Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Artistët gjerman hapin ekspozitë në Mitrovicë, sjellin perspektivë të re për gurët dhe mineralet e qytetit

14 September 2024 at 12:20

Të premten rreth orës 19:00 është hapur ekspozita “Heavy Metals – The Stones of Mitrovica” në hapësirat e Muzeut të Mitrovicës.

Autorë të kësaj ekspozite ishin artistët gjerman, Philine Rinnert dhe Daniel Heer, transmeton Telegrafi.

Pamje nga ekspozita. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Në hapjen e kësaj ekspozite, autorja Philine Rinnert është shprehur se kur kishte ardhur në Kosovë i’u kishte rekomanduar që të vizitojë Mitrovicën.

“Për herë të parë në Kosovë kam qenë vitin e kaluar dhe kam qenë në malet e Kosovës. Në diskutime të ndryshme kam dëgjuar që Kosova është e pasur me gur dhe minerale dhe një rekomandim që kam marrë nga miqtë e mi është të vija në Mitrovicë sepse është një vend që ka shumë pasuri nëntokësore”, ka thënë Rinnert.

Pamje nga ekspozita. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Ajo ka thënë se në nëntorin e kaluar kishte ardhur në Mitrovicë dhe kishte krijuar idenë se çfarë do të realizonin.

“Fati ynë ka qenë se në nëntorin e kaluar unë erdha prapë dhe e krijova idenë se çfarë do të bëjmë në realizimin e këtij qëllimi”, ka shtuar artistja gjermane.

Rinnert ka theksuar se ideja e kësaj ekspozite është që të mendojmë më në thellësi për rëndësinë që kanë gurët dhe mineralet e qytetit.

Ndërsa, drejtoresha e Muzeut të Mitrovicës, Nora Prekazi – Hoti ka thënë se është privilegj që të kenë mundësinë ta hapin këtë ekspozitë sepse sipas saj, artistët gjerman kanë sjellur një perspekivë të re në rajonin e Mitrovicës.

Pamje nga ekspozita. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Kur Philine solli idenë për të punuar dhe ri-kërkuar për mineralet dhe gurët e Mitrovicës në perspektivën e erës, madhësisë, ishte shumë poetike dhe na pëlqej shumë ideja. Ishte një privilegj i madh që të punojmë me të dhe me Danielin. Faleminderit që të dyve, ju sollët shumë energji të mirë në muzeun tonë dhe një perspektivë shumë interesante për diçka që ne jemi rritur së bashku”, ka thënë Prekazi – Hoti.

Drejtoresha e muzeut ka falënderuar artistët, stafin e muzeut dhe të qendrës kulturore “7 arte” që ka ndihmuar në realizimin e kësaj ekspozite.

Derisa drejtori i qendrës kulturore “7 arte”, Lulzim Hoti, ka thënë se kjo ekspozitë është një identitet për qytetin e Mitrovicës.

“Gurët e Mitrovicës shpesh janë përmendur, duke llogaritur ish-presidentin Rugova që ka shpërndarë gurët e Mitrovicës. Por edhe historikisht janë shpërndarë gurë nga vetë ndërmarrja “Trepça” që ka bërë eksport të produkteve të nëntokës sonë”, ka thënë Hoti.

Ai është shprehur se gurët janë pjesë e zakonshme që i shohim në çdo cep, qoftë edhe si dekore në shtëpitë tona.

Drejtori i qendrës kulturore “7 arte” është shprehur se ishte kënaqësi të punonte me artistët gjerman, derisa ka falënderuar të gjithë stafin që ka kontribuuar në realizimin e kësaj ekspozite. /Telegrafi/

 

The post Artistët gjerman hapin ekspozitë në Mitrovicë, sjellin perspektivë të re për gurët dhe mineralet e qytetit appeared first on Telegrafi.

