Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Shkelja e perimetrit të sigurisë në Peqin dhe Burrel, kreu i Burgjeve kërkon sisteme anti-dronë

16 September 2024 at 13:37

Gazeta Si – Pas rasteve të fundit të futjes së dronëve mbi ambientet e jashtme të burgjeve shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme e këtij institucioni ka kërkuar më shumë mbështetje financiare për instalimin e pajisjeve që parandalojnë këto sisteme.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, kërkoi këtë të hënë para Komisionit të Sigurisë në Kuvend më shumë mbështetje për të parandaluar episode të tilla që mund të shkaktojnë ngjarje të mundshme kriminale.

“Kemi bërë kërkesë për buxhetimin e sistemit anti-dron në të gjitha burgjet me qëllim parandalimin e të gjitha ngjarjeve”, tha kreu i Burgjeve.

Qose tha se duhet kryer investim në sisteme anti-dronë, pasi edhe pse në 2 rastet e konstatuara së fundmi nuk ka pasur pasoja, grupet kriminale mund t’i përdorin ato për të sulmuar edhe me lëndë eksplozive persona të dënuar për hakmarrje apo për larje hesapesh.

Ditët e fundit, policia njoftoi kapjen e dy dronëve në Burgun e Peqinit dhe të Burrelit, ku në rastin e parë pajisja fluturuese kishte lëndë narkotike të llojeve të ndryshme dhe celularë.

Qose, në Komisionin e Sigurisë foli edhe një ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar, ku Sokol Mjacaj vrau brenda në burg  me një armë zjarri tip pistoletë të dënuarin Arben Lleshi.

Ai tha se arma me të cilin u krye vrasja ishte futur në burg në mënyrë të paligjshme, ndërsa shtoi se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Sipas tij, nga ana e Drejtorisë së Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal.

“Më datë 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin u vra një i burgosur me armë zjarri pistoletë nga një  i burgosur tjetër. Lidhur me këtë ngjarje, rrethanat e kryerjes, bashkëpunimit dhe mënyra si kishte hyrë arma kontrabandë burgut, po kryhet një hetim i thelluar nga Prokuroria. Disa punonjës janë marrë nën hetim lidhur me veprimet dhe ndërveprimet e tyre, por deri tani nuk janë përfunduar hetimet. Sa i përket veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal”, tha Drejtori i Burgjeve.

Në fjalën e tij, kreu i Burgjeve bëri të ditur se 7 të burgosur janë vendosur në regjimin e posaçëm “41 bis” më kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

“Sa i përket zbatimit të ligjit për regjimin e posaçëm, pas implementimit të ligjit në sistemin penitenciar, për herë të parë dhe jo vetëm në Itali por dhe në shtetin italian që është implementuar ky ligj, ka dhënë një efekt mbi të gjithë të dënuarit që kanë një rrezikshmëri të lartë dhe janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale dhe kryejnë këtë veprimtari akoma në ambientet e burgut me komunikime me anë të pajisjeve të tjera dixhitale. Në sistemin penitenciar aktualisht kemi 7 persona të cilët kanë  kaluar në regjimin e posacëm dhe janë të 7 që kanë kaluar më kerkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kemi 22 kërkesa nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, 7 janë miratuar, pjesa tjetër është në proces”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

The post Shkelja e perimetrit të sigurisë në Peqin dhe Burrel, kreu i Burgjeve kërkon sisteme anti-dronë appeared first on Gazeta Si.

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, autori i ngjarjes dëshmon: Më dhunuan nipin, shkova të sqarohesha

16 September 2024 at 11:01

Gazeta Si – Një sherr banal mes nipit të Lulzim Rakajt dhe dy personave që mbetën të plagosur nga ky i fundit, duket se ka qenë shkaku i të shtënave me armë zjarri në Malësi të Madhe.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, Rakaj, i arrestuar pak pas ngjarjes, ka thënë se shkoi të takonte personat në fjalë, të cilët sipas tij i kanë dhunuar nipin, por ka dyshuar se njëri prej tyre ka pasur armë dhe i ka qëlluar.

