Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ervin Salianji vijon takimet në Peqin: Ne do të jemi fitues

By: V K
18 September 2024 at 07:39

Ditën e djeshme, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji, vijon takimet me qytetarët dhe strukturat e selisë blu në terren. Salianji është ndalur në Njësinë Administrative Pajovë, në Peqin.

Ai shprehet se demokratët janë bashkuar në një ide, energji dhe kontribute të cilat do ta çojnë, sipas tij, Partinë Demokratike drejt rezultateve më të mira në zgjedhjet e ardhshme, ato të 2025.

Postimi:
“PeqinPajovë Respekt dhe mirënjohje për të gjithë kontributorët dhe demokratët që e kanë mbajtur në lartësinë e duhur besimin dhe forcën për të qenë fitues.

Një bashkim idesh, energjie dhe kontributesh jam i bindur që do të na çojnë padiskutim drejtë rezultateve më të mira që Partia Demokratike ka marrë në Peqin Besim dhe shumë punë”.

 

The post Ervin Salianji vijon takimet në Peqin: Ne do të jemi fitues appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Aksident i fortë në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mjetin

By: M C
30 August 2024 at 16:15

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Sipas informacioneve dhe pamjeve të siguruara nga BalkanWeb, në aksident janë përfshirë një mjet i tonazhit të rëndë dhe një makinë.

Ndërkohë mjeti është përplasur dhe më pas ka humbur kontrollin, thuajse është shkatërruar plotësisht.

Ngjarja është regjistruar afërsisht fshatit Layarej, teksa nuk dihen ende detajet apo nëse ka të lënduar.

The post Aksident i fortë në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mjetin appeared first on Albeu.com.

❌
❌