Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Cilat janë yndyrnat e dëmshme dhe të mira që i nevojiten organizmit? Ja çfarë thonë ekspertët

By: I K
16 September 2024 at 19:53

Për momentin, tregjet janë plot me ushqime pa yndyrë. Gjatë të gjithë kohës jemi të bombarduar me mesazhet se yndyra na bën keq.

Por, çfarë është yndyra? Përse kemi nevojë për të? A mund të jetojmë pa të? A duhet ta shmangim me çdo mënyrë? Për këto pyetje e shumë të tjera keni përgjigje më poshtë:

Yndyrnat e dëmshme

Duke lënë mënjanë faktet interesante, mungesa e yndyrnave, ose më saktë acideve yndyrore mund të çojë në dëme të pariparueshme për organizmin tonë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha në metabolizëm.

Ne përballemi me yndyrnat e këqija dhe ato të mira. Disa prej yndyrnave të këqija dhe veçanërisht yndyrnat trans, ose ato të ngopura ndikojnë negativisht në organizmin tonë.

Yndyrnat e ngopura gjenden kryesisht tek produktet blegtorale, mishi dhe nënproduktet e qumështit.

Mishi i viçit, i derrit, i qengjit, mishi i pulës dhe lëkura e shpendëve, qumështi me yndyrë të plotë, djathi, akullorja, vajrat tropikale dhe dhjami i derrit janë burime të këtyre yndyrnave.

Yndyrnat e ngopura janë shkaktare të rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak, që rrit gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Ushqimet që përmbajnë pjesërisht vajra vegjetalë të hidrogjenizuar kanë nivel shumë të lartë të yndyrnave trans.

Këto janë yndyrnat më të këqija për organizmin. Yndyrnat trans gjenden në ushqimet e skuqura, margarina, ëmbëlsirat, ushqimet e përpunuara, siç janë kokoshkat e paketuara që përgatiten në mikrovalë etj.

Ashtu si në rastin e yndyrnave të ngopura, yndyrnat trans mund të rrisin kolesterolin dhe të mbajnë nën fre nivelet e kolesterolit të mirë.

Yndyrnat trans trefishojnë shanset që ju të prekeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me yndyrnat e ngopura.

Yndyrnat e mira

Tani i vjen rradha yndyrnave të mira. Njihen ndryshe si yndyrnat e pangopura, që janë të dobishme për ta mbajtur organizmin të shëndetshëm dhe plot energji.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të mira ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, nivelet e insulinës dhe ekuilibron nivelet e sheqerit.

Këto yndyrna janë të dobishme për organizmin, por ky i fundit nuk i prodhon ato. Megjithatë, nuk është e nevojshme që të shkoni në farmacinë më të afërt për të marrë pilulat që mendoni se ju nevojiten.

Keni shumë ushqime që mund t’ju japin sasinë e nevojshme të këtyre yndyrnave, mjafton që t’i bëni pjesë të dietës suaj.

Yndyrnat mono-të-pangopura ose Omega 9 mund t’i gjeni tek avokadot, ullinjtë, arrorët dhe gjalpi natyral i kikirikut. Këto yndyrna i japin trupit dhe sistemit imunitar një ndihmë të madhe.

Yndyrnat polio-të-ngopura njihen ndryshe si Omega 3 dhe acidet yndyrore Omega 6

Acidet yndyrore Omega 6 gjenden tek vajrat vegjetalë që ne i konsumojmë me bollëk.

Këshillohet që ushqimi juaj të jetë më e pasur me acidet Omega 3 që gjendet tek produkte si peshku, sardelet, gocat e detit, toni, trofta e liqenit, vaji i peshkut, farat e linit, arrat, algat e detit dhe suplementet e saj, lakrat e vogla, kale, spinaqi dhe majdanozi.

Acidet yndyrore Omega 3 luftojnë inflamacionin, mbajnë nën kontroll mpiksjen e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe trigliceridet. Konsiderohen si një kampion i vërtetë mes acideve yndyrore.

Siç mund ta shikoni, kur vjen puna tek yndyrat, gjithçka vërtitet rreth konsumimit të ushqimit të duhur.

Për fat të mirë, ushqimi shqiptar me bazë vaj ulliri organik, arra, peshk dhe perime të gjelbra është perfekt për të mbajtur një ekuilibër të acideve yndyrore në trup.

Tani që e dini që nuk keni përse të keni frikë nga yndyra mos hezitoni të përfitoni gjithçka që mundeni nga ato më të shëndetshmet./AgroWeb.org

The post Cilat janë yndyrnat e dëmshme dhe të mira që i nevojiten organizmit? Ja çfarë thonë ekspertët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Si të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të fjetjes

By: I K
16 September 2024 at 18:19

Gjumi  është i paevitueshëm. Trupi ka nevojë për të që të rigjallërohet dhe rimëkëmbet.

 

Mesatarisht, një person fle 7 deri në 9 orë që përkthehet në 25 vite gjumë.

Megjithatë, pavarësisht kohëzgjatjes së gjumit, pozicioni i trupit gjatë kësaj kohe është shumë i rëndësishëm e ndoshta mund të ketë rol përcaktues për shëndetin.

Pozicioni i fjetjes ndikon një sërë aspektesh të trupit si sinozitin, tensionin e gjakut e të tjerë.

Mësoni si mund të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të gjumit.

Problemet me tretjen

Për të ndihmuar tretjen flini në të majtë që të lejoni gravitetin të përmirësojë tretjen.

Dhimbjet e shpinës

Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, atëherë flini në shpinë me një jastëk të vendosur nën gjunj dhe një peshqir të palosur dhe të pozicionuar nën qafë.

Dhimbja e qafës

Nëse dëshironi të mbroni qafën gjatë gjumit vendosni një peshqir të vogël të rrumbullakosur nën qafë.

Tensioni i lartë i gjakut

Studiuesit e shumtë kanë zbuluar që pozicioni i gjumit mund të ndikojë në tensionin e gjakut.

Sipas tyre ulja e tensionit kërkon një pozicion përmbys me fytyrën mbi dyshek.

Urthi

Pozicioni ideal kundë urthit, është fjetja në të majtë.

Sinoziti

Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit shpjegojnë se ju duhet të flini me kokën e ngritur lehtas që të parandaloni akumulimin e sekrecioneve.

Dhimbjet e shpatullës

Flini në anën ku nuk keni dhimbje me këmbët e përthyera ose me një jastëk në mes tyre dhe një tjetër mbështetur në kraharor.

Dhimbjet menstruale

Vendosni një jastëk mes këmbëve për të shmangur dhimbjen e shpinës.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës në disa raste janë rezultat i përdredhjes së qafës gjatë gjumit.

Përzgjedhja e pozicionit të duhur të gjumit mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj.

Përpiquni të flini në pozicionin që ju jep më shumë qetësi dhe do të zgjoheni të freskët dhe plot gjallëri të nesërmen në mëngjes./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. 

 

The post Si të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të fjetjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I pasur me vitamina dhe minerale, ja vlerat fantastike të ujit të orizit për flokët dhe lëkurën

By: I K
16 September 2024 at 17:28

Orizi është një drith i pasur me kalori por edhe me vitamina dhe minerale.

 

Të gjithë këto ushqyes transferohen në ujin ku drithi zien gjatë gatimit.

Kjo është arsye përse këshillohet të përdoret ujin e orizit për shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Vlerat E Ujit Të Orizit Për Shëndetin E Flokëve Dhe Lëkurës

Nëse dëshironi të keni një lëkurë të freskët dhe me shkëlqim, atëherë duhet të përdorni më shpesh ujin e orizit.

Ai është shumë efikas në heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura.

Sipas të dhënave ky ujë ndihmon në prodhimi ne qelizave të reja dhe përmirëson paraqitjen e lëkurës.

Pas larjes së fytyrës, ju mund ta lyeni atë me ujë orizi duke përdorur një pambuk.

Mbajeni tonikun në fytyrë për disa minuta, lajeni me ujë të zakonshëm dhe do të shikoni menjëherë ndryshimin.

Uji i orizit është një tonik i shkëlqyer për heqjen e njollave të zeza nga lëkura, aknet dhe puçrat.

Nëse e pini ujin e orizit, efektet do të jenë të ngjashme.

Ujin e orizit mund ta përdorni edhe si solucion zbutës për flokët.

Mjafton të masazhoni skalpin me ujin e orizit dhe më pas t’i jepni flokëve një shpëlarje përfundimtare.

Uji i orizit do t’i bëjë flokët më të buta dhe do u japë atyre më shumë shkëlqim.

Si Të Përgatisni Ujin E Orizit Në Shtëpi

Uji i orizit mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi.

Mbushni një gjysëm filxhani me oriz dhe lajeni me ujë të bollshëm.

