Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

“Fitore kyç për ecurinë në Nations League”, Sylvinho: Ke pak mundësi të përmbysësh ndeshje në të tilla nivele

7 September 2024 at 23:50

Ishte padyshim një triumf historik.

Trajneri I Kombëtares, Sylvinho është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Ukrainës, sidomos për faktin se ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin në një ndeshje shumë të kujdesshme.

“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Europian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar.

Është e vështirë të punosh për të, që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Kundërshtarët janë shumë teknikë, një kundërshtar i fortë. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm toruan, ndoshta pasi pësuam golin për 5 minuta ishim keq. Por sa i përket të ardhmes në turne, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, se Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë.

Ndryshime me Gjeorgjinë? Të shohim, është ende situatë e nxehtë, sapo kemi mbaruar një ndeshje të vështirë me shpenzim fizik të rëndësishëm. Nesër stërvitjen e kemi këtu e kthehemi në darkë në Tiranë. Nesër të shohim se si janë lojtarët, të shohim, ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën. Por duhet të shohim deri në fund për të kuptuar nëse duhen bërë zëvendësime dhe sa.

Nuk e di kurrë situatën në këtë punë, vijnë të fundit dhe ndoshta 2-3 janë të dëmtuar. Kapiteni Gjimshiti mori një dëmtim të vogël muskulor, kishim një probleme me ndonjë tjetër, por puna është kjo. I besoj të gjithëve, kemi 35 lojtarë në listë pritje. I kam thënë që ky turne është i rëndësishëm, çdo herë është mundësi të bësh diçka të rëndësishme për njerëzit dhe ne, dhe ata e kanë kuptuar. Kjo është puna”,- u shpreh tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al

“E merituam këtë fitore”, Ismajli pas fitores me Ukrainën: Do i bëjmë krenar të gjithë shqiptarët

7 September 2024 at 23:24

Ardian Ismajli është kthyer si protagonist në radhët e Kombëtares, duke shënuar gol që në ndeshjen e parë, pasi u la jashtë nga Silvinjo në ndeshjet e Euro 2024.

Gjithësi, ai theksoi se ajo i përkiste të kaluarës dhe se ishte i përqendruar te puna në Ligën e Kombeve, duke festuar fitoren ndaj Ukrainës.

“E kemi ditur që është skuadër shumë e fortë fizikisht, nuk ka shumë dallim nga Çekia. Por me një taktikë të jashtëzakonshme dhe luftë të paparë, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Besoj që e kemi merituar këtë fitore, mendoj se është speciale se hera e parë që mundim Ukrainën.

Unë jam profesionist, e kam bërë gjatë karrierës e do të vazhdoj. Në Europian ishte zgjedhja e trajnerit, desha s’desha, duhet të pranoj. Ajo është e kaluara, të shohim të ardhmen, kemi ardhur për një cikël të ri. E rëndësishme ishte të dalim me tre pikë në një transfertë të vështirë. Tani mbetet të rikuperojmë dhe të martën të mendojmë për një ndeshje si Gjeorgjia që ka bërë ndeshje të madhe kundër Çekisë.

Nuk ka pas polemikë me trajnerin dhe nuk do ketë kurrë. Jam profesionist, që nga dita e parë e karrierës e deri në fund, nuk do ketë polemika, i kam pranuar vendimet me sportivitet. Çfarë shkruajnë portalet e disa gazetarë, nuk ka qenë e vërtetë e nuk do të ketë kurrë. Nuk do kem asnjëherë probleme me trajnerë në karrierë. Falënderoj Zotin për këtë ndeshje të madhe, ku ndihmova ekipin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Këtë gol e fitore ia kushtoj familjes që ka vuajtur shumë, do i bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët dhe familje time”,- u shpreh Ismajli pas fitores ndaj ukrainasve. /i.m /abcnews.al

Fitorja me Ukrainën, Rama: Forca Shqipëri!

7 September 2024 at 23:22

Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Ukrainës, dhe e nisi me triumf edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores të Kombëtares, me një rezultat 2:1.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama ka ndarë edhe një video nga ndeshja, ndërsa shkruan: “FORCA SHQIPËRIII FOOORCAAAAA”

/abcnews.al/

“Luftë” me Ukrainën, fiton Shqipëria

7 September 2024 at 22:56

Sukses me të vërtetë historik. Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Ukrainës, dhe e nisi me triumf të merituar edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Paraqitja e kuqezinjve në Pragë ishte një nga ato që nuk do të harrohen lehtë, e padyshim një konfirmim.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë edhe sesa shpresuan tifozët më optimistë.

