❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosja e ProkurorisĂ« ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, tĂ« akuzuar pĂ«r krime lufte nĂ« komunĂ«n e Istogut – 1998/99

17 September 2024 at 16:58

Gjykimi ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile filloi të hënën më 16.09.2024 në Gjykatën e Prishtinës.

Sipas aktakuzës së datës 01.09.2024, i pandehuri Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, akuzohen se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Istogut, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Këtë lëndë e udhëheq gjyqtari Valon Kurtaj, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga prokurorja Ajshe Ferati. Mbrojtja udhëhiqet nga avokatët Dejan Vasiq dhe Nebojsha Vlajiq.

Në seancën e së hënës (16.09.2024) pas një konsultimi të shkurtër me klientët e tyre, avokatët mbrojtës deklaruan se nuk ka kushte ligjore që gjykimi të fillojë pasi akuzën e kanë marrë në gjuhën serbe të premten, ndërsa klientët e tyre nuk e kanë marrë akuzën në asnjërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës.

Gjithashtu, mbrojtja kërkoi dokumentacion shtesë, dosje dhe materiale dëshmuese që do të përdoren ndaj klientëve të tyre.

Ata theksuan se klientët e tyre tashmë janë në paraburgim prej një viti dhe se ende nuk e dinë se për çfarë saktësisht akuzohen dhe për këtë arsye nuk mund të deklarohen rreth fajësisë.

Sipas avokatit Dejan Vasiq, policia ka kryer një hetim derisa klienti i tij ishte në paraburgim, por nuk e ka njoftuar mbrojtjen se në cilin drejtim po shkon hetimi, as nuk ka bashkëpunuar me avokatët mbrojtës dhe as nuk ka ndarë me ta provat që kanë gjetur.

Mbrojtësit u shprehën se për shkak të këtyre kushteve nuk mund të nisin gjykimin pasi përveç gjithçkaje tjetër do të fillonte të mbaronte afati për ankimime të mundshme në këtë proces.

Prokuroria ka marrĂ« pĂ«rsipĂ«r qĂ« aktakuzĂ«n dhe dokumentet tjera nga ky rast t’ia dorĂ«zojĂ« tĂ« akuzuarit nĂ« paraburgim sapo tĂ« pĂ«rfundojĂ« pĂ«rkthimi.

ÇfarĂ« thotĂ« dosja e prokurorisĂ«?

Sipas aktakuzës së datës 01.09.2024 i pandehuri Momir Pantiq dhe Zharko Zariq akuzohen se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Istogut në bashkëkryerje me pjestarë të tjerë të forcave policore serbe vepruan në shkelje të rëndë të rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas aktakuzës Momir Pantiq nën përgjegjësinë individuale dhe përgjegjësinë komanduese si Kryeshef i Stacionit Policor në Istog, ka kryer vrasje torturë, trjatim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës në muajin mars të vitit 1998 në fshatin Lubozhdë, Komuna e Istogut, forcat policore serbe nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq, kryen një operacion policor ndaj familjes Pepaj, dhe se në orët e hershme të mëngjesit futen në lagjen Pepaj dhe nga shtëpitë e tyre nxjerrin të gjithë burrat duke i rrahur dhe goditur me pjesën e kondaktit të armës në pjesë të ndryshme të trupit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se pasi të njëjtit i nxjerrin jashtë në rrugë, i urdhërojnë që të mbështeten për muri-rrethojë në oborrin e shtëpisë së Afrim Pepajt, gjithnjë nën kërcnimin e armëve i kontrollojnë dhe pas ndarjes së të rinjve nga të moshuarit, të moshuarit i lirojnë, ndërsa të dëmtuarit XH. P., I. P., I. P., SH. P., J. P., A. P., R. P., N. P., dhe SH. P., të cilët kanë qenë të moshës së re, i kanë vendosur nëpër veturat e tyre zyrtare dhe i kanë dërguar në Stacionin Policor në Istog dhe i kanë rrahur e torturuar në mënyrën më çnjerëzore.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se gjatë muajit mars në vitin 1988, në Istog nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq, i sulmojnë me armë automatike qytetarët të cilët po protestonin në një protestë popullore për shkkak të masakrës së familjes Jashari në Prekaz.