“Pak ditë më parë, dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur, por di që më kanë goditur nipin, i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndaj duke menduar se mund të më vrisnin, qëllova ndaj tyre”, ka deklaruar përpara grupit hetimor Rakaj.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në rrethrrotullimin e Grikës në Malësinë e Madhe në hyrjen e një lokali. Lul Rakaj dyshohet se qëlloi 8 herë në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt, duke i lënë të plagosur.

Hasanaj mori një plumb në gjoks dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas operacionit në spital kaloi rrezikun për jetën.

Pas ngjarjes në ndihmë të efektivëve të Shkodrës mbërritën forcat speciale RENEA, të cilat pas pak orësh arritën të prangosin Lul Rakaj.

Arrestimi i tij u bë në afërsi të balkonit panoramik të Tamarës në Malësinë e Madhe. 38-vjeçari tentoi që të çajë rrethimin e RENEA por forcat speciale arritën ta ndalojnë.

Në automjet Lul Rakaj kishte edhe bashkëshorten. Arma e zjarrit tip pistoletë nuk është gjetur ende dhe policia po punon për ta gjetur dhe sekuestruar si provë.

Lul Rakaj në vitin 2004 ka vrarë shtetasin Kolë Gjokaj duke u hakmarrë për babain e tij të vrarë nga vëllai i Kolë Gjokajt më përpara.

Pas afro 15 vitesh burg, Lul Rakaj u lirua duke u përfshirë në këtë tenativë vrasjeje me dy të plagosur.

The post Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, autori i ngjarjes dëshmon: Më dhunuan nipin, shkova të sqarohesha appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Durrës/ Sanitarja u siguroi kopje çelësi të banesës, dy vëllezërit vjedhin para dhe bizhuteri

15 September 2024 at 15:33

Durrës /Finalizohet një tjetër operacion brenda 24 orëve të fundit për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Nga Gazeta Si- Një sanitare është arrestuar pasi u siguroi kopje çelësi të banesës ku punonte dy vëllezërve të cilët më pas vodhën shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish.

33 vjeçarja punonte si sanitare në banesën e një 59-vjeçari dhe bashkëpunoi me dy shtetas(vëllezër lidhje shoqërore me ta) duke iu siguruar kopje të çelësit të banesës, të cilët vodhën në banesë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish, vihet në pranga 33-vjeçarja.

Në pranga ka rënë dhe njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër, që kryen vjedhjen në banesën e shtetasit Sh.Gj., në lagjen nr. 18 Durrës.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë  Durrës, pas marrjes së kallzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterisht, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja”  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës dhe  E.K, 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës.

Si dhe u  shpall në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, ku vijon puna për kapjen e  tij.

The post Durrës/ Sanitarja u siguroi kopje çelësi të banesës, dy vëllezërit vjedhin para dhe bizhuteri appeared first on Gazeta Si.

Lushnje/ Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, arrestohen pronari dhe kamarieri

15 September 2024 at 15:31

Nga Gazeta Si- pas aksionit në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nga kontrollet e ushtruara në ambjente dhe lokale, kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të drograve në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit. 

Për këtë rast u kapën në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të dy banues në Lushnjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojrave të fatit. 

Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasit J. T., dhe K. A. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparatë celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Lushnje/ Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, arrestohen pronari dhe kamarieri appeared first on Gazeta Si.

Ishte shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

15 September 2024 at 10:53

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Tempulli 4” shkon në 25 numri i të arrestuarve.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.8 kg lëndë narkotike kokainë,18 kg lëndë narkotike marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD, aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit “Tempulli 4”, dhënë ditën e djeshme, gjatë të cilit janë arrestuar 24 shtetas, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë vijuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të Brrylit, u kap dhe u ndalua shtetasi O. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

The post Ishte shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Drogë dhe celularë hidhen me dron në Burgun e Peqinit. Drejtoria: Për 1 minutë e 20 sekonda lëshoi dy pako (Foto)

13 September 2024 at 12:48

Gazeta Si – Një dron në fluturim është konstatuar brenda Burgut të Peqinit mbrëmjen e të enjtes rreth orës 20:37. Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm ata që kanë dëgjuar zhurmën e mjetit dhe kanë dhënë alarmim.

Pas evidendimit të mjetit fluturues, sektori i sigurisë së burgut ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi dyshohej se droni kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e burgut të Peqinit, në afërsi të kalçetos.

