Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gola si të Asanit/ Ylli kuqezi rreshton rrjetat e bukura nga distanca

By: xhir jeta

Kartonin ia vlerësojnë vetëm 1 milionë euro, por që të gjithë gabojnë. Jasir Asani vërtet luan në Korenë e Jugut, veçse talenti është kudo I njëjtë, siç thuhet floriri mbetet flori kudo që të hidhet. Specialiteti i tij, gjithnjë e më shumë, po spikat goli nga largësia, siç bëri edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Në radhët e ekipit nga Koreja e Jugut, Kuangju, Asani realizoi tri herë dhe shërbeu një asist, duke pasur edhe perlat e tij të zakonshme në repertor. Ishte një përsëritje sepse me rrjeta të tilla ndihmoi kombëtaren shqiptare që të kualifikohej për në fazën finale të Kampionatit Europian në Gjermani.

Kush I ka harruar goditjet e tij ndaj Polonisë, Çekisë dhe Moldavisë, në eliminatore në “Arenën Air Albania”. Po ashtu, me fanelën kuqezi shënoi edhe në miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, një goditje dënimi perfekte.

Nuk duhet harruar se 29-vjeçari e ka pasur gjithmonë talentin dhe gjuajtjen nga distanca në gjak. Tek Partizani është dalluar disa herë me golat e veçantë, duke goditur disa nga kundërshtarët, e duke kulmuar edhe me titullin kampion në 2019./abcnews.al

Gola shqiptarë në Europë/ Uzuni gjen rrjetën e parë të sezonit, Kamberi realizon në Rumani

By: armand

Pas një rikthimi zhgënjyes në Kombëtare ku në 2 ndeshje u aktivizua vetëm 14 minuta Myrto Uzuni shënoi golin e parë të sezonit, teksa skuadra e tij, Granada barazoi 2-2 në fushën e Elche, në Ligën e Dytë të Spanjës, aty ku dy vite më parë Uzuni fitoi “Këpucën e Artë” me 23 gola të […]

The post Gola shqiptarë në Europë/ Uzuni gjen rrjetën e parë të sezonit, Kamberi realizon në Rumani appeared first on BoldNews.al.

❌