Tutje, derisa protestuesit ishin duke shkuar nĂ« drejtim tĂ« qendrĂ«s sĂ« Istogut, forcat policore iu dalin nĂ« pritĂ«, tĂ« cilĂ«t fillimisht kĂ«rkojnĂ« qĂ« tĂ« shpĂ«rndahen protestuesit, mirĂ«po pasi ky urdhĂ«r ishte shpĂ«rfillur nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore nga protestuesit, tĂ« njĂ«jtit kanĂ« vazhduar marshimin, i pandehuri Momir Pantiq, nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryeshefit tĂ« Stacionit Policor nĂ« Istog kishte urdhĂ«ruar forcat policore serbe, duke iu thĂ«nĂ« nĂ« gjuhĂ«n serbe “pucajte”, nĂ« atĂ« moment policia kishte zbatuar urdhĂ«rin e dhĂ«nĂ« dhe ka filluar tĂ« qĂ«llojĂ« me armĂ« nĂ« drejtim tĂ« protestuesve.

Tutje, në aktakuzë thuhet se nga këto të shtëna ishin plaogosur shumë protestues, dhe të plagosur rëndë kishin mbetur R. M., dhe H. SH., pastaj protestuesit ishin shpërndarë dhe në gjendje të rëndë ishin trajtuar disa në kushte shtëpie e disa në ambulancë.

Sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, më datë 29.08.1998 në fshatin Shushicë, Komuna e Istogut, forcat policore nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq rreth orës 06:00 të mëngjesit përderisa anëtarët e familjes Salihaj ishin në shtëpinë e tyre, kanë vërejtur se po digjej sana dhe me të dal jashtë në oborr për të parë çka po ndodh, kanë vërejtur se ishin të rrethuar nga pjestarë të policisë serbe të Stacionit Policor në Istog, të cilët kanë qenë të armatosur me armë të gjata dhe autoblinda dhe të njëjtit menjeherë hapin zjarr në drejtim të shtëpisë të të dëmtuarit I. S.

Sipas dosjes sĂ« ProkurorisĂ« nga kĂ«to tĂ« shtĂ«na armĂ«sh mbetĂ«n tĂ« plagosur shumĂ« persona dhe u vranĂ« 9 anĂ«tarĂ«t e familjes Salihaj, kurse gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t i detyruan tĂ« largoheshin nga shtĂ«pia, mirĂ«po viktima F. S., refuzoi tĂ« largohej nga trupi i pajetĂ« i djalit tĂ« saj H., dhe qĂ«ndroi nĂ« shtĂ«pi, kurse nĂ« mbrĂ«mje policia dha urdhĂ«r qĂ« trupat e viktimave tĂ« varrosen – gjĂ« qĂ« ndodhi mĂ« datĂ« 30.08.1998.

Në aktakuzë thuhet se kur trupat e viktimave I. S., SH. S., A. S., H. S.,H. S., M. S., A. S., N. G., (nip i familjes Salihaj) u varrosën në varrezat e fshatit, ndërsa për fatin e F. S., nuk u kuptua deri kur trupi i saj i pa jetë ishte gjetur në fshatin Padalishtë.

NĂ« dispozitivin e katĂ«rt thuhet se nĂ« vjeshtĂ«n e vitit 1998, nĂ« orĂ«t e mbrĂ«mjes, nĂ« fshatin LubozhdĂ«, forcat policore serbe keqtrajtuan tĂ« dĂ«mtuarit S. K., G. M., dhe G. B., derisa tĂ« dĂ«mtuarit ishin duke u kthyer nga mali, me tĂ« arritur nĂ« vendin e quajtur ‘’Dagiq’’ janĂ« ndaluar nga katĂ«r policĂ« tĂ« Stacionit Policor tĂ« Istogut, nĂ« mesin e tyre ishte edhe i pandehuri Zharko Zariq, tĂ« cilĂ«t ishin tĂ« armatosur me armĂ« tĂ« gjata dhe tĂ« uniformuar me uniformĂ« tĂ« policisĂ« serbe, ngjyrĂ« e kaltĂ«r me lara.

