Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 September 2024Main stream

1.7 miliardë lekë për 791 mijë pensionistë/ Indeksimi për pensionet vetëm 4.1%

15 September 2024 at 12:49

Nga Gazeta ‘SI’- 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi prej 4.1% i pensioneve në këtë vit.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore sapo ka miratuar një vendim, që tashmë pritet ta miratojë qeveria, për indeksimin.

“Në këtë projektvendim parashikohet që të indeksohen të shtohen në masën 4.1 për qind pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi, bazuar në përllogaritjen zyrtare të INSTAT që është institucioni përgjegjës për deklarimin e indeksit të çmimeve të shportës së mallrave e shërbimeve për pensionistet”, argumenton ISSh.

Vendimi i miratuar përllogarit se kosto e këtij indeksimi arrin në 1.7 mld lekë dhe thekson se rreth 69 mijë persona janë përfitues të pensioneve të veccanta të qeverisë.

“Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, për 3 muajt e fundit të vitit 2024, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH.

Projekt VKM pritet të dërgohet për në Qeveri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të miratohet brenda muajit shtator 2024″, përfundon ISSH.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë.

Përpos indeksimit, qeveria po punon për në skemë të re pensionesh, që do të përfshijë dhe rritjen e vlerës së pensionit.

The post 1.7 miliardë lekë për 791 mijë pensionistë/ Indeksimi për pensionet vetëm 4.1% appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Shqiptarët e varfër paguajnë shtrenjtë për oligopolet në treg, çmimet 80% më të larta se në Evropë

By: Oldi
13 September 2024 at 15:21

Abuzimet me çmimet po i shtyjnë disa qytetarë shqiptarë të udhëtojnë për qindra kilometra drejt vendeve fqinje për të blerë mallrat bazë të konsumit, ndërsa familjet më të pambrojtura janë detyruar të ulin konsumin. Prej shtatë vitesh Olgera Muka, së bashku me bashkëshortin, udhëton drejt Greqisë për të siguruar ushqimet dhe të gjitha mallrat e […]

The post Shqiptarët e varfër paguajnë shtrenjtë për oligopolet në treg, çmimet 80% më të larta se në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Humb jetën 70-vjeçarja në Vlorë, dyshimet e para

By: user 5
11 September 2024 at 20:34

Një 70-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”. Gjithashtu dyshohet se e moshuara ka pësuar arrest kardiak në det.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në det, dhe për pasojë ka humbur jetën, një shtetase ende e paidentifikuar rreth 70 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”

The post Humb jetën 70-vjeçarja në Vlorë, dyshimet e para appeared first on Lapsi.al.

Zhvlerësimi i valutave dhe çmimet e larta / Emigrantët sollën 510 mln euro në Shqipëri për 6 muaj

11 September 2024 at 11:54

Nga Gazeta ‘SI’- Dërgesat e emigrantëve arriti vlerën më të lartë të regjistruar këtë vit.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, deri në fund të qershorit 2024, në Shqipëri hynë 510 mln euro në formën e remitancave. Nga një vit më parë, rritja llogaritet rreth 15%.

Siç dëshmohet dhe në grafik, paratë që emigrantët kanë sjellë në Shqipëri janë rritur progresivisht nga viti në vit që prej 2017-s, ku nisi një valë e fortë emigrimi.

Kostot e rritura të jetesës si edhe zhvlerësimi i valutave të huaja kanë detyruar emigrantët të dërgojnë më shumë para për familjarët e tyre, në vendin me pagën dhe pensionet më të ulëta në rajon.

Sipas përllogaritjeve të Eurostat, dërgesat vjetore të emigrantëve shqiptarë në atdhe shkojnë deri në 10% të PBB-së. Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë burimet kryesore të parave që vijnë në Shqipëri si remitanca.

Një analizë e kryer nga qendra Altax, shpjegon se dëmi që ka shkaktuar emigrimi masiv i shqiptarëve, nuk amortizohet dot nga dërgesat e parave që ato sjellin në atdhe. Remitancat kanë një ndikim në konsum 7-8% të PBB-së me një ndikim kryesor në ekonomitë e vogla, por pa një peshë ndikuese në rritjen ekonomike formale. Te ndikimi në treguesit ekonomikë të vendit, shihet se emigracioni ka pakësuar me të paktën 12-15% ofertën e punës në treg.

The post Zhvlerësimi i valutave dhe çmimet e larta / Emigrantët sollën 510 mln euro në Shqipëri për 6 muaj appeared first on Gazeta Si.

S’ka më bebe! Qeverisë i mbetet stok fondi për bonusin e lindjeve

7 September 2024 at 12:01

Nga Gazeta ‘SI’ – Kriza demografike e Shqipërisë po pasqyrohet tashmë edhe në nismat e mbështetjes sociale.

Shifrat e fundit nga ministria e Financave tregojnë se qeveria nuk ka shpenzuar dot shumën e planifikuar si bonus bebesh për 7-mujorin e parë të vitit, program që u nis pikërisht për të stimuluar lindjet.

Nga janari në korrik 2024, për bebet e lindura janë dhënë 1.1 mld lekë nga 1.7 mld që u dhanë një vit më parë për të njëjtin afat. Krahasuar me planin, vlera është 400 mln lekë më pak.

Paralelisht, INSTAT tregon se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, lindshmëria ka rënë me 6.8%, ndërsa gatë tremujorit të dytë me 3.4%. Në total gjatë kësaj periudhe, në vend janë regjistruar 5.269 lindje.

Ndikim në rënien e vlerës mund të ketë dhënë dhe vendimi për të hequr emigrantët nga lista e përfituesve, por planet e parashikimit janë kryer duke e marrë parasysh këtë vendim.

Bonusi i lindjes u vendos në vitin 2019 dhe nis me 40 mijë lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 mijë lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 mijë lekë për lindjen e bebes së tretë.

Për prindërit që sjellin në jetë binjakë, përfitimi është masën 80 mijë lekë për secilën foshnjë dhe për prindërit që sjellin në jetë më shumë se dy bebe të lindura njëherësh masa e përfitimit është 120 mijë lekë për secilin.. Përgjatë këtij viti fondi total është parashikuar 2.2 miliardë lekë, ndërsa në 2023-shin, tejkaloi nivelin prej 3.3 miliardë lekësh.

The post S’ka më bebe! Qeverisë i mbetet stok fondi për bonusin e lindjeve appeared first on Gazeta Si.

E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tre shenja të horoskopit

By: D Marku
5 September 2024 at 23:16

DASHI

Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Për sa iu përket shpenzimeve ka mundësi që të vendosni ekuilibër.

DEMI

Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se të merrni vendime. Bëni kujdes me shëndetin nga vapa

BINJAKET

Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Kujdes me çdo gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë do të keni mjaft probleme.

GAFORRJA

Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

LUANI

Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën.

VIRGJERESHA

Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë lumturinë e kërkuar. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni operacionet e mëdha dhe shpenzimet.

PESHORJA

Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që nuk ju duan aspak.

AKREPI

Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme.

SHIGJETARI

Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta.

BRICJAPI

Shfrytëzojeni sot çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Intuita nuk do t’iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Mos iu besoni të gjithëve.

UJORI

Venusi premton një ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do të vijë më vonë. Neptuni do t’iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe të mos bëni shumë shpenzime.

PESHQIT

Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë.

The post E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tre shenja të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

7 August 2024 at 15:54

Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]

The post Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