shpifje kundër Imerit.

Avokati SkĂ«nder Musa, nĂ« “FIVE” tĂ« RTV Dukagjini ka theksuar se familjet e dĂ«shmorĂ«ve asnjĂ«herĂ« nuk kanĂ« kontaktuar me Imer Imerin dhe mohojnĂ« plotĂ«sisht pretendimet e tij. Sipas tyre, kĂ«to akuza janĂ« tĂ« pabaza dhe njollosin figurat e dĂ«shmorĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

â€œĂ‡Ă«shtja ka tĂ« bĂ«jnĂ« me shpifjen qĂ« ka bĂ«rĂ« Imer Imeri nĂ« lidhje me dy familjet e dĂ«shmorĂ«ve; me familjen e Xhevat Jusufit dhe me familjen e Rexhep MusĂ«s. PĂ«r shkak se kĂ«to dy familje, sipas pretendimeve tĂ« tyre, asnjĂ«herĂ« nuk janĂ« kontaktuar nga Imer Imeri, dhe nga asnjĂ« person i Speciales.  Dhe nuk kanĂ« pasur asnjĂ«herĂ« pretendim se familjarĂ«t e tyre apo dĂ«shmorĂ«t qĂ« janĂ« vrarĂ« nga pjesĂ«tarĂ«t e UÇK-sĂ«, siç ka deklaruar ai rrejshĂ«m, siç ka shpifur nĂ« mjetet e informimit nĂ« media dhe nĂ« Dhomat e Specializuara. Shpifjen e ka vazhduar edhe mĂ« tej pĂ«rveç emitonit Debat Plus, kur e kanĂ« demantuar familjet nĂ« emision direkt. E kanĂ« demantuar nĂ« tĂ«ri deklarimin  tij se kinse se ka tĂ« dhĂ«na se kĂ«ta dĂ«shmorĂ« janĂ« vrarĂ« nga shqiptarĂ«t”.

“Ai prapĂ« e ka pĂ«rsĂ«ritur nĂ« Speciale nĂ« dĂ«shminĂ« e tij. Duke pretenduar se Ă«shtĂ« kontaktuar nga djali i Xhevatit, se nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«.  E ka pĂ«rsĂ«ritur edhe njĂ« herĂ« shpifjen. Kushtet ligjore pĂ«r tĂ« ushtruar padi janĂ« plotĂ«suar, pasi demanti Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« brenda emisionit dhe ai nuk e ka tĂ«rhequr shpifjen dhe ka vazhduar edhe pranĂ« DHSK-sĂ«. KĂ«tĂ« kontestet janĂ« plotĂ«suat kushtet e Ligjit Civil kundĂ«r Shpifjes dhe Fyerjes, qĂ« parashihet me dispozitĂ«n e nenit 4, lidhur me paragrafin 1 dhe nenet,14, 15,16 dhe 17 tĂ« kĂ«tij ligji.  Me kĂ«tĂ« padi familjet pretendojnĂ« me pastruar vetĂ«n. Mu mbrojte nga shpifja e kĂ«tij personi qĂ« nuk e njohin dhe nuk e kanĂ« njohur deri nĂ« emision kur ka njolluar figurat emblematike tĂ« ZonĂ«s Operative tĂ« ShalĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Musa.

Esat Jusufi, djali i Xhevat Jusufit, ka mohuar çdo lidhje tĂ« UÇK-sĂ« me vrasjen e babait tĂ« tij, duke e quajtur deklaratĂ«n e Imerit njĂ« rrenĂ« tĂ« pastĂ«r.

“Nuk kemi asnjĂ« pretendim qĂ« dikush nga UÇK-ja ka gisht nĂ« vrasjen e babait. Ajo se çka ka deklaruar ai, ai nuk po dinĂ« as se çka po rren. Ka thĂ«nĂ« qĂ« kinse Ă«shtĂ« kaur tri ditĂ« para vrasjes, babai Ă«shtĂ« takuar me Jakup Krasniqin, nuk qĂ«ndron kĂ«shtu e vĂ«rteta. Jakup Krasniqi para ofensivĂ«s se 15 shtatorit ka qenĂ« nĂ« zonĂ« operative tĂ« ShalĂ«s, kurse vrasja ka ndodhur mĂ« 3 janar tĂ« viti 1991
 Sikur t’i mos mjaftonte nĂ« emision ajo çka ka thĂ«nĂ«, ka vazhduar edhe nĂ« Tribunalin e HagĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Esat Jusufi.