Tutje, në dosje thuhet se fillimisht i zbritën të dëmtuarit nga traktori dhe i shtrinë për tokë, pastaj filluan rrahjen dhe torturimin fizik duke i goditur me kondak të kallashnikovit dhe me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas dosjes sĂ« ProkurorisĂ«, nĂ« njĂ« çast i pandehuri Zariq e kishte kapur tĂ« dĂ«mtuarin S, duke e ngritur nga toka dhe e kishte mbĂ«shtetur pĂ«r traktori, nĂ« ato momente kishte kaluar njĂ« traktor tjetĂ«r me drita, dhe pasi qĂ« ishte errĂ«sirĂ«, i dĂ«mtuari e kishte parĂ« fytyrĂ«n e tĂ« pandehurit tĂ« cilit ju kishte drejtuar me fjalĂ«t ‘’Zharko ti je a!’’, pĂ«r çka i pandehuri Zariq ishte revoltuar dhe ia kishte futur tytĂ«n e automatit nĂ« gojĂ«, duke ia shqyer buzĂ«n e poshtme nĂ« anĂ«n e djathtĂ« dhe ia ka lĂ«nduar qiellzĂ«n e gojĂ«s, me ç’rast tĂ« dĂ«mtuarit i kishte filluar gjakderdhja nga goja dhe pas kĂ«tyre maltretimeve fizike dhe psikike tĂ« dĂ«mtuarit u liruan pĂ«r tĂ« vazhduar rrugĂ«n drejt shtĂ«pisĂ« sĂ« tyre.

Sipas dispozitivit tĂ« pestĂ« tĂ« aktakzuzĂ«s, nĂ« muajin mars tĂ« vitit 1999, nĂ« fshatin LubozhdĂ«, forcat policore serbe ku bĂ«nte pjesĂ« edhe i pandehuri Zharko Zariq, nĂ«n udhĂ«heqjen e tĂ« pandehurit Pantiq e sulmojnĂ« Lagjen ‘’Pepaj’’, fillimisht shkojnĂ« tek shtĂ«pia e I. P., tĂ« cilit i thonĂ« qĂ« t`i njoftoj banorĂ«t qĂ« pĂ«r 3-4 orĂ« t`i lĂ«shojnĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre, kĂ«shtu qĂ« banorĂ«t u detyruan qĂ« tĂ« largohen nga shtĂ«pitĂ« dhe tĂ« shkojnĂ« nĂ« drejtim tĂ« fshatit StudenicĂ«.

Në aktakuzë thuhet se A. P., kishte mbetur në shtëpi mirëpo pas 2-3 javësh ishte larguar nga shtëpia dhe ju kishte bashkuar familjarëve të tjerë, që po qëndronin në fshatin Studenicë dhe aty u kishte treguar se derisa po qëndronte në shtëpi me I. dhe G., i pandehuri Zharko Zariq së bashku me disa policë të tjerë kishte shkuar aty.

Fillimisht i kishte nxjerrë nga shtëpia në oborr A., dhe I., kurse G., kishte mbetur brenda në shtëpi, pastaj i pandehur Zharko me policët e tjerë kishin hyrë brenda në shtëpi dhe në dhomën ku po qëndronte G., e kishin vrarë dhe kanë dal nga shtëpia duke u larguar, kurse A., dhe I., ishin kthyer brenda në shtëpi dhe në atë moment e kishin parë G., të vrarë dhe të prerë në fyt.

NĂ« kĂ«tĂ« dispozitiv tĂ« aktakuzĂ«s thuhet se ndĂ«rsa tĂ« pandehurit ishin larguar duke shkuar shtĂ«pi pĂ«r shtĂ«pi, duke kontrolluar e mĂ« pastaj duke i vĂ«nĂ« flakĂ«n secilĂ«s shtĂ«pi, me ç‘rast nga ky aksion i forcave serbe kishin mbetur tĂ« vrarĂ«: A. P., G. P., A. P.,B. D., njĂ« grua e moshuar e familjes Qetin.

