Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 September 2024Main stream
Before yesterdayMain stream

Kulla që punon me hidrogjen, simboli i kryeqytetit të ri të Egjiptit

6 September 2024 at 14:55

Egjipti ka vendosur të ndërtojë një kryeqytet të ri, një qendër administrative të vendosur larg Kajros, ku fantazia e arkitektëve po shfrenohet në një “fushë të bardhë”.

Aty do të jetë edhe shtëpia e Forbes International Tower, një qiellgërvishtës 240 metra i lartë, i cili do të ndërtohet me qëllim mbrojtjen e mjedisit. Projektuar nga Adrian Smith dhe Gordon Gill Architecture, ndërtesa synon të arrijë emetime zero të karbonit duke përdorur burime inovative të energjisë si hidrogjeni dhe energjia diellore.

Struktura do të mbështetet për të siguruar energjinë në 75% hidrogjen të pastër dhe 25% energji diellore, duke eliminuar nevojën për rrjetin tradicional të energjisë elektrike.

The post Kulla që punon me hidrogjen, simboli i kryeqytetit të ri të Egjiptit appeared first on Gazeta Si.

15 veshjet nga tapeti i kuq i festivalit në Venecia që nuk do t’i harrojmë dot

6 September 2024 at 12:56

Asnjë sasi e fuqisë së yjeve nuk mund të shkëlqejë vërtet bukurinë e La Serenissima, republika e lashtë e njohur më mirë si qyteti i Venecias. Por Festivali i Filmit në Venecia, me paradën e artistëve të listës A, mund t’i afrohet.

Këtu janë 15 nga paraqitjet që nuk do të harrohen lehtë nga VIP-at në tapetin e kuq të Venecias./NYTIMES

Angelina Jolie
George Clooney dhe Brad Pitt
Cate Blanchett
Pedro Almodavar
Winona Ryder
Taylor Russell
Sophie Wilde
Ncuti Gatwa
Isabelle Huppert
Zhang Ziyi
Daniel Craig
Nicole Kidman
Emily Ratajkowski
Catherine O’Hara

The post 15 veshjet nga tapeti i kuq i festivalit në Venecia që nuk do t’i harrojmë dot appeared first on Gazeta Si.

Kaos në avionin drejt Greqisë, pasagjeri tenton të hyjë në kabinë

5 September 2024 at 14:23

Një pasagjer i dehur krijoi situatë kaotike gjatë një udhëtimi me avion duke terrorizuar udhëtarët e tjerë e duke i detyruar në fund pilotët të bëjnë ulje të detyruar. Pasagjeri tentoi të hynte me forcë në kabinën e tyre, i zemëruar për vonesat në rrugëtim. Avioni po udhëtonte nga aeroporti Gatwick i Londrës, ndërsa kishte për destinacion aeroportin e Kosit në Greqi.

Pasagjeri ishte ankuar për pilotët sepse sipas tij ishin të ngadaltë dhe ka tentuar të marrë vetë situatën në dorë.

Nisur nga gjendja kaotike e krijuar në bord, pilotët vendosën të bënin ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtarë të Mynihut. Atje, ka mbërritur në pistë policia gjermane që e arrestoi pasagjerin problematik dhe e largoi me pranga nga avioni.

The post Kaos në avionin drejt Greqisë, pasagjeri tenton të hyjë në kabinë appeared first on Gazeta Si.

Milano përmbytet nga shiu, lëshohet alarmi portokalli

By: Nevila
5 September 2024 at 13:52

Stuhia e fundit e verës ka mbërritur në Milano. Stuhitë, të shoqëruara me erëra të forta, kanë filluar prej 24 orësh. Mbrojtja Civile e Milanos ka lëshuar alarmin portokalli për rrezikun hidrogjeologjik dhe një alarm të verdhë për rrezikun hidraulik.

Foto nga Milano diten e enjte 5 shtator si pasoje e shirave

Ndërkohë janë raportuar shqetësime dhe rrugë të përmbytura në të gjithë qytetin dhe në brendësi.

The post Milano përmbytet nga shiu, lëshohet alarmi portokalli appeared first on Gazeta Si.

Moti i keq godet Italinë, banorët bllokohen në shtëpi

5 September 2024 at 12:51

Dy fshatra në rajonin e Piemonte janë izoluar për shkak të valës së motit të keq që ka prekur rajonin. Dega Gerardo u tejmbush, duke shembur një pjesë të një ure të vogël në fshatin Mathieu.

Ndërkohë koha e keqe ka shkaktuar përmbytje në Brescia, Romë, Toronto dhe vende të tjera përreth.

Në të njëjtën kohë, në zonat e rajonit Valle D’Aosta, në kufi me Francën, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të ujësjellësit.

Në Albenga, Liguria, dhjetë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre tashmë të përmbytura me ndihmën e zjarrfikësve.