Pas një fillimi të vështirë në minutat e para, kur rivalët bënë presion pranë zonës sonë dhe qarkulluan topin, kuqezinjtë morën masat tepër shpejt.

Jo vetëm që sulmet e Ukrainës, sidomos nga krahët, u bllokuan, por edhe u dominua mesfusha, edhe rastet erdhën radhazi.

Qazim Laçi, sërish Qazim Laçi, Rej Manaj, Jasir Asani e përsëri Laçi patën mundësi për të shënuar.

Çdo mundësi shënimi erdhi me anë të aksioneve të menduara dhe kombinimeve që e zunë në befasi kundërshtarin.

Që nga portieri Strakosha, tek Ismajli, Kumbulla e Mitaj në mbrojtje, Laçi, Asllani e Ramadani në mesfushë e Manaj në sulm, të gjithë treguan personalitet, madje edhe më shumë sesa në eliminatoret e kaluara të Kampionatit Europian.

Mesa duket tre ndeshjet e mëdha në Gjermani, ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, ishin një përvojë tepër e madhe për ekipin e Silvinjos.

Braziliani ka merita të mëdha për këtë sukses, por ka edhe fat që nga stoli mund të hedhë në fushë një Arbër Hoxha apo edhe Medon Berisha, dhe që nuk e ka problem mungesën e Brojës, Dakut, Gjimshitit dhe Ajetit.

Kombëtarja tregoi se kualifikimi në Europian nuk ishte rastësi, dhe pas Çekisë e Polonisë, kaloi me meritë edhe Ukrainën, edhe kjo finaliste në Gjermani.

Natyrisht, kohë për të festuar nuk ka, dhe as nuk mund të mendohet për një ekip që dëshiron të jetë I madh.

Këtë të martë, në “Arenën Air Albania” vjen Gjeorgjia pasi shkatërroi Çekinë me shifrat 4-1.

/abcnews.al

Nations League/ Gjermania “shuplakë” Hungarisë, Holanda e Greqia bëjnë detyrën në “shtëpi”

7 September 2024 at 22:38

Ishin vërtetë përballje spektakolare dhe kjo shihet nga numri i golave, plot 15 të tilla, për vetëm 3 sfida.

Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë “të vetën” duke arritur fitore të mëdha në “shtëpi”, në sfidat e tyre hapësë, të këtij sezon, të UEFA Nations League.

Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë mahnitur tifozët në “Merkur-Spiel Arena” të Dusseldorfit, duke shënuar plot 5 gola, në portën e Hungarisë, me Niclas Fullkrgu, Jamal Musiala, Florian Wirtz, Aleksandar Pavlovic e Kai Havertz, që shënuan nga një gol për të fitoren e Kombëtares së tyre.

Në “Philips Stadion” të Eindhovenit, Holanda ka arritur një fitore të madhe ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin e thellë, 5-2, me golat e Zirkzee, Reijnder, Gakpo, Weghorst e Xavi Simons, që nxorrën “të pavlefshëm” rrejtat e Demirovic e Dzeko, duke nisur me spektakël aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Ndërkaq, Greqia i është “falur” dopietës së “bomberit” të tyre, Fotis Ionnadis, përbëllë Finladës, ku arritën fitoren e thellë, 3-0, me golin e tretë dhe të fundit të sfidës, që erdhi pas autogolit të Kallman. /i.m /abcnews.al

Përmbysje e çmendur, Jasir Asani zhyt topin në rrjetën e Trubin

7 September 2024 at 22:17

Goli i pësuar i “ingranoi” dhe kjo e tregon tabela e rezultatit në “epet Arena”, me “Legjionarët” tanë që kanë përmbysur totalisht rezultatin ndaj Ukrainasve duke marrë tashmë në duar “frerët” e lojës.

Një aksion perfekt i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “pistoni” i krahut të djathtë të fushës, Jasir Asani, i cili mposht me një goditje potente portierin Trubin, duke nisur festën e tanëve. Rezultati shkon në 1-2. /i.m /abcnews.al

Zgjat pak avantazhi ukrainas, “Legjionarët” fillojnë festën në “epet Arena”

7 September 2024 at 22:05

Pas shumë përpjekjesh ia dolën, me “Kuqezinjtë” tanë që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm katër minuta pasi “vendasit” ukrainas morrën avantazhin në “epet Arena”.