Në dispozitivin e gjashtë të kësaj aktakuze, thuhet se në fund të muajit mars të vitit 1999, në fshatin Vreniq, forcat policore serbe të Stacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq i urdhëruan banorët e fshatit Vreniq të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të nisen për në Shqipëri, mirëpo shumica e banorëve të fshatit Vreniq u strehuan në bjeshkën e Starasellës mbi fshatin Shushicë, pasi që aty veçse ishin duke qëndruar edhe shumë banorë të fshatrave përreth.

Tutje, në aktin akuzues në këtë dispozitiv thuhet se pas disa ditë qëndrimi në mal, më datë 05.04.1999 forcat policore serbe filluan granatimet nga dy anët e lugut të Starasellës, çka i detyroi civilët të lëvizin në drejtim të Istogut përmes Gurakocit, të cilët gjatë tërë rrugës kishin parë se si po digjej i tërë fshati Shushicë, ndërsa sa herë që kishin hasur në forca të armatosura serbe, ata ishin maltretuar e rrahur brutalisht nga ana e këtyre forcave, si dhe iu morën të holla dhe gjërat me vlerë.

Tutje, thuhet se afĂ«r fshatit LandovicĂ« kolona e civilĂ«ve u detyrua tĂ« kthehej mbrapa pĂ«r nĂ« Istog, por qĂ« ata nuk kishin ku tĂ« shkonin pasi qĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre ishin djegur tĂ« gjitha dhe mbi 700 persona u vendosĂ«n nĂ« ShkollĂ«n Fillore “Martin Camaj” nĂ« fshatin KovragĂ«, ku qĂ«ndruan pĂ«rreth 10 ditĂ«.

Kurse, mĂ« datĂ« 06.04.1999, rreth orĂ«s 16:00 nga njĂ« veturĂ« nĂ« lĂ«vizje sipas dosjes sĂ« ProkurorisĂ« Ă«shtĂ« shtĂ«nĂ« mbi civilĂ«t shqiptarĂ« qĂ« ishin nĂ« oborrin e kĂ«saj shkolle, aty u vra B. B., 13 vjeçar. GjatĂ« qĂ«ndrimit tĂ« tyre nĂ« kĂ«tĂ« shkollĂ«, civilĂ«t shqiptar u vizituan nga Momir Pantiq, i cili i ka pyetur nĂ«se ka ushtar tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« shkollĂ«, ndĂ«rsa pas disa ditĂ«sh policĂ«t nga stacioni policor i Gurrakocit, i kanĂ« urdhĂ«ruar tĂ« gjithĂ« civilĂ«t e strehuar nĂ« atĂ« shkollĂ« qĂ« tĂ« largoheshin dhe tĂ« vazhdojnĂ« rrugĂ«n pĂ«r nĂ« ShqipĂ«ri.

Sipas dispozitivit të shtatë, më datë 26.03.1999, në fshatin Padalishtë, Komuna e Istogut, forcat policore dhe ushtarake serbe të Stacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq, fillimisht e rrethuan fshatin Padalishtë e më pastaj filluan ta granatonin nga distanca duke i shkatërruar shtëpitë e duke vrarë shumë civil.

Tutje, thuhet se policët e stacionit policor në Istog hynë në fshat dhe kontrolluan shtëpi për shtëpi duke i larguar të gjithë civilët nga shtëpitë e tyre, si rezulatat i këtij operacioni të forcave serbe mbetën të vrarë rreth 19 anëtarë të familjes Imeri.

NĂ« dispozivitin e tetĂ« tĂ« aktakuzĂ«s, thuhet se mĂ« datĂ« 27.03.1999 nĂ« fshatin ShushicĂ«, forcat policore serbe tĂ« Stacionit Policor nĂ« Istog, nĂ«n udhĂ«heqjen e tĂ« pandehurit Pantiq i urdhĂ«ruan banorĂ«t qĂ« t’i lĂ«shojnĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre dhe si pasojĂ« e kĂ«tij urdhĂ«ri dhe nga frika se do t`i vrasin tĂ« njĂ«jtit ishin larguar nga shtĂ«pitĂ« dhe ishin vendosur nĂ« njĂ« mal afĂ«r fshatit ku kishin qĂ«ndruar disa ditĂ«.