Më pas hidhni katër filxhanë me ujë në një tenxhere, shtoni orizin dhe lëreni të ziejë për 30 minuta.

Më pas hiqeni orizin dhe lëngun e mbetur ruajeni në frigorifer.

Këtë ujë mund ta përdorni për 5 deri në 7 ditë që nga momenti i zierjes së orizit.

Gjatë këtyre ditëve, atë mund ta aplikoni rregullisht në lëkurë dhe flokë për të marrë përfitime maksimale./AgroWeb.org

The post I pasur me vitamina dhe minerale, ja vlerat fantastike të ujit të orizit për flokët dhe lëkurën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kush rrezikohet më shumë nga mungesa e Vitaminës D? Ja pasojat që sjell në organizëm dhe ushqimet nga ku mund ta merrni

By: I K
16 September 2024 at 16:19

Një nga aspektet më të rëndësishme të një jete të shëndetshme është marrja e sasive të duhura të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi ka shumë nevojë.

 

Për marrjen e vitaminave, ekspertët këshillojnë që të mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor shoqëruar me ndonjë suplement vitaminash.

Gjasat janë që pavarësisht regjimit të mirë ushqimor, ju sërish të keni mungesa të vitaminës D.

Si Ta Merrni Vitaminën D? 

Trupi e krijon vitaminën D në mënyrë natyrale kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve ultravjollcë B të diellit.

Rrezet i japin energji kolesterolit në lëkurë gjë që detyron qelizat të prodhojnë vitaminë D.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta ekspozim në diell që trupi të nisë prodhimin e vitaminës D.

Ndërkohë që mund ta nxisni prodhimin e saj përmes ushqimeve që përfshini në dietën tuaj.

Atë e gjeni edhe tek peshku, produktet e bulmetit, por kryesisht djathi, e verdha e vezës, lëngu i portokallit, drithërat dhe mëlçia e viçit.

Për personat nën 70 vjeç, mjekët këshillojnë konsumimin e 600IU vitamine D.

Ndërsa personat mbi 71 vjeç, duhet të konsumojnë 800IU vitamine D.

A Rrezikoheni Nga Mungesa e Vitaminës D?

Mungesat e vitaminës D janë të mëdha në mesin e popullësisë globale.

Të dhënat tregojnë se rreth një milliard njerëz në botë vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

Ky problem ka disa faktorë rreziku që sipas ekspertëve të AgroWeb.org janë:

Punët në ambiente të mbyllura

Nëse punoni për orë të gjata në ambiente të mbyllura atëherë me siguri nuk keni mundësi të shfrytëzoni orët më të mira për përthithjen e rrezeve ultravjollcë B.

Nëse keni një punë të tillë, atëherë me siguri keni mungesa të vitaminës D.

Mosha

Organizmi i personave mbi 55 vjeç nuk i transformon rrezet ultravjollcë B në vitaminë D, ndaj këto grupmosha kanë nevojë për suplementë.

Pigmenti i Lëkurës

Njerëzit, lëkura e të cilëve, ka pigment më të errët, kanë në organizëm sasi të mëdha melanine.

Kjo e fundit ngadalëson ritmet e përthithjes së rrezeve ultravjollcë B dhe kthimin e tyre në vitaminë D.

Dietat

Njerëzit që janë veganë, vegjetarianë dhe kanë tolerancë të ulët ndaj laktozës kanë vështirësi në ruajtjen e niveleve të duhura të vitaminës D në organizëm, ndaj duhet të marrin suplementë.

Mungesat e vitaminës D shoqërohen me dobësim kockash, sëmundje, dhimbje muskulare dhe inflamacion./AgroWeb.org

The post Kush rrezikohet më shumë nga mungesa e Vitaminës D? Ja pasojat që sjell në organizëm dhe ushqimet nga ku mund ta merrni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Afër mrekullisë / Shkencëtarët kalojnë me sukses provën e parë të tranfuzionit universal të gjakut

16 September 2024 at 10:28

Mungesa kronike e gjakut po nxit një kërkim për një sistem universal gjaku që do t’i lejonte mjekët të shpëtonin më shumë jetë. Studiuesit kanë krijuar veshje të vogla silikoni për t’i veshur qelizat e gjakut të dhuruara, duke bërë që në momentin që gjaku futet në organizëm, të mos bëhet dallimi se çfarë grup gjaku është.

Në mënyrë të pabesueshme, nanoteknologjia e re i lejoi inxhinierit biomjekësor Chuanyi Lei nga Universiteti i Teknologjisë së Kinës Jugore dhe kolegëve të transfuzonin me sukses gjakun midis specieve.

“Qelizat e kuqe të gjakut të ‘mbështjella’ jo vetëm që i shpëtojnë aktivizimit imunitar në specie të ndryshme, por gjithashtu funksionojnë në mënyrë perfekte”, shkruan ekipi në punimin e tyre.

Duke ndërtuar një shtresë silikoni për qelizat e gjakut, Lei dhe ekipi ishin në gjendje të mbulonin proteinat sipërfaqësore që trupi ynë përdor për të njohur llojet e gjakut. Kjo lejon që një grup tjetër gjaku të përdoret në mënyrë të sigurt, duke përfshirë gjakun nga një specie tjetër.

Ekipi transfuzoi me sukses këto qeliza të gjakut të njeriut të veshur me silikon te minjtë.

Pjesa më e mirë: në çdo test të deritanishëm, qelizat e mbuluara veprojnë njësoj si qelizat e kuqe të zhveshura. Membrana e tyre mbetet e paprekur, ata ende mund të notojnë nëpër plazmën e gjakut, të prodhojnë ‘karburantin’ e tyre të zakonshëm qelizor dhe të bartin oksigjenin jetik atje ku është i nevojshëm.

“Gjaku i mbështjellë ruan të gjitha funksionet thelbësore të qelizave të kuqe të gjakut, ka veti mekanike superiore, është rezistent ndaj kushteve të pafavorshme mjedisore, mund të ruhet për periudha të gjata dhe është shumë efektiv”, shpjegon ekipi.

Sigurisht, kjo teknologji e re e gjakut është ende në fillimet e saj, kështu që ka shumë sfida të tjera përpara se të përcaktohet e sigurt për njerëzit.

Ky hulumtim është publikuar në PNAS.

The post Afër mrekullisë / Shkencëtarët kalojnë me sukses provën e parë të tranfuzionit universal të gjakut appeared first on Gazeta Si.

Intervista/ Virozat e stinës, pediatrja: Ç ‘ndodh nëse fëmija juaj sëmuret shpesh, mënyrat efikase për të rritur imunitetin te të vegjlit! Ja ushqimet që duhen hequr nga dieta e tyre

By: P. Gj.
16 September 2024 at 10:03

VOLTIZA DURO/ Një kujdes i mirë për fëmijën këtë vjeshtë-dimër, lidhet me njohjen e të sistemit imunitar dhe forcimin e tij.

 

Një sistem i fortë imunitar jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e numrit të ftohjeve dhe gripit që përjeton fëmija juaj, por, gjithashtu, mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësisë së fëmijës tuaj për t’u rikuperuar nga sëmundja.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” dr. Emirjeta Kuniqi, mjeke pediatre e njëkohësisht pedagoge e shkencave mjekësore tregon se cilët janë faktorët që ndikojnë në uljen e sistemit imunitar te fëmijët si dhe mënyrat për ta forcuar atë.

Me uljen e temperaturave fëmijët janë më të ekspozuar ndaj virozave. Si paraqitet prevalenca e sëmundshmërisë te fëmijët?

Fëmijët janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj shumë viruseve dhe baktereve, veçanërisht nëse janë në kujdesin e fëmijëve çerdhe/ kopshte ose në shkollë. Sistemi imunitar i fëmijës suaj nuk është zhvilluar plotësisht deri në moshën 8-vjeçare. Deri atëherë mund të duket sikur kalojnë çdo kollë, ftohje dhe infeksion që hasin.

Midis moshës 6 dhe 18 muajsh, fëmijët janë veçanërisht të prirur ndaj infeksioneve, sepse antitrupat mbrojtës që trashëgojnë nga nëna e tyre pakësohen, por ata nuk kanë zhvilluar ende antitrupat e tyre. Mesatarisht, fëmijët kalojnë nga 8 deri në 10 ftohje në vit para se të jenë 2 vjeç. Kjo nuk është një shenjë e një sistemi të dobët imunitar – thjesht do të thotë se ata po vijnë në kontakt me shumë viruse të ftohjes për herë të parë.

A duhet të shqetësohemi nëse fëmija sëmuret shpesh?