Edhe Besart Musa, djali i Rexhep MusĂ«s, ka reaguar ashpĂ«r ndaj kĂ«tyre akuzave, duke i quajtur shpifje nga “dora e zgjatur e SerbisĂ«,” me qĂ«llim pĂ«r tĂ« njollosur dĂ«shmorĂ«t e UÇK-sĂ«.

“DorĂ« e zgjatur e SerbisĂ« vazhdon tĂ« jetĂ« prej paraluftĂ«s. Edhe gjithçka u njollos, u njollos veteranit, invalidin tash filluan t’i njollosin edhe dĂ«shmorĂ«t. Nuk i mjaftuan kĂ«to edhe nisĂ«n edh me dĂ«shmorĂ«t. Krejt çka ka than ai Ă«shtĂ« njĂ« shpifje. NjĂ« rrenĂ« e kulluar. Edhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye e kemi paditur”, ka thĂ«nĂ« Besart Jusufi. /Dukagjini/

The post “Rrena e pĂ«rsĂ«ritur”: FamiljarĂ«t e dĂ«shmorĂ«ve Jusufi dhe Musa padisin Imer Imerin pĂ«r akuzat ndaj UÇK-sĂ« appeared first on Telegrafi.

Osmani: Masat e Vuçiqit nuk kanĂ« asnjĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«r KosovĂ«n – qĂ«llimi i tij Ă«shtĂ« destabilizimi

17 September 2024 at 16:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërkesat dhe masat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën dhe se qëllimi i tij është destabilizimi i rajonit.

E para e vendit, tha se Vuçiq po tenton t’i hedh hi syve aleatĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« me kĂ«rkesa pĂ«r ri integrimin e komunitetit serb nĂ« KosovĂ«. MirĂ«po, Osmani tha se qĂ«llimi kryesor ti tij Ă«shtĂ« destabilizimi i vendit.

“Vuçiq duhet tĂ« kuptojĂ« njĂ« herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« se Kosova Ă«shtĂ« vend sovran dhe pavarur, me institucione legjitime dhe demokratike tĂ« cilat marrin vendime pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe çdo cep tĂ« KosovĂ«s. KĂ«rkesat e njĂ« presidenti tĂ« njĂ« shteti tjetĂ«r tĂ« cilat nuk bĂ«hen nĂ« mirĂ«besim dhe nuk e kanĂ« asnjĂ«herĂ« prioritet interesin e qytetarĂ«ve, por vetĂ«m e vetĂ«m interesat destabilizuese tĂ« SerbisĂ« s’kanĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«r KosovĂ«n. PĂ«r mĂ« tepĂ«r unĂ« jam e bindur se presidenti serb nuk Ă«shtĂ« i interesuar qĂ« tĂ« realizohen ato qĂ« ai i paraqiti si kĂ«rkesa. Ai nuk Ă«shtĂ« i interesuar nĂ« rikthimin e serbĂ«ve nĂ« institucione tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. UnĂ« jam e bindur se kur Vuçiq flet pĂ«r rikthimin e serbĂ«ve nĂ« polici, gjyqĂ«si, parlamentar dhe tĂ« tjera ai nĂ« fakt po i prezanton kĂ«to si fjalĂ« e retorikĂ« pĂ«r tĂ« hequr vĂ«mendjen e botĂ«s demokratike nga ajo qĂ« po ngjanĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«. QĂ« janĂ« pĂ«rpjekjet e tij tĂ« qeverisĂ« sĂ« tij, ushtrisĂ« sĂ« tij nĂ« trajtimin e vazhdueshĂ«m tĂ« forcave paramilitare qĂ« kanĂ« qĂ«llim vetĂ«m dhunĂ«n
 NĂ« asnjĂ« moment nuk e besoj se Vuçiq Ă«shtĂ« interesuar qĂ« serbĂ«t tĂ« kthehen nĂ« institucionet e KosovĂ«s”, tha ajo, transmeton KP.

Megjithatë, Osmani tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në lidhje që të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë në përputhje me procedurat e ligjshme të jenë në të gjitha institucionet e Kosovës.

“Kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« ne si institucione tĂ« KosovĂ«s mos tĂ« punojmĂ« hapur me tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t tanĂ« tĂ« nacionalitetit serb, nĂ« pĂ«rputhje me procedurat e ligjshme ata tĂ« jenĂ« prezent nĂ« tĂ« gjitha institucionet e KosovĂ«s, gjĂ« e cila ju takon me KushtetutĂ« dhe ligjet qĂ« kanĂ« dal nga Pakoja e Ahtisaarit”, theksoi Osmani.