Nga kontrollet e imtësishme të bëra në ambientet rreth godinave dhe terrenet sportive, në fushën e kalçetos së burgut u gjetën dy aparatë celularë, dhjetëra doza me kokainë e kanabis sativa, si dhe 8 fisha për karikimin e telefonëve.

“Në datën 12 shtator 2024, rreth orës 20:37, shërbimet e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin konstatuar një mjet fluturues, dron, që fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut, ku për 1 minutë e 20 sekonda hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut”, deklarojnë “Burgjet”.

Pasi u identifikua mjeti fluturues, u njoftuan forcat e sigurisë të IEVP Peqin, të cilët, së bashku me Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të institucionit të regjimit të burgut.

Pas kontrolleve të detajuara, u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

Drejtoria e Përgjithshme thotë se pas këtij rasti ka rritur masat e sigurisë. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë një sërë masash për të rritur sigurinë, duke përfshirë: shtimin e forcave të specializuara për monitorimin e hapësirave të jashtme dhe kontrollin e aktiviteteve të dyshimta; kontrollin e plotë të të gjitha zonave të hapura dhe të mbyllura të IEVP-së; si dhe analizimin e ngjarjes për përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve në këtë ngjarje. Po ashtu, është parashikuar që të gjithë të burgosurit ose të paraburgosurit që do të dyshohen për përfshirje në ngjarjen e mësipërme do të transferohen menjëherë në institucione të tjera për të parandaluar ndonjë përfshirje të mëtejshme në aktivitetet e paligjshme”, thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve garanton se do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rritur më tej sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale brenda tyre. Të gjitha provat e gjetura kanë shkuar për ekspertim të mëtejshme në laboratorin shkencor”, mbyllet reagimi i “Burgjeve”.

Disa ditë më parë në Burrel u kap një dron që ishte ngritur mbi ambientet e burgut. Për këtë arsye u ndalua një 36-vjeçar.

The post Drogë dhe celularë hidhen me dron në Burgun e Peqinit. Drejtoria: Për 1 minutë e 20 sekonda lëshoi dy pako (Foto) appeared first on Gazeta Si.

Në kërkim nga SPAK pas zbërthimit të ‘Sky Ecc’, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së Lezhës

11 September 2024 at 19:38

Gazeta Si – Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit “Revanshi”, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pasditen e kësaj të mërkure.

Henerigert Mitri dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të policisë së qarkut Lezhë së bashku me oficerin Klodian Shahini, gjithashtu i akuzuar nga SPAK, ushtronin aktivitetin e kultivimit të kanabisit dhe të lojërave të fatit në qarkun e Lezhës. E gjithë veprimtaria e tyre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin “Sky”.

Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, Henerigert Mitri u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit më 20 maj 2024 me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Në momentin e lëshimit të urdhër-arresteve nga SPAK, Henerigert Mitri Henerigert Mitri mbante postin e shefit të Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike. 

Gjatë operacionit “Revanshi”, SPAK lëshoi 50 urdhër-arreste dhe goditi 7 grupe kriminale.

The post Në kërkim nga SPAK pas zbërthimit të ‘Sky Ecc’, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së Lezhës appeared first on Gazeta Si.

Atentati me dy të plagosur te ‘Don Bosko’, makina e autorëve dyshohet se erdhi nga Kosova

9 September 2024 at 13:44

Gazeta Si- Automjeti tip “Golf 5”, i cili u përdor në atentatin me 2 të plagosur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, dyshohet se ka ardhur në Shqipëri nga dogana e Morinës.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se policia shqiptare i është drejtuar policisë kosovare me një letër-porosi, ku i kërkon informacion për përdoruesin e këtij mjeti, me qëllim rënien në gjurmët e atentatorëve.

Në pritje të një përgjigje nga autoritetet e Kosovës, dyshimet janë se makina mund të jetë shitur në Shqipëri te autorët për t’u përdorur për atentatin, por mund të jetë kaluar edhe vetë nga ata.

Dy të plagosurit në Spitalin e Traumës

Për këtë po punohet edhe me këqyrjen e pamjeve të kamerave kufitare për identifikimin e personave që e sollën, kjo, ndihmuar nga mungesa e kontrolleve fizike gjatë sezonit veror.