The post Moti i keq godet Italinë, banorët bllokohen në shtëpi appeared first on Gazeta Si.

‘Bëjmë jetë qejfi e luksi, para Laçi, para Kukësi’. Ilir Meta dhe Bes Kallaku ia marrin këngës në Valbonë

4 September 2024 at 12:41

Nga Gazeta Si- Kreu i Partisë së Lirisë vazhdon turin e tij veror ku ditët e fundit është ndalur në Valbonë. Me qeleshe në kokë, Meta këndon së bashku me Bes Kallakun pjesë nga një këngë e këtij të fundit.

Në videon e postuar nga vetë Meta, shihen të dy bashkë teksa këndojnë me entuziazëm “Bëjmë jetë qejfi, bëjmë jetë luksi, e para Laçi e para Kukësi”.

“Kur Lugina e Valbonës ndizet flakë nga Bes Kallaku me këngën: “E para Laçi e para Kukësi!”, shkruan Meta krah videos.

The post ‘Bëjmë jetë qejfi e luksi, para Laçi, para Kukësi’. Ilir Meta dhe Bes Kallaku ia marrin këngës në Valbonë appeared first on Gazeta Si.

Si duket rruga e parë me karikim për makinat elektrike

4 September 2024 at 12:00

Në një hap revolucionar drejt së ardhmes. Norvegjia ka inauguruar rrugën e parë me karikim me ëireless për makinat elektrike. Ky projekt inovativ lejon automjetet të karikohen teksa lëvizin, falë një sistemi të inkorporuar në rrugë, duke eliminuar nevojën për të ndaluar në stacionet elektrike të karikimit.

Projekt inovativ është aplikuar në një segment rrugor prej 100 metrash, duke lejuar që automjetet elektrike të karikohen ndërsa janë në lëvizje. Programi pilot është caktuar të zgjasë për një vit dhe gjatë kësaj kohe performanca dhe efikasiteti i sistemit do të testohen.

The post Si duket rruga e parë me karikim për makinat elektrike appeared first on Gazeta Si.

Papa vizitë historike në Indonezi, do të hyjë edhe në një xhami

3 September 2024 at 15:17

Papa Françesku po bën një vizitë historike në Indonezi, etapa e parë e udhëtimit të tij në Azi dhe Oqeani.

Avioni me kreun e Kishës në bord u ul në aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës. Pas ceremonisë së mirëseardhjes, në prani të Ministrit të Çështjeve Fetare, Papa u drejtua në Nunciaturën apostolike ku do të takojë një grup të varfërish, të pastrehë dhe refugjatësh të ndihmuar nga komuniteti i Sant’Egidio dhe shërbimi jezuit për refugjatët.

Vizita në Azi dhe Oqeani është Udhëtimi i 45-të Ndërkombëtar Apostolik i Papa Françeskut i cili ka parashikuar të ndalojë dhe në Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singapor.

Në agjendën apostolike është parashikuar dhe vizita e Papës në një prej xhamive më të famshme në Xhakarta, për të nxitur përpjekjet për bashkëjetesë fetare.

The post Papa vizitë historike në Indonezi, do të hyjë edhe në një xhami appeared first on Gazeta Si.

Portreti i Ismail Kadaresë përjetësohet në një pallat në Tiranë

3 September 2024 at 11:38

Një prej veprave të realizuara për edicionin e gjashtë të Mural Fest Tirana është është dhe portreti i shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare. Kjo vepër është realizuar në një prej pallateve në zonën e ish-stacionit të Trenit, nga artisti me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco. Gazetasi.al sjell foto të veprës.

The post Portreti i Ismail Kadaresë përjetësohet në një pallat në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Titaniku po shkatërrohet, imazhet e rralla tregojnë ndryshimin në pak kohë

2 September 2024 at 13:40

Një ekspeditë e re ka zbuluar ndryshimet në strukturën e anijes së famshme të Titanikut, e cila tregon se po shkatërrohet ngadalë.

Imazhet e rralla treguan ndryshimet, ku më tepër vihen re tek kangjellat dhe pjesa e jashtme e anijes.

“Njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës: ‘Sa kohë do të jetë Titaniku atje?’ Thjesht nuk e dimë, por po e shikojmë në kohë reale dhe po humbet shumë”, tha Tomasina Ray, drejtoreshë e koleksioneve në RMS Titanic Inc, kompania që kreu ekspeditën nën ujë.

Imazhet dhe një skanim digjital nga një ekspeditë e vitit 2022 tregojnë se kangjella ishte ende e lidhur megjithëse kishte filluar të konsumohej, por më pas besohet se ka rënë.

Struktura metalike po shkatërrohet nga mikrobet dhe pjesë të ndryshme po shemben.

