❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 September 2024Main stream

Tregu i deformuar; Punët elementare me rritjen më të lartë të pagave, nivelet e larta në stanjacion

15 September 2024 at 12:53

Kërkesa e menjëhershme për punonjës në sektorin e turizmit dhe ndërtimit ka rritur pagat për profesionet elementare më shpejt se sa për profesionistët e kualifikuar.

Emigracioni i lartë i moshave të reja dhe kërkesa e lartë për punë pa kualifikim po deformon tregun e pagave, ku teknikët dhe punonjësit e pastrimit po paguhen sa inxhinierët dhe ekonomistët.

Në vitin 2014, paga e specialistëve me arsim të lartë ishte sa 135% e pagës mesatare, ndërsa në tremujorin e parë 2024 paga e kësaj kategorie ishte sa 129% e pagës mesatare.

Në vitin 2014, paga e profesioneve elementare ishte sa 56% e pagës mesatare, ndërsa në 2024 ishte sa 65% e pagës mesatare.

Profesionet elementare karakterizohen nga informaliteti i lartë, teksa paga reale në shumë prej tyre aktualisht është në nivelin e pagës mesatare 73,641 lekë ose sa 150% e saj (punëtorët e ndërtimit).

Ekspertët lajmërojnë për kërkesë të lartë në profesionet elementare dhe stanjacion në nivelet e larta të menaxhimit

Kufizimet në tregun e punës për profesionistët e nivelit të lartë dhe rritja e ofertës për profesione që nuk kanë shumë aftësi po deformojnë tregun e pagave.

Mungesa e fuqisë punëtore pa shumë kualifikim dhe zhvillimi i sektorëve që nuk kërkojnë punonjës të kualifikuar ka barazuar pagën e teknikut me atë të inxhinierit dhe të punonjësve të pastrimit me atë të ekonomistit.

Përqendrimi i rritjes ekonomike vetëm në dy sektorë, turizëm dhe ndërtim, ka ngushtuar mundësitë për profesionistët dhe menaxherët e nivelit të lartë nga sektorë të tjerë, teksa po rrit ofertën për profesione elementare.

P.sh. një kamerier në strukturat hoteliere në zonat bregdetare paguhet jozyrtarisht nga 800 deri në 1000 euro në muaj dhe një pastruese deri në 700.

Gjithashtu, një punonjës stalle në blegtori në zonën e Fierit paguhet deri në 700 euro në muaj, ndërkohë një ekonomist në Tiranë në vitin e parë të punës nuk merr më shumë se 500 euro në muaj.

Mungesat në burimet njerëzore, kryesisht për postet më të ulëta kanë prishur sistemet e referimit të pagave që zotëronte çdo kompani dhe ka shtuar nevojën për fleksibilitet në ofertimin e pagave.

P.sh., mĂ« parĂ«, njĂ« kompani prodhimi e kishte tĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ« nivelin e pagĂ«s qĂ« do t’i ofronte njĂ« inxhinieri apo njĂ« tekniku elektrik.

Kompania ruante me fanatizĂ«m sistemin e saj tĂ« pagave, por tani ndodh shpesh qĂ« njĂ« tekniku tĂ« mesĂ«m mund t’i ofrojĂ« njĂ« pagĂ« gati apo tĂ« njĂ«jtĂ« me inxhinierin (junior), tha Alma Sulçe, themeluese dhe drejtuese e kompanisĂ« Albanian HR Solutions sh.p.k., me pĂ«rvojĂ« 23-vjeçare nĂ« fushĂ«n e burimeve njerĂ«zore.

Znj. Sulçe referoi se shumë profesione të mesme teknike: si hidraulikë, elektrikë, mekanikë, etj., punojnë të pavarur (të vetëpunësuar), me punë me orare fleksibël, mund të kenë të ardhura mujore më të larta se pagat e punonjësve me arsim të lartë, që janë të punësuar me kohë të plotë.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2024, paga për profesione elementare u rrit me 53% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Profesionet elementare karakterizohen nga niveli i lartë i informalitetit.