Sistemi imunitar zhvillohet duke u ekspozuar ndaj një sërë mikrobesh dhe duke u përballur me sëmundje të tilla si ftohja e zakonshme. Gjatë një sëmundjeje, ju mund të ndihmoni në mbështetjen e sistemit imunitar të fëmijës suaj duke mbështetur aftësinë e tij për të trajtuar dhe kapërcyer infeksionin në vend që të shtypni simptomat, si ethet/temperature etj.

Një nga detyrat kryesore të sistemit imunitar është të mbajë trupin në një gjendje të vazhdueshme ekuilibri midis mikrobeve të dobishme dhe patogjene. Kur është jashtë ekuilibrit, fëmija juaj mund të jetë më i prekshëm ndaj ftohjes dhe gripit ose sëmundjeve më serioze. Nëse fëmija juaj sëmuret herë pas here nga ftohja e zakonshme, mbani mend se ky është një proces normal i zhvillimit të imunitetit dhe përqendrohuni në mbështetjen e sistemit të tij imunitar. Është kur fëmija juaj sëmuret shpesh ose lufton për t’u rikuperuar nga një ftohje, fëmija juaj mund të ketë dobësuar imunitetin.

Si zhvillohet sistemi imunitar i fëmijës?

Në lindje, sistemi imunitar i fëmijës suaj është i papjekur dhe i pazhvilluar. Aftësia e tij për t’u rritur në një sistem imunitar të fortë dhe që funksionon mirë varet nga një sërë faktorësh duke përfshirë: shëndeti i nënës, shëndeti i shtatzënisë, antitrupat e nënës, metoda e lindjes, prezantimi i kolostrumit/ kulloshtra, kohëzgjatja e ushqyerjes me gji, mjedisi.

Sistemi imunitar është një sistem kompleks i trupit që përbëhet nga dy degë kryesore: sistemi imunitar i lindur dhe sistemi imunitar adaptiv. Sistemi imunitar i lindur formohet kur fëmija juaj është i vogël dhe është linja e parë e mbrojtjes kundër mikrobeve ose dëmtimeve që bashkojnë grimcat që janë të huaja për trupin. Sistemi imunitar adaptiv zhvillohet me kalimin e kohës ndërsa fëmijët tanë rriten dhe ekspozohen ndaj baktereve dhe patogjenëve të ndryshëm. Është reagimi i dytë ndaj një grimce të huaj siç është një virus patogjen. Për shembull, fëmija juaj kalon një ftohje të zakonshme. Sistemi imunitar i lindur fillon për t’iu përgjigjur infeksionit përmes një sërë mekanizmash të ndryshëm. Nëse sistemi imunitar i lindur nuk mund të kontrollojë infeksionin, sistemi imunitar adaptiv ndihmon në prodhimin e qelizave imune dhe antitrupave. Ju mund ta konsideroni këtë proces si edukimin e sistemit imunitar.

Herën tjetër që fëmija juaj do të bjerë me virusin, sistemi i tij imunitar e di se çfarë të bëjë për ta kapërcyer atë. Ata mund të jenë vetëm nën mot për një periudhë të shkurtër kohore ose të kenë më pak simptoma. Me kalimin e kohës kur sistemi imunitar zhvillohet, ata mund të mos shfaqin fare simptoma!

Cilët janë faktorët që komprometojnë sistemin imunitar?

Ka faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë negativisht në sistemin imunitar, disa prej tyre ju i keni kontroll dhe disa ne jo. Disa nga faktorët kryesorë që do të ndikojnë në zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijës suaj përfshijnë: dietën, mjedisin, shëndetin e mirë, mënyrën e jetesës, higjienën, ekspozimin toksik dhe stresin. Për të ndërtuar një sistem të fortë imunitar, dieta e fëmijës suaj duhet të jetë e pasur me lëndë ushqyese. Një dietë me ushqime të përpunuara, sheqer dhe mungesa e përgjithshme e vlerave ushqyese mund të çojë në shtypjen e sistemit imunitar dhe një mbrojtje të dobësuar kundër infeksioneve.

Mjedisi që rritet fëmija juaj lidhet në mënyrë indirekte me numrin dhe llojet e mikrobeve të ndryshme ndaj të cilave ata janë të ekspozuar. 70- 80% e funksionit tonë imunitar ndodh në zorrën e fëmijës suaj, kështu që nuk është çudi që shumëllojshmëria e mikrobiomës së zorrëve të fëmijës suaj është kritike për imunitetin. Dieta, mjedisi, shëndeti i nënës, mënyra e lindjes, sëmundja dhe përdorimi i antibiotikëve janë vetëm disa nga shumë faktorë që mund të komprometojnë ose plakin mikrobiomën e zorrëve. Gjumi i fëmijës suaj, aktiviteti fizik, koha në rrezet e diellit dhe ekspozimi ndaj natyrës do të ndikojnë në aftësinë për të kryer sistemin e tyre imunitar sistemi. Përdorimi i lartë i produkteve të pastrimit dhe kujdesit personal kundër çdo gjëje ka çuar në atë që quhet “hipoteza e higjienës”.

Nevoja e vazhdueshme për të qenë të pastër dhe për të hequr çdo gjurmë mikrobesh ndikon në ekspozimin e fëmijës tonë ndaj mikrobeve dhe nga ana tjetër, shëndetin dhe imunitetin tonë të zorrëve.

Si ndikon ekspozimi ndaj toksinave në sistemin imunitar?

Ekspozimi i shpeshtë ndaj kimikateve toksike mund të komprometojë dhe potencialisht të dobësojë sistemin imunitar. Toksinat janë kudo në shtëpinë tonë dhe në mjedisin e jashtëm. Ndërsa ne nuk mund t’i shmangim të gjitha, ne mund të zvogëlojmë ekspozimin tonë duke bërë zgjedhje të konsideruara. Stresi është një faktor i madh në rastet e shumë sëmundjeve dhe i vazhdueshëm, stresi mund të çojë në mbi-stimulimin ose shtypjen e sistemit imunitar. Fëmijët përjetojnë të gjitha llojet e stresorëve nga ndryshimet e mëdha të jetës, zhurmat e tepërta, presioni social/social, mbiaktiviteti dhe nxitës si ngjarjet e lajmeve (po, pandemia aktuale po kontribuon në shumë çështje të shëndetit mendor mes të vegjëlve).

Si mund të mbështetim sistemin imunitar të fëmijës?

Mbështetja e sistemit imunitar të fëmijës suaj varet nga kthimi. Reduktoni produktet me përmbajtje të lartë të sheqernave të rafinuara si biskotat, ëmbëlsirat, baret e mueslit. Hiqni lëngjet komerciale, qumështin me aromë dhe pijet me gaz vetëm për ujë. Futni në dietë ushqime të pasura me lëndë ushqyese që mbështesin imunitetin. Përfshini ushqime që duan zorrët në dietat e tyre si probiotikët, prebiotikët dhe ushqimet si lëngjet e mishit dhe mishrat. Inkurajoni fëmijët tuaj të luajnë jashtë kur dielli shkëlqen.

Jepni mundësi për pushim dhe kohë të qetë. Zbatoni një rutinë gjumi. Kufizoni ekranet 1 orë para gjumit, shijoni aktivitete të qeta, inkurajoni vëmendjen dhe sigurohuni që të kenë gjumë të mjaftueshëm cilësor për t’u rikuperuar dhe rikthyer. Bëni shkëmbime jo toksike kur është e mundur. Kalo te produktet e pastrimit natyral dhe të kujdesit personal, shmangi pesticidet e kopshtit, ndërroni enët plastike të ushqimit me qelq. Lërini fëmijët tuaj të ndoten! Kur i keni vendosur këto shtylla të shëndetit, atëherë mund të punoni për të plotësuar boshllëqet ose për të mbështetur më tej fëmijën tuaj kur ai është i sëmurë.

/Gazeta Panorama

The post Intervista/ Virozat e stinës, pediatrja: Ç ‘ndodh nëse fëmija juaj sëmuret shpesh, mënyrat efikase për të rritur imunitetin te të vegjlit! Ja ushqimet që duhen hequr nga dieta e tyre appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Kombinimi mjaltë dhe bajame për shëndet të mirë, ja vlerat e fuqishme që ka në organizëm

By: I K
15 September 2024 at 15:30

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale gjendet padyshim në kombinimin e mjaltit me bajamet.

 

Bajamet përzihen natyralisht me nektarin e ëmbël të mjaltit ndërkohë që mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të bajames.

Nëse konsumoni një lugë me bajame të përzier me mjaltë, i keni dhuruar vetes një formulë të shëndetshme për të rritur imunitetin dhe luftuar kolesterolin e keq.

Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i bajameve dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta dhe i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit që duan të ulin kolesterolin duhet të zgjedhin padyshim këto dy produkte të jashtëzakonshme, por mos të heqin dorë as nga perimet dhe frutat.

Vlerat e Fuqishme Shëndetësore

Shkencëtarët janë në unison kur thonë që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, molla, portokalli apo luleshtrydhja. Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.

Zakonisht jemi njohur me kombinimin e arrave dhe mjaltit, por bajamet ofrojnë edhe më tepër avantazhe.

Bajamet dhe mjalti së bashku konsiderohen si një super ushqim, falë pasurisë së madhe të ushqyesve.

Sipas kërkimeve  ky kombinim plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin.

Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët.

Metoda e kombinimit magjik të Mjaltit dhe Bajameve

Sipas ekspertëve të ushqimit, bajamet duhet të mbahen në ujë gjatë natës. Në mënyrë që të largohen të gjitha mbetjet dhe lëkura, të dekompozohet gluteni dhe të çlirohet acidi fitik.

Hiqini bajamet nga uji, ato do të pastrohen lehtë nga cipat që rëndojnë stomakun dhe lërini të kullojnë plotësisht.

Hapi i dytë është të zgjidhni mjaltin tuaj të preferuar.

Nëse keni si objektiv marrjen e sa më shumë antioksidantëve, atëherë ju këshillojmë që të zgjidhni mjaltin me nuancë të errët, siç është ai i gështenjave.

Nëse jeni të përqendruar tek shija, atëherë zgjidhni mjaltin tuaj që përdorni zakonisht.

Merrni një kavanoz qelqi dhe hidhni 500 ml mjaltë dhe 100-150 gramë bajame. Hidhni fetat e një limoni për më tepër Vitaminë C dhe shijojeni.

Sigurohuni që të hani një lugë çdo mëngjes, por mos të merrni më shumë se 5-6 bajame në një lugë.

Vlerat shëndetësore të kombinimit Mjaltë + Bajame

Bajamet me mjaltë përmirësojnë dhe përshpejtojnë tretjen. Ky kombinim i bën vlerat e bajames lehtësisht më të përfitueshme nga organizmi dhe ofron energji në çdo kohë.

Ju mund të përfitoni edhe nga acidi folik që gjendet tek bajamet për një shëndet më të mirë.

Duke qenë se bajamet janë plot me yndyrna thelbësore, ju do të përfitoni një kujtesë më të mirë dhe zgjuarsi më të madhe. Këto vlera janë të domosdoshme për fëmijët në rritje.

Vitamina E që gjendet tek bajamet ndihmon kundër kolesterolit të keq. Ajo rrit nivelet e atij të mirë në organizëm./AgroWeb.org

The post Kombinimi mjaltë dhe bajame për shëndet të mirë, ja vlerat e fuqishme që ka në organizëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pse ngrënia e shumë fibrave ju ben mirë? Si bakteret ‘e mira’ në zorrë fitojnë mbi të tjerët

By: Nevila
15 September 2024 at 12:35

Ajo që hamë ndikon në përbërjen e mikrobiomës, grupin e baktereve (dhe mikroorganizmave) që punojnë në zorrën tonë.

Bakteret që punojnë për shëndetin

Ne e dimë se ushqimi përcakton cilësinë e baktereve të pranishme dhe sasinë e tyre dhe se ka baktere “të mira” dhe “të këqija” për shëndetin tonë.

Por gjithashtu e dimë se, falë një studimi të kryer (në kulturat bakteriale dhe minjtë) nga shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Ushqimit DTU dhe Departamenti i Ushqyerjes, Ushtrimeve dhe Sporteve të Universitetit të Kopenhagës, tregon se ajo që hamë ndryshon sjelljen e baktereve. vetë, të cilat mund të punojnë së bashku për të prodhuar substanca të dëmshme ose të shëndetshme për trupin tonë.

Studimi

Hulumtimi danez, i botuar në revistën shkencore Nature Microbiology, zbuloi se, kur hamë shumë fibra dietike, bakteret e zorrëve ndihmojnë në transformimin e triptofanit në substanca të shëndetshme; nëse nuk hamë mjaftueshëm fibra, triptofani mund të shndërrohet në komponime të dëmshme.

Në veçanti, bakteri i zorrëve Escherichia coli mund të transformojë triptofanin në indol, i cili shoqërohet me përparimin e sëmundjes kronike të veshkave.

Një tjetër bakter i zorrëve, Clostridium sporogenes, transformon triptofanin në substanca të shëndetshme që lidhen me mbrojtjen kundër sëmundjeve inflamatore të zorrëve, diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve neurologjike.

“Duke parë vetëm përbërjen dhe bollëkun e specieve mikrobike të zorrëve nuk do të na tregojë shumë për ndikimin e tyre në shëndetin tonë”, thotë Martin Frederik Laursen, një nga autorët e hulumtimit. Ne duhet të ndryshojmë: jo vetëm t’i konsiderojmë bakteret e zorrëve si “të mira” ose “të këqija”, por të kuptojmë se si t’i bëjmë ato të sillen mirë apo keq për ne”

Stefano Erzegovesi, Nutricionist dhe Psikiatër thote se,

koncepti është ai i “konkurrencës mikrobike” ose, thënë më mirë, “bashkëpunimi mikrobik” midis specieve të ndryshme bakteriale. Për shembull, kur hamë shumë fibra, krijohet një konkurrencë midis baktereve të zorrëve: nëse ka shumë baktere “miqësore”, ato fitojnë konkurrencën dhe për këtë arsye triptofani do të prodhojë substanca të dobishme (siç është serotonina); Nëse konkurrenca, megjithatë, nuk është në ekuilibër, si për shembull kur hamë pak fibra, prodhimi bakterial do të zhvendoset drejt substancave potencialisht të dëmshme”.

Ushqimi nuk “kalon” direkt në gjak

Ushqimet e pasura me proteina shërbejnë si burime të triptofanit: për shembull, mishi i pulës, gjelit të detit, salmoni, toni, vezët, qumështi, djathi, kosi, bishtajore, arra dhe fara. Prodhimi i neurotransmetuesve dhe hormoneve nga ushqimi, megjithatë, është një proces shumë kompleks që nuk përkthehet automatikisht në “Unë ha pulë dhe çokollatë, kështu që prodhoj më shumë serotonin”.

Ndaj dhe rritja drastike e marrjes së të gjitha ushqimeve bimore të pasura me fibra (fruta, perime, drithëra integrale, bishtajore, arra dhe fara vaji) favorizon një përbërje më të mirë të zorrëve dhe, rrjedhimisht, pjesa tjetër e ushqimeve të marra. do të trajtohet në mënyrën më të mirë për shëndetin tonë.

The post Pse ngrënia e shumë fibrave ju ben mirë? Si bakteret ‘e mira’ në zorrë fitojnë mbi të tjerët appeared first on Gazeta Si.

Keni rënie flokësh gjatë stinës së vjeshtës? Ja vitaminat dhe mineralet që ju vijnë në ndihmë

By: I K
15 September 2024 at 12:11

Flokët bien më shumë në vjeshtë dhe kjo është shumë e vërtetë e deri diku normale.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që kjo eksperiencë është e këndshme apo se nuk duhet të bëni asgjë për ta ndalur.

Vjeshta fillon që me 1 Shtatorin e zgjat deri në 30 Nëntor, e në të gjithë këtë kohë flokët bien me intensitet të lartë.

Në këta muaj bien 50-70 fije floku çdo ditë si një proces tërësisht fiziologjik.

Nëse edhe ju jeni në grupin e persona që vuani, sidomos në muajt Tetor dhe Nëntor,  ka një zgjidhje.

Ekspertët  rendisin disa vitamina të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve.

Ndiqni këshillat mëposhtë që të shpëtoni menjëherë nga ky problem.

Çfarë të Bëni

Siç thamë edhe më lart, flokët në këtë periudhë bien si pasojë e një procesi fiziologjik i cili fillon në vjeshtë dhe rigjenerohet në pranverë.

Kjo ndodh për shkak të klimës që ndryshon menjëherë.

Kështu që mund të qetësoheni nëse vini re hollim të flokëve në këtë periudhë.

Gjithsesi disa masa mund t’i merrni për ta parandaluar këtë proces.

Nuk ka nevojë të drejtoheni menjëherë tek shampot që parandalojnë rënien e flokëve, kremrat apo maskat e posaçme.

Mjafton të merrni vitaminat e duhura dhe flokët tuaj do të qëndrojnë të shëndetshëm.

Përsa i përket ushqimit, gjatë vjeshtës kujdesuni të konsumoni shumë ushqime të pasura me omega 3, bulmet, vezë dhe bishtajorë.

Gjithashtu në këtë fazë të vitit flokët nuk duhen larë shumë shpesh, por mesatarisht tre herë në javë.