Një rrëmujë e krijuar në zonën ukrainase është shfrytëzuar më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes Ardjan Ismajli, i cili dërgon me një goditje të lehtë topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1-1. /i.m /abcnews.al

Fitorja me Ukrainën/ Silvinjo: E merituam, zëvendësimet e pakta? Është diçka që…

By: armand
7 September 2024 at 23:48

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas fitores me Ukraninën. Braziliani është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Ukrainës, sidomos për faktin se ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin në një ndeshje shumë të kujdesshme. “Është një fitore shumë e merituar. Është fitorja e parë pas shumë kohës, që pas asaj […]

The post Fitorja me Ukrainën/ Silvinjo: E merituam, zëvendësimet e pakta? Është diçka që… appeared first on BoldNews.al.

“Fitore e madhe”/ Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë!

By: armand
7 September 2024 at 23:28

Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit. Pas kësaj sfide për mediat ka folur edhe mesfushori Kristjan Asllani. Ai u shpreh […]

The post “Fitore e madhe”/ Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë! appeared first on BoldNews.al.

“Luftë e paparë”/ Polemikat me Silvinjon dhe fitorja ndaj Ukrainës, Ismajli flet pas ndeshjes

By: armand
7 September 2024 at 23:16

Shqipëria fitoi me një përmbysje spektakolare 1-2 ndaj Ukrainës duke nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Heronjtë kuqezi ishin Ardian Ismajli dhe Jasir Asani me golat e tyre. Në përfundim të ndeshjes, foli autori i golit të parë Ardjan Ismajli. “E dinim që Ukraina është e fortë fizikisht, nuk ka dallim […]

The post “Luftë e paparë”/ Polemikat me Silvinjon dhe fitorja ndaj Ukrainës, Ismajli flet pas ndeshjes appeared first on BoldNews.al.

Liga e Kombeve/ Gjermania dhe Holanda nuk falin, Greqia mposht Finlandën

By: armand
7 September 2024 at 23:04

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 18 gola. Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë “të vetën” duke arritur fitore të mëdha në “shtëpi”, në sfidat e tyre hapësë, të këtij sezon, të Ligës së Kombeve. Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë mahnitur tifozët në […]

The post Liga e Kombeve/ Gjermania dhe Holanda nuk falin, Greqia mposht Finlandën appeared first on BoldNews.al.

Fitore e madhe në Pragë, Shqipëria përmbys Ukrainën me golat e Ismajlit dhe Asanit

By: armand
7 September 2024 at 22:46

Shqipëria e ka nisur në mënyrë perfekte rrugëtimin në Ligën e Kombeve, duke mundur 1-2 Ukrainën. Skuadra e Silvinjos dhuroi një performancë emocionuese përballë Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën B, luajtur në “Epet Arena” të Pragës. Në pjesën e parë kuqezinjtë patën të paktën 3 raste shënimi me Laçin, Asllanin dhe Manajn, por […]

The post Fitore e madhe në Pragë, Shqipëria përmbys Ukrainën me golat e Ismajlit dhe Asanit appeared first on BoldNews.al.

Përmbysje e Shqipërisë, Jasir Asani kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Ukrainës

By: armand
7 September 2024 at 22:17

Shqipëria ka pëmbysur shifrat përballë Ukrainës duke marrë për herë të parë avantazhin. Një aksion perfekt i kuqezinjve është finalizuar më së miri nga “pistoni” i krahut të djathtë të fushës, Jasir Asani, i cili mposht me një goditje potente portierin Trubin, duke nisur festën e tanëve. https://twitter.com/i/status/1832513294143250539  

The post Përmbysje e Shqipërisë, Jasir Asani kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Ukrainës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zgjat pak avantazhi ukrainas, Shqipëria rikthen baraspeshën në Pragë

By: armand
7 September 2024 at 22:06

Pas shumë përpjekjesh ia dolën. Shqipëria ka arritur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm katër minuta pasi “vendasit” ukrainas morën avantazhin në “epet Arena”. Një rrëmujë e krijuar në zonën ukrainase është shfrytëzuar më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes Ardjan Ismajli, i cili dërgon me një goditje të lehtë topin në rrjetë. Ardian Ismajli […]

The post VIDEO/ Zgjat pak avantazhi ukrainas, Shqipëria rikthen baraspeshën në Pragë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Kryevepër kuqezi! Përmbysje fantastike ndaj Ukrainës për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve

By: gsh
7 September 2024 at 22:55

Shqipëria i ka bërë një start fantastik këtij edicioni në Ligën e Kombeve, teksa ka fituar ndeshjen e parë në transfertë përballë Ukrainës në Pragë.

