Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ambasadori i Iranit në Liban humbet njërin sy pas shpërthimeve

By: Mirgen
18 September 2024 at 09:01

New York Times (NYT), duke cituar dy anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, ka raportuar se ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amini, ka humbur njërin sy dhe është plagosur rëndë në tjetrin për shkak të shpërthimeve të djeshme të sinjalizuesve biper. Gardianët i thanë gazetës se lëndimet e ambasadorit ishin më serioze […]

The post Ambasadori i Iranit në Liban humbet njërin sy pas shpërthimeve appeared first on BoldNews.al.

Sulmi me bombë, Hezbollahu akuzon Izraelin dhe zotohet të hakmerret: Do të japë llogari!

18 September 2024 at 09:37

Shpërthimet masive të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut në Liban kanë shkaktuar shumë pikëpyetje se si kanë ndodhur.

Lëvizja islamike libaneze Hezbollah ka konfirmuar se do të “vazhdojë” operacionet e saj në Gaza, pavarësisht shpërthimeve të bombave të ndodhura më herët.

Shpërthimi që ndodhi njëkohësisht në të gjithë Libanin, vrau nëntë njerëz dhe plagosi afro 2800, duke përfshirë qindra anëtarë të lëvizjes libaneze të mbështetur nga Irani.

Izraeli nuk i komentoi shpërthimet, të cilat ndodhën në bastionet e Hezbollahut disa orë pasi Izraeli njoftoi se vendi po zgjeronte në kufirin e tij verior me Libanin, objektivat e luftës kundër Hamasit palestinez në Rripin e Gazës.

Një burim i afërt me Hezbollahun shpjegoi dje, se “qindra anëtarë” të lëvizjes “u plagosën nga shpërthimi i njëkohshëm i lidhjes së telefonave të tyre” në periferitë jugore të Bejrutit, Libanin jugor dhe Luginën lindore Bekaa.

/abcnews.al/

Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 10 persona, plagosen 36 të tjerë

By: V K
18 September 2024 at 07:46

Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën qendrore iraniane Yazd, ku 10 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus u përmbys në provincën qendrore iraniane Yazd, ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Autobusi me 50 deri në 52 pasagjerë, po shkonte nga Bushehr në Mashhad kur u përmbys.

Raportimet nga agjenci të ndryshme të lajmeve, bëjnë me dije se numri i të lënduarve varion nga 36 në 42.

Hassan Momeni, kreu i policisë rrugore të Iranit, tha për IRNA se hetimet paraprake tregojnë se autobusi doli nga rruga kryesore, në një rrugë hyrëse në minierë përpara se të përmbysej.

Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Yazd, ndërsa autoritetet thonë se gjendja e tyre nuk është kritike.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që ekspertët e policisë rrugore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave për provincën Yazd, konfirmoi se hetimi është në vazhdim.

Muajin e kaluar, një përplasje mes dy autobusëve dhe një makine pasagjerësh në provincën Kermanshah la gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur mes pjesëmarrësve të ceremonisë fetare të Arbainit.

The post Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 10 persona, plagosen 36 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Një komb miqësor dhe vëllazëror”, Pezeshkian vlerëson marrdhëniet me Turqinë

By: Fia Nelaj
17 September 2024 at 07:21

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian vlerësoi të hënën marrëdhëniet e vendit të tij me Turqinë fqinje si “miqësore dhe vëllazërore”, duke u zotuar të nisë edhe investime të përbashkëta.

Gjatë konferencës së tij të parë për shtyp që nga marrja e detyrës, Pezeshkian e quajti Turqinë “një komb miqësor dhe vëllazëror” me të cilin qeveria e tij do të angazhohet në programe të përbashkëta investimi, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Ai tha gjithashtu se synon të vizitojë Turqinë së shpejti, duke synuar të ftojë zyrtarë, investitorë dhe akademikë turq në Iran për të forcuar lidhjet midis dy vendeve.

Javën e kaluar, ai vizitoi Irakun në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Një komb miqësor dhe vëllazëror”, Pezeshkian vlerëson marrdhëniet me Turqinë appeared first on Euronews Albania.

Dy vite pa Mahsa Amini, fillojnë protestat në Iran

16 September 2024 at 11:48

Më 16 shtator shënohet dyvjetori i vdekjes së Mahsa Amini, vajzës 22-vjeçare që humbi jetën në Teheran, pasi u vu në paraburgim nga policia për shkak se ajo nuk mbante mbulesën e duhur , e cila ka qenë e detyrueshme në Republika Islamike, që nga themelimi i saj.

Ngjarja dhe vdekja e tij shkaktuan një valë protestash antiqeveritare, të cilat u përhapën nga kryeqyteti iranian në shumë qytete të tjera të Iranit dhe vazhduan për muaj të tërë, pavarësisht represionit të ashpër nga policia.

Rrethanat e vdekjes së të resë, e cila prej dy ditësh në momentin e vdekjes ishte në gjendje kome, mbeten të diskutueshme.

Sipas versionit zyrtar, vajza ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve të një operacioni kirurgjik që i ishte nënshtruar në fëmijëri, ndërsa sipas aktivistëve, Mahsa Amini ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve në kokë dhe organeve vitale të pësuar gjatë qëndrimit në paraburgim.

Sipas raporteve të agjencisë për aktivistët iranianë për të drejtat e njeriut ”Hrana”, gjatë protestave rreth 500 persona, kryesisht demonstrues, humbën jetën gjatë përleshjeve, ndërsa rreth 20 mijë u arrestuan dhe u dënuan me vdekje 9 persona, të cilët u varën.

Lëvizja ”Gruaja, Jeta, Liria” ka ripërcaktuar rolin e popullit përballë sundimit tiranik, duke imponuar një ndërgjegjësim të ri që ngjall frikë brenda këtij regjimi teokratik”, deklaroi fituesja e çmimit Nobel për Paqja Iraniane Narges Mohammadi, në një letër nga burgu Evin në Teheran, ku aktivistja ndodhet prej vitesh dhe ku dje 34 të burgosur filluan një grevë urie për të përkujtuar Mahsa Amini, dy vjet pas vdekjes së saj.

Alarmohen SHBA dhe Britania: Gati marrëveshja bërthamore Rusi-Iran

By: M C
15 September 2024 at 19:24

Britania dhe SHBA-ja kanë ngritur alarmin se Rusia ka ndarë sekretet bërthamore me Iranin, në këmbim që Teherani të furnizojë Moskën me raketa balistike për të bombarduar Ukrainën.

Gjatë samitit të tyre në Uashington kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti amerikan Joe Biden pranuan se të dy vendet po forcojnë bashkëpunimin ushtarak në një kohë kur Irani është në proces të pasurimit të mjaftueshëm të uraniumit për të përmbushur qëllimin e tij për të ndërtuar një bombë bërthamore.

Mediat britanike raportojnë se gjatë bisedës se u shfaqën shqetësime në lidhje me tregtinë e Iranit për teknologjinë bërthamore, pjesë e një aleance të thelluar midis Teheranit dhe Moskës.

Kujtojmë se Rusia është vendi me numrin më të lartë në botë të kokave bërthamore, ndërsa Irani është një shtet pretendent për të pasur armë bërthamore.

The post Alarmohen SHBA dhe Britania: Gati marrëveshja bërthamore Rusi-Iran appeared first on Albeu.com.

Një marrëveshje e mundshme bërthamore Rusi-Iran alarmon SHBA-në dhe Britaninë

14 September 2024 at 22:50

Britania dhe SHBA-ja kanë ngritur alarmin se Rusia ka ndarë sekretet bërthamore me Iranin në këmbim që Teherani të furnizojë Moskën me raketa balistike për të bombarduar Ukrainën. “The Guardian” raporton se, “gjatë samitit të tyre në Uashington DC të premten, Keir Starmer dhe presidenti amerikan Joe Biden pranuan se të dy vendet po forcojnë bashkëpunimin ushtarak në […]

The post Një marrëveshje e mundshme bërthamore Rusi-Iran alarmon SHBA-në dhe Britaninë appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë, pas 7 vitesh hetim dosjen ndaj Klubit të Futbollit Tirana

1 August 2024 at 15:30

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten se kishte dërguar në gjykatë çështjen ndaj presidentit të Klubit të Futbollit Tirana Refik Halili për fshehje të ardhurash. Në akuzës është edhe vetë Klubi i Futbollit Tirana. Në njoftim për shtyp prokuroria thotë se hetimet në këtë rast kanë filluar në vitin 2017 dhe janë mbyllur vetëm pas […]

The post Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë, pas 7 vitesh hetim dosjen ndaj Klubit të Futbollit Tirana appeared first on Reporter.al.

❌
❌