“Nëpër Gjurmët e Tasos” në COD/ Anastas Kostandini ndan detajet nga ekspozita në Kryeministri: E hapur deri më 3 tetor

By: lia rda
11 September 2024 at 09:30

Ekspozita “Nëpër gjurmët e Tasos”, ku imagjinata ndërthuret me realitetin, u çel në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri.

Kjo ekspozitë që na fton të eksplorojmë sfera të njohura dhe fantastike të artistit Anastas Kostandinit i njohur edhe me emrin Taso, do të qëndrojë e hapur deri më 3 tetor.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për ekspozitën dhe pikturat e tij, që përfshijnë një gamë të gjerë peizazhesh, portretesh dhe kompozimesh që përshkruajnë jetën e përditshme dhe natyrën e Pogradecit.

“Unë jam piktor dhe ata kanë qene shkrimtar, por ata kanë një ndikim shumë të madh te unë. Ekspozitat e mia kanë një dimension tjetër të mënyrës si shikohet imazhi. Duke jetuar në një vend periferik dhe duke dashur të kap kuotën artistike, kam bërë shumë eksperimente.

Së fundmi, ekspozita ime ka një karakter dhe kuratori Rubin Kadiu është krijuar shumë bashkëpunues me mua, edhe pse është i ri”, u shpreh Taso.

Ndërsa, drejtoresha e COD, Jetona Koçibelli ka thënë ndër të tjera:

 “Taso është një ndër artistët më të mirë që ne kemi. Taso është një njeri i Pogradecit dhe i një qyteti të mrekullueshëm që ka Lasgush Poradecit dhe Kutelit, të cilët i ka pikturuar. Do të ishte mirë që të gjithë brezat ta njihnin atë. Taso ka patjetër shumë veçanti”./abcnews.al

Johnny Depp sjell ekspozitën e tij të parë “A Bunch of Stuff”

By: user 10
9 September 2024 at 17:00

Karriera e Johnny Depp si artist vazhdon të shpërthejë.

Aktori i “Pirates of the Caribbean” do të nisë “ekspozitën e tij të parë gjithëpërfshirëse eksperimentale” të punës së tij, të titulluar “A Bunch of Stuff”, muajin e ardhshëm në ndërtesën Starrett-Lehigh në lagjen Chelsea të Manhattan.

Thuhet se shfaqja do të përfshijë “vepra arti të papara, si dhe shumë objekte personale  nga studiot e Depp” – dhe “do të jetë e ngjashme me një vizitë në studio dhe hyrjen në botën e tij. ” Ekspozita prezantohet nga BAUART, në bashkëpunim me Pantheon Art dhe në partneritet me TAIT, ndërsa vendi përfaqësohet nga Kagency.

Depp është bërë një artist i kërkuar që nga debutimi i punës së tij në 2022.

Thuhet se ai shiti 780 artikuj për 3.6 milionë dollarë, nëpërmjet galerisë në Mbretërinë e Bashkuar Castle Fine Art, brenda pak orësh pasi shpalli një seri printimesh të quajtur “Friends & Heroes”.

Printimet ishin të njerëzve të famshëm , si Al Pacino, Keith Richards, Bob Dylan dhe Elizabeth Taylor.

Depp tha në atë kohë në një deklaratë: “Unë gjithmonë e kam përdorur artin për të shprehur ndjenjat e mia dhe për të reflektuar mbi ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë dhe njerëzit që i admiroj… Pikturat e mia e rrethojnë jetën time, por i mbajta ato për vete dhe e kufizova veten. Askush nuk duhet të kufizojë veten, kurrë.”

Ai vazhdoi me dy shfaqje të tjera, “Friends & Heroes II” dhe “Five”, vitin e kaluar përpara se të debutonte një koleksion në korrik të pjesëve të frymëzuara nga tarot. Komplete me kornizë me katër printime tarot shiten për 15,950 dollarë.

The post Johnny Depp sjell ekspozitën e tij të parë “A Bunch of Stuff” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