Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Konferenca e shefave të Shtabit të A-5, ministri Vëngu: Kosova duhet të jetë në këtë tavolinë! Mos biem pre e atyre që duan të na përçajnë

By: E.K
18 September 2024 at 09:45

Ka nisur sot konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5). Fokusi i kësaj konference janë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat […]

The post Konferenca e shefave të Shtabit të A-5, ministri Vëngu: Kosova duhet të jetë në këtë tavolinë! Mos biem pre e atyre që duan të na përçajnë appeared first on FaxWeb.

FOTO/ Ministri Vengu pret komandantin amerikan Cavolin: Modernizim i infrastrukturës portuale në Porto Romano

By: redi
17 September 2024 at 16:58

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli dhe delegacionin e tij. Vengu falënderoi Gjeneral Cavolin për mbështetjen jetike që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin çdo ditë në rrafshin e modernizimit të Forcave tona të Armatosura si dhe fuqizimit të kapitalit…

Source

239 vajza e djem nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA, ministri Vengu: Shembull frymëzues për të gjithë

By: E.K
16 September 2024 at 12:50

239 vajza e djem janë përzgjedhur për të zhvilluar Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, që është një hap i parë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e përcjelljes, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përgëzoi të rinjtë për zgjedhjet e kësaj rruge që kërkon sakrifica, duke thënë se janë një shembull frymëzues për […]

The post 239 vajza e djem nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA, ministri Vengu: Shembull frymëzues për të gjithë appeared first on FaxWeb.

DOKUMENTET/ “Hapen letrat” për Portin e Durrësit: Pirro Vengu firmosi tenderin 31-mln euro që refuzuan ta firmosin…

By: admin
29 August 2024 at 22:42

Alket Bedini, Rafael Rexha, Besian Hereni dhe Endri Sofija ishin anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin 37 milionë euro për menaxhimin dhe operimin 5 vjeçar të kontenierëve në Portin e Durrësit. Të gjithë këta, tani kanë filluar të hyjnë e dalin në zyrat e SPAK. Arsyeja është se tenderi kontrovers po hetohet.

Kallëzimi penal për tenderin e menaxhimit të kontenierëve në Portin e Durrësit është bërë tre vjet më parë nga deputeti demokrat Gazment Bardhi. Por tashmë hetimet kanë hyrë në një fazë të avancuar pasi prokurorët e SPAK kanë bërë zbulimet e para.

Por teksa anëtarët e KVO-së bëjnë deklarimet e tyre në dhomën e “rrëfimeve” të SPAK, shumë shpejt “ftesat” e prokurorëve pritet të shkojnë më lart. Tek ish drejtori i Autoritetit Portual, Pirro Vengu, i cili tashmë mban postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e Edi Ramës.

Zoti Vengu është njeriu që firmosi kontratën kontroverse 31 milionë euro, pas një procesi tenderimi të mbushur me dyshime deri në pikën që anëtarët e komisionit nuk pranuan ta firmosin.

Tenderi

Terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit iu dha me koncesion në vitin 2013 kompanisë turke Kurum. Në vitin 2017, Damian Gjiknuri vendosi ta prishë koncesionin për shkak të shkeljes së kontratës nga Kompania Kurum. Më vonë Kurum e paditi Shqipërinë në arbitrazh duke kërkuar 100 milionë euro dëmshpërblim, por Shqipëria e fitoi gjyqin.

Pas anullimit të koncesionit me Kurum, për disa kohë shërbimi i menaxhimit të terminalit të kontenierëve u krye nga vetë Autoriteti Portuar. Deri në vitin 2020, kur APD vendosi ta nënkontraktojë sërish shërbimin tek privati, këtë herë për një afat 5 vjeçar.

Tenderi për dhënien e menaxhimit të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit u shpall në shtator të vitit 2020. Autoriteti Portual përzgjodhi që llokmën me fond limit 37 milionë euro ta prokuronte me procedurë të kufizuar me dy faza, ku në fazën e parë parakualifikuese do të përzgjidheshin kompanitë që mund të vijonin më tej.

Fillimisht APD u la vetëm 20 ditë kohë ofertuesve për fazën e parë. Por pas ndërhyrjes së Agjencisë së Prokurimeve Publike kriteret e tenderit u ndryshuan dhe data e zhvillimit të fazës së parë u shty nga 22 shtatori në 2 tetor.

