Caktohet paneli i gjyqtarëve mbi kërkesën e Haxhi Shalës në Hagë
Kryetarja e DHSK-së Trendafilova ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme më 9 shtator 2024.
Paneli i Gjykatës Supreme do të vendosë mbi kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me mbajtjen e tij në objektet e paraburgimit.
NĂ« njoftimin e publikuar nĂ« faqen e Dhomave tĂ« Specializuara, theksohet se âme vendimin e mĂ«parshĂ«m ishte hedhur poshtĂ« kĂ«rkesa e tĂ« akuzuarit pĂ«r mbrojtjen e ligjshmĂ«risĂ« lidhur me mbajtjen e tij nĂ« paraburgim. Paneli i njĂ«jtĂ«, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjykatĂ«sit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), KristinĂ« van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do tĂ« vendosĂ« lidhur me kĂ«rkesĂ«n mĂ« tĂ« funditâ.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte dorëzuar më 12 janar aktakuzën e përbashkët për çështjen gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe atë të Haxhi Shalës.
Ndërkaq, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve, tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup./Telegrafi/
The post Caktohet paneli i gjyqtarëve mbi kërkesën e Haxhi Shalës në Hagë appeared first on Telegrafi.