Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Festival” golash në “Ennio Tardini”, Udinese siguron me përmbysje kreun e Serie A

Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo shihet që nga rezultati, 2-3.

Parma dhe Udinese kanë mahnitur të pranishmit “Stadio Ennio Tardini” të Parmës, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Serie A, me “Bardhezinjtë”, që përmbysën vendasit, duke vazhduar kështu ecurinë spektakolare, të tre fitoreve radhazi.

Vendasit e Parma u hodhën menjëherë në sulm dhe arritën t’i ndëshkonin dy herë miqtë fillimisht në minutën e 2’-të, me anë të Del Prato e më pas në të 43’-tën, falë talentit francez Ange-Yoan Bonny.

Të gjendur në disavantazhin e dy golave, “Bardhezinjtë” e Udinese u hodhënë mënjeherë në sulm dhe vetëm 4 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë të lojës ngushtuan diferencën me anë të sulmuesit italian Lorenzo Luça, ndërsa për të përmbysur rezultatin në 3 me 2 mendoi francezi, Florian Thauvin me dopietën e tij në  minutat 68’ e 77’.

Kështu, siç theksuam edhe më sipër Udinese siguroi fitoren e tretë radhazi, në vetëm 4 javët e para të kampionatit, teksa tashmë renditet në vendin e parë të tabelës, me 10 pikë, 1 më shumë se Napoli e 2 më shumë se Inter e Juventus. /i.m /abcnews.al

Mahniti të mëdhenjtë e Bundesliga, “fantazisti” i “Pancerave” më i kërkuari në Gjermani

Padyshim një nga skuadrat më surprizuese të këtij sezoni janë edhe gjermanët e Stuttgart, të cilët kanë zhvilluar një sezon të magjishëm, teksa aktualisht pozicionohen në vendin e tretë në një prej kampionatëve më elitar të botës, Bundesliga.

Mirëpo, jo vetëm dy të mësipërmit kanë shkëlqyer këtë sezon, te Stuttgart, me anësorin e krahut të majtë të sulmit, Chris Fuhrich, i cili ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, paraqitje që kanë vënë pas tij tre “gjigantë” të futbollit gjerman, “Demat” e RB Leipzig, “Verdhekuqtë” e Borussia Dortmund dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, deri më tani më të favorizuarit duket të jenë kryesuesit e këtij sezoni të Bundesliga, Bayer Leverkusen, me teknikun, Xabi Alonso, që i kërkuar me patjetër drejtuesve të klubit që ta blejnë, teksa beson së në rast fitimit të titullit kampion do ta kenë më të lehtë ta bindin lojtarin që t’i bashkohet ekipit të tij në sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al

Fantastik në mesfushë, “gjigantët” e Evropës pas “yllit” të Real Sociedad

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendi, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.

Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Alarm te Barça, “fantazisti” i mesfushës jashtë fushave për 5 javë

E nisi në mënyrë spektakolare, mirëpo duket se fati nuk është në anën e tij.

“Fantazisti” spanjoll, Dani Olmo do të mungojë rreth një muaj pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen  javës së pestë të LaLiga, ndaj Girona, sfidë të cilën “Katalanasit” e Barcelona e fituan me shifrat 4-1 dhe Olmo ishte autori i golit të tretë.

Mirëpo, festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 61’-të, Olmo u detyrua të linte fushën e blertë dhe sipas raportimeve më të fundit, nga vetë klubi “Blaugrana”, spanjolli do të mungojë 4-5 javë, pasi ka pësuar një tërheqje muskulare, në bicepsin e kofshës së djathtë.

Ndërkaq, kujtojmë se Dani Olmo u transferua te Barcelona gjatë kësaj vere për shifrën e 55 milionë eurove, nga “Demat” gjermanë të RB Leipzig dhe deri më tani kishte arritur të shënonte 3 herë në tre sfidat e para me skuadrën e tij të re. /i.m /abcnews.al

Shqipëria U-17 e vajzave merr pjesë në turneun “Female Football” në Itali

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 mori pjesë në turneun miqësor “Female Football Tournament” që u organizua dhe u zhvillua në Trieste të Italisë. Shqipëria e vajzave e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj u përball me ekipe si Italia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.

Ky turne nuk kishte si qëllim rezultatet, por promovimin e futbollit të vajzave dhe ekipi kuqezi u bë pjesë e edicionit të tetë të këtij turneu për herë të parë.

