Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Restorante që pastrojnë para, Gjepali: Po prishin tregun e shërbimit në Shqipëri

17 September 2024 at 12:35

Restorantet e hapura për të pastruar paratë po prishin tregun në Shqipëri, në një kohë kur turizmi po ndihmon në rritjen ekonomike të vendit.

“Hapja masive e lokaleve, konkurrenca e pandershme, ka krijuar një konfuzion shumë të madh me klientelën”, tha shefi i kuzhinës, Fundim Gjepali, në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN.

“Lokalet që bëjnë pastrim parash, lokalet nuk dinë, bëjnë investime të pamenduara mirë, pa një plan biznesi, që blejnë produkte shumë të shtrenjta që i shesin më lirë se sa ne që paguajmë gjithçka”.

Sipas tij, fluksi i madh i turistëve duhet menaxhuar me kujdes, pa anashkaluar konsumatorin shqiptar.

“Duhet të krijojmë një identitet secili prej nesh. Sepse turistët që vijnë, edhe do të ikin. Ndërsa njerëzit që jetojnë aty për mua janë klientela më e rëndësishme që vijnë e ikin”, tha Gjepali. /Telegrafi/

The post Restorante që pastrojnë para, Gjepali: Po prishin tregun e shërbimit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

By: D Marku
14 September 2024 at 14:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë.

“Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim”, tha Vuçiç më 14 shtator gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Dua të besoj se të gjithë e kuptojnë se sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, dëshira jonë është të pengojmë këdo në na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, shtoi ai, duke mos specifikuar se kush po e kërcënon Serbinë.

Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, tha se Qeveria serbe është e gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.

“Më 2025, kur të arrihet kushtet administrative dhe logjistike, ne do të nisim [me shërbimin ushtarak]”, tha Vuçeviç.

Kroacia fqinje po ashtu ka njoftuar se duke nisur nga 1 janari i vitit 2025 do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak me një kohëzgjatje prej dy muajsh.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan, shkojnë vullnetarisht në ushtri.

Vendet evropiane që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia dhe Qipro./REL

 

The post Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak appeared first on Albeu.com.

❌
❌