Në një ndeshje ku u la pak hapësirë kundërshtarëve për të rrezikuar Strakoshën, ekipi i Silvinjos krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë. Por në fraksionin e dytë, gjithçka nisi me golin e Konoplia pas një përgjumje të prapavijës kuqezi.

Për të kthyer përsëri entuziazmin mendoi shpejt Ismajli, i cili shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.

LIVE UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

50′ Konoplia / 54′ Ismajli, 66′ Asani

WhatsApp-Image-2024-09-07-at-10.49.27-PM

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Shqipërisë.

90’+2; Goditje dënimi ballore e kuqezinjve, Manaj gjuan por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Tjetër mbyllje e mirë e Ismajlit, i cili bllokon gjuajtjen e Zinçenkos. (VIDEO)

88’ Hoxha ka mundësinë të tentojë portën kundërshtare, gjuajtja e tij është shumë e gabuar.

86’ Malinovski gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit të Strakoshës. (VIDEO)

85’ Strakosha ndal një gjuajtje nga afër portës të Jarmolenkos, aksioni bëhet i pavlefshëm nga pozicioni jashtë loje i sulmuesit. (VIDEO)

83’ Pas një goditje nga këndi të Asanit, Manaj me kokë tenton portën por sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

‘82’ Tsigankov dhe Brazhko i lënë vendin në fushë Malinovskit dhe Zinçenkos.

81’ Hoxha menjëherë i jep qetësi skuadrës me daljen përpara në të majtën duke dribluar kundërshtarët.

77’ Hoxha merr vendin e Bajramit në radhët e Shqipërisë.

73’ Laçi i lë vendin në fushë M. Berishës në radhët e kuqezinjve.

72’ Sudakov, Kabajev dhe Shaparov i lënë vendin në fushë Jarmolenkos, Phikailonok dhe Vanat.

71’ Tsigankov harkon në zonë, Strakosha grushton sferën dhe largon rrezikun.

66’ GOOOL SHQIPËRIA! (VIDEO)

65’ Jaremçuk provon edhe ai nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Strakoshës.

63’ Gjuajtje nga distanca e Brazhko drejt portës kuqezi, këtë herë Strakosha ia del të devijojë topin jashtë katërkëndorit.

62’ Në goditjen nga këndi të harkuar nga Asani, Ismajli përsëri me kokë gjuan, por gjen në pozicion Trubin. (VIDEO)

61’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, Ismajli me kokë gjuan por Zabarnji devijon jashtë. (VIDEO)

57’ Ismajli shpëton kuqezinjtë në anën tjetër, teksa një gjuajtje e Tsigankov devijohet me kokë nga mbrojtësi, duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)

54’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Ismajli i cili gjuan dhe mposht Trubin, duke barazuar shifrat. (VIDEO)

53’ Reagim i mirë i kuqezinjve që provojnë të gjejnë barazimin me Manajn, gjuajtja e tij në hyrje të zonës devijohet në këndore nga Trubin.

50’ Kuqezinjtë e pafat! Një top nga e majta harkohet në anën tjetër ku Konoplia gjuan dhe gjen të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh. (VIDEO)

46’ Kabajev shfaqet menjëherë rrezikshëm në të majtën, por gjuajtja e tij nuk shqetëson Strakoshën duke kaluar lart mbi traversë.

46’ Asnjë lëvizje nga trajnerët, fillon pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

44’ Brazhko me kokë gjuan pas një goditje këndi, por nuk gjen portën e kuqezinjve. (VIDEO)

42’ Jaremçuk krijon rastin e parë të rrezikshëm teksa kalon Kumbullën dhe gjuan, por Strakosha devijon në këndore. (VIDEO)

40’ Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër, sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Rubin. (VIDEO)

39’ Asllani del mirë në të majtën e sulmit dhe gjuan, Trubin i përgjigjet duke devijuar në këndore. (VIDEO)

36-38’ Ndërpritet për pak momente ndeshja për t’i ardhur në ndihmë Laçit pas një goditje në fytyrë, por mesfushori mund të vazhdojë takimin, edhe pse çohet në nxemje M. Berisha.