Trajnerja shqiptare pati mundësinë që të aktivizonte të gjitha lojtaret e thirrura për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë turne. Përfaqësueses shqiptare i shërbeu shumë ky turne për të formuar grupin me lojtaret e vitlindjes 2008, që do të luajnë më pas edhe në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për vajza.

Në tre takimet e zhvilluara në Itali, Shqipëria u mposht nga Italia me rezultatin 11-0. Në ndeshjen e dytë u mund nga Maqedonia e Veriut 6-4 dhe në sfidën e tretë u mposht nga Sllovenia me shifrat 2-0. /FSHF

Vllaznia triumfon në “Niko Dovana”, “Kuqeblutë” e Brdaric mundin Teutën në “frymën e fundit”

Ishte një përballje e luftuar fort deri në fund dhe këtë e tregoi edhe momenti i golit të fitores, që u regjistrua në minutën e 95′-të të sfidës.

“Kuqeblutë” e Vllaznisë kanë arritur një fitore të madhe në “Niko Dovana”, duke mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 vendasit e Teutës në përballjen e javës së pestë të Superiores.

Për shkodranët golat erdhën nga Mala e Balaj, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutat 20′ e 95′, ndërsa për vendasit golin e shënoi Saleh Nasr, në minutën e 57′-të duke mundur të barazonin shifrat, por asgjë më shumë.

Kështu, Vllaznia ka regjistruar fitoren e tretë të sezonit teksa në pesë javët e para ka pësuar gjithashtu edhe një humbje, si dhe ka regjistruar një barazim. /i.m /abcnews.al

Triumf i madh i Napoli, djemtë e Conte triumfojnë me “poker” ndaj Cagliari

Ishte padyshim një fitore e madhe, sidomos kur vjen në një transfertë si ajo e Cagliari.

“Blutë” e Napoli kanë shkëlqyer pasditen e kësaj të diele, teksa mundën të shënojnë plot katër gola në portën e kundërshtarëve, duke regjistruar fitoren e parë me goleadë këtë sezon.

Nga një rrjetë prej secilit Giovanni Di Lorenzo, Kvicha Kvaratskhelia, Romelu Lukaku e Alessandro Buongiorno në minutat 18′, 66′, 70′ e 93′.

Pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet në kuotën e 9 pikëve, teksa pas katër javëve të para të kampionatit kanë mundur të regjistrojnë 3 fitore dhe 1 humbje. /i.m /abcnews.al

“Katalizatori” i Porto, “gjigantët” e Evropës pas “shkatërruesit” argjentinas

Ka një potencial të madh, përderisa e krahasojnë me të madhin, Javier Macherano. Alan Varela është ndër ata lojtarë që po shkëlqen, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.

Sezonin e shkuar zbriti në fushë plot 30 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë dy asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.

Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.

Pavarëisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës. /i.m /abcnews.al

Në “Anfield” e kërkojnë me ngulm, Liverpool propozon shkëmbimin e “çmendur” për “yllin” e Real Madrid

Ardhja e Kylian Mbappe dhe Endrick te “Galaktikët” e Real Madrid pritet të sjellë ndryshime të mëdha në sulm e këtyre të fundit, për sezonin e ardhshëm, ku një prej “të sakrfikuarve”, pavarësisht se është ndër të parapëlqyerit e teknikut, Carlo Ancelotti pritet të jetë edhe “ylli” brazlian, Rodrygo, me këtë të fundit që kërkohet nga jo pak skuadra të mëdha në Evropë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Rodrygo kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i Liverpool, Arne Slot, me “Të Kuqtë” që kanë vendosur të ofrojnë shërbimet e “fantazistis” kolumbian, Luis Diaz, si dhe një shumë të caktuar parash për ta bërë të mundur tranferimin e 23-vjeçarit brazilian, në “Anfield Road”.

Kolumbiani është prej kohësh në listën e dëshirave të rivalëve historik të “Los Blancos”, Barcelona, por mund të përfundojë te “Galaktikët”, gjithmonë nëse kampionët e Spanjës dhe Evropës pranojnë shkëmbimin me Liverpool, mirëpo fillimisht këta të fundit duhet bindin brazlianin Rodrygo, i cili pavarësisht çdo gjëje është i lumtur në “Santiago Bernabeu” dhe dëshiron të qëndrojë aty. /i.m /abcnews.al

E ardhmja e Dumfries në pikëpyetje, bordi i Inter mendon për zëvendësuesin e “tulipanit”

Pasi arritën të rinovonin kontratën e kapitenit Lautaro Martinez, mesfushorin, Nicolo Barella dhe teknikun Simone Inzaghi, tashmë “Zikaltërit” e Inter kërkojnë të rinovojnë edhe me “pistonin” holandez, Denzel Dumfries.

