Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reagon Berisha: E vërteta e kërcënimit tim për gazetarët

By: user 6

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një reagim të gjatë në rrjetet sociale për të sqaruar një deklaratë të bërë të mërkurën gjatë një konference për shtyp kur tha se disa gazetarë, pa përmendur emra, “do t’i konsideronte si pjesëtarë të organizatës kriminale, skapi i partisë”.

“Konstatoj se tek-tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë” – tha Berisha.

Për këtë deklaratë regjin disa organizata gazetarësh duke i konsideruar ato si të papranueshme. Por këtë të enjte, Berisha ka bërë një sqarim të kësaj deklarate që sipas tij disa media, nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcenim.

“Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetëdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetareje” – thotë Berisha.

“Reagimi im lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i papaguar i Spakut, as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse takspaguesit ju paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi skapit dhe institucioneve te tjera” – thotë Berisha.

REAGIMI I PLOTË POSHTË

Sqarim!

Disa media nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcenim reagimin tim të djeshëm ndaj mediave në të cilin jam shprehur sa vijon: shih (1). Lidhur me këto keqkuptime sqaroj sa vijon:
Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetraje.

Këtë e kam shprehur qartë dje duke thënë se: ‘Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre( gazetarëve) në debatin për këtë dosje (aktpadinë time politike kundër meje) dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin’. Në përputhje me këtë qendrim nuk ka ndodhur kurrë që një gazetari ti bjerë telefoni nga unë apo në emër timin “pse ke sulmuar Berishën”.

Në prononcimin tim kam ngritur zërin vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe profesionalizmit të gazetarit dhe jo ketegorikisht pse lexojnë akt padinë e skapit të partisë ndaj meje sepse unë kohë më parë kam deklaruar publikisht se vetë do ta beja publike me njëherë atë piramidë mashtrimi po të mos ishin aty brenda emrat e qindra personave që jetojnë dhe që nuk janë më. Por reagimi im lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i pa paguar i Spakut as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse takspaguesit ju paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi skapit dhe institucioneve te tjera

Në konceptin tim një gazetar që i shërben profesionit të tij nuk mund të shëndrohet kurrë në zëdhënës të këtij apo atij institucioni sepse dëshmon se është vendosur totalisht në kontrollin e tij dhe nuk është më zëdhënës i profesionit të tij dhe interesit publik. Unë vlerësoj se kjo rrugë do ishte rruga e asgjesimit të mediave të lira. Ndaj dhe unë i ftova gazetarët që në interesin e tyre më të mirë të zbatojnë kodin e tyre që u kërkon që në informacionet e tyre të jenë objektivë pra të hapur për të gjitha burimet apo në rastin konkret palët. Ky është thelbi i reagimit dhe shqtësimit tim.

Por nuk e mohoj se në prononcimin tim të djeshëm ka një kërcënim dhe ky kërcënim është i njëjtë për çdo njeri që ka kryer krim dhe konkretisht jam shprehur: ‘Konstatoj se tek tuk prej tyre( fjala është për gazetarë) që keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do t’i trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.’ 

Del qartë se këtu fjalën e kam jo për gazetarë të vërtetë, por për individë delinkuent të vërtetuar si gjobvenës edhe nga drejtësia, por në vend të ndeshkimit ligjor për krimin që kanë kryer mbahen peng nga Dumani për t’i keqperdor siç don ai vetë. Unë mendoj se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarin, por janë kriminel që zenë pusi njëlloj si hajduti ordiner për të grabitur këtë apo atë qytetar apo biznismen. Pra vlerësoj se vet gazetarët e ndershëm duhet të kenë një qendrim të qarte ndaj tyre. Si përfundim edhe një herë i garantoj gazetarët se vlerësoj shumë rolin, sakrificat dhe kontributin e tyre.

Ky është prononcimi im i djeshëm!

1-Por meqë jam në këtë çështje, kam një kërkesë të njerëzishme ndaj gazetarëve. Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre në debatin për këtë dosje dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin. Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj.

Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë. Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje Sali Berishës, Jamarbër Malltezit se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta. Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorua të një materiali fund e krye, krim politik.