Shumica e tyre paguhen zyrtarisht me pagën minimale ose tërësisht në të zezë, teksa paga reale për profesionet elementare varion nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë neto në muaj.

Profesionet elementare lidhen me punë që mësohen për një javë dhe nuk kërkojnë përvojë, të tilla si punonjësit e pastrimit, punonjësit në ndërtim dhe industri.

Ekspertët e burimeve njerëzore pohojnë se kategoria e profesioneve elementare gjen punë më shpejt se ato me arsim të lartë dhe kanë gjasa të marrin paga të barabarta ose më shumë.

Po sipas INSTAT, nga tremujori i parë 2024, pagat e specialistëve me arsim të lartë arritën 95 mijë lekë bruto në muaj, me rritje 38% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Kjo kategori punonjësish, që përfaqësohet më së shumti edhe nga punonjësit në arsim dhe shëndetësi, nuk punon në informalitet dhe ka përfitime neto rreth 700 euro në muaj që shpesh është në të njëjtat nivele me një punonjës pastrimi, apo kamerieri.

Teksa tregu i punës po zgjerohet në paga dhe në ofertë për profesionet elementare, nuk ndodh kështu për menaxherët e nivelit të lartë.

Tregu në Shqipëri po ofron fleksibilitet në ofertën e punës dhe paga për punonjës me profesione elementare, pa shumë aftësi, teksa për CEO-t dhe menaxherë të nivelit të lartë ka një stanjacion të ofertës.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në EPPC Albania and Kosovo, një nga kompanitë më të mëdha për burimet njerëzore, tha se, tregu i punës për drejtues ekzekutivë dhe menaxherë të lartë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me hyrjen e operatorëve të mëdhenj në treg, të cilët po mungojnë këto kohë.

Kërkesa për rekrutim të profesionistëve aktualisht i ka sektori i ndërtimit dhe zinxhirët e tij që kanë nxitur punësimin e inxhinierëve dhe teknikëve.

Pagat rriten më shumë për profesionet elementare

Të dhënat e Censit 2023 treguan se popullsia e vendit nuk është më shumë se 2.4 milionë banorë nga 2,73 milionë që njiheshin zyrtarisht. Censi zbuloi se popullsia e mbetur gjithashtu është plakur shumë.

Nga viti 2011 deri më 2023, mosha mesatare e popullsisë ka arritur 42.5 vjeç, duke u plakur me 7 vite.

Me pak njerëz në dispozicion, ekonomia duhet të orientohet në sektorë që nxisin teknologjinë dhe inovacionin, në vend të degëve që kërkojnë krah të lirë pune. Por historikisht ekonomia e vendit tonë është zhvilluar në sektorë që nuk kërkojnë shumë aftësi.

Emigrimi dhe plakja e popullsisë në njërën anë dhe zhvillimi i turizmit dhe ndërtimit në anën tjetër kanë shtyrë më tej nevojat për punonjës me profesione elementare.

Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë 2024 tregojnë se rritja vjetore e pagave ishte për sektorin e administratës publike me rreth 15%, si rrjedhojë e një plani që nisi vitin e kaluar, i cili rriti në mënyrë jo të zakontë pagat për të gjitha nivelet e administratës.

Rritje në këto nivele kishin edhe punonjësit me profesione elementare dhe ata të ndërtimit, pagat e të cilëve u rritën me 14-15% në tremujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga sektori privat, rritjet më të larta me ritme dyshifrore të pagave ishin edhe në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve me rreth 15%, ku pjesa më e madhe e punonjësve përfaqësohet nga shitësit në tregtinë me pakicë dhe nga punonjësit e hoteleve dhe restoranteve, kryesisht kamerierë, banakierë dhe pastrues.

Në të kundërt, pagat e punonjësve me arsim të lartë dhe profesionistëve nga tremujori i parë 2023 në tremujorin e parë 2024 u rritën me 11-13%.