Kontrata e “tulipanit” holandez skadon në vitin 2025 dhe në mungesë të rinovimit, që aktualisht duket i largët, ai do të shitet dhe duke qenë në një situatë të tillë, drejtuesit e “Zikaltërve” kanë filluar të mendojnë se me kë do ta zëvendësojnë atë “pistonin” e krahut të djathtë të fushës.

Emri i parë në listën e dëshirave vjen nga Spanja dhe ai është mbrojtësi 21-vjeçar i Girona, Arnau Martinez, me spanjollin, i cili konsiderohet një lojtar i nivelit të lartë, për të cilin kampionët e Italisë tashmë kanë vendosur ta nisin me një ofertë fillestare prej 5 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al

Salah besnik ndaj “Të Kuqve”, “faraoni” kërkon qëndrimin në “Anfield”

Largimi u përfol gjatë, por në fund duket se nuk do të braktisë “shtëpinë” e tij.

Prej kohësh tashmë “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah është aluduar për një kalimi në Arabinë Saudite, pas përfundimit të kontratës te “Të Kuqtë” e Liverpool, mirëpo ardhja e teknikut Arne Slot duket se ka ndryshuar shumë tek e ardhmja e anësorit të sulmit.

Të paktën kështu ka raportuar gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili i ftuar në një emision është shprehur se Salah është i lumtur në “Anfield” dhe shpreson te një kontratë e re me “gjigantët” anglez.

“Arne Slot është shumë i lumtur me të dhe ata duan ta mbajnë atë në klub, kështu që për momentin gjithçka varet nga negociatat që do të zhvillohen midis Salah dhe Liverpool në muajt e ardhshëm.

Situata me Mo është mjaft e qartë. Ai do të ishte shumë i lumtur të vazhdonte te Liverpool, mund ta konfirmoj këtë. Mendoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë.

Mo do të donte të qëndronte në klub. Mo është shumë i lumtur në Liverpool. Mo beson se e ardhmja e tij mund të jetë ende në Ligën Premier dhe një fanellë të Liverpool-it, kështu që mesazhi nga lojtari është i qartë”,- është shprehur gazetari italian.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Salah po kalon një moment magjik në “Anfield”, teksa në tre ndeshjet e para të sezoni ka shënuar 3 gola, si dhe ka arritur të asistojë 3 të tjerë. /i.m /abcnews.al

Java e “legjionarëve”/  Fiton Atalanta e Gjimshitit, Lecce barazon ndaj Torino me Berishën e Ramadanin në fushë

Mund të thuhet se ishte java e “legjionarëve”.

Pas performancave fantastike, të Manajt, Kumbullës, Ismajlit e Barjamit, plot tre “yje” të tjerë të Kombëtares kanë shkëlqyer këtë javë në arenën evropiane, më konkretisht mesditën e kësja të diele, në përballjet e orës 15:00, të Serie A.

Kështu, Atalanta e Berat Gjimshtitit, me liderin e mbrojtjes që luajti një ndeshje të plotë, fitoi në “Geëiss Stadium”, ndaj “Violëve” të Fiorentina me rezultatin e ngushtë 3-2,  me Retegui, De Ketelaere e Lookman, që shënuan në minutat 21’, 45’ e 45+1’, duke përmbysur dy herë kundërshtarin fillimisht pas golit të Martinez Quarta e më pas të Moise Kean, në minutat 15’ e 32’.

Fantastik ishte “shtatlartit” i prapvijës, me kapitenin e Shqipërisë që largoi jo pak topa të rrezikshëm nga zona, duke performuar shumë herë më mirë se pranterët e tij në mbrojtje, Hien e Kolasinac.

Në krahun tjetër, në fushën e blertë zbritën edhe dy mesfushorë të Kombëtares, Ylber Ramadani e Medon Berisha, të cilët ndaj “Demave” të Torino, në transfertën arritën të ruanin barazimin 0-0, duke dalë me një pikë të vlefshme nga një fushë shumë e vështirë. /i.m /abcnews.al

Furi “katalanase”/ Barcelona vazhdon marshimin në La Liga, Yamal, Olmo e Pedri dhurojnë spektakël ndaj Girona

Me ardhjen e Hansi Flick janë kthyer vërtetë në një skuadër të pandalshme.