Tutje, thuhet se të njëjtit u detyruan që të largoheshin edhe nga ai vendstrehim sepse forcat ushtarake a serbe kishin urdhëruar depërtimin e tyre për në Shqipëri, ashtu që derisa sa largoheshin nga fshati gjatë gjithë rrugës këta qytetarë civil ishin maltretuar dhe torturuar nga forcat serbe.

Në dosje tutje thuhet se me të mbërritur në Prizren, këta qytetarë ishin ndaluar nga forcat serbe të cilët i kishin kthyer mbrapa për në Istog dhe me të arritur në Istog, forcat policore serbe të Stacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen dhe zbatimin e urdhërave të të pandehurit Pantiq i kishin ndalur dhe i kishin vendosur fillimisht në një depo.

Tutje, thuhet se pas 2 apo 3 ditĂ«ve i kishin vendosur nĂ« shtĂ«pitĂ« e familjes “Alushajve”, dhe nĂ« atĂ« kohĂ« e dĂ«mtuara H. A., kishte qenĂ« shtatzĂ«nĂ« dhe mĂ« datĂ« 30.05.1999 e kishte lindur vajzĂ«n D., nĂ« kushte shumĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r jetesĂ«, dhe me shumĂ« vĂ«shtirĂ«si kishin qĂ«ndruar deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« luftĂ«s.

Sipas dispoztivit të nëntë të kësaj aktakuze, më datë 1 prill 1999, në orët e para të mëngjesit, fshati Cerrcë i Komunës së Istogut u bë skenë e një sulmi të tmerrshëm dhe të dhunshëm nga forcat policore serbe të Stacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq, të cilët vepronin në kuadër të strukturave të atëhershme të sigurisë, në atë mënyrë që njësia policore e këtij stacioni, realizoi një operacion brutal kundër familjes Rexhaj.

Me këtë rast sulmi filloi me rrethimin e shtëpisë së I. R., dhe pasi siguruan rrethimin, forcat policore ndërmorën një aksion të pamëshirshëm dhe të paramenduar mirë, duke vrarë gjashtë anëtarë të pafajshëm të familjes Rexhaj: K. R., Z. R., I. R., SH. R., si dhe R. R., i cili vuante nga probleme të rënda psikike.

Tutje, në këtë dispozitiv thuhet se pas vrasjes së këtyre anëtarëve të familjes, nuk u ndalën vetëm me këto krime, por i vunë zjarrin shtëpisë, duke lënë trupat e pa jetë të viktimave që të digjen brenda saj për t`i fshehur krimet e tyre.

Në dispozitivin e dhjetë thuhet se më datë 13.04.1999, në fshatin Studenicë, forcat policore serbe të Stacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq e sulmuan familjen Lipaj, dhe se pasi kanë hyrë në fshat prej drejtimit të fshatit Lubozhdë deri te burimi i fshatit Vrellë, në mënyre sistematike kanë shkuar shtëpi për shtëpi duke kontrolluar dhe djegur shtëpitë, si dhe kanë lënë të vrarë gjithsej 14 civil të nacionalitetit shqiptar në shtëpinë e tani të ndjerit S. Z..

9 prej tĂ« cilĂ«ve u  identifikuan: F. L.,-66 vjeçare, S. L.,- 35 vjeçare, L. L., – 13 vjeçare, S. L., – 64 vjeçare, Q. L., – 15 vjeçare dhe M. L., -13 vjeçare, H. M., – 69 vjeçare, Nj. L., – 14 vjeçare si dhe S. Z., – 85 vjeçar, tĂ« cilit kishin shkuar nĂ« shtĂ«pi nĂ« orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« pĂ«rgatisin bukĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«t tjerĂ« tĂ« familjes tĂ« cilit ishin strehuar nĂ« malin afĂ«r me civilĂ«t tjerĂ«.