“Bie vlera” e shkollĂ«s

Në vitin 2014, paga e specialistëve me arsim të lartë ishte sa 135% e pagës mesatare, ndërsa në tremujorin e parë 2024, paga e kësaj kategorie ishte sa 129% e pagës mesatare.

Në vitin 2014, paga e profesioneve elementare ishte sa 56% e pagës mesatare, ndërsa në 2024 ishte sa 65% e pagës mesatare.

Profesionet elementare karakterizohen nga informaliteti i lartë, teksa paga reale në shumë prej tyre aktualisht është në nivelin e pagës mesatare 73,641 lekë ose sa 150% e saj (punëtorët e ndërtimit).

Një person me profesion elementar pa arsim të lartë aktualisht ka shanse të punësohet më shpejt dhe me pagë të njëjtë ose më të lartë se një person që sapo ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, Filologjisë ose Arteve.

Pas pandemisë, sektori i turizmit pati një kërkesë të menjëhershme për punonjës, aq sa bizneset vulosën në shtylla dhe kudo në fasada oferta për punë që shkonin deri në 1000 euro për një pastruese në sezonin e verës në hotelet e Jugut.

Kujdestarët e shtëpisë dhe pastruesit kanë gjasa të punësohen shumë më shpejt dhe me paga më të larta se punonjësit e kualifikuar

Erald Pashaj thotë se ndonjëherë, gjetja e punës për një profesionist bëhet e vështirë, pasi ti mund të jesh shumë i mirë tek puna që ke bërë, por nuk je ende gati për kërkesat specifike që kompania pritëse ka.

Profesionistët e fashës së lartë, që zotërojnë aftësi, nuk e kanë të lehtë të gjejnë pune, e kundërta ndodh po zbresësh nga fasha sa më shumë, aq më thjesht gjen punë, tha ai.

Ekspertja Sulçe thotë se shumë të rinj, edhe pse kanë kryer studimet e larta, e kanë të vështirë të punësohen në profesionet e tyre.

Si p.sh. e kanë të vështirë ata që kanë studiuar Kimi, Drejtësi, Shkencat Sociale, degët e Fakultetit Filologjik, etj. Ajo tha se mund të gjejë më lehtë punë një punëkërkues pa arsim të lartë, nëse ai është i gatshëm të punojë në punë që nuk kërkojnë kualifikim apo eksperiencë të caktuar.

ËshtĂ« i konsiderueshĂ«m numri i vendeve tĂ« lira pĂ«r punonjĂ«sit e pakualifikuar dhe tĂ« kualifikuar (pa arsim tĂ« lartĂ«) kryesisht nĂ« sektorin e ShĂ«rbimit, Prodhimit, etj. Ka mjaft mungesa pĂ«r zanatet si teknik i mesĂ«m, kamerier, banakier, sanitar, bojaxhi, usta nĂ« ndĂ«rtim, etj., tha ajo.

Këto zhvillime në tregun e punës vijnë për shkak se ka munguar lidhja midis sektorit të arsimit me modelin ekonomik dhe planet afatgjata të zhvillimit ekonomik.

Rrjeti i arsimit profesional të mesëm nuk është shumë efikas dhe shumë persona që kanë mbaruar arsimin e lartë punojnë në profesione të tilla kasier, llogaritar etj.

Turizmi dhe ndërtimi janë shndërruar në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit, duke shfaqur një ofertë të menjëhershme në tregun e punës për punonjës pa shumë njohuri.

Pagat që nisin nga 700 euro për pastrueset, 1000 euro për kamerierët dhe deri në 3-5 mijë për kuzhinierët po tërheqin shumë të rinj në këto profesione.

Gjithashtu punonjës që montojnë linjat elektrike, hidraulikë, sistemet e kondicionimit janë shumë të kërkuar në kompanitë e ndërtimit.

Ndërtimi dhe turizmi janë shndërruar në qendra graviteti në tregun e punës për shkak të ofertës së lartë për punë, duke përthithur shumë të rinj dhe punonjës në sektorë të tjerë.