“Katalanasit” e Barcelona shkëlqyern sërish në elitën e futbollit spanjoll, teksa këtë të dielë fituan me rezultatin e thellë 4-1, në përballjen e javës së pestë të La Liga, ndaj Girona, në stadiumin e këtyre të fundit.

“Festivali” i golave filloi me dopietën e Lamine Yamal në pjesën e parë, me “djaloshin e artë” të “Blaugrana”-ve, që shënoi në minutat 30’ e 37’, për ta mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazhin e dyfishtë, ndërsa për të vendosur fitoren e thellë menduan Dani Olmo e Pedri, në të 47’-ën e 64’-tën.

Megjithatë, pavarësisht se në disavantazhin e 4 golave, vendasit e Girona arritën që të shënonin golin e nderit, në minutën e 80’-të, me “veteranin” Stuani.

Falë kësaj fitoreje, Barcelona vazhdon marshimin drejt titullit kampion, ku edhe pse është ende herët kanë krijuar një shkëputje prej katër pikësh, me “Galaktikët” e Real Madrid dhe “Nëndetësen e Verdhë” të Villarreal. /i.m /abcnews.al

“Topçinjtë” triumfojnë në derbi, Arsenal mjaftohet me një gol ndaj Tottenham

Ishte padyshim një fitore e madhe, sidomos kur bëhet fjalë për “Derbin e Londrës”.

Pavarësisht se me mungesa të mëdha në mesfushë, si Declan Rice e Martin Odegaard, “Topçinjtë” e Arsenal arritën të triumfon përballë “rivalëve të përjetshëm”, të Tottenham, teksa në “Tottenham Stadium” mjaftoi vetëm një gol për të filluar festën e djemve të Mikel Arteta.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 64’-të, ku pas një krosimi perfekte të Bukayo Saka, “shtatlarti” brazilian, Gabriel kërcen më lart se të tjerët për të kapur bukur me kokë topin, duke e zhytur më pas në rrjetën e Vicario.

Kështu, falë këtij triumfi Arsenal vijon të mbetet i pamposhtur në këtë sezon të Premier League, teksa deri më tani ka regjistruar plot 3 fitore dhe 1 barazim. /i.m /abcnews.al

Debutim me fitore i Bajramit, “fantazisti” i Kombëtares paraqitje pozitive te Rangers

Debutimi i ëndrrave do të ishte nëse do të gjente rrugën e rrjetës, ama edhe paraqitja pozitive mjafton, sidomos në këtë rast ku është një ambjent totalisht i ri.

“Fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami filloi zyrtarisht këtë të dielë “aventurën” me skocezët e Rangers, ku edhe pse e nisi nga stoli arriti të aktivizohej për plot 45 minuta, duke i dhënë goxha sinjale pozitive teknikut Philippe Clement.

Sa i përket ndeshjes, skuadra e re e Bajramit arriti të sigurojë tre pikët, në një fushë shumë të vështirë si ajo e Dundee United, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 7’-të të saj, nga sulmuesi uellsian, Tom Lawrence. /i.m /abcnews.al

UEFA kërcënon Anglinë me përjashtim, në rrezik edhe organizimi i Euro 2028

Anglia mund të humbasë organizimin e Euro 2028 nëse qeveria do të vazhdojë me planet e saj për të krijuar një organ që rregullon aktivitetet futbollistike në vend, me rregulla krejtësisht të reja.

Mediat angleze kanë publikuar një letër që Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridis, i ka dërguar qeverisë angleze, duke e paralajmëruar për masat me të cilat mund të përballet.

Teodoridis përmendte në letrën e tij se ishte thelbësore që futbolli të mbetej i pavarur nga politika dhe ky parim i pavarësisë do të prishej nëse plani i qeverisë angleze do të zbatohej ashtu siç është ideuar, kjo për shkak të idesë së përshtatjes së klubeve me politikat e jashtme dhe tregtare.

Rregulla të tilla mund të shohin klubet të ndalohen të organizojnë ndeshje miqësore në shtete të caktuara “armiqësore” apo të mos lejohen të tërheqin fonde nga investitorë të vendeve të caktuara, sipas politikave të shtetit anglez.

“Sanksioni përfundimtar do të ishte përjashtmi i Federatës nga UEFA dhe të gjitha skuadrave të saj nga kompeticionet”,- shkruante Teodoridis në këtë letër që është shpërndarë në mediat angleze.