Targat që u përdorën në mjetin që u dogj më pas, i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi. Policia po punojnë për të gjetur pronarin e saj, edhe pse ky i fundit nuk i ka denoncuar si të vjedhura.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes.

Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë. Kjo zonë duket se është studiuar mirë më parë nga autorët, pasi nuk ka mbulim me kamera sigurie.

Nga atentati i së mërkurës së kaluar, mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Dyshimet janë që shënjestër e kësaj ngjarje të ketë qenë Elezaj, edhe pse në dëshminë e tij, ai dhe 22-vjeçari Metushi kanë mohuar konflikte me persona të tjerë. Ata ndodhen në spital, nën kujdes intensiv, por jashtë rrezikut për jetën.

The post Atentati me dy të plagosur te ‘Don Bosko’, makina e autorëve dyshohet se erdhi nga Kosova appeared first on Gazeta Si.

Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit nga një grup kriminal

9 September 2024 at 10:06

Gazeta Si – Përpjekja e futjes së një droni për qëllime të paligjshme është parandaluar nga policia në burgun e Burrelit.

Në një njoftim të policisë së Burgjeve për mediat, thuhet: ”Inteligjenca operative e sistemit ka administruar të dhëna të besueshme mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel. Në përgjigje të kësaj, janë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përdorur teknologji digjitale të avancuar, për të parandaluar çdo përpjekje për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale”.

Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, por hetimet kanë treguar një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.

“Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje. Po kryhen veprimet e para procedurale, dhe materialet përkatëse do të referohen në prokurorinë respektive”, – vijon njoftimi.

The post Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit nga një grup kriminal appeared first on Gazeta Si.

Fshihte në banesë “të fortin e Niklës” Marklen Hakën, arrestohet 21-vjeçari

7 September 2024 at 10:39

Policia ka vënë në pranga K. H, nën akuzën se fshihte në banesën e tij të shumëkërkuarin  Marklen Haka.

Marklen Haka u arrestua ditën e djeshme nga forcat e rendit. Ai njihet si pjesëmarrës në organizimin e një atentati ndaj vëllezërve Valter dhe Durim Bami.

Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky ECC zbulohet se pavarësisht miqësive që kishte me Valter dhe Durim Bamin, Marklen Haka furnizonte me informacione kundërshtarët e vëllezërve Bami, që kishin ti eleminonin këta të fundit.

21 vjeçari, banues në Zezë, Nikël akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Fshihte në banesë “të fortin e Niklës” Marklen Hakën, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Vlorë / Arrestohen çifti i bashkëshortëve, hiqeshin si zyrtarë dhe mashtruan biznesmenin. Në pranga edhe bashkëpunëtorja

6 September 2024 at 13:20

Nga Gazeta Si- Një tjetër rast mashtrimi dhe zhvatjeje në grup teksa hiqeshin si zyrtarë të lartë shtetërorë ka ndodhur në Himarë,

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Notification”, për “goditjen e një rasti të mashtrimit të operatorëve ekonomikë”, duke tentuar të merrnin 8 mijë euro nga një biznesmen vendor që i denoncoi.

Tre persona ranë në pranga, mes të cilëve një çift bashkëshortësh dhe bashkëpunëtorja e tyre.

I gjithë aksioni u bë me dorëzim të kontrolluar nga agjentët, duke i futur të dyshuarit në kurth.

“Ndërhyrja u bë pas denoncimit nga administratori i një subjekti tregtar në Himarë, se i kishin kërkuar një shumë parash, gjatë komunikimeve në aplikacionin “Signal”. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit: S. D., 30 vjeçe dhe K. D.(K.), 32 vjeç (bashkëshortë), dhe D. V., 27 vjeçe, të tre banues në Vlorë”, tha policia vendore.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se pasi kanë kontaktuar biznesmenin nëpërmjet një numri telefoni, të regjistruar si numër kontakti i një zyrtari, në aplikacionin “Signal”, kanë rritur edhe besueshmërinë e kërkesave të tyre, për të përfituar shumën prej 8 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 4 celularë, teksa vijon hetimi aktiv për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.    

The post Vlorë / Arrestohen çifti i bashkëshortëve, hiqeshin si zyrtarë dhe mashtruan biznesmenin. Në pranga edhe bashkëpunëtorja appeared first on Gazeta Si.

❌
❌