Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore

By: D Marku
18 September 2024 at 17:47

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim menaxherin e Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas.

Në fokus të diskutimeve ishte anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta (Instant Payment).

Banka Botërore ka ofruar mbështetjen për këtë projekt me rëndësi strategjike për Bankën e Shqipërisë dhe zhvillimin e pagesave në vend.

Një tjetër prioritet i Bankës së Shqipërisë në të cilën angazhimi i Bankës Botërore mbetet i një rëndësie të veçantë, ka qenë edhe përmirësimi i kuadrit rregullativ për sistemin financiar dhe sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

The post Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Të ngrira për shkak të mikrokredive/ Zhbllokohen mijëra llogari në 11 banka

By: user 6
16 September 2024 at 23:50

Mijëra llogari bankare në 11 banka tregtare në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Ato ishin të ngrira për llogari të institucioneve jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Vendimi për heqjen e sekuestros është kërkuar nga Prokuroria në fund të muajit gusht dhe është ekzekutuar nga bankat disa ditë më vonë. Vendimi i është përcjellë bankave, me kërkesën për të dërguar informacionin për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

“Që të mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve… kërkojmë nga ana Juaj heqjen e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve, nga përmbaruesit të cilëve u është hequr licenca….Lista e emrave të qytetarëve që do t’u hiqet sekuestrimi i llogarive bankare të na dërgohet, me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara”, – shkruan prokuroria.

Llogaritë ishin bllokuar nga përmbaruesit e kontraktuar nga dy MCA dhe Final, të cilat akuzohen për mashtrim të mijëra klientëve, të cilët ishin debitorë në banka, por që më pas u shtrënguan të merrnin kredi të reja, me norma interesi përtej logjikës së borxhit.

The post Të ngrira për shkak të mikrokredive/ Zhbllokohen mijëra llogari në 11 banka appeared first on Lapsi.al.

Kreditë tek “Final” dhe “MCA”, prokuroria liron mijëra llogari të bllokuara në 11 banka

15 September 2024 at 16:43

Mijëra llogari bankare që i përkasin qytetarëve kredimarrës tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”, janë liruar në 11 banka të nivelit të dytë në Shqipëri. “Ora News” ka mësuar se lirimi i aseteve financiare të qytetarëve që qëndronin të bllokuara nga përmbaruesit privatë, për llogari të dy kompanive të mësipërme, janë liruar në […]

The post Kreditë tek “Final” dhe “MCA”, prokuroria liron mijëra llogari të bllokuara në 11 banka appeared first on BoldNews.al.

❌
❌