Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 September 2024Main stream

Qytetarët kërkojnë më shumë shtigje për biçikleta

15 September 2024 at 22:49

Tashmë 100 biçikletat në kryeqytetit, po përdoren nga 200 ngasës brenda ditës. Ata po e pëlqejnë ngasjen e tyre, por po kërkojnë shtigje të reja.

Përndryshe, nesër për shkak të javës evropiane të mobilitetit, biçikletat mund të përdoren pa pagesë, njëjtë sikurse të gjitha linjat e trafikut urban.

Më 5 dhjetor të vitit të kaluar komunarët patën njoftuar për mbërritjen e biçikletave në Prishtinë.

Mirëpo, së fundmi, u lëshuan për përdorim, ku gjithsej janë 100 sosh në 10 stacione.

Qytetarët thonë se po i përdorin këtë biçikleta, derisa theksojnë ndikimin pozitiv në shëndet, por edhe shkarkimin e tollovisë në komunikacion.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shkruar në rrjetin social, lidhur me përdorimin e këtyre biçikletave, ku sipas tij, janë mbi 200 ngasës së tyre brenda ditës, kurse aktualisht janë 3 mijë përdorues të regjistruar.

Zogaj ka falënderuar qytetarët, siç ka thënë ai, për sjelljen shembullore dhe përkujdesjen ndaj biçikletave, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të sigurt për të gjithë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar po ashtu se në kuadër të javës evropiane të mobilitetit, të hënën, qytetarët, mund t`i përdorin biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës. Kjo mund të bëhet, pas regjistrimit në aplikacionin nextbike.

Po ashtu, këtë të hënë, qytetarët pa pagesë mund t’i shfrytëzojnë edhe të gjitha linjat e trafikut urban./RTK

The post Qytetarët kërkojnë më shumë shtigje për biçikleta appeared first on Telegrafi.

❌
❌