The post Titaniku po shkatërrohet, imazhet e rralla tregojnë ndryshimin në pak kohë appeared first on Gazeta Si.

Konkursi i fotografëve të rinj – Shkrepjet më të bukura nga e gjithë bota

2 September 2024 at 13:19

Shkrepjet më të bukura të konkursit për fotografët e rinj, që synojnë të ndryshojnë botën me punën e tyre të palodhshme.

Fituesit e këtij viti tregojnë histori të zhvendosjes, aftësisë së kufizuar, natyrës ciklike të jetës dhe bukurisë së imagjinatës./TheGuardian

The post Konkursi i fotografëve të rinj – Shkrepjet më të bukura nga e gjithë bota appeared first on Gazeta Si.

Përmes fotove: Bota në një javë

1 September 2024 at 13:10

Nga Gazeta ‘Si’- Nga lufta në Lindjen e Mesme tek Lojërat Paraolimpike në Paris, këto janë fotot e javës të përzgjedhura nga Reuters.

Një automjet bie dhe shkakton një gropë në Seul.
Ushtarët izraelitë po kryejnë një bastisje në kampin “Nur Shams” për refugjatët palestinezë në Bregun Perëndimor, territor i pushtuar nga Izraeli. Forcat izraelite vranë të paktën 10 palestinezë në bastisjet dhe sulmet ajrore që ata thanë se kishin për qëllim të parandalonin sulmet ndaj izraelitëve, duke përdorur armë të furnizuara nga Irani.
Një grua ulet e vetme në një shtrat në një repart të spitalit të “al-Aksa” në Deir al-Balah.
Banorët mbledhin sende nga ndërtesa e tyre pasi ajo u godit nga një sulm raketor rus. Një sulm i madh me raketa dhe dronë, i nisur nga Rusia këtë javë, la të paktën shtatë persona të vdekur, përfshirë katër fëmijë.
Grupet e Batala Mundo kalojnë stacionin e metrosë “Westbourne Park” dhe marrin pjesë në paradën kryesore të Notting Hill në perëndim të Londrës. Mijëra njerëz dolën për të shikuar eventin e vitit, duke mbushur rrugët e Londrës me ngjyra, kërcime dhe muzikë.
Raketat e lëshuara nga Libani kapen nga sistemi i mbrojtjes ajrore në Iron Dome, Izrael. Izraeli kreu sulme ajrore në Liban, duke e quajtur sulmin “veprim parandalues” dhe nga ana tjetër, Hezbollahu lëshoi një dronë dhe raketa në Izraelin verior.
Palestinezët marrin gjithçka munden, pas shkatërrimit që ka lënë një sulm i ushtrisë izraelite.

The post Përmes fotove: Bota në një javë appeared first on Gazeta Si.

Prani e shtuar e KFOR-it në urën e Ibrit

1 September 2024 at 12:36

Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje./REL/

The post Prani e shtuar e KFOR-it në urën e Ibrit appeared first on Gazeta Si.

Çfarë veshën artistët në festivalin e filmit në Venecia

30 August 2024 at 15:18

Festivali i Filmit në Venecia ka pritur artistët më të njohur teksa kanë kaluar në tapetin e kuq. Reuters sjell një përmbledhjeve të veshjeve të tyre në festivalin e 81-të të filmit.

The post Çfarë veshën artistët në festivalin e filmit në Venecia appeared first on Gazeta Si.

8 minuta duartrokitje, Angelina Jolie shfaqet e përlotur në premierën e filmit “Maria”

30 August 2024 at 12:42

Plot 8 minuta zgjatën duartrokitjet për Angelina Jolie gjatë premierës së filmit “Maria”, ku Jolie luan rolin e sopranos së Operës Maria Callas.

Angelina Jolie u shfaq e emocionuar dhe e përlotur në premierën e filmit të saj në Teatrin Sala Grande, gjatë Festivalit të Filmit në Venecia 2024.

Jolie u përshëndet nga publiku, i cili u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti atë për tetë minuta rresht. Disa njerëz postuan video në rrjetet sociale gjatë këtyre ovacioneve, ku fituesja e çmimit Oscar shihej e përlotur.

Para shfaqjes, Jolie foli sesi roli paraqiti sfida dhe vështirësi të ndryshme.

“Ky rol ishte një terapi që nuk e kuptoja se kisha nevojë. Nuk e kisha idenë se sa po mbaja dhe nuk po lëshoja jashtë. Pra, sfida nuk ishte teknike, ishte një përvojë emocionale të gjeja zërin tim, të isha në trupin tim, të shprehesha. Duhet të japësh çdo pjesë të vetes”, u shpreh ajo gjatë një konference shtypi. 

The post 8 minuta duartrokitje, Angelina Jolie shfaqet e përlotur në premierën e filmit “Maria” appeared first on Gazeta Si.

❌
❌