Duke menduar se ishin të sigurt këto gra dhe fëmijë kishin vendosur që të shkojnë në shtëpi për të përgatitur bukë për anëtarët tjerë të familjes, mirëpo nga ajo ditë më nuk është ditur asgjë për fatin e këtyre civilëve, deri më datë 25.06.1999 kur trupat e tyre u gjeten të vrarë në bunarin e oborrit të shtëpisë së S. Z., nga familjarët e tyre, kurse me ndihmën e KFORIT spanjoll është bërë tërheqja e trupave nga bunari dhe identifikimi i tyre.

Sipas dispozitivit të njëmbëdhjetë, më datë 08.05.1999, në fshatin Staradran, forcat policore serbe të Stacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq, i vranë 15 civil të nacionalitetit shqiptar kurse 2 persona mbetën të zhdukur.

Në aktakuzë thuhet se në ditën e ngjarjes qytetarët civil të këtij fshati janë ndaluar nga forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilët fillimisht i plaçkitën e pastaj i ndajnë burrat nga gratë, e pas një kohe të shkurtër i sulmojnë me armë duke i vrarë në oborrin e të dëmtuarit Z. E., rreth 16 civilë të nacionalitet shqiptarë, të cilët nuk ishin pjesëmarrës në konflikt të armatosur.

Sipas aktakuzës këto viktima janë: D. G., H. E., N. E., M. E., M. E., SH. E., N. E., A. E., I. A., M. D., B. D., R. SH., G. I., B. M. dhe J. A., kurse personi i gjashtëmbëdhjetë N. E., i mbijeton sulmit.

Në aktakuzë thuhet se trupat e pajetë të civilëve të vrarë ishin varrosur në një varrezë masive, të gjithë së bashku, nga pjesëtarët e komunitetit rom të cilët ishin urdhëruar nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Sipas dispozitivit të dymbëdhjetë, më datë 08.05.1999 forcat policore serbe duke vepruar nën përgjegjësinë komanduese të të pandehurit Pantiq, si Kryeshef i Stacionit Policor në Istog e kanë rrethuar fshatin Staradran, dhe si pasojë e këtij veprimi banorët e këtij fshati u detyruan që t`i lëshojnë shtëpitë dhe t`i bashkangjiten kolonës për të shkuar në Shqipëri.

MirĂ«po kur arrijnĂ« nĂ« fshatin Zallq janĂ« ndaluar nga forcat serbe tĂ« cilĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« uniformuar me uniforma kamoflazhĂ« me shirita tĂ« kuq nĂ« dorĂ«, nĂ« mesin e tyre ishte edhe komandanti i Stacionit Policor tĂ« Gurrakocit Millosh Stojkviq, Ekrem Bajroviq, Moma Salutiq si dhe polici serb me nofkĂ«n ”Banjaci”.

Tutje, në aktakuzë thuhet i kishin ndarë meshkujt nga familjet e tyre dhe pas ndarjes i kishin futur në një shitore të Shalajve, ndërsa familjet e tyre i kanë urdhëruar që të vazhdojnë këmbë në drejtim të Klinës, ashtu që në këtë vend i kanë mbajtur deri në ora 17:00 të mbrëmjes, ndërsa më vonë me një kamion të madh i kanë dërguar në Burgun e Gurrakocit rreth 100 të burgosur, trajtimi i të cilëve kishte qenë mizor duke i rrahuar deri në alivanosje.

Gjithënjë sipas aktakuzës në burgun e Gurrakocit, të dëmtuarit u morën në pyetje nga dy policë serb në rroba civile, në mesin e të cilëve ishte edhe i pandehuri Momir Pantiq.

