Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pirro Vengu njofton vendimin: Miratohet paketa financiare për sigurimin e jetës së ushtarakëve në misionet jashtë vendit

By: V K

Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të rëndësishëm që prek Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes, që ka të bëjë me ofrimin e të gjithë paketës financiare dhe ligjore që ofron dhe mbulon sigurimin e jetës të Forcave tona të Armatosura në misionet jashtë vendit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi një diversifikim të misioneve jashtë vendit, kemi një shtesë të angazhimit të Shqipërisë në misione që lidhen jo vetëm me NATO-n, por edhe me Bashkimin Europian në të gjithë spektrin e misioneve qoftë në kontributet tokësore por edhe në ato detare”, u shpreh ai.

“Me këtë paketë angazhohemi që të gjitha forcat tona të angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për çdo lloj vështirësie që mund të hasin në misione që mund të zgjasin mbi disa muaj”, tha Vengu.

The post Pirro Vengu njofton vendimin: Miratohet paketa financiare për sigurimin e jetës së ushtarakëve në misionet jashtë vendit appeared first on Albeu.com.

❌