Edhe pse nuk ishte këshilla e parë, mund të përdorni shampo kundër rënies së flokëve me veprim të butë e delikat mbi flokun.

Përtej këtyre këshillave ekspertët vënë theksin tek disa vitamina të veçanta për këtë rast.

Vitaminat dhe Mineralet që ju Duhen

Këtë rënie masive të flokëve mund ta parandaloni fare lehtë edhe duke marrë vitaminat e duhura.

Ekspertët sugjerojnë  të përdorni vitaminën B, E, C dhe zinkun.

Më konkretisht, vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për strukturën dhe mbrojtjen e plotë të flokëve.

Vitamina E është shumë ushqyese dhe plot vlera për flokët, ndërsa vitamina C funksionon si një antioksidant i shkëlqyer i cili forcon rrënjën e flokëve.

Zinku është një mineral që në bashkëpunim me vitaminën C vepron si një kurë e natyrale, si për lëkurën ashtu dhe për flokët, duke i forcuar ata nga majat tek rrënja.

Këshillohuni me mjekun tuaj që në këtë periudhë të vitit të konsumoni disa nga këto vitamina e minerale të rëndësishme.

Në këtë mënyrë do të evitoni shumë probleme me flokët tuaj.

Gjithashtu kini parasysh të kini një stil jetese të shëndtshëm pa duhan, pije alkolike apo ushqime të dëmshme./AgroWeb.org

The post Keni rënie flokësh gjatë stinës së vjeshtës? Ja vitaminat dhe mineralet që ju vijnë në ndihmë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pijet më të mira natyrale për lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe virozave të stinës

By: I K
15 September 2024 at 10:57

Me ardhjen e muajve më të ftohtë të vitit, kolla, ftohjet dhe dhimbjet e fytit janë një rrezik që po afron.

Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit. Ato janë disa pije të nxehta ose të ftohta me të cilat mund të shpërndajmë mukozën, të lehtësojmë dhimbjen dhe të marrim një efekt qetësues dhe zbutës.

Ja pesë receta për t’u kujdesur për fytin dhe për të luftuar virozat.

Çaji me mjaltë

Për lehtësim të menjëhershëm dhe shërim të shpejtë nga dhimbja e fytit, ju rekomandojmë që të përgatisni dhe të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë.

Një recetë sa e thjeshtë aq edhe efektive, nga e cila mund të përfitoni vlerat e limonit dhe të mjaltit të tilla si antioksidantë të shumtë, vitaminën C dhe në të njëjtën kohë të përfitoni nga vetitë antibakteriale dhe antimikrobike të tyre.

Kamomili

Kamomili është një bimë e njohur që në kohërat e lashta për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ai garanton një efekt zbutës dhe qetësues, duke lehtësuar menjëherë fytin tuaj.

Çaji me xhenxhefil

Xhenxhefili është një rrënjë me veti të pafundme të dobishme dhe shëruese: ndihmon tretjen, stimulon dhe përmirëson qarkullimin e zemrës, është një anti-inflamator dhe antioksidant shumë i fuqishëm dhe ka një efekt antibiotik.

Si ta përdorni për dhimbjen e fytit? Për të përfituar nga efektet e dobishme dhe për të ofruar lehtësim të menjëhershëm për dhimbjen e faringut, gjithçka që duhet të bëni është të lini 20 gramë rrënjë të qëruara të ziejnë në ujë për 10 minuta.

Çaji duhet të pihet i nxehtë, mundësisht dy herë në ditë dhe është dobishëm kundër kollës, ftohjes dhe sëmundjeve sezonale.

Lëng portokalli i shtrydhur

Lëngu i portokallit është një ilaç i vërtetë për shëndetin. Një gotë në mëngjes ose pasdite, ju fal shumë vitaminë C e cila nga njëra anë mbështet dhe mbron sistemin imunitar dhe nga ana tjetër vepron si një anti-inflamator natyral, ideal për trajtimin e infeksioneve të vogla dhe të bezdisshme.

Uthull molle dhe mjaltë

Uthulla e mollës është një zgjidhje tepër efektive për të luftuar dhimbjet e fytit. Ajo ka një efekt antibakterial dhe parandalon përhapjen e mikrobeve në gojë dhe fyt.

Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e dobishme të uthullës, mjafton të shpërndani një lugë të saj në një filxhan me ujë të nxehtë (por jo të vluar) dhe të shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Me të njëjtën zgjidhje këshillohet edhe gargara një ose dy herë në ditë: në këtë mënyrë mund të lehtësoni dhimbjet dhe të “dezinfektoni” fytin. /AgroWeb.org

The post Pijet më të mira natyrale për lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe virozave të stinës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Të vërtetat dhe të pavërtetat për dhimbjet e shpinës! Ja çfarë duhet të dini

By: I K
15 September 2024 at 09:06

Dhimbjet e shpinës janë një problem shumë i përhapur, për të cilat ekzistojnë shumë fakte dhe informacione që jo gjithmonë janë të sakta.

Në këtë artikull do të zbuloni 6 fakte të pavërteta në lidhje me këto probleme.

A është i dëmshëm aktiviteti fizik?

Me ndihmën e një terapisti, aktiviteti fizik i vjen në ndihmë shëndetit të shpinës, duke forcuar muskujt që mbështesin shtyllën kurrizore.

Një shpinë e fortë mund t’i rezistojë stresit.

Terapistët e duhur mund të rekomandojnë ushtrime të thjeshta të cilat ndihmojnë shtyllën kurrizore.

Hernia diskale ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale?

Në më shumë se 90 përqind të rasteve, hernia diskale përmirësohet me pushim, fizioterapi dhe medikamente kundër inflamacionit.

Kjo do të thotë se ndërhyrja kirurgjikale nuk është gjithmonë e nevojshme.

A këshillojnë gjithmonë mjekët ndërhyrje kirurgjikale?

Kjo nuk ndodh gjithmonë. Shumë prej kirurgëve të fushës përpiqen t’i bindin pacientët të mos kryejnë ndërhyrje.

Në pjesën më të madhe të problemeve me shpinën, ndërhyrja kirurgjikale është e panevojshme.

Ajo nevojitet kur të gjitha trajtimet e tjera nuk kanë qenë të suksesshme dhe në varësi të problemit mjekësor.

Problemet me disqet e shtyllës kurrizore a janë madhore?

Disqet kurrizore janë si gomat e makinës që me kalimin e kohës bien.

Kjo është arsyeja përse njeriu humbet gjatësinë e tij me kalimin e moshës.

Por disqet kurrizore nuk kanë nevojë të ndërrohen si gomat.

Dhimbjet e shpinës, a shërohen duke ndejtur shtrirë?

Gjëja më e mirë që mund të bëni për shtyllën kurrizore është të kryeni aktivitet të lehtë fizik.

Ecja është një aktivitet fizik neutral.

Shtendosja e lehtë dhe e butë gjithashtu mund t’ju vijë në ndihmë.

Dëmtimet e nervave shkaktojnë dhimbje të forta

Ky pretendim mund të jetë i vërtetë në pak raste.

Zakonisht, irritimi dhe kompresimi i nervave të shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhimbje që tejzgjatet në të gjithë këmbën

Ekspertët këshillojnë të kryeni konsultën me mjekun në rast se dhimbjet e shpinës janë të forta dhe zgjasin në kohë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

The post Të vërtetat dhe të pavërtetat për dhimbjet e shpinës! Ja çfarë duhet të dini appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Before yesterdayMain stream

Horoskopi, e diel, 15 shtator 2024/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 September 2024 at 22:59

Horoskopi, e diel, 15 shtator 2024 Dashi Edhe pse do keni ndryshime të shpeshta humori gjatë kësaj dite sërish do arrini ta përmbani veten në momentin e fundit dhe nuk do bëni gabime të mëdha. Tek ju të dashuruarit Mërkuri do jetë planeti që do ndikojë më shumë. Ai do ju nxitë të flisni më […]

The post Horoskopi, e diel, 15 shtator 2024/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Rënia në peshë, ja çfarë ndodh me dhjamin kur dobësohemi

By: I K
14 September 2024 at 22:30

Për disa njerëz, rënia në peshë kalon kufinjtë e fiksimit. Për disa të tjerë, rënia në peshë është objektiv i arritshëm nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe aktiviteti fizik.

Gëzimi që dikush ndjen kur shikon se ka humbur disa kilogramë ëshë i pamasë dhe shpesh i veshur me nuanca krenarie.

Megjithatë, të paktë janë ata që e dinë se çfarë ndodhë me yndyrnat e akumuluara dhe të humbura me kaq mund.

Deri më tani, shumë njerëz kanë besuar se dhjami i akumuluar ose yndyrnat transformohen në energji.

