Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli shpjegon strategjinë e klubit rreth blerjeve

17 September 2024 at 20:13

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli përshkruan strategjinë e transferimeve në klub si pjesë e një ‘procesi’ për t’u fokusuar te lojtarët më të rinj me paga më të ulëta, por duke i trajtuar ata si një ‘investim’ i rëndësishëm. 

Ndeshja hapëse e Ligës së Kampionëve po zhvillohet mes PSV Eindhoven dhe Juventus në “Allianz Stadium” në Torino, ku “Zonja e Vjetër” po udhëheq me rezultat 2-0. 

Bianconerët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve pas 684 ditësh, pasi u përjashtuan sezonin e kaluar nga garat evropiane për parregullsi financiare. 

“Unë nuk jam i ri në këtë turne, por të rikthehem në të për Juventusin është sigurisht emocionuese”, deklaroi Giuntoli për Sky Sport Italia. 

Opta thekson se mosha mesatare e 11-shes startuese këtë mbrëmje është vetëm 25 vjeç e 149 ditë, një rekord i ri si më i riu i luajtur ndonjëherë nga Juventus në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. 

Janë katër nënshkrime të reja në formacionin startues, që u blen nga klubi. 

“Ne sapo filluam këtë proces, jemi të kënaqur me atë që kemi bërë, duke u përpjekur të forcojmë një klub që po humbte shumë para, kështu që u përpoqëm të investonim në lojtarë nga 24-26 vjeç, duke ulur faturën e pagave dhe duke rritur grupin”. 

“Nënshkrimet që bëmë ishin të shtrenjta, por për lojtarë shumë të rinj me paga relativisht të ulëta, kështu që ne ishim në gjendje të balanconim kostot si investim”, deklaroi ai. /Telegrafi/  

The post Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli shpjegon strategjinë e klubit rreth blerjeve appeared first on Telegrafi.

❌
❌