34’ Shaparenko mbyllet mirë në krahun e majtë të sulmit nga Hysaj dhe harkimi i tij shkon direkt mbi traversën e Strakoshës.

33’ Kumbulla vazhdon të largojë çdo harkim në zonë drejt Jaremçuk, duke kontrolluar sulmuesin kundërshtar.

31’ Harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë kthen sferën në qendër, por nuk gjen askënd aty. (VIDEO)

27’ Hysaj harkon nga e djathta, Manaj gjuan me kokë pa kthyer sferën drejt portës kundërshtare.

22’ Aksion model i Shqipërisë me topin që shkon te Manaj në qendër të zonës, por gjithçka bëhet e pavlefshme nga një pozicion jashtë loje i sulmuesit.

21’ Asllani nga e majta harkon në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia delin të devijojnë në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë. (VIDEO)

19’ Tsigankov nga e djathta gjen hapësirë, por gjuajtja-kros e tij është e gabuar dhe fluturon mbi traversën e Strakoshës.

17’ Manaj kërkon një faull në duelin me Matvijenko, gjyqtari lë lojën në vazhdim dhe ukrainasit rifitojnë topin.

15’ Presing i lartë i ukrainasve, të cilët janë ngulmues në kërkim të gabimeve të prapavijës kuqezi.

13’ Qarkullim i gjatë i topit nga ukrainasit të cilët gjejnë Jaremçuk në zonë por mbrojtja kuqezi e largon nga zona e Strakoshës.

9’ Mundësi e shkëlqyer për kuqezinjtë me Mitajn nga e majta i cili pason për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën. (VIDEO)

7’ Një mosmarrëveshje në mesfushën kuqezi sjell panik në prapavijë pas një kundërzbritje të shpejtë, por ukrainasit nuk krijojnë rrezik para zonës.

6’ Asani dhe Manaj mundohen të krijojnë në krahun e djathtë të sulmit, pa gjetur hapësira për të rrezikuar me harkime apo gjuajtje drejt portës.

3’ Ukrainasit mundohen të gjejnë Jaremçuk, por Kumbulla kontrollon me qetësi lëvizjet e shtatlartit të sulmit duke fituar faull.

1’ Menjëherë një top në thellësi nga e djathta e sulmit ukrainas, sfera shkon direkt në duart e Strakoshës.

1’ Nis dueli në Pragë.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk

Trajner: Sergei Rebrov

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

sdffdsfdsfdsfdssfdsfd

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Kryevepër kuqezi! Përmbysje fantastike ndaj Ukrainës për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTOLAJM/ “Kosova është Shqipëri”, tifozët kuqezi shpalosin banderolën në stadiumin e Pragës

By: gsh
7 September 2024 at 22:25

Ndeshja e Nations League midis kombëtares shqiptare dhe asaj ukrainase nuk ka prodhuar shumë në fushë, por tifozët shqiptarë në Pragë kanë arritur të tërheqin vëmendjen si gjithmonë.

Tifozët kuqezi kanë shfaqur një mesazh të fuqishëm patriotik duke ngritur një flamur të UÇK-së dhe duke shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.

Flamuri i UÇK-së, simbol i luftës për pavarësinë e Kosovës, ka qenë i vendosur pas pankartës me mbishkrimin e thjeshtë, por të fuqishëm.

PANORAMASPORT.AL

The post FOTOLAJM/ “Kosova është Shqipëri”, tifozët kuqezi shpalosin banderolën në stadiumin e Pragës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Video/ “E vështirë përmbysja në këto nivele”: Sylvinho elozhe e ‘presion’ ekipit: “Kam 35 në listë pritje”

By: user 2
7 September 2024 at 23:56

“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Europian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar”. Sylvinho nuk e fsheh entuziazmin pas fitores me përmbysje 1-2 me Ukrainën. Tekniku brazilian, megjithatë, e bën të qartë për të gjithë vështirësinë e një misioni të tillë: “Që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm toruan, ndoshta pasi pësuam golin për 5 minuta ishim keq”.