Kjo teori është e gabuar.

Problemi me të qëndron në faktin se shkel disa prej koncepteve themelore të kimisë.

Disa njerëz janë të mendimit që yndyrnat e djegura kthehen në masë muskulore, gjë që është e pamundur.

Të paktë janë ata ekspertë shëndetësorë që mund të shpjegojnë se si humbet pesha.

Si Funksionon Metabolizmi i Yndyrës

Përgjigja e saktë e kësaj pyetje është se dhjami konvertohet në dioksid karboni dhe ujë.

Njeriu e nxjerr dioksidin e karbonit nëpërmjet frymëmarrjes.

Uji nga ana tjetër qarkullon në organizëm deri sa del nëpërmjet lëngjeve të trupit apo djersës.

Nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kg yndyrna humbasin nëpërmjet mushkërive dhe vetëm 1 kg del nëpërmjet lëngjeve të trupin.

Me fjalë të tjera, e gjithë pesha e tepërt del nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

Mund të duket e habitshme, por çdo gjë që ne hamë kalon nga mushkëritë.

Sipas të dhënave çdo karbohidrat që njeriu tret dhe çdo yndyrnë konvertohet në dioksid karboni dhe në ujë.

E njëjta teori vlen edhe për alkolin.

Proteinat kanë të njëjtin fat.

Fibra është i vetmi element tek ushqimi që del e patretur nëpërmjet zorrës së trashë.

Kokrrat e misrit janë një shembull i kësaj teorie.

Çdo gjë tjetër që njeriu gëlltit, përthithet në qarkullimin e gjakut, organe dhe më pas avullon.

Hani Më Pak, Nxirrni Më Shumë

Natyrshëm lind pyetja nëse yndyrnat kthehen në dioksid karboni, a mund të humbasësh peshë thjeshtë duke marrë frymë?

Për fat të keq, nuk funksionon kështu.

E vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dioksidit të karbonit të dalë jashtë është duke lëvizur muskujt.

Për shembull, qëndrimi në këmbë ose thjesht procesi i të veshurit dyfishon ritmin metabolik.

Në rast se ju do të provonit të gjitha rrobat që keni në garderobë për 24 orë orë, do të nxirrnit plot 1200 gramë dioksid karboni nëpërmjet frymëmarrjes.

Nëse ecni, gatuani, pastroni gjithashtu mund të rrisni ritmin e metabolizmit dhe të humbisni në peshë./AgroWeb.org

The post Rënia në peshë, ja çfarë ndodh me dhjamin kur dobësohemi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Me ardhjen e vjeshtës, këto janë 7 gjërat që duhet të dini për kujdesin ndaj sinuseve

By: I K
14 September 2024 at 22:05

A po përjetoni dhimbje koke të papritur, dhimbje të fytyrës, rrjedhje dhe bllokim hundësh?Edhe pse këto mund të jenë simptomat e një ftohjeje, ato mund të tregojnë gjithashtu se mund të keni një infeksion të sinusit.

Një infeksion i sinusit, ose sinusiti, është një inflamacion që ndodh kur sekrecionet mblidhen në këto zgavra të fytyrës dhe lejojnë që mikrobet të shtohen.

Simptomat e zakonshme të një infeksioni të sinusit përfshijnë:

  • Sekrecione të zbardha ose të gjelbërta
  • Bllokim i kanaleve të hundës
  • Ndjeshmëri nën sy ose në hundë
  • Dhimbje në pjesën e përparme të kokës
  • Dhimbje dhëmbësh
  • Kollitje
  • Ethe
  • Lodhje
  • Aromë e keqe e gojës

Një infeksion i sinusit mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial, viruse ose kërpudha.

Alergjitë dhe astma janë gjithashtu të lidhura me infeksionet e sinusit.

Simptomat e migrenës gjithashtu mund të ngatërrohen me simptomat e një infeksioni të sinusit: Shumë njerëz mendojnë se kanë një “dhimbje koke sinusale” kur në fakt ata kanë një sulm migrene.

Ju mund të parandaloni infeksionet e sinusit duke ndjekur këshillat e mëposhtme nga AgroWeb.org.

Lani duart

Viruset janë shkaku më i zakonshëm i infeksioneve të sinuseve.

Prandaj larja e duarve rregullisht mund t’ju ndihmojë të shmangni viruset.

Këshillojme t’i lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.

Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdorni një dezinfektues duarsh me bazë alkooli që përmban të paktën 60 përqind alkool.

Hiqni dorë nga cigarja dhe shmangni çdo lloj tymi

Për të mbrojtur sinuset, mos pini duhan dhe shmangni çdo lloj tymi dëmtues.

Tymi i duhanit dhe ndotësit e tjerë të ajrit mund të irritojnë mushkëritë dhe kanalet e hundës dhe të rrisin rrezikun për t’u prekur nga sinusiti kronik.

Mbani të lagështa sinuset tuaja

Nëse ajri në shtëpinë tuaj është i thatë, shtimi i lagështirës me një lagështues ajri mund të ndihmojë në parandalimin e sinusitit.

Bëni vaksinat e rekomanduara

Marrja e vaksinave të rekomanduara, të tilla si vaksina e gripit, vaksina pneumokokale dhe vaksina e COVID-19, mund t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm dhe të shmangni infeksionet e sinusit.

Shmangni alergjenët e zakonshëm

Njerëzit që kanë alergji dhe astmë janë në rrezik më të madh të infeksioneve të sinusit.

Alergjitë dhe astma shkaktojnë një grumbullim të inflamacionit dhe mukusit në sinuset dhe mushkëritë tuaja.

Sinusiti alergjik është një reagim ndaj pluhurit, polenit, tymit etj.

Shmangia e tyre është mënyra më e mirë për të shmangur sinusitin alergjik.

Pastroni sinuset

Pastrimi i hundës është një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e problemeve të sinusit.

Ju mund ta bëni këtë me një shiringë të vogël.

Ndiqni këto hapa:

Përzieni ½ lugë çaji kripë të pajodizuar dhe ½ lugë çaji sodë buke në 2 gota ujë të vakët të distiluar ose ujë të zier dhe ftohur më parë. (Mos përdorni ujë të rubinetit, i cili nuk është filtruar apo trajtuar në mënyrën e duhur dhe mund të përmbajë organizma që mund të shkaktojnë infeksione serioze.)

Mbushni një shiringë të vogël me tretësirën e ujit të kripur të bërë në shtëpi dhe shpëlani hundët.

Shpëlajeni tërësisht shiringën dhe thajeni pas çdo përdorimi.

Nëse vendosni të pastroni sinuset tuaja në këtë mënyrë, sigurohuni që fillimisht të këshilloheni me mjekun tuaj, pasi disa diabetikë mund të jenë të prirur ndaj infeksioneve kërpudhore që mund të përkeqësohen nga kjo procedurë.

Pini sa më shuëm lëngje

Për të zvogëluar mundësinë e zhvillimit të sinusitit ose për të lehtësuar simptomat e hershme, është e rëndësishme të pini sa më shumë ujë dhe lëngje gjatë gjithë ditës.

Kjo sepse hidratimi i duhur ndihmon në largimin e mukusit. /AgroWeb.org

The post Me ardhjen e vjeshtës, këto janë 7 gjërat që duhet të dini për kujdesin ndaj sinuseve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Si të ulni tensionin e gjakut pa ilaçe

By: I K
14 September 2024 at 20:35
Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë është shumë e rëndësishme që të bëni ndryshime thelbësore në stilin e jetës.
 

Këto ndryshime mund t’ju ndihmojnë që të mos keni nevojë për shumë medikamente, thonë ekspertët.

Nëse humbni në peshë do të mund të ulni tensionin e gjakut me 5-20 milimetra zhive, mmHg.

Nëse ushqeheni shëndetshëm do të ulni tensionin me 8-14 mmHg.

Duke ulur sasinë e kripës, tensioni do të ulet me 2-8 mmHg.

Aktiviteti i rregullt fizik e ul tensionin me 4-9 mmHg.

Ulja e sasisë së alkolit e ul tensionin me 2-4 mmHg.

Duke bashkuar këto hapa të rëndësishëm do të mund të ulni tensionin me një mesatare prej 20-50 mmHg.

Pra nëse tensioni juaj i lartë është në masën 180 (pra siç thuhet 18) mund të ulet deri 160 madje edhe 130.

Të njëjtin rezultat e merrni duke marrë medikamente kundër tensionit të lartë të gjakut.

AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun tuaj për në kombinim të medikamenteve me stilin e jetesës.

Roli i Ushqyerjes Në Uljen E Tensionit Të Gjakut

Ushqyerja e shëndetshme është thelbi i i të gjitha përpjekjeve tuaja për të ulur tensionin e lartë të gjakut.