E them këtë sepse, unë besoj se nëqoftëse një gazetar apo gazetare, ulet në një studio dhe lexon njëlloj sikur të ishte zëdhënës i Dumanit 1 mln eurosh pyetje, i ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja dhe Millonajit, simotrës biologjike, mendoj se e fyen veten keq. Ai ose ajo, para se të lexojë, para se të bëjë deklarata që janë fund e krye mashtrim, para se të marrë përsipër të bëhet zëdhënës i mashtrimeve, le të zgjedhë çfarë të dojë nga ajo dosje dhe të pyesë, ose avoketërit, ose Sali Berishën, ose Jamarbër Malltezit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë transparencë për çdo pyetje.

Thashë edhe njëherë, këtu nuk bëhet fjalë për gjobëvënësit e Linda Ramës, për Bolinot, jo. Ata do të trajtohen njëlloj si anëtarë të oerganizatës kriminale, Skapi i Partisë. Por këtu bëhet fjalë për të gjithë gazetarët e tjerë të cilët me përkushtim, raportojnë njoftojnë, kryejnë detyrën e tyre.

The post Reagon Berisha: E vërteta e kërcënimit tim për gazetarët appeared first on Lapsi.al.

Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme, pasi në fundin e muajit gusht janë arrestuar për kërcënim ndaj kreut të FSHF, Armand Duka.

Gjykatësi, Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

Nazmiu, president i klubit të futbollit Iliria dhe nipi i tij, ishin dy ndër 6 personat që i shkuan poshtë shtëpisë kreut të FSHF për ta kërcënuar, ku shkak i ngjarjes është bërë mosgrumbullimi në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut.

Gjykata e Durrësit la në burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin në datën 4 shtator, si dhe vendosi masën “detyrim paraqitje” për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin.

Kujtojmë që, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanosën me ‘sms’ kreun e FSHF-së.

Pas kësaj, shkuan në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë. /Telegrafi/

The post Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij appeared first on Telegrafi.

Premier League, Taylor kërcënohet me jetë: nuk do të arbitrojë asnjë ndeshje të javës së ardhshme

By: user 2

E bujshme në Premier League: pas ndeshjes mes Bournemouth dhe Chelsea, që përfundoi me fitoren 0-1 të Blues, arbitri Anthony Taylor u kërcënua me vdekje në rrjetet sociale, për shkak se nxorri 16 kartona të verdhë, një rekord i të gjitha kohërave në Premier League.

KËRCËNIME NDAJ ARBITRIT TAYLOR

Një valë e vërtetë urrejtjeje shpërtheu, në orët në vijim pas ndeshjes, ndaj arbitrit anglez: “Duhet ta vrasim”, “Do të gjej familjen tënde” dhe sërish “Ta bëjmë lapidar”. Këto janë disa nga komentet më të egra drejtuar Taylor.

TAYLOR, ARBITËR I KATËRT

Nga këtu ka ardhur edhe vendimi i Premier League, që vendosi të mos e caktojë atë si arbitër ndeshjesh për dy raundet e ardhshme të kampionatit. Në fakt, me rastin e Southampton-Ipswich dhe Brighton-Nottingham Forest, eksperti anglez do të luajë rolin e arbitrit të katërt.

The post Premier League, Taylor kërcënohet me jetë: nuk do të arbitrojë asnjë ndeshje të javës së ardhshme appeared first on Lapsi.al.

Klevis Balliu: Njerëz pranë Erion Veliajt, kërcënuan gazetarin holandez

By: V K

Partia Demokratike, dënoi zyrtarisht kërcënimin e gazetarit dhe aktivistit holandez Vincent Van Gerven Oei nga banditët e Erion Veliajt.

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, tha se “kërcënimi nga njerëz të afërt të familjes mafioze të Veliajt të aktivistin holandez vjen pas një seri shkrimesh hulumtuese të botuara në blogun e tij dhe të përkthyera edhe në shqip nga disa portale”.

“Me këtë rast u bëjmë thirrje ambasadave të huaja që të kenë kujdes se kë mbështesin”, tha Balliu.

DEKLARATA E PLOTË:

Partia Demokratike, dënon kërcënimin e aktivistit holandez Vincent Van Gerven Oei nga banditët e Erion Veliajt.

Duke i shprehur mbështetjen z. Gevren Oei për kurajon qytetare dhe intelektuale, me këtë rast ne shprehim mbështetjen tonë të pakushtëzuar për të gjithë ata zëra të lirë të shtypit në Shqipëri, që çdo ditë, pëkundër kërcënimeve dhe joshjeve, i çjerrin maskën pushetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Kërcënimi nga njerëz të afërt të familjes mafioze të Veliajt të aktivistin holandez vjen pas një seri shkrimesh hulumtuese të botuara në blogun e tij dhe të përkthyera edhe në shqip nga disa portale.

Aktivisti ka publikuar mesazhet kërcënuese, që lidhen drejtpërdrejt me artikujt e botuar, dhe që demaskojnë aktivitetin anti-ligjor dhe kundër interesit publik të Veliaj & CO.

Ambasada holandeze ka bërë një notë proteste ndaj Shqipërisë dhe ka informuar me email të gjitha ambasadat e akredituara në Tiranë në lidhje me këtë rast.

Çfarë është ironike në këtë rast është se lëvizja Mjaft, që drejtohej nga Veliaj para se t’i bashkohej PS dhe Rilindjes, i ka dhënë miliona euro kësaj organizate, me qëllim demaskimin e “politikës së vjetër”, aktivizmin qytetar dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Sot Erion Veliaj, pasi ka bërë në pushtet qindfshin e atyre milionave, kthehet kundër donatorëve dhe kundër ideve për të cilat i mori ato para.

Me këtë rast u bëjmë thirrje ambasadave të huaja që të kenë kujdes se kë mbështesin.

Po çfarë është në qendër të tërbimit të Veliajt dhe bandës dhe kërcënimeve ndaj blogerit holandez?

z. Van Oei përgjatë vitit 2024 ka kryer një hulumtim të thelluar dhe serioz, duke nxjerrë në dritë skemën kriminale të pastrimit te parave te Erion Veliajt nepermjet bashkeshortes dhe fondacionit “Harabel”.

Harabel” është një fondacion gjasme jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor”. U themelua në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt.

Harabel, menjëherë pas themelimit nisi një seri projektesh të profilit të lartë të artit, me artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Sislej Xhafa.

Adresa zyrtare e ‘Harabel’ është në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të Bllokut të Tiranës, në të njëjtin pallat me kompaninë ‘The Partners’ të Ajola Xoxës.

‘Harabel’ lidhet pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt dhe shërbente si një mbulesë që i lejonte Xoxës të bënte si ‘promotore kulturore’ dhe Veliajt të pastronte paratë.

Kjo skemë fakton lidhjen direkte të kryehajdutit të Tiranës me inceneratoret, pasi fondacioni i bashkeshortes ka punuar edhe me kompanitë e inceneratorit.

Ky nuk është kërcënimi i parë i Veliajt ndaj gazetarëve. Në këtë plan ai është recidivist. Kujtojmë kërcënimet kundër gazetareve Ola Xama dhe Beti Njuma, si ndër më të ashprit e më të fundit.

SPAK ka nisur hetimin pasuror per Veliajn pas investigimit te blogerit holandez, por le të mos e mbajmë frymë gjatë për ‘koleget’ e kryebashkiakut.

Te ngrihemi të bashkuar për të shpëtuar qytetin tonë dhe vendin tonë nga kthetrat e vrasësve të zhvillimit dhe së ardhmes së Shqipërisë.

The post Klevis Balliu: Njerëz pranë Erion Veliajt, kërcënuan gazetarin holandez appeared first on Albeu.com.

U kërcënua për shkak të detyrës, Armando Duka i pashqetësuar, shfaqet në stadium

By: D Marku

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u kërcënua nga disa persona për shkak të detyrës.

Duka, siç shihet në foto, ka zgjedhur që këtë fundjavë të ndjekë nga afër në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Teutës për javën e 3-të.

The post U kërcënua për shkak të detyrës, Armando Duka i pashqetësuar, shfaqet në stadium appeared first on Albeu.com.

Presidenti i klubit të futbollit Iliria të Fushë-Krujës kërcënon kreun e FSHF-së Armand Duka! 5 të arrestuar, 2 në hetim! Mes tyre tre djemtë futbollistë

By: D Marku

Presidenti i FSHF-së Armand Duka është kërcënuar një natë më parë. Policia thotë se ka arrestuar 5 persona, dhe ka vënë në hetim dy të tjerë, të gjithë nga Kruja.

‘Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.’- njofton policia.

Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës dhe tre djemtë e tij futbollistë:

Nazmi Selmani (Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës)

Adolf Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)

Brajan Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)

Santiago Selmani (sulmuesi i Ilirisë)

Lajmi në përditësim…

The post Presidenti i klubit të futbollit Iliria të Fushë-Krujës kërcënon kreun e FSHF-së Armand Duka! 5 të arrestuar, 2 në hetim! Mes tyre tre djemtë futbollistë appeared first on Albeu.com.

❌