Lexo më tej: “Nuk isha mirë mentalisht”, Ismajli zbut konfliktin me trajnerin pas Europianit: flasin protagonistët

Shqipëria e nis me 3 pikë Nations League, në një grup të komplikuar me Gjeorgjinë e Çekinë, por Sylvinho me këtë rezultat është optimist: “Përsa i përket të ardhmes në turne, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, se Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë – pranoi braziliani, që nuk e fsheh se po mendon të bëjë ndonjë ndryshim me Gjeorgjinë: “Të shohim, është ende situatë e nxehtë, sapo kemi mbaruar një ndeshje të vështirë me shpenzim fizik të rëndësishëm. Nesër stërvitjen e kemi këtu e kthehemi në darkë në Tiranë. Nesër të shohim se si janë lojtarët, të shohim, ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën. Por duhet të shohim deri në fund për të kuptuar nëse duhen bërë zëvendësime dhe sa”.

“PRESIONI” NDAJ SKUADRËS

Dëmtimet e Gjimshitit e Brojës nuk e kanë dekurajuar teknikun e kombëtares, që nuk ngurron t’i bëjë edhe presion skuadrës: “Nuk e di kurrë situatën në këtë punë, vijnë të fundit dhe ndoshta 2-3 janë të dëmtuar. Kapiteni Gjimshiti mori një dëmtim të vogël muskulor, kishim një probleme me ndonjë tjetër, por puna është kjo. I besoj të gjithëve, kemi 35 lojtarë në listë pritje. I kam thënë që ky turne është i rëndësishëm, çdo herë është mundësi të bësh diçka të rëndësishme për njerëzit dhe ne, dhe ata e kanë kuptuar”, e mbylli Sylvinho.

The post Video/ “E vështirë përmbysja në këto nivele”: Sylvinho elozhe e ‘presion’ ekipit: “Kam 35 në listë pritje” appeared first on Lapsi.al.

“Nuk isha mirë mentalisht”, Ismajli zbut konfliktin me trajnerin pas Europianit: flasin protagonistët

By: user 2
7 September 2024 at 23:26

“Unë jam profesionist, është e vërtetë që nuk kam pasur minuta në Europian, e pranova zgjedhjen e trajnerit me sportivitet. Unë gjithmonë kam dhënë maksimumin si në ekip edhe në Kombëtare, do ta bëj deri në fund këtë gjë”. Ardian Ismajli, lojtari i ndeshjes kundër Ukrainës, ka ulur tonet në krisjen e krijuar me teknikun Sylvinho pas Europianit, në të cilin humbi papritur vendin në formacion. Autori i golit të barazimit provizor dhe të paktën tre ndërhyrjeve vendimtare ka treguar gjendjen jo të mirë psikologjike të kaluar: “Mentalisht kam qenë jo mirë, e rëndësishme është që pushuam, u rikthyem te skuadrat tona dhe u rikthyem si profesionistë të vërtetë”.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e madhe në debutim e kuqezinjve të Sylvinho

Ismajli pastaj u kthye te ndeshja e fituar në debutimin e Shqipërisë në Nations League: “Kemi besuar që kemi mundësi të fitonim. Kemi dominuar Ukrainën. Kishim mundësi të bënim 3-4 gola. E meritonim plotësisht. Në 15 minutat e fundit është normale të tërhiqej skuadra, se duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm të merrnim 3 pikë – tha mbrojtësi që i shkoi fare pranë dygolëshit me një goditje me kokë -. Isha pranë golit të dytë, më të rëndësishme ishin ato që prita në mbrojtja. Kur shënuam 2-1 Ukraina na sulmoi shumë dhe bëra shumë ndërhyrje”, u shpreh Ismajli.

ASLLANI E KONFLIKTI ME MANAJ: “MBETI ATY”

“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip që luan shumë mirë futboll. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën”. Kristjan Asllani sheh përpara, pas fitores në debutim në Nations League kundër Ukrainës. Një ndeshje e mirë e mesfushorit të Inter, që megjithatë mendon se mund të bëhej edhe më mirë: “Na ndihmon shumë kjo fitore se ishte ndeshja e parë dhe kur e nis mirë jemi një hap para. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë. Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikët. Jemi shumë të lumtur se kishim që me Çekinë që nuk fitonim, na duhej dhe jemi të lumtur”.