Efekti i saj shtrihet në të gjithë organizmin dhe ndikon në shifrat e tensionit.

Për më tepër, duke qenë se heqja dorë nga kripa është e vështirë, duhet të jeni shumë vigjilentë në këtë aspekt.

Një mënyrë e thjeshtë për të konsumuar më pak kripë është që të hani mollë ose perime përpara se të hani drekë ose darkë.

Në këtë mënyrë do të hani më pak ushqime të kripura.

Ky sigurisht që nuk është një plan perfekt, por mjaftueshëm i thjeshtë për t’u realizuar.

Marrja e këtyre hapave të thjeshtë bën ndryshim edhe nëse shifrat e tensionit janë pakëz të larta.

Në këtë mënyrë do të shmangni probleme të mëvonshme që shkaktohen nga tensioni i lartë i gjakut.

Ato janë shumë herë më të rrezikshme./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

The post Si të ulni tensionin e gjakut pa ilaçe appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Çfarë efekti ka vitamina C në shëndetin e sistemit tretës?

By: I K
14 September 2024 at 18:42

Shumë prej jush e njohin vitaminën C si një armë të fuqishme kundër gripit dhe forcimin e sistemit imunitar, por këto nuk janë të vetmet mënyra që trupi juaj mund të përfitojë nga vitamina C! Ajo në fakt ju ndihmon në mënyra që mund të mos i kuptoni ende.

 

Fuqia antioksiduese e vitaminës C ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit dhe sëmundjeve të tjera, si dhe rrit nivelet e kolagjenit dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së shikimit.

Dhe në vitet e fundit, studime të shumta kanë zbuluar se vitamina C është gjithashtu e lidhur me shëndetin e zorrëve.

Një nga efektet kryesore që vitamina C ka në tek sistemi juaj tretës është duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit midis baktereve të mira dhe të këqija.

Pak njohuri rreth vitaminës C

Sipas të dhënave, vitamina C shërben jo vetëm për shërimin dhe formimin e pjesëve vitale të trupit tuaj si muskujt, kërcet, kolagjeni dhe enët e gjakut.

Por ajo gjithashtu ndihmon në reduktimin e efekteve negative të radikaleve të lira në trupin tuaj, të cilat dihet se çojnë në sëmundje të zemrës dhe kancerit.

Për shkak se trupi juaj nuk mund ta prodhojë natyrshëm vitaminën C, ajo duhet të merret nga ushqimi ose shtesat.

Disa ushqime të zakonshme të pasura me vitaminë C janë portokallet, kivi, luleshtrydhet, lakra jeshile, lakrat e Brukselit dhe specat.

Vlera ditore e rekomanduar që gratë duhet të marrin është rreth 75 miligramë vitaminë C dhe burrat rreth 90 miligramë.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, ky numër varion nga 85 deri në 120 miligramë në ditë.

Si vitamina C mund të ndihmojë systemin tuaj tretës?

Një studim i fundit, zbuloi se vitamina C mund të përdoret për të përmirësuar funksionin barrierës mbrojtëse të zorrëve, që ndihmon trupin të thithë lëndët ushqyese dhe t’ju mbrojë nga toksina të caktuara.

Së bashku me përmirësimin e barrierës mbrojtëse të zorrëve, vitamina C ndihmon në balancimin e baktereve të mira dhe të këqija në zorrë.

Sipas studimit, vitamina C kishte ndikimin më të madh në shëndetin e zorrëve në krahasim me vitaminat B dhe D.

Gjithashtu u vërtetua se ndihmon në rritjen e diversitetit mikrobik, i cili është i nevojshëm për shëndetin e zorrëve.

Por edhe pse vitamina C ka efekte pozitive në shëndetin e zorrëve, ju mund të përjetoni disa efekte të pakëndshme nëse merrni sasi të tepërta.

Efektet mund të jenë diarre, ngërçe dhe të përziera, të cilat ndodhin për shkak të mënyrës se si trakti juaj gastrointestinal reagon ndaj përthithjes së vitaminës C ose sasisë së tepërt.

Ekspertët thonë se kufiri i tolerueshëm i marrjes së kësaj vitamine për të rriturit është 2000 miligramë në ditë, gjë që është pothuajse e pamundur të arrihet vetëm me ushqime që përmbajnë vitaminë C. Kujdes duhet të tregoni në rastin e marrjes së shtesave sepse vetëm një e tillë mund të përmbajë 1000 miligramë./AgroWeb.org

The post Çfarë efekti ka vitamina C në shëndetin e sistemit tretës? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ushqimet që rrezikojnë shëndetin e zemrës, ja çfarë duhet të shmangni

By: I K
14 September 2024 at 17:27

Fakti që ushqimet e ndikojnë organizmin si asgjë tjetër tashmë është shumë i njohur.

 

Dietat e përditshme dhe stili i jetesës mund të bëhen shkak për probleme apo zgjidhje të shumta në të.

Ndonëse ushqimet të cilat bëjnë dëm zakonisht mundohet të evitohen, shumë prej tyre qëndrojnë ende në tavolinën e gjithsecilit.

 Buka e bardhë

Ndonëse shumë e shijshme dhe e kudogjendur buka e bardhë mund të kthehet në një problem për zemrën.

Kjo pasi gjatë përpunimit gruri humbet disa vlera minerale, fibra dhe yndyrna të shëndetshme.

Kështu fare pak e pasur në vlera, buka e bardhë ju shton kaloritë dhe nuk ju ofron minerale të shëndetshme.

Duke u kthyer në një kërcënim për shëndetin kardiovaskular dhe të gjithë organizmin.

Margarina

Margarina shpesh cilësohet si zëvendësuesja e gjalpit në gatime të ndryshme.

Gjithsesi pavarësisht shijes së ngjashme dhe pamjes së njëjtë me gjalpin, margarina është një ushqim që ka prejardhje kimike.

Pra prodhohet me përzierje ynydrnash  jo të shëndetshme të cilat mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh.

Zemra juaj mund të rrezikohet nga sëmundje si kolesteroli i lartë apo bllokimi i arterieve.

Salsicet

Mishi i procesuar si sallami apo salsiçet e ndryshme mund të jenë një kërcënim i vërtetë për organizmin.

Duke qenë të përpunuar këto lloje mishi humbasin shumë vlera gjatë dhe janë të mbushur me kripëra jo të shëndetshme.

Në këtë mënyrë ndihmojnë organizmin të zhvillojë një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Djathi

Megjithëse djathi është shumë i rekomandueshëm dhe i nevojshëm për shkak të probiotikëve që përmban, jo të gjithë llojet e tij janë të shëndetshëm.

Mjekët rekomandojnë evitimin e plotë të djathërave të përpunuar me origjinë jo natyrale dhe organike.

Përmendim këtu atë që njihet si djathi i picave i cili nëse konsumohet në sasi të mëdha mund t’ju shfaqë një sërë sëmundjesh serioze.

Ëmbëlsirat

Siç edhe dihet sheqeri është një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit.

Jo vetëm që ju ekspozon ndaj sëmundjeve kronike si diabeti, por ndikon negativisht edhe tek shëndeti i zemrës tuaj.

Sheqeri gjendet veçanërisht tek ëmbëlsirat të cilat veç tij janë të pasura me gjalpë, vaj, miell apo vezë.

Ky kombinim sado i shijshëm mund të duket është një kërcënim shumë i madh për shëndetin e zemrës./AgroWeb.org

The post Ushqimet që rrezikojnë shëndetin e zemrës, ja çfarë duhet të shmangni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Këshillat më të mira si të ndaloni plakjen e organizmit

By: I K
14 September 2024 at 15:27

Nëse ndiheni më të rënduar me kalimin e moshës do të thotë se trupi po ju jep shenja të ngadalësimit të shumë funksioneve të tij.

qershiko-1024x575

Teksa proçeset e organizmit ngadalësohen, ndryshimet në trup do të fillojnë të jenë prezente nga ato të brendëshmet e deri tek ato më të dukshmet.

Për shumë njerëz ky ndryshim mund të jetë i vështirë pasi mund të ulë efektivitetin e tyre të përditëshëm.

Gjithsesi kalimi i viteve nuk do të thotë gjithnjë më pak shëndet.

Kjo nëse ndiqni në pak hapa një rutinë ditore të lehtë dhe të shëndetëshme.

Në vetëm disa hapa ju këshillon jetesa juaj e përditëshme do të përmirësohet dhe do të ndiheni gjithnjë e më të rinj.

Hidratohuni

Një lëkurë e shëndetëshme, një bark i sheshtë dhe një organizëm i mirë fillojnë me një gotë ujë.

Teksa vitet kalojnë lëkura ka tendencën të lëshohet dhe të humbasë elasticitetin e saj duke krijuar rrudhat.

Nëse kërkoni të ndiheni më të ri dhe më të hidratuar provoni të shtoni sa më shumë ujë në dietën tuaj të përditëshme.

Një studim i Universitetit të Illinois, tregoi se tre gota ujë në ditë ndihmojnë organizmin.

Pra, tre ose më shumë gota uji në ditë ju ndihmojnë të digjni kalori dhe të ulni kolesterolin.

Duke ju dhuruar trupin që dëshironi në çdo moshë.

Konsumoni fruta të kuqe

Hapi i parë në humbjen e peshës së pa dëshiruar është ushqimi i shëndetëshëm.

Me kalimin e viteve proçesi i tretjes dhe djegies së dhjamit ngadalësohet ndaj miqtë tuaj më të mirë janë frutat.

Në veçanti frutat e kuqe si qershitë, mollët e kuqe, luleshtrydhe dhe rrushi pasi janë burime antioksidantësh.

Ekspertët i rekomandojnë këto fruta si një mënyrë që lufton edhe sëmundje të kujtesës si demencia.

Zgjidhni gjithnjë ushqime të pasura me antioksidantë për një trup dhe mendje të shëndetëshme.

Konsumoni fibra

Fibrat do të ndihmojnë trupin tuaj të kryejë siç duhet proçeset e tretjes dhe te nxjerrë toksinat jashtë.

Ato mund t’i merni nga perimet, frutat, bishtajoret apo arrorët, pra i gjeni kudo.

Shumë studime tregojnë se ka një lidhje të ngushtë mes tretjes së mirë dhe konsumimit të sa më shumë fibrave.

Ecni sa më shumë

Aktiviteti sportiv nuk do të thotë që gjithnjë të mereni me sporte të mirëfillta e të vështira.

Mjekët rekomandojnë disa minuta ecje në ditë për të mbajtur peshën ideale trupore dhe tonifikuar trupin.

Sa më shumë të ecni aq më shumë i dhuroni rini e shëndet organizmit tuaj.

Shtoni yndyrnat e shëndetëshme

Një studim i Universitetit të Vienës tregoi se yndyrnat e shëndetëshme si vaji i ullirit apo djathi ndihmojnë në ngopjen e duhur të organizmit.

Studime të tjera lidhin yndyrën e shëndetëshme me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare./AgroWeb.org

The post Këshillat më të mira si të ndaloni plakjen e organizmit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

400 raste me Covid në 1 javë gjatë gushtit. Shtatori, rënie infektimesh, mbizotërojnë sëmundjet respiratore

13 September 2024 at 10:54

Nga Gazeta Si- Fundi i korrikut dhe gushti shënuan një valë të re të rritjes së infektimit me Covid.

Drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini tha për mediat se në këtë periudhë ka pasur deri në 400 raste në javë,.

“Situata e Covid është gjatë gjithë vitit prezent. Ndryshe nga gripi që është sezonal, Covid ka qenë prezent. E ka pasur pikën që e kemi quajtur si valë verore, se vazhdimi nga janari në korrik ka qenë në normalitet. Më pas bëri të njëjtën trajektore ku pati rritje në fund të korrikut deri në fund të gushtit, ku ka shkuar deri në 390-400 raste në javë”, tha Tomini, e cila rekomandon që të mos neglizhohen shenjat.

Për mjekun Ilir Alimehmeti, arsyeja kryesore e rritjes së të infektuarve me Covid gjatë verës kanë qenë udhëtimet, ndërkohë që varianti i Covid vijon të mbetet Omicron.

“Kjo u vu re edhe vjet ku patëm edhe një valë verore. Vala verore ka tendencën të jetë më e qetë por një nga arsyet kryesore janë udhëtimet. Njerëzit lëvizin shumë, në një anketim të Eurostat 90% e europianëve do të lëviznin gjatë verës. Duke pasur koeficientin R më të lartë, ka mundësi të ngjitet dhe në verë. Ndërkohë që gripi nuk e ka dhe s’do të kemi kurrë grip në verë. Varianti mbetet Omicron”, tha Alimehmeti.

I pyetur për pasojat e vaksinës së Covid, mjeku Alimehmeti tha se nuk ka vaksina pa efekte anësore, por kur anon nga e mira rekomandohet, kur anon nga e keqja i heqin.

“Kemi medikamente që i kemi përdorur 40 vjet dhe i kemi hequr. Kishim një situatë emergjence. Pse u caktua me detyrim? Sepse në fillim të dhjetorit të 2020-ës u diskutuan efektivitet 95-96% dhe që do bllokonte transmetueshmërinë. Efektet 10-vjeçare janë të rralla, por nuk mund ta them pa kaluar 10 vite. Duhej një komunikim dhe individualizim, por kjo ishte shumë e vështirë për t’u bërë në atë kohë”

Aktualisht kemi një rënie të rasteve të Covid në qarkullim nga 120 raste në javë në dy javët e fundit, aktualisht kemi 60-70 raste në javë. Por prezenca e infeksioneve respiratore ka vijuar të mbizotërojë.

The post 400 raste me Covid në 1 javë gjatë gushtit. Shtatori, rënie infektimesh, mbizotërojnë sëmundjet respiratore appeared first on Gazeta Si.

Si të forconi imunitetin në sezonin e vjeshtës, ja ushqimet më të mira të stinës që ndihmojnë shëndetin tuaj!

By: I K
12 September 2024 at 23:10

Menjëherë pas stinës së vjeshtës vjen sezoni i të ftohtit dhe gripit. Prandaj të kesh një sistem imunitar të shëndetshëm para se ky sezon të vijë, mund t’ju ndihmojë të shmangni apo të luftoni më lehtë gripin dhe virozat e shumta.

virusiii-1024x576

Ju njohim më poshtë me ushqimet më të mira të stinës, të cilat ndihmojnë shëndetin tuaj përgjatë muajve më të ftohtë të vitit.

Forconi sistemin tuaj imunitar duke konsumuar supë

Këshillat e gjyshes për të mbushur tasin plot me supë në këto ditë është këshilla më e mirë që mund t’ju japim.

Përgatisni jo vetëm supën, por edhe gjellën me lëng kockash të bërë në shtëpi dhe shtoni perime shumëngjyrëshe.

Lëngu i kockave përmban vitaminë B, magnez dhe zink.

 Ndërsa perimet e vjeshtës si zarzavatet me gjethe jeshile ose karotat kanë vitamina A dhe B.

Supa e nxehtë e mban trupin të hidratuar, gjë që ndihmon në shpërndarjen e mineraleve të elektroliteve në të gjithë trupin.

Gjithashtu ndihmon në mbajtjen e mukozës së hundës të hollë dhe të pastër, e cila na mbron nga thithja e viruseve dhe baktereve.

Shtoni barishte si rozmarinë, trumzë dhe rigon, për më tepër mbrojtje antivirale dhe antibakteriale.

Dhe nëse zgjidhni të shtoni xhenxhefil në supën tuaj, ai do të jetë një përbërës i shkëlqyer për luftimin e inflamacionit.

Konsumoni fruta që forcojnë sistemin imunitar si molla

Mollët piqen në vjeshtë, kështu që është koha perfekte për t’i shijuar ato të gjalla ose të gatuara.

Këto fruta janë të pasura me fibra të tretshme dhe shumë vitamica, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit

Konsumoni më tepër kungull

I mbushur me përfitime shëndetësore, kungulli ofron më shumë sesa thjesht një shije të përkryer.

Ai është i pasur me shumë vitamina të tilla si vitaminat A, C dhe E, plot me fibra, është një burim i mirë i proteinave dhe mineraleve.

Ushqime të tjera që mund të konsumoni në këtë sezon

Domatet – të pasura me likopen, një antioksidant që ndihmon në luftimin e sëmundjeve.

Qepët – kanë veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.

Hudhra – e pasur me antioksidantë, antibakteriale, antivirale dhe antifungale.

Specat e kuq – të pasur me beta-karoten, që shndërrohet në vitaminë A.

Korinadra – plot me antioksidantë dhe veti antimikrobike.

Askush prej nesh nuk mund të shpëtojë nga të gjitha viruset që qarkullojnë në dimër, por ato mund të luftohen më ;ehtë me një sistem të forë imunitar.

Pra, jepini një nxitje qelizave tuaja të bardha të gjakut këtë vjeshtë, thjesht duke zgjedhur të konsumoni një shumëllojshmëri ushqimesh të stinës. /AgroWeb.org

The post Si të forconi imunitetin në sezonin e vjeshtës, ja ushqimet më të mira të stinës që ndihmojnë shëndetin tuaj! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