Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 September 2024Main stream

Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

7 September 2024 at 15:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se vendosja e bllokadave nëpër pikë-kalimet kufitare nga ana e Serbisë është bërë me qëllim që të krijohet tension dhe të destabilizohet paqja dhe siguria në Kosovë e rajon.

Ajo tha se në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit, Serbia po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë.

Osmani u bëri thirrje aleatëve që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë siç thotë ajo, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve.

“Në kundërshtim me të gjitha marrëveshjes e Brukselit të cilat janë arritur në këto 12 vite, Serbia edhe njëherë tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë.

Këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, të cilat në mënyrë të veçantë kanë për qëllim të terrorizojnë qytetarët shqiptarë donin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë. Por, në të njëjtën kohë e tregojnë lidhmërinë e drejtpërdrejt ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto bllokada.…

I bëj thirrje aleatëve tanë që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”, tha Osmani, raporton kp.

Ndër të tjera, e para e vendit, Vjosa Osmani tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që mos të lejohet krijimi i tensioneve brenda territori të Republikës së Kosovës.

“Reagimi institucional i Kosovës siç e dini veçse po ndodhë. Ka një kohë të gjatë që ne kemi mbledhur prova lidhur me këtë. Është bërë thirrje publike qe qytetaret mos të shfrytëzojnë ato pika kufitare. Janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që mos të lejohet që ky destabilizim të krijojë tensione brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë”, potencoi Osmani.

Pika kufitare në Merdarë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë e mbyllura, ndërkaq në Jarinje është raportuar se ka qarkullim të veturave.

Pas mbylljes së pesë zyrave të strukturave paralele në veri nga Policia e Kosovës me dyshimet për falsifikim me dokumente, Këshilli organizativ për bllokada i Serbisë paralajmëroi bllokim të pikë-kalimeve kufitare.

The post Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist

7 September 2024 at 15:11

Sot në Podujevë është bërë përurimi i shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndërkaq në ceremoni të pranishëm ishin edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

E një prani e tillë në ceremoninë e përurimit të shtatores së Rugovës ka ngjallur reagimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj.

“Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka”, shkruan Haradinaj.

Lexoni të plotë postimin:

Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka.

Lirisht, njeriu mund të konkludojë se qasja e të treve ndaj politikëbërjes dhe vlerave për të cilat ka qëndruar Prof. Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë aq e ultë sa që sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr.

Llapi e ka merituar një përmendore të Dr. Rugovës sepse besnikëria dhe besimi i llapjanëve ndaj Rugovës ka qenë unik. Nuk është keq të përmendim fjalorin e Rugovës që sot, po të ishte gjallë, do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës”.

Albini dhe Donika këtë nuk e thonë as nuk e mendojnë kurrë, përderisa Vjosa, edhe kur e thotë, çdo ditë e më pak njerëz e besojnë dhe kanë të drejtë që nuk e besojnë. /Telegrafi/

The post Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist appeared first on Telegrafi.

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

7 September 2024 at 13:17

Rreth 100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas.

Në një postim në X nga Misioni i SHBA-së në NATO thuhet se anëtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Idahos po vendosen jashtë shtetit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Këta shtetas-ushtarë do të trajnohen në Teksas, përpara se t’i bashkohen Operacionit Joint Guardian për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, thuhet në postim.

Saying farewell

Members of the Idaho Army National Guard are deploying overseas in support of the NATO peace-keeping mission in Kosovo.

These citizen-soldiers will receive training in Texas, before joining Operation Joint Guardian for a year. The security and stability of… pic.twitter.com/g5okAJqQ2l

— U.S. Mission to NATO (@USNATO) September 6, 2024


Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani

“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur! Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, shkruan presidentja. /Telegrafi/

The people of Kosovo welcome you with open hearts! 🇽🇰❤🇺🇸

We are thankful for the service and support of every American who serves in our country and alongside us. https://t.co/AokqSI9GjR

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 7, 2024

The post Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kryediplomati turk pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

By: E.K
6 September 2024 at 14:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Takimi ka qenë i hapur për mediat vetëm në fillim. Gjatë ditës, Fidan u takua edhe me homologen e tij, Donika Gërvallën, me të cilën mbajtën konferencë për shtyp. Ndërsa pas takimit me presidenten, kryediplomati turk do […]

The post Kryediplomati turk pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani appeared first on FaxWeb.

Osmani takon ambasadorin suedez, diskutojnë për sigurinë dhe raportet Kosovë-Suedi

4 September 2024 at 15:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet e sigurisë, si dhe raportet Kosovë-Suedi.

Në takim, Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori Westerlund diskutuan edhe për integrimin euroatlantik të Kosovës, me ç’rast presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim.

“Duke qenë se Kosova është 100% e linjëzuar me politikat e BE-së si dhe duke marrë parasysh reformat e kryera në vend, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, Presidentja potencoi domosdoshmërinë e vlerësimit të shteteve aspiruese, përfshirë Kosovën, bazuar në merita. Në takim poashtu u diskutua edhe për përpjekjet e Kosovës për avancimin e prezencës së saj ndërkombëtare si dhe për hapat tutje sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Në fund thuhet se Vjosa Osmani dhe ambasadori Westerlund diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Suedisë, përfshirë bashkëpunimin tregtar, investimet potenciale suedeze, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë informative si dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm. /Telegrafi/

The post Osmani takon ambasadorin suedez, diskutojnë për sigurinë dhe raportet Kosovë-Suedi appeared first on Telegrafi.

Vjosa Osmani: Kosova i ka përmbushur kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat për në BE

3 September 2024 at 13:43
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shteti ka përmbushur të gjitha kushtet që ta fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimit Evropian. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit të parë me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund

Osmani takon shefin e ri të Zyrës së BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat

3 September 2024 at 12:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Presidentja i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, gjersa ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së. /Telegrafi/

 

 

The post Osmani takon shefin e ri të Zyrës së BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat appeared first on Telegrafi.

Toshkovski për incidentin me Vjosa Osmanin: Individët mund të gabojnë, por sistemi nuk duhet të gabojë

3 September 2024 at 10:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski para gazetarëve sot ka folur për incidentin në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai tha se çdo njeri ka të drejtë të veproj ashtu siç vlerëson se duhet të sillet apo nuk duhej të sillej. Tutje Toshkovski, potencoi se personi është suspenduar dhe MPB ka parashtruar kallëzim penal.

“Çdo njeri ka të drejtë të veprojë ashtu siç ka vlerësuar se duhet të sillet apo nuk duhej të sillej. Secili ka të drejtë të gabojë, por sistemi nuk duhet të gabojë. Në këtë rast sistemi ka dëshmuar se funksionon, për fat të mirë. Nuk ka funksionuar shumë shpesh në të kaluarën. Sistemi nuk duhet të gabojë dhe nuk do të gabojë dhe nuk gaboi as në këtë rast. Personi në këtë rast është suspenduar, për të njëjtin Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal dhe shpresoj që edhe Prokuroria do ta procesojë rastin në kuadër të kompetencave të saja. Shpresoj të njëjtën ta bëjë edhe Gjykata. Kjo situatë tashmë është zgjidhur”, u shpreh Pançe Toshkovski.

Ai foli edhe për informacionet për destabilizim të mundshëm në muajt e vjeshtës. I pyetur nëse MPB-ja pret trazira këtë vjeshtë pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe reagimet nga blloku politik shqiptar, Toshkovski tha se MPB do t’i përgjigjet çdo sfide.

“Ministria për Punë të Brendshme do t’i përgjigjet çdo sfide që do t’i vihet në kuadër të kompetencave të saj. Ne kemi treguar deri tani se mund të përballemi me të gjitha sfidat dhe t’i zgjidhim ato në përputhje me rrethanat. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. A ka njoftime për trazira këtë vjeshtë, për sa i përket protestave – po, ka pasur informacione të tilla në periudhën e kaluar. A do të merremi me ta – po!”, tha Toshkovski./Telegrafi/

The post Toshkovski për incidentin me Vjosa Osmanin: Individët mund të gabojnë, por sistemi nuk duhet të gabojë appeared first on Telegrafi.

Aksioni në veri, SHBA vlerëson përkushtimin e Presidentes për një koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

1 September 2024 at 00:03

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka ndarë detaje të reja rreth takimit në mes të presidentes Vjosa Osmani me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof. 

SHBA vlerësojnë qëndrimin e Presidentes Osmani që të ketë koordinim me aleatët rreth veprimeve të Qeverisë.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof dhe Presidenti Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh të rëndësishme, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e Presidentes Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

“Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, kishte shkruar Osmani./Telegrafi/

The post Aksioni në veri, SHBA vlerëson përkushtimin e Presidentes për një koordinim me bashkësinë ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Osmani takon Zv.ndihmës Sekretarin amerikan, flasin për angazhimin e shtuar të SHBA-së për paqe në rajon

31 August 2024 at 19:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit të Sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Alexander Kasanof.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

“Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Osmani.

Presidentja gjatë qëndrimit në Pragë të Çekisë, sot ka zhvilluar takim  edhe me Ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty. /Telegrafi/

The post Osmani takon Zv.ndihmës Sekretarin amerikan, flasin për angazhimin e shtuar të SHBA-së për paqe në rajon appeared first on Telegrafi.

Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, Osmani: Ishin forcuar nga Vuçiç dhe kthyer në grupe mafioze! Duhet të shpërbëheshin

By: D Marku
31 August 2024 at 17:59

Nga Praga, presidentja Vjosa Osmani mbrojti vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e komunave të ngritura nga Serbia, në Mitrovicën e Veriut. Për Radio Evropa e Lirë, Osmani tha se komunat e ngritura nga Serbia në Veri, që operonin paralelisht me komunat e shtetit të Kosovës, ishin shndërruar në grupe mafioze.

Osmani nënvizoi se janë veprime legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që suksesi dhe qëndrueshmëria e tyre varen prej bashkëpunimit me aleatët.

“Situata në veri të Kosovës është shumë sfiduese, sepse përkundur Marrëveshjes së vitit 2013, e cila kërkon që të gjitha strukturat ilegale të shpërbëhen, ato janë forcuar nga [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiç në këtë dekadë, dhe janë shndërruar në grupe mafioze, të cilat edhe sfidojnë sigurinë, edhe sovranitetin, por edhe vetë jetën e qytetarëve që jetojnë në veriun e veriut”, ka thënë Osmani në Pragë, ku po merr pjesë në forumin e sigurisë Globsec.

Ajo ka bërë thirrje që të mos lejohet “asnjë forcë e errët, asnjë shtet që ka qëllime dashakëqija ndaj Kosovës dhe rajonit, të krijojë ndarje mes neve dhe aleatëve”.

“Kjo ndarje, në afatgjatë, Kosovës i kushton shumë. Kosova ka mundësi që të jetë e suksesshme në shtirje të sovranitetit, bashkë me aleatët. Kërkohet më shumë komunikim, më shumë konsultim, më shumë koordinim”.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ndalë, siç ka thënë ai, “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

Për aksionin në veri kanë reaguar edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

E pyetur nëse zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) e kanë përmendur nëpër takimet e ditëve të fundit përkeqësimin e marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës, ajo ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë në çdo nivel se raportet me popullin e Kosovës, me Kosovën si shtet, i ka shumë të fuqishme.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për ta forcuar partneritetin, ne duhet të gjejmë mënyra që debati në Kosovë të mos jetë asnjëherë se ‘a jemi prishur me Amerikën apo jo?’, por të jetë sa jemi duke i forcuar ato marrëdhënie, sepse është vetëm në interes të Kosovës”.

Ajo ka thënë se do të takohet në kuadër të Globsec-ut me zyrtarë amerikanë për t’i diskutuar të gjitha sfidat aktuale.

Osmani nuk ka dashur të komentojë pse të shtunën, më 31 gusht, është vërejtur një prani e shtuar e forcave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR mbi urën kryesore mbi lumin Ibër.

Presidentja ka thënë se për këtë gjë duhet pyetur KFOR-i, por as ky institucion nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

Një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i ka thënë më herët për një korrespodente të REL-it se “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se pjesëtarët aty gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”./ REL

The post Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, Osmani: Ishin forcuar nga Vuçiç dhe kthyer në grupe mafioze! Duhet të shpërbëheshin appeared first on Albeu.com.

Osmani për REL: Veprimet për shtirje të sovranitetit janë legjitime, suksesi varet nga bashkëpunimi me aleatët

31 August 2024 at 17:29
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë të shtunën Radios Evropa e Lirë se veprimet për shtirje të sovranitetit në Kosovë, janë veprime legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që suksesi dhe qëndrueshmëria e tyre varen prej bashkëpunimit me aleatët. Ajo i ka bërë këto deklarata, pasi është pyetur rreth reagimeve

Vjosa Osmani: Me SHBA-në kemi mospajtime në qasje, jo në synimin final

31 August 2024 at 15:02
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dallimet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë te synimet finale, por qasja për të arritur tek ato. Ajo i ka vlerësuar si më të rëndësishmet nga të gjitha të tjera marrëdhëniet me SHBA-në. Ka shtuar se “Sigurisht se do dëgjoni kohë pas kohe

Zyra e Shtypit: Presidenti Bajram Begaj, raporte të ngushta në çdo situatë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti

By: admin
30 August 2024 at 16:57

Nisma e qeverisë së Kosovës për të rihapur urën e Ibrit ka shkaktuar reagime diplomatike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, disa media në Kosovë kanë shkruajtur se drejtuesit e shtetit si Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti nuk komunikojnë me krerët e shtetit shqiptar, si Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama.

E pyetur në lidhje këtë, Zyra e Shtypit e Presidentit Begaj tha se, “kreu i shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo kohë dhe në mënyrë të veçantë, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

“Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë”, shtoi Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Begaj zhvilloi sëfundmi një vizitë në Kosovë ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si edhe drejtues të tjerë politikë të Republikës së Kosovës.

The post Zyra e Shtypit: Presidenti Bajram Begaj, raporte të ngushta në çdo situatë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti appeared first on Albeu.com.

Osmani me Sarrazinin diaskutuan për zhvillimet politike e ato të sigurisë

29 August 2024 at 19:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Nga Presidenca njoftojnë se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për Procesin e Berlinit. Me këtë rast, Presidentja ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.

“Presidentja, po ashtu, potencoi mirënjohjen për kontributin e ushtarëve gjermanë dhe ka vlerësuar lartë përkushtimin e Gjermanisë në drejtim të garantimit të paqes dhe sigurisë, gjë që është dëshmuar edhe me katërfishimin e trupave gjermane, pas aktit të agresionit të Serbisë në shtatorin e vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

The post Osmani me Sarrazinin diaskutuan për zhvillimet politike e ato të sigurisë appeared first on Telegrafi.

Osmani: Regjimi i Millosheviqit nuk arriti ta shtyp shpirtin për liri

29 August 2024 at 17:45

Presidentja Vjosa Osmani në 34-vjetorin e vizitës së senatorëve amerikanë në krye me Bob Dole në Kosovë për të parë krimet e regjimit serb, ka thënë se 29 gushti shënon fillimit e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë.

“Regjimi brutal i Millosheviqit u përpoq ta shtyp dhunshëm protestën, por nuk arriti ta shtyp asnjëherë shpirtin e popullit tonë për liri, demokraci e pavarësi. 29 gushti i vitit 1990 shënoi fillimin e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, dhe siç kishte thënë pas proteste edhe vet senatori Bob Dole: ‘liria po vjen, demokracia po vjen”, ka thënë Osmani gjatë ceremonisë së organizuar nga Komuna e Prishtinës.

Osmani tha se vizita e tyre bëri që thirrja për liri e drejtësi të dëgjohet dhe e vërteta të ndërkombëtarizohet.

“Në Prishtinë panë, evidentuan dhe siç e dëgjuat edhe vet, u tmerruan nga brutaliteti i regjimit të Millosheviqit. Sot ky shesh është i qetë, njerëzit e Kosovës janë të lirë, Kosova është shtet i pavarur e demokratik dhe SHBA-të janë këtu me ne”, ka thënë presidentja Osmani.

Presidentja ka falënderuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vazhdon edhe sot të jetë aleati kryesor i Kosovës, teksa përmendi disa nga figurat kyçe të shtetit amerikan që lanë gjurmë në çlirimin e vendit.

“Më tepër se tri dekada më pas, ky shesh ruan kujtimin historik, një pllakë përkujtimore e vendosur para Hotelit Grand e ka përjetësuar këtë datë, një bust i senatorit Bob Dole dhe sekretares së Shtetit, Madelline Albright pak metra tutje, dhe një shtatore e ikonës së popullit të Kosovë, presidentit Bill Clinton, janë një histori e ngërthyer në 34 vjet”, ka thënë ajo.

Gjatë ceremonisë u shfaq përmbledhja e shkurtër që dokumenton vizitën e Dole dhe protestat e atëhershme.

The post Osmani: Regjimi i Millosheviqit nuk arriti ta shtyp shpirtin për liri appeared first on Telegrafi.

“Nëse nuk bëhen bashkë do të bëhet e zezë dita”, Berisha thotë se anti UÇK-izmi bashkon Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun

29 August 2024 at 11:20

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se e përbashkëta e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani është anti UÇK-izmi.

Berisha madje thotë se i njëjtë me Kurtin e Osmanin është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Këto komente deputeti i AAK-së i bëri në një postim në Facebook, ku tha se Abdixhiku pretendon pushtetin me kartën e njëjtë.

“E përbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti UÇK izmi, ky është edhe suksesi i tyre . I njëjtë me këta të dy është edhe Lumiri Pretendon pushtet me kartën e njëjtë”, ka shkruar Berisha.

Më tej Berisha ka thënë se nëse Osmani, Kurti e Abdixhiku nuk bëhen bashkë, do ta përçajnë elementin jugosllav në Kosovë.

“Të 3 nëse nuk bëhen bashk, ka me u bo e zezë dita , kanë me përqa elementin jugosllav në Kosovë”, u shpreh deputeti i AAK-së. /Telegrafi/

 

The post “Nëse nuk bëhen bashkë do të bëhet e zezë dita”, Berisha thotë se anti UÇK-izmi bashkon Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun appeared first on Telegrafi.

❌
❌