Asllani pastaj sqaroi edhe përplasjen me Manajn për goditjen e dënimit: “Jam shumë shok me Rein, u mërzita në fushë, por mbetet aty. U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë se jam stërvitur që i vogël. Por edhe ai ka një këmbë të mirë, reagova pak keq se u mërzita. Bëmë shaka pastaj, nuk ka problem, po tjetrën do e gjuaj unë”.

The post “Nuk isha mirë mentalisht”, Ismajli zbut konfliktin me trajnerin pas Europianit: flasin protagonistët appeared first on Lapsi.al.

Video/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e madhe në debutim e kuqezinjve të Sylvinho

By: user 2
7 September 2024 at 22:48

Nations League fillon në mënyrën më të mirë të mundshme për kuqezinjtë e teknikut Sylvinho. Shqipëria debuton me një fitore me përmbysje ndaj Ukrainës, në transfertën e luajtur në Çeki. Vendosën golat e shënuar nga Ismajli e Asani, që zhvleftësuan avantazhin e përkohshëm të skuadrës së Rebrov të shënuar nga Konopya.

Sylvinho nuk bëri surpriza në formacion, duke i dorëzuar shiritin e kapitenit Hysajt, i vetmi që ishte në balotazh me Balliun. Kuqezinjtë ishin në pritje, duke i lënë topin Ukrainës, por duke koleksionuar rastet më të mira në pjesën e parë. Dy herë Laçi, Manaj, por edhe Asllani tentuan portën e Trubin, ndërsa mundësia e parë për të besuarit e Rebrov erdhi vetëm në minutën e 41′ me Yaremchuk.

Shqipëria luajti me inteligjencë, me ide shumë më të qarta se të ukrainasve, duke intensifikuar përpjekjet sidomos në krahun e majtë me Mitajn e Bajramin. Në regji Asllani rregullonte ritmin, ndërsa Manaj bëri punët e “pista” gjatë gjithë ndeshjes.

PËRMBYSJE NËN SHENJËN E ISMAJLIT E ASANIT

E megjithë gjërat pozitive, Shqipëria u ndëshkua në hapje të pjesës së dytë në konkluzionin fluturimthi të Konoplia, në të cilin Kumbulla i lejoi distancë e Strakosha nuk ishte i pakapshëm. Momenti i vetëm në të cilin skuadra e Sylvinho pati luhatje e rrezikoi.

Ismajli ishte monumental me dy ndërhyrje shpëtimtare që ndaloi dyfishimin e rezultatit, përpara se të barazonte 1-1 në zhvillimet e një goditje këndi. Goli i tretë kuqezi i mbrojtësit, që kompletoi mbrëmjen e madhe edhe me një devijim me kokë që evitoi barazimin, pak minuta pasi Asani përmbysi rezultatin në minutën e 66′: i gjithi në shpejtësi, me Bajramin që liroi në thellësi Manajn, i cili me të jashtmen gjeti në qendër numrin 9 që nuk gaboi.

Lexo më tej: Flet Sylvinho: Pse nuk e mora Uzunin dhe ku gabuam në Europian

Provë e madhe maturie e kuqezinjve, që e nisin me tre pikë Nations League dhe bëhen gati për ndeshjen në shtëpi kundër Gjeorgjisë, fituese 4-0 ndaj Çekisë në debutim.

The post Video/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e madhe në debutim e kuqezinjve të Sylvinho appeared first on Lapsi.al.

Shpërthen festa, Jasir Asani ia merr në kthesë Ukrainës

By: gaze tare
7 September 2024 at 22:22

Jasir Asani ngel një lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren tonë! Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme Shqipëri-Ukrainë, Asani arriti të shënojë golin e dytë mbreslënës për skuadrën tonë.

Një rrëmujë e krijuar në zonën ukrainase, të cilët fillimisht e nisën me vrull lojën e tyre, është shfrytëzuar më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes Ardjan Ismajli, i cili dërgoi me një goditje të lehtë topin në rrjetë dhe arriti të shënojë golin e parë duke barazuar me Ukrainën.

Një aksion perfekt i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga Jasir Asani e ndërsa tani rezultati qëndron 2-1 për Shqipërinë.

The post Shpërthen festa, Jasir Asani ia merr në kthesë Ukrainës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