Mësuesja S. N. në qytetin e Lezhës, pasi punoi për disa vite rresht në zonën e Shëngjinit, gjatë muajve të verës braktisi profesionin për shkak të të ardhurave më të larta që siguroi nga puna në hotel.

Pagat më të larta në ndërtim dhe turizëm po tërheqin punonjës nga sektorë të tjerë me paga më të ulëta si bujqësia dhe sektori fason.

Gjithashtu qeveria po shikon rritjen e pagave në turizëm, si një mjet për rikthimin e emigrantëve nga Greqia, të cilët punojnë me paga më të ulëta në vendin fqinjë.

Zhvillimi i turizmit ka ndryshuar strukturën e punësimit sipas aktivitetit ekonomik. Sipas INSTAT, në vitin 2023, sektori i bujqësisë kontribuoi me 32.3% të punësimit total, me ulje vjetore 1.7 pikë %.

Ndërsa sektori i tregtisë dhe shërbimeve (turizmi) kontribuuan në 29.1% të punësimit total ose 2 pikë % më shumë se më 2023.

Burimet nga tregu pohojnë se një punonjës me aftësi elementare në sektorin e ndërtimit paguhet nga 5-10 mijë lekë në ditë.

Rritja vit pas viti e nevojave për punonjës në këtë sektor në kryeqytet ka bërë që popullsia në fshatrat e Tiranës, e cila më parë merrej me bujqësi, të punësohet në sektorin e ndërtimit në Tiranë.

Profesionet elementare më të kërkuarat, nivelet e larta në stanjacion

Ekspertët e tregut të punës pohojnë se, për profesionet elementare kërkesa për punë ka qenë e lartë në vendin tonë, aq sa bizneset po plotësojnë një pjesë të nevojave me punonjës të huaj.

Emigracioni i lartë i të rinjve dhe rënia e lindjeve ka krijuar hendek në tregun e punës, teksa kërkesa për punonjës është rritur në të gjithë sektorët.

Ekonomia në Shqipëri sot ka dy motorë zhvillimi, të cilët reflektohen edhe në punësim.

Këto janë turizmi dhe ndërtimi, shprehet Erald Pashaj. Gjithashtu pritet të vazhdojë kërkesa edhe për punonjës të sektorit të teknologjisë së informacionit, por edhe për pozicione që duhet të prodhojnë cilësi, siç janë drejtuesit dhe specialistët për çdo funksion.

Tregu gjithmonë e më shumë ka nevojë për njerëz edhe më të aftë dhe më kompetentë, edhe me më shumë njohuri, etj., e për këtë arsye do të ofrojë paga konkurruese për këto nivele.

Por për drejtuesit ekzekutivë dhe CEO-t ka një stanjacion, pasi kjo kategori varet tërësisht nga hyrja në treg e operatorëve të rinj me potencial, kryesisht investime të huaja që kërkojnë aftësi.

“Sikur tĂ« hyjĂ« edhe njĂ« kompani e huaj qĂ« kĂ«rkon 20 menaxherĂ« dhe drejtues tĂ« lartĂ« vĂ« nĂ« lĂ«vizje gjithĂ« tregun”, thotĂ« z. Pashaj.

Në fillim të viteve të 2000 u gjeneruan hapësira për specialitetet e të gjitha niveleve nga hyrja në tregun tonë të bankave të huaja, kompanive të telekomunikacionit dhe të atyre në sektorin e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit, Investimet e Huaja Direkte arritën vlerën e 354 milionë eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit.

Investimet e huaja janë rritur me 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve, ndërsa injektimet e reja të kapitalit janë pothuajse në stanjacion, teksa rreth 23% e totalit tyre ishin në blerjen e pasurive të paluajtshme, që nuk gjenerojnë punësim./Monitor

The post Tregu i deformuar; Punët elementare me rritjen më të lartë të pagave, nivelet e larta në stanjacion appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Euro në pikën më të ulët historike, këmbehet me 99.47 lekë

13 September 2024 at 13:44

Nga Gazeta ‘SI’ – Monedha europiane ka prekur njĂ« minimum tĂ« ri kundrejt lekut.

Të premten e 13 shtatorit, 1 euro këmbehet me 99.47 lekë, duke rënë me 0.11 pikë në 24 orë. Me rënie janë dhe valutat e tjera, me dollarin që ka thyer kufirin e 90 lekëve dhe këmbehet me 89.64 lekë.

Paundi britanik këmbehet me 117.85 lekë, ndërsa franga zvicerane me 105.74 lekë.

Të dhëna të tjera nga Banka e Shqipërisë tregojnë se deri në fund të qershorit 2024, turistët e huaj sollën në Shqipëri 1.95 mld euro dhe 749 mln euro investime direkte.

Euro tregoi stabilitet nĂ« mes tĂ« sezonit turistik, teksa rrokullisej nĂ« fashĂ«n e 100 lekĂ«ve. NdonĂ«se pa burime zyrtare, ekspertĂ« tĂ« tregut thonĂ« se ka qenĂ« “njĂ« dorĂ« e padukshme” e BankĂ«s qendrore qĂ« ka mbajtur euron nĂ« kĂ«to nivele.

Guvernatori Gent Sejko, më herët qe shprehur se BSH nuk mund të bëjë publike ndërhyrjet në kurs, pasi shkakton luhatje të forta në treg, si pasojë e efektit psikologjik. Vetë Guvernatori pranoi se Banka ka tërhequr nga tregu më shumë euro nga se ishte planifikuar, për të amortizuar zhvlerësimin e mëtejshëm të saj.

Duke pranuar se fuqia e parasë informale është tepër e lartë, Sejko i kërkoi ndihmë edhe qeverisë së vendit.

“AsnjĂ«herĂ« nuk ke besĂ« kursi i kĂ«mbimit Ă«shtĂ« shumĂ« djallĂ«zor, dhe i pabesĂ«. FMN ngriti njĂ« alarm qĂ« mund tĂ« ndodh dhe e kundĂ«rta dhe kursi tĂ« kthehet nĂ« kahun e zhvlerĂ«simit tĂ« lekut. Me flukset hyrĂ«se nĂ« kursin e kĂ«mbimit tĂ« euros nĂ«se do tĂ« vazhdojnĂ« flukse valutore tĂ« rritura, Banka e ShqipĂ«risĂ« do ta ketĂ« tĂ« pamundur tĂ« mbajĂ« njĂ« stabilitet nĂ« kurs”, tha drejtuesi i BSH-sĂ« nga Kuvendi.

The post Euro në pikën më të ulët historike, këmbehet me 99.47 lekë appeared first on Gazeta Si.

Debati Harris-Trump, kriptomonedhat nuk rikuperojnë dot

13 September 2024 at 12:38

Bitcoin po e mbyll javën në të kuqe, edhe pse zhvillimet ekonomike kanë qenë në favor të kriptomonedhës.

Momentalisht, kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet me 57.9 mijë dollarë, pas një rënie 0.5% nga dje.

Pasiguria për monedhat digjitale duket se lidhet me debatin politik në SHBA, pasi Kamala Harris, një rivale e kriptove, fitoi shumë popullaritet pas debatit me Donald Trump, një simpatizant i kriptove.

E njëjta tendencë preku edhe kriptomonedhat e tjera më të vogla me Ethereum që ra në 2.3 mijë dollarë.

Perspektiva se banka Federale do të ulë normën e interesit javën e ardhshme, po mban tregun me shpresa.

The post Debati Harris-Trump, kriptomonedhat nuk rikuperojnë dot appeared first on Gazeta Si.

Greqia thirrje Brukselit: Sulmet ruse po kërcënojnë tregun energjetik të Europës

13 September 2024 at 11:14

Greqia ka njoftuar se sulmet ruse në infrastrukturën ukrainase gjatë kësaj vere, dyfishuan çmimin e energjisë për Europën jug-lindore, duke theksuar kështu dobësinë e tregjeve europiane të energjisë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i bĂ«ri thirrje Brukselit qĂ« tĂ« trajtojĂ« urgjentisht njĂ« “krizĂ« tĂ« zgjatur” tĂ« kapaciteteve qĂ« i ka çuar çmimet nĂ« nivele kaq ekstreme saqĂ« kĂ«rkon njĂ« “pĂ«rgjigje politike” urgjente.