Sipas dispozitivit tĂ« trembĂ«dhjetĂ«, mĂ« datĂ« 19.05.1999, fshatin DubravĂ«, Komuna e Istogut, saktĂ«sisht nĂ« Burgun e DubravĂ«s, pavijoni “C” i burgut tĂ« DubravĂ«s ishte bombarduar nga forcat e NATO-s, ku si pasojĂ« kanĂ« mbetur tĂ« vrarĂ« 3 tĂ« burgosur tĂ« nacionalitetit shqiptar.

Menjëherë forcat policore serbe të cilat ishin nën komandën e të pandehurit Pantiq si Kryeshef i Stacionit Policor, kishin shkuar në burgun e Duburavës, për të marr kontrollin e situatës, ku për shkak të sulmit, gardianët e burgut në fjalë kishin qëndruar jashtë mureve të burgut, kurse nga situata e krijuar, nga detonimi disa nga dyert e dhomave të burgut janë hapur, ndërsa të tjerat i kanë hapur të burgosurit me çka kanë mundur dhe kanë qëndruar në oborr të burgut.

Tutje thuhet se pasi kanĂ« pushuar bombardimet forcat serbe nĂ« pĂ«rbĂ«rje tĂ« gardianĂ«ve dhe njĂ«sive speciale tĂ« ardhura nga Stacioni Policor nĂ«Istog, kanĂ« hyrĂ« nĂ« dhomat e tĂ« burgosurve dhe kanĂ« ushtruar dhunĂ« sistematike, nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« i akuzuari Gavrilo Milosavleviq kishte shkuar bashkĂ« me pjesĂ«tarĂ« tjerĂ« tĂ« stafit tĂ« punĂ«suar nĂ« burgun e DubravĂ«s, me ç‘rast i kanĂ« rrahur nĂ« mĂ«nyrĂ« mizore dhe çnjerĂ«zore, si dhe i kanĂ« ofenduar dhe maltretuar fizikisht dhe psiqikisht tĂ« burgosurit shqiptarĂ«, pa ndonjĂ« arsye, vetĂ«m pĂ«r faktin se ishin shqiptarĂ«.

NĂ« aktakuzĂ«, thuhet se bombardimet e NATO-s kanĂ« vazhduar edhe mĂ« datĂ« 21.05.1999, ku janĂ« goditur pavijonet dhe objektet e tjera pĂ«rcjellĂ«se tĂ« burgut, pĂ«rveç sallĂ«s sĂ« sporteve, me ç‘rast kanĂ« mbetur tĂ« vrarĂ« 18 tĂ« burgosur shqiptarĂ« dhe dhjetĂ«ra tĂ« tjerĂ« janĂ« plagosur.

Tutje, në mëngjesin e datës 22.05.1999, gardianët, të burgosurit serbë të armatosur bashkë me forcat policore dhe Njësitë Speciale të cilët gjendeshin nën komandën e Stacionit Policor në Istog, fillimisht i kanë mbledhur të burgosurit shqiptarë në fushën e sportit, i kanë rreshtuar në drejtim të murit me arsyetimin e numërimit dhe transferimit në një vend më të sigurt.

Menjëherë, pas rreshtimit dhe ndarjes në grupe, të burgosurit kanë parë se në anën e majtë dhe të djathtë të karaullës, kanë dalur gardianë dhe pjesëtarë serb civilë të uniformuar dhe të armatosur nga karaulla dhe nga muret e burgut kanë filluar të shtinë me armë zjarri të llojeve të ndryshme nga të gjitha anët e burgut në drejtim të tyre, kurse nga mbrapa murit të burgut kanë gjuajtur me bomba në drejtim të burgosurve shqiptarë, ku disa nga të burgosurit e rreshtuar kanë arritur të shpëtojnë duke u rrëzuar për tokë.

Me të filluar gjuajtjet, e pastaj të ikin dhe të fshihen nëpër objekte brenda dhe jashtë burgut kurse disa prej tyre janë fshehur nëpër puseta, mirëpo gardianët, stafi i burgut së bashku me forcat paramilitare dhe policë kanë filluar ndjekjen dhe vrasjen e tyre duke iu hedhur granata dore brenda pusetave, ku shumë kanë mbetur të vrarë, e disa të lënduar.

Tutje, nĂ« kĂ«tