Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Dështon iniciativa për arsimin, 1 program studimi prioritar zgjedhur nga 4 studentë

16 September 2024 at 18:28

Ndryshe nga një vit më parë ku universiteti i Korçës kishte 10 programe studimi prioritare, këtë vit do të ketë vetëm një, e cila ndodhet në fakultetin e bujqësisë me vetëm 4 kuota studentësh.

Ky program studimi i vendosur si prioritar dhe përfitues i bursës është inxhinieria agronomike. Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i kurrikulave pranë këtij universiteti Artur Prifti.

“Nëpërmjet një shkrese zyrtare na është njoftuar që për një program studimi do të ketë 4 kuota, pra 4 studentë që do të përfitojnë pagën minimale prej 400 mijë lek te vjetra. Për programet e tjera nuk jemi njoftuar, do presim në vijim për njoftime”, tha Prifti.

Sipas Priftit, këtë vit akademik për herë të parë në historinë të këtij universiteti do të ketë një program studimi të përbashkët me universitetin politeknik të Tiranës, atë të inxhinieri informatike.

“Për këtë vit është programi i ri inxhinieri informatike, është program i përbashkët me universitetin e Tiranës, ka goxha interes, do plotësohet 100 besoj me raundin e dytë, ndryshe nga vitet e tjera këto programe janë në rrugë të mirë. Programi inxhinieri informatike përfshin pedagogë nga dy universitetet, në përfundim të dy viteve të para, studentet më notë me të mira, do marrin diplomë të dyfishtë”, u shpreh ai.

Që në vitin 2022, Ministria e Arsimit ndërmori iniciativën për të mbështetur me bursë maturantët që do të zgjidhnin programet prioritare si bujqësia, mësuesia apo edhe disa degë të inxhinierisë, por fakti tregon se kjo nismë nuk rezultoi pozitive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dështon iniciativa për arsimin, 1 program studimi prioritar zgjedhur nga 4 studentë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Nga përndjekja te dhuna në familje, bien në pranga katër persona në Korçë

By: M C
15 September 2024 at 16:09

4 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë për vepra të ndryshme penale, si përndjekje dhe dhunë në familje.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, janë proceduar penalisht disa persona të tjerë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shetasin J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi prej disa ditësh përndiqte të dashurën e tij.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin L. Dh., 31 vjeç, banues në Korçë, dhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishte në përdorim 31-vjeçari, në fshatin Pirg, Maliq, në telefonat e këtyre shtetasve u gjetën faqe që shërbenin për vendosje të basteve sportive.

Telefonat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga ky Komisariat u arrestua në flagrancë shtetasi E. E., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 42 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 29-vjeçar.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. S., 76 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Korçë-Devoll”, në fshatin Neviçisht, ka përplasur me automjet një 59-vjeçar, i cili po lëvizte me biçiklete, duke e dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Jutidiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Nga përndjekja te dhuna në familje, bien në pranga katër persona në Korçë appeared first on Albeu.com.

Përndjekje e dhunë në familje|Prangosen 4 persona në Korçë, procedohen disa të tjerë

By: rom ario
15 September 2024 at 15:54

4 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë për vepra të ndryshme penale, si përndjekje dhe dhunë në familje.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, janë proceduar penalisht disa persona të tjerë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shetasin  J. L., 29 vjeç, banues në Korçë,  pasi prej disa ditësh përndiqte të dashurën e tij.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin L. Dh., 31 vjeç, banues në Korçë, dhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishte në përdorim 31-vjeçari, në fshatin Pirg, Maliq, në telefonat e këtyre shtetasve u gjetën faqe që shërbenin për vendosje të basteve sportive.

Telefonat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga ky Komisariat u arrestua në flagrancë shtetasi E. E., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 42 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura u referuan  materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi dyshohet se  ka ushtruar dhunë ndaj  bashkëjetueses së  tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 29-vjeçar.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. S., 76 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Korçë-Devoll”, në fshatin Neviçisht, ka përplasur me automjet një 59-vjeçar, i cili po lëvizte me  biçiklete, duke e dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë  të Jutidiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përndjekje e dhunë në familje|Prangosen 4 persona në Korçë, procedohen disa të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Rama ndan pamjet: Festivali i Serenatave në Korçë sjell meloditë e dashurisë më 27 dhe 28 shtator

By: redi
13 September 2024 at 15:52

Qyteti i Korçës do të presë më 27-28 shtator Festivalin e Serenatave, ku interpretimet e disa prej artistëve më të mirë në rajon do të sjellin këto melodi të përjetshme. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale klipin promovues të festivalit duke ftuar qytetarët ta ndjekin këtu. “Një ftesë për Festivalin e Serenatave, melodive të dashurisë, jetës e traditës që vendin e origjinës e kanë në…

Source

Aksident me vdekje në Korçë

By: user 5
12 September 2024 at 20:09

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në urën e fshatit Polenë në Korçë.

Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes.

Rrethanat sesi ka ndodhur ende nuk dihen.

The post Aksident me vdekje në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Korçë, përplaset nga një automjet, humb jetën këmbësori

By: Mirgen
12 September 2024 at 20:07

Një aksident sapo ka ndodhur në urën e fshatit Polenë. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor. Shërbimet e policisë dhe ambulanca janë në vendngjarje. Nga të dhënat e para bëhete ditur se personi që u përplas, ka humbur jetën. Viktimë nga ky aksident mbeti Bujar Rika, 60 vjeç. Ndërsa drejtues i mjetit që […]

The post Korçë, përplaset nga një automjet, humb jetën këmbësori appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Korçë, dyshohet për një viktimë

By: M C
12 September 2024 at 20:04

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Polenë. Aksidenti ka ndodhur tek ura e fshatit Polenë.

Gjithashtu dyshohet se mjeti ka përplasur për vdekje një këmbësor. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet.

The post Aksident i rëndë në Korçë, dyshohet për një viktimë appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në Korçë/ Kush 60-vjeçari që u përplas për vdekje, identifikohet drejtuesi i automjetit (EMRAT)

12 September 2024 at 20:22
Bujar Rika është 60-vjeçari i cili mbeti viktimë e aksidentin të sotëm (12 shtator) në Korçë, pasi u përplas për vdekje. Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit që përplasi 60-vjeçarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita, 35-vjeç. 35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

12 September 2024 at 19:58
Një aksident ka ndodhur sot në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, në Korçë. Nga raportimet e para, mësohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor 60-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar

Korçë/ Ngacmoi sèksuàlisht dy të mitura, gjykata lë në burg 56-vjeçari

By: user 8
11 September 2024 at 10:30

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 56-vjeçarin Nesti Zhobro.

Dy ditë më parë ky shtetas është arrestuar nga policia pasi ka kryer vepra të turpshme me dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeç.

Ai akuzohet për “Vepra të turpshme”, parashikuar nga neni 108/1 i Kodit Penal.

The post Korçë/ Ngacmoi sèksuàlisht dy të mitura, gjykata lë në burg 56-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Ngacmoi s*ksualisht dy të mitura në lulishte, gjykata lë në burg 56-vjeçarin në Korçë

By: user 11
11 September 2024 at 10:30

Gjykata le në burg 56 vjeçarin Nesti Zhobro, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi tentoi të kryente veprime të turpshme me dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeçare.

 

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56- vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar ti prekë në pjesë të trupit.

Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë më herët për vepra të tilla penale.

‘Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 11.09.2024 ora 09:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasit N.Zh i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga neni 108/1 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas”, njoftoi gjykata.

The post Ngacmoi s*ksualisht dy të mitura në lulishte, gjykata lë në burg 56-vjeçarin në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Ndahet nga jeta kantautori i njohur nga Korça

By: M C
10 September 2024 at 16:27

Kantautori i njohur korçar, Gjergji Peleshi është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Peleshi një nga këngëtaret më të njohur të serenatës korçare, madje për shumë vite ka qenë pjesë e Korit “Lira” të këtij qyteti.

Gjergji Peleshi është rritur në një familje ku serenata korçare është kënduar që në fillesat e saj, këngë të cilat me se shumti i ka kënduar me vëllain e tij Ilkë Peleshin.

Deri në momentet e fundit të jetës së tij e ka kënduar me shume dashuri serenatën korçare.

The post Ndahet nga jeta kantautori i njohur nga Korça appeared first on Albeu.com.

Korçë/ Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetë fëmijën, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

By: user 11
10 September 2024 at 10:28

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 21 vjeçarin, i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.

Dritson Kurti u vendos në pranga 4 ditë më parë, pasi partnerja e tij e mitur solli në jetë foshnjën e tyre në maternitetin e Korçës.

Pas arrestimit nga policia familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakon martesat në moshë të vogël.

Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e partnerit të saj duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.

Në një deklaratë për mediat, e mitura u shpreh se “Ai s’më ka marrë me zor! Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha”.

14-vjeçarja: Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. Ju thashë dje prindërve të mi. Ata ranë dakord.

Kam një fëmijë përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici.

Kujojmë se arrestimi i 21-vjeçarit erdhi pasi një 14-vjeçarje ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës ditën e djeshme.

Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia.

The post Korçë/ Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetë fëmijën, gjykata lë në burg 21-vjeçarin appeared first on Lapsi.al.

Ndërron jetë Komo, endacaku që u shndërrua në personazh të njohur në Korçë

By: gaze tare
10 September 2024 at 10:57

Endacaku i kthyer në një nga personazhet më të njohur në qytetin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Kozma Melçani, i njohur si “Komo”, u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur pas Katedrales. Endacaku i kthyer në personazh të njohur, vuante nga problemet me zemrën dhe dyshohet që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Komo” ishte korçari, i cili shihej në rrugët e qytetit, në çdo kohë, përshëndetej me çdo qytetar dhe turist, madje herë pas here krijonte situata komike me njerëzit.

Për Korçën, Komoja do të ngelet një nga endacakët më të dashur.

The post Ndërron jetë Komo, endacaku që u shndërrua në personazh të njohur në Korçë appeared first on iconstyle.al.

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili flet nga spitali: U mundova të fikja zjarrin me duar

By: user7
9 September 2024 at 14:17

Melisa Trëndafili e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti më 31 gusht në Korçë, ka vendosur të tregojë versionin e saj të historisë nga ambientet e QSUNT. Duke folur për emisionin “Shqipëria Live”, Melisa tregoi sesi ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas saj, ajo po kthehej nga puna kur Bledar Trëndafili i doli përpara dhe i hodhi benzinë e më pas e dogji.

“E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin.” tha Melisa.

Deklarata e plotë:

Jam shumë keq. Po kthehesha nga puna, më gjeti tek rrugica e shtëpisë, ndaloi dhe nuk e pash që kishte benzinë. E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin. Ai erdhi dy ditë më parë, takoi fëmijët, u ulëm në një park lojërash, ishte i qetë. I thash për fëmijët duhet të kemi komunikim. Ditën e dytë nuk folëm më, të tretën pastaj erdhi e bëri.

Po presim të shikojmë si janë plagët. Di vetëm që do të rri gjatë në spital. Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi. Nuk fle dot, trembem. Më del imazhi i tij para syve, kam frikë edhe për fëmijët. Kam 10 vite që njihem me të. Ai e ka ndërruar emrin, E ka pasur Bledar Trëndafili dhe tani e ka Elton Trëndafili edhe vjet në nëntor unë po sëmuresha shumë shpesh sepse jetonim në Tiranë, kishim punë tonën.

Sëmuresha prej stresit, i flisja për mirë, që shiko se kemi familje, ai nuk po bënte asnjë ndryshim dhe unë u sëmura më shumë dhe aty vendosa të shoh fëmijët dhe veten time. Familjarët e tij kam kontaktuar sepse kam marrëdhënie të mira. Ata më mbështesin, kanë bërë çmos që ai të ndryshonte por nuk e bëri. Gjatë sezonit punonte në Sarandë. Kemi ndërruar shumë shtëpi. Unë nuk kam asgjë. Kur kisha punën këtu në Tiranë, që ma hapën njerëzit e burrit, ai ma shkatërroi. Më ka ndihmuar tashmë familja ime, që nga nëntori. Punoj ku të mundem. Ai më ka lënë shumë keq me sigurimet.

The post U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili flet nga spitali: U mundova të fikja zjarrin me duar appeared first on Lapsi.al.

Rënia e numrit të nxënësve/ Mbyllen gjashtë shkolla dhe disa klasa në qarkun e Korçës

By: user7
9 September 2024 at 10:47

Në qarkun e Korçës 21080 nxënës kanë nisur sot vitin e ri shkollor 2024-2025. Numri i nxënësve të regjistruar në krahasim me vitin e kaluar ka pësuar rënie të dukshme ku për pësojë janë mbyllur edhe disa shkolla e klasa.

Sipas të dhënave 1302 nxënës janë regjistruar këtë vit në klasën e parë krahasuar me 1698 që ishin një vit më parë. Po ashtu, numri i regjistrimeve në klasën e dhjetë këtë vit shkollor është 1277, përkundrejt 1779 nxënësve në vitin e kaluar.

Për shkak të numrit të ulët të nxënësve, në ZVAP Kolonjë, është mbyllur shkolla e ciklit fillor Kodras dhe në ZVAP Devoll shkolla e ciklit fillor Kapshticë. Po ashtu edhe në Maliq janë mbyllur 4 shkolla fillore. Janë mbyllur klasa në shkollat e fshatrave Shqitas, Podgorie, Vreshtas, Zemblak, Orman, Strelce, Marjan.

Në shkollën Kamenicë, u mbyllen 2 klasa të ciklit fillor dhe një klasë e ciklit të lartë. Edhe në shkollën Floq u mbyll 1 klasë e ciklit të lartë.

The post Rënia e numrit të nxënësve/ Mbyllen gjashtë shkolla dhe disa klasa në qarkun e Korçës appeared first on Lapsi.al.

Në prag të nisjes së vitit shkollor, ulet numri i nxënësve në Korçë, 80 mësues do kalojnë si ndihmës

By: V K
8 September 2024 at 15:58

Për këtë vit shkollor në qarkun e Korçës, janë regjistruar 1800 nxënës më pak në sistemin parauniversitar, krahasuar me vitin e kaluar.

Për shkak të uljes së numrit të tyre, parashikohet mbyllja e gjashtë shkollave. Këto të dhëna u bënë të ditura nga drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Vinjola Rrota, e cila theksoi se edhe numri i nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës është në rënie.

“Në rang qarku kemi gjashtë shkolla të mbyllura, nga të cilat katër janë në ZVA e Maliqit, një është në zva e Devollit dhe një në zva e Kolonjës. Mbyllja e këtyre shkollave ka ardhur si rezultat I rënies së numrit të nxënësve dhe nga qëndërzimi I shkollave. Këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar kemi një rënie të numrit të nxënësve, diku rreth 1800 nxënës në rang qarku”.

Rënia e numrit të nxënësve ka bërë 80 mësuesve në qarkun e Korçës të kalojnë si mësues ndihmës.

“Me ndryshimin e udhëzimit, këtë vit mësuesit të  cilët dalin pa ngarkesë, për shkak të rënies së numrit të nxënësve, do të mbahen në sistem duke I marrë si mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe. Fëmijëve me aftësi ndryshe ju ofrohen mësues të arsimit special. Në pamundësi pë të patur mësues për të gjithë këta nxënës, ne këtë vit do të mbajmë mësues të cilët na dalin pa ngarkesë, duke parë eksperiencën e tyre, karrierën disavjecare në arsim. Askush nuk do të largohet nga puna, duke mos prishur kontratat”.

Në nivel qarku, janë rreth 21,000 nxënës që do të fillojnë vitin e ri shkollor, ndërsa një vit më pare ky numër ishte afërsisht 23,000.

The post Në prag të nisjes së vitit shkollor, ulet numri i nxënësve në Korçë, 80 mësues do kalojnë si ndihmës appeared first on Albeu.com.

Mes lotësh 14 vjeçarja që lindi në Korçë kërkon lirimin e partnerit:S’më mori me zor

By: gaze tare
7 September 2024 at 18:09

Një 14-vjeçare lindi një ditë më parë në maternitetin e qytetit të Korçës, ndërsa pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari me inicialet D.K. pranoi që është babai i fëmijës. Ai u ndalua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Sakaq në një intervistë të zhvilluar ditën e sotme nëna e 14-vjeçares shprehet se ishte në dijeni të raportit të vajzës së saj me 21-vjeçarin dhe se e mitura kishte vendosur me dëshirën e saj të jetonte me të.

Në një intervistë për Top Channel, Luljeta Jenuzi kërkon lirimin e dhëndrit.

E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në rracën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”.

Nga ana tjetër 14-vjeçarja, shprehet se e ka njohur me dëshirë partnerin e saj dhe me miratimin e prindërve dhe mes lotësh ka kërkuar lirimin e partnerit të saj:

Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. U thashë edhe prindërve të mi. Ata ranë dakord dhe kam një vit me të. Unë kam një fëmijë me të, përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai, që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë, edhe ditën, edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, shprehet vajza.

Top Channel/ Flet mes lotësh 14-vjeçarja që u bë nënë: Më lironi burrin, kush do na ushqejë?!

The post Mes lotësh 14 vjeçarja që lindi në Korçë kërkon lirimin e partnerit:S’më mori me zor appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Korçë/ 14-vjeçarja bëhet nënë, arrestohet babai (Emri)

By: V K
7 September 2024 at 12:06

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 14-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë. Policia njofton se baba i foshnjes është një 21-vjeçar, Dritson Kurti, i cili është vënë në pranga.

Ky i fundit ka pranuar atësinë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie s**suale ose h**ksuale me të mitur”.

Nga ana tjetër, burime të sigurta bëjnë të ditur se 14-vjeçarja, është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj.

14-vjeçarja e pyetur nga policia ka bërë me dije se bashkëjetesa, por dhe marrëdhëniet s**suale me 21- vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21-vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie s**suale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njofton policia.

The post E rëndë në Korçë/ 14-vjeçarja bëhet nënë, arrestohet babai (Emri) appeared first on Albeu.com.

E pazakontë në Korçë, 14-vjeçarja bëhet nënë

By: gaze tare
7 September 2024 at 11:43

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Korçë. Një 14-vjeçare është bërë nënë.

E mitura është paraqitur ditën e djeshme në maternitet. Policia ka shoqëruar në Komisariat 21-vjeçarin D. K., për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Ai ka pranuar para policëve se është babai i fëmijës. Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës, thuhet në njoftimin e policisë.

The post E pazakontë në Korçë, 14-vjeçarja bëhet nënë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