Në një letër drejtuar Komisionit Europian, Mitsotakis thotë se çmimet e elektricitetit në gusht u rritën nga 60 në 90 euro për MWh. Ai i kërkoi Ursula von der Leyen që mandatin e saj të dytë në komision ta shfrytëzojë për të rritur kapacitetet ndërlidhëse, që të shmangen telashe të tilla në të ardhmen.

Mitsotakis tha se përveç vapës dhe thatësirës, një faktor me rëndësi ka qenë Rusia me sulmet e saj ndaj rrjetit ukrainas. Kievi ka qenë një eksportues i fortë i energjisë, por këtë vit ajo nisi ta importojë nga fqinjët. 

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r shumĂ« kostot qĂ« Rusia ka shtuar nĂ« ekonomitĂ« tona” shkroi lideri grek. Ai tha se duhet dhe mĂ« shumĂ« transparencĂ« nĂ« tregun e energjisĂ«, pasi duket sikur ka njĂ« krizĂ« dhe askush nuk po e tregon.

Ish-kryeministri italian dhe ish-drejtuesi i Bankës Europiane, Mario Draghi, në një raport të kësaj jave dërguar Brukselit theksoi se çmimet e energjisë në Europë ishin 2 a 3 herë më të larta se në SHBA. 

Pas analizĂ«s sĂ« Draghit, von der Leyen deklaroi se rrjetet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« energjisĂ« janĂ« pjesĂ« e planeve “jetĂ«sore” qĂ« ka BE.

Komisioni ka vlerĂ«suar mĂ« parĂ« se 584 miliardĂ« euro investime nĂ« rrjetet e energjisĂ« elektrike nevojiten deri nĂ« vitin 2030 nĂ«se blloku dĂ«shiron tĂ« pĂ«rmbushĂ« qĂ«llimet ambicioze klimatike. Ai ka vendosur gjithashtu njĂ« objektiv pĂ«r vendet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« qĂ« tĂ« kenĂ« kabllo tĂ« energjisĂ« elektrike qĂ« lejojnĂ« 15% tĂ« prodhimit tĂ« tyre tĂ« energjisĂ« elektrike tĂ« jenĂ« tĂ« disponueshme pĂ«r vendet fqinje nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« kohore. Mitsotakis, i cili rrjedh nga e njĂ«jta familje politike europiane e qendrĂ«s sĂ« djathtĂ« si von der Leyen, EPP, gjithashtu e vuri nĂ« dukje problemin nĂ« njĂ« fjalim javĂ«n e kaluar nĂ« Selanik, gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp nĂ« tĂ« cilĂ«n ai nĂ«nvizoi çështjet e vazhdueshme tĂ« rajonit me çmimet e larta tĂ« energjisĂ« elektrike. “Ka njĂ« shtrembĂ«rim thelbĂ«sor nĂ« tregun e energjisĂ« nĂ« EuropĂ«n Juglindore,” tha Mitsotakis. “Diçka nuk po funksionon siç duhet. Nuk pres zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme, por tĂ« paktĂ«n le tĂ« merret dikush me tĂ«.”/FinancialTimes

The post Greqia thirrje Brukselit: Sulmet ruse po kërcënojnë tregun energjetik të Europës appeared first on Gazeta Si.

Kërkesa e ulët nga Kina dhe stuhia në SHBA ulin çmimin e naftës

10 September 2024 at 13:33

Çmimet e naftĂ«s ranĂ« tĂ« martĂ«n e 10 shtatorit pas njĂ« kĂ«rkese mĂ« tĂ« ulĂ«t nga Kina dhe nga njĂ« ndĂ«rprerje e furnizimit nga stuhia Francine nĂ« SHBA. Nga krahu tjetĂ«r, risku i mbifurnizimit tĂ« tregut vazhdon tĂ« ushtrojĂ« presion nĂ« treg.

Çmimi i naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar Brent ra me 0.45% brenda ditĂ«s nĂ« 71.5 dollarĂ« pĂ«r fuçi. Nafta e Teksasit, ra me 0.55% dhe tregtohet me 68.3 dollarĂ«/fuçi. TĂ« dyja kĂ«to kishin fituar nga 1% rritje tĂ« hĂ«nĂ«n.

Garda Bregdetare e SHBA-së urdhëroi mbylljen e të gjitha operacioneve në Brownsville dhe portet e tjera të vogla të Teksasit të hënën në mbrëmje, ndërsa stuhia tropikale Francine po kalonte nëpër Gjirin e Meksikës. Porti i Corpus Christi ka mbetur i hapur por me kufizime.

Stuhia tropikale parashikohet të forcohet ndjeshëm gjatë dy ditëve të ardhshme dhe pritej të shndërrohej në një uragan të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC).

Exxon Mobil tha se e mbylli prodhimin në platformën e saj të prodhimit Hoover në det të hapur, ndërsa Shell ka ndërprerë operacionet e shpimit në dy vende. Chevron gjithashtu filloi mbylljen e prodhimit të naftës dhe gazit në dy nga platformat e tij të prodhimit në det të hapur.

“TĂ« paktĂ«n 125.000 fuçi nĂ« ditĂ« mund tĂ« ulen nĂ« prodhim”, parashikojnĂ« analistĂ«t./Reuters

The post Kërkesa e ulët nga Kina dhe stuhia në SHBA ulin çmimin e naftës appeared first on Gazeta Si.

Indeksi / Pronat u shtrenjtuan vetĂ«m nĂ« TiranĂ«. BlerĂ«sit po bĂ«jnĂ« ‘pazar’. Bien shitjet

10 September 2024 at 12:32

Nga Gazeta ‘SI’ – Indeksi Fischer i çmimit tĂ« banesave raportohet me 17% pĂ«r gjashtĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit 2023, krahasuar me gjashtĂ«mujorin e dytĂ« tĂ« 2023-shit.

Të dhënat që maten nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e Indeksit i atribuohen Tiranës, ku pronat janë shtrenjtuar me 23.5% për këtë periudhë, por në zonat e tjera çmimet reale janë në rënie. Pronat e bregdetit raportojnë rritje të vogël. Kështu, rritja e çmimeve në Tiranë ka ndikuar në rritjen tërësore të Indeksit.

Shifrat tregojnë se blerësit e pronave kanë nisur negocimin e çmimit, ku në 2/3 e rasteve të shitjes, çmimi ka qenë 5-20 më i ulët se ai që ka kërkuar shitësi. Gjashtë muaj më parë, pothuajse të gjitha pronat shiteshin me çmimin e njoftuar. BSH thekson se është e vështirë të interpretohet nëse kjo lëvizje do të thotë se blerësit po tregohen hezitues.

Sipas burimit të financimit, 53% e pronave të blera janë financuar me kredi deri në 60% të vlerës. Në periudhën paraardhëse me kredi ishin blerë 60% e pronave.

Për të njëjtën periudhë, raportohen edhe më pak shitje. 67 agjentë kanë shitur 928 prona, ndërsa në fund të 2023-shit 77 agjentë shitën 1.169 prona. Numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 5, nga vlera 7 e raportuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.

Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie.

Qendra e Tiranës është zona më e lakmuar dhe shitjet në këtë hapësirë zënë 46% të totalit të pronave të shitura.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, koha e shitjes për banesat në Tiranë u rrit nga 8.3 në 9.7 muaj, ndërsa në bregdet u përgjysmua nga 10.9 në 5.9 muaj.

Rreth 27% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 61% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së

Agjentët raportojnë rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare, dhe çmimet e qirasë kanë shënuar rritje. Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës.

 Për gjashtëmujorin e ardhshëm, agjentët presin rritje të çmimeve dhe rritje të numrit të pronave të regjistruara për shitje.

The post Indeksi / Pronat u shtrenjtuan vetĂ«m nĂ« TiranĂ«. BlerĂ«sit po bĂ«jnĂ« ‘pazar’. Bien shitjet appeared first on Gazeta Si.

Shtatori ters për kriptomonedhat. Bitcoin bie në 55 mijë dollarë

6 September 2024 at 12:08

Shtatori për Bitcoin ka nisur ashtu siç ishte parashikuar; negativ.

Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohet me 55 mijë dollarë, vlera më e ulët ndër muaj.

“Shtatori ka histori negative pĂ«r Bitcoin gjithmonĂ«, por ndoshta ne mund tĂ« ndryshojmĂ« narrativĂ«n kĂ«tĂ« herĂ«. NjĂ« kombimin e uljes sĂ« normĂ«s sĂ« interesit nga Banka Federale nĂ« SHBA dhe njĂ« rritje e mirĂ« e tĂ« dhĂ«nave ekonomike mund tĂ« rikthejnĂ« entuziazmin”, thotĂ« Ed Hindi, drejtues i investimeve nĂ« Tyr Capital.

Të dhënat e shkuara tregojnë se me të vërtetë shtatori është muaji më i keq për kriptot. Në 11 vite, Bitcoin zhvlerësohet mesatarisht me 4.5% gjatë këtij muaji.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, po shitet me 2.5 mijë dollarë, me një rënie 1%.

Solana, Ripple, Shiba Inu, Chainlink, Bitcoin Cash, Leo dhe Near Protocol reflektuan po ashtu rënie të çmimeve të premten.

The post Shtatori ters për kriptomonedhat. Bitcoin bie në 55 mijë dollarë appeared first on Gazeta Si.

ShqiptarĂ«t ‘braktisin’ makinat nga Gjermania, mbizotĂ«rojnĂ« ato nga Koreja. RrugĂ«t plot me mjete tĂ« pĂ«rdorura

6 September 2024 at 11:53

Nga Gazeta ‘SI’ – NĂ« 8 muajt e parĂ« tĂ« vitit, nĂ« ShqipĂ«ri u regjistruan rreth 70 mijë mjete tĂ« reja, duke çuar nĂ« 925 mijĂ« numrin total tĂ« mjeteve nĂ« qarkullim.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor, DPSHTRR, mbi 58 mijë nga këto mjete ishin autovetura, pra makina private.

Shifrat tregojnë se Koreja e Jugut është furnizuesi i dytë kryesor i Shqipërisë, duke lënë pas gjigandët gjermanë. Në vend të parë qëndron Italia me shumë pak diferencë. Nga janari në gusht 2024, në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 12.159 mjete nga Koreja, 12.677 nga Italia dhe 11.980 nga Gjermania. Po ashtu vërehet një rritje e makinave që vijnë nga Kina.

DPSHTRR raporton se 25% e mjeteve të reja kanë mbi 15 vite që janë prodhuar. 53% kanë 9-15 vite dhe 13% 0-4 vite. Më shumë se 59 mijë mjete raportohen të jenë të përdorura, ndërsa pjesa tjetër të reja.

Volksvagen ka zëvendësuar tashmë Mercedes-Benz dhe qëndron në vend të parë me 14.2 mijë mjete të reja. 9.8 mijë janë Mercedes dhe 7.4 mijë Audi. Mjetet e firmave Toyota, Hunday dhe Ford po bëhen gjithnjë e më tërheqëse për shqiptarët.

Pothuajse 30 mijë nga mjetet e reja janë regjistruar në Tiranë, ndjekur nga Durrësi me 11.2 mijë.

Elektrike janë vetëm 1.8 mijë.

The post ShqiptarĂ«t ‘braktisin’ makinat nga Gjermania, mbizotĂ«rojnĂ« ato nga Koreja. RrugĂ«t plot me mjete tĂ« pĂ«rdorura appeared first on Gazeta Si.

❌
❌