Në lidhje me dialogut me Serbinë, presidentja Osmani tha se i njëjti nuk po zhvillohet në përputhje me parimin e barazisë.

Ajo nënvizoi se hapja e urës së Ibrit nuk duhet të bëhet temë në dialogun e Brukselit, pasi kjo do të ishte cenim i sovranitetit dhe kushtetutshmërisë.

“Kosova vazhdimisht ka treguar pĂ«rkushtim jo vetĂ«m zbatim tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« Brukselit tĂ« cilat janĂ« ligjĂ«risht tĂ« zbatueshme, por tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« ka treguar pĂ«rkushtim pĂ«r paqe. Problemi Ă«shtĂ« se ky dialog ka njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« qĂ« po dĂ«shmon se nuk po organizohet nĂ« pĂ«rputhje me parimin e barazisĂ« sĂ« palĂ«ve. NĂ« asnjĂ« moment nuk shihet se dy palĂ«t qĂ« po trajtohen nĂ« dialog tĂ« barabartë  NĂ«se dikush bĂ«n dialog pĂ«r urĂ«n e Ibrit me SerbinĂ« kjo Ă«shtĂ« shkelje e sovranitetit dhe kushtetutĂ«s sĂ« KosovĂ«s. NĂ« asnjĂ« moment nuk Ă«shtĂ« interes tĂ« KosovĂ«s qĂ« kjo temĂ« tĂ« jetĂ« pjesĂ« e dialogut me SerbinĂ«. Kjo temĂ« patjetĂ«r qĂ« duhet tĂ« diskutohet dhe dialogohet me partnerĂ«t tanĂ« tĂ« sigurisĂ«â€, theksoi Osmani.

Krahas kĂ«saj, Osmani tha se Kosova s’ka frikĂ« nga asnjĂ« kĂ«rcĂ«nim i Vuçiqit, pasi institucionet e sigurisĂ« janĂ« tĂ« gatshme tĂ« mbrojnĂ« sovranitetin nĂ« çdo cep tĂ« vendit.

Këto komente, presidentja Osmani i tha para mediave pas lansimit të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. /Telegrafi/

The post Osmani: Masat e Vuçiqit nuk kanĂ« asnjĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«r KosovĂ«n – qĂ«llimi i tij Ă«shtĂ« destabilizimi appeared first on Telegrafi.

Fillon Forumi i Biznesit Mbretëri e Bashkuar -Kosovë, Forcimi i Partneriteteve Ekonomike

17 September 2024 at 16:21

Sot bëhet hapja zyrtare e Forumit të Biznesit Mbretëri e Bashkuar-Kosovë, një platformë e rëndësishme që synon të përmirësojë bashkëpunimin e biznesit dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar (MB).

Sipas njoftimit, forumi ka tërhequr udhëheqës kryesorë të biznesit, zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë të industrisë për të diskutuar mundësitë e reja për tregti, investime dhe inovacion.

NĂ« kĂ«tĂ« aktivitet diskutuan Ilir Ibrahimi – drejtor Menaxhues, The Business Club, Jonathan Hargreaves – ambasador i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« KosovĂ«,  Alexander Albertine – drejtor i ZyrĂ«s sĂ« Rritjes Ekonomike tĂ« USAID-it, Luan Dalipi – shef i Kabinetit, Zyra e Kryeministrit dhe Ava Beck – konsulente e LartĂ«, OCO Global

Folësit në diskutimet e tyre theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar potencialin për rritjen e investimeve dhe ndërmarrjeve të përbashkëta në sektorët kyç.

Forumi do të vazhdojë me diskutime dhe mundësi rrjetëzimi, duke i pozicionuar të dyja vendet për bashkëpunim afatgjatë dhe rritje ekonomike. Me potencialin në rritje të biznesit të Kosovës dhe tregun e fuqishëm të MB-së, ky forum është vendosur të hapë rrugën për partneritete të reja emocionuese.

Forumi i Biznesit në MB në Kosovë organizohet nga Klubi i Biznesit në partneritet me  USAID-s Investment Promotion and Access to Finance Activity. /Telegrafi/

The post Fillon Forumi i Biznesit Mbretëri e Bashkuar -Kosovë, Forcimi i Partneriteteve Ekonomike appeared first on Telegrafi.

❌
❌