Në këtë fazë u paraqitën vetëm dy oferta. E para ishte nga një kompani gjermane e quajtur HHLA International Gmbh, ndërsa oferta e dytë erdhi nga maltezja Hili Company Limited. Komisioni i Vlerësimit të ofertave i skualifikoi të dyja për mospërmbushje të kritereve. Nga ky moment fillojnë marifetet.

Kontratë me firmën e Vengut

Pas skualifikimit, kompania Hili Company Limited bëri ankesë në Autoritetin Portual. Komisioni i Ankesave vendosi të kthejë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave duke i kualifikuar të dyja kompanitë. Elson Thana, titullari i Komisionit të Ankesave është marrë në pyetje nga SPAK.

Pas kualifikimit të të dy kompanive, në fazën e dytë u parait vetëm njëra prej tyre, e cila dorëzoi ofertë financiare. Ajo ishte kompania malteze Hili, e cila ofroi çmimin 31 milionë euro. Autoriteti Portual e shpalli fituese, por vetëm me firmën e Pirro Vengut, pasi anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk pranuan të firmosnin.

Tashmë që kontrata është në operim, kompania e menaxhimit të kontenierëve fiton 1.7 milionë euro në vit sipas deklarimeve të saj. Kjo shumë është saktësisht me gjithë fitimin vjetor të Autoritetit Portual të Durrësit. Pra, në finale ky është një operacion, i cili ka transferuar fitimin e një agjencie publike në llogari private përmes një proçesi të mbushur me dyshime të mëdha për korrupsion.

Aq sa para ka patur jo vetëm për zyrtarët, por edhe për një studio avokateore të lidhur me një zyrtar të lartë në KQZ, e cila merr mesatarisht 40 mijë euro në muaj nga kjo kontratë. /Marrë nga Kapitali.al

The post DOKUMENTET/ “Hapen letrat” për Portin e Durrësit: Pirro Vengu firmosi tenderin 31-mln euro që refuzuan ta firmosin… appeared first on Albeu.com.

Pirro Vengu njofton vendimin: Miratohet paketa financiare për sigurimin e jetës së ushtarakëve në misionet jashtë vendit

By: V K
28 August 2024 at 13:06

Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të rëndësishëm që prek Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes, që ka të bëjë me ofrimin e të gjithë paketës financiare dhe ligjore që ofron dhe mbulon sigurimin e jetës të Forcave tona të Armatosura në misionet jashtë vendit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi një diversifikim të misioneve jashtë vendit, kemi një shtesë të angazhimit të Shqipërisë në misione që lidhen jo vetëm me NATO-n, por edhe me Bashkimin Europian në të gjithë spektrin e misioneve qoftë në kontributet tokësore por edhe në ato detare”, u shpreh ai.

“Me këtë paketë angazhohemi që të gjitha forcat tona të angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për çdo lloj vështirësie që mund të hasin në misione që mund të zgjasin mbi disa muaj”, tha Vengu.

The post Pirro Vengu njofton vendimin: Miratohet paketa financiare për sigurimin e jetës së ushtarakëve në misionet jashtë vendit appeared first on Albeu.com.

Kuvendi voton mes tensionit ministrat e rinj të Ramës

30 July 2024 at 20:29

Votimi u bë në një situatë të tensionuar, pasi deputetë të opozitës protestuan duke bllokuar foltoren dhe goditur tryezat e tyre, pasi kryetarja e Kuvendit në ikje, Lindita Nikolla nuk u dha fjalën. Ndërsa deputetët e mazhorancës socialiste vijonin procesin e votimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë akuzonin […]

The post Kuvendi voton mes tensionit ministrat e rinj të Ramës appeared first on Reporter.al.

Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit

By: BIRN
28 July 2024 at 14:49

Në përmbyllje të fjalimit të tij në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi zëvendësimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla – e dorëhequr për arsye shëndetësore, me Elisa Spiropalin. Rama njoftoi se deputeti Blendi Çuçi do të emërohej nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë mininistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi do të marrë kryesimin e grupit […]

The post Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit appeared first on Reporter.al.

❌
❌