Ndërkaq, pjesë e masave sigurisht që do të ishte edhe ndalimi i zhvillimit të Euro 2028 në Britaninë e Madhe, me Anglinë që ka peshën kryesore të këtij turneu si pritës i numrit më të madh të ndeshjeve. /i.m /abcnews.al

“Gjigantët” e Premier League pas tij, në ishull kërkohet Adrien Rabiot

Adrien Rabiot mbylli pas pesë vitesh aventurën me Juventus, me francezin që nuk u bind nga oferta për të rinovuar kontratën me 7.5 milionë euro në sezon, për tre vitet e ardhshme.

Tashmë, 29-vjeçari ka nisur të shqyrtojë ofertat teksa në ditët e fundit është folur për një interesim nga Real Madrid, Milan apo edhe ish-klubi i tij, PSG, mirëpo së fundmi, në skenë ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për “Të Kuqtë” e Liverpool, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike ka pasur një takim mes përfaqësuesëve të klubit anglez dhe mamasë së lojtarit që është njëkohësisht edhe agjentja e “yllit” francez.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi më tej në raportimet e britanikëve thuhet se Rabiot kërkohet edhe nga tre ekipe të tjera të Premier League, Arsenal, Tottenham e Manchester United.

Megjithatë deri më tani asnjë ekip nuk ka avancuar në tratativa me francezin, me këtë të fundit, që në kontratën e tij të re kërkon plot 8 milionë euro në sezon, si dhe një bonus nënshkrimi, shifra e të cilës nuk është zbuluar ende. /i.m /abcnews.al

Roma në kërkim të tre pikëve, Genoa anulon fitoren e “Verdhekuqve” në sekondat e fundit të lojës

Kërkohej fitorja e parë e këtij sezoni, mirëpo duket se do të presin ende.

Pavarësisht merkatos së “çmendur” që zhvilloi këtë verë, “Verdhekuqtë” e Roma ende nuk kanë arritur të sigurojnë fitoren e parë të këtij sezoni, teksa mesditën e kësaj të diele e mbyllën në barazimin 1-1, sfidën në transfertën e Genoa.

Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin pikërisht “Verdhekuqtë” me “bomberin” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili shënoi në minutën e 37’-të, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në sekondat e fundit të sfidës, me mbrojtësin belg Koni De Winter, që përfitoi nga një krosim perfekt i Vitinha, duke shkatërruar totalisht shpresat e “Ujkonjave”, për fitoren e parë.

Me këtë barazim, Roma ngjitet në kuotën e 3 pikëve, teksa ka regjistruar 3 barazime dhe 1 humbje në katër javët e para të Serie A.  /i.m /abcnews.al

“Galaktikët” fitojnë në transfertë, Mbappe e Vinicius heronj të “Los Blancos” përballë Real Sociedad

Transferimet e mëdha duket se po japin frytet e para.

Pas fitores ndaj Real Betis, “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të sigurojnë fitoren e dytë radhazi në këtë edicion të LaLiga, teksa kanë mundur të mposhtin me rezultatin 2-0 “Baskët” e Real Sociedad.

Të dy golat e fitores erdhën në pjesën e dytë, teksa ishte fillimisht braziliani Vinicius Junior, i cili ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një 11-metërsh e më pas Mbappe dyfishoi shifrat, po nga pika e bardhë e penalltisë.

Falë kësaj fitoreje “Galaktikët” e Carlo Ancelotti ndjekin hap pas hap rivalët “Katalanas” në garën për titullin kampion. /i.m /abcnews.al

Rikthehen “Djajtë”, Milan siguron me “poker” fitoren e parë të sezonit

Pritjes i erdhi fundi.

“Djajtë” e Milan kanë arritur më në fund të sigurojnë fitoren e parë për këtë sezon në Serie A, teksa kanë mundur në “San Siro” skuadrën e Venezia me rezultatin e thellë 4-0.

Fitorja u “vulos” që në pjesën e parë me Theo Hernandez, Mattia Gabbia, Christian Pulisic dhe Tammy Abraham që shënuan nga një gol në minutat 2′, 6′, 25′ e 29′.

Kështu, siç theksuam edhe më sipër “Kuqezinjtë” e Milan arritën fitoren e parë të këtij sezoni dhe të parën nën drejtimin e Fonseca sa i përket kompeticioneve. /i.m /abcnews.al

❌