Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ambasadori Hargreaves dhe kryetari Totaj shqyrtojnë idetë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

18 September 2024 at 11:30

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur dëshirën që niveli i bashkëpunimit ekonomik me Kosovën të rritet. Idetë për këtë çështje i ka diskutuar të mërkurën me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Pas takimit të zhvilluar në Komunën e Prizrenit, Hargreaves ka theksuar se ky qytet ka potencial për tërheqjen e investitorëve britanikë në turizëm, në sektorin e Teknologjisë Informative, por edhe në fusha tjera, raporton Telegrafi.

“Aktualisht kemi një grup të vogël të biznesmenëve britanikë që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Sektorët për të cilat ata janë të interesuar më konkretisht janë TI-ja, me ide të sofistikuara për të përdorur TI-në për gjëra të ndryshme që mund të aplikohen në rajon dhe Evropë, por edhe në fushat më tradicionale si prodhimtaria, ndërtimtaria, etj. Shpresoj se mund të rrisim nivelin e tregtisë dhe investimeve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, që për momentin janë në nivele të ulëta. Këtij grupi dhe të tjerëve do ti them që Prizreni është vend fantastik për investime”, ka thënë Hargreaves.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se sjellja eventuale e investitorëve britanikë është pozitive për imazhin e qytetit, gjithnjë duke marrë parasysh edhe peshën e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) për sektorin e TI-së, raporton Telegrafi.

“Për ato biznese që janë të interesuara për investime në Teknologjinë Informative, i propozova ambasadorit që të vijnë dhe të shkojmë bashkë në ITP, për shkak se aty ka infrastrukturë, ka kushte, lokacioni është i mirë, dhe mënyra se si udhëhiqet ITP-ja është diçka që neve na inkurajon për të ardhmen. Po qe se arrijmë të sjellim investitorë britanikë këtu, duke pasur parasysh fuqinë ekonomike por edhe reputacionin besoj që do të jetë një mesazh shumë i mirë që pastaj të vazhdojnë të vijnë edhe bizneset tjera jo vetëm nga Britania e Madhe”, ka deklaruar Totaj.

Në të njëjtën kohë, Totaj është zotuar se qeverisja lokale në kuadër të kompetencave që është e  gatshme që ta ul në minimum burokracinë për të lehtësuar ardhjen e veprimtarinë e investitorëve britanikë. /Telegrafi/

The post Ambasadori Hargreaves dhe kryetari Totaj shqyrtojnë idetë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ndërron jetë ushtari i Ukrainës në Prizren, policia nis hetimet

By: D Marku
31 August 2024 at 23:22

Një ushtar ukrainas është dërguar sot pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi shtoi se në emergjencë, ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992, u soll nga FSK-ja.

“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas  i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta”, tha Bytyqi për mediat në Kosovë.

“Patrulla policore ka arrit në  emergjence se bashku me hetimet. Ndërsa është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti u inicua si “Hetim i Vdekjes”. Hetues kujdestar nga SRH-Prizren gjithashtu kanë qenë në Spitalin Rajonale në Prizren.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Hetuesit në koordinim me zyrtarin përgjegjës të FSK-se  kanë ndërmarr të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse  lidhur me ushtarin e ndjerë. Rasti vazhdon te hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren”, shtoi ai.

The post Ndërron jetë ushtari i Ukrainës në Prizren, policia nis hetimet appeared first on Albeu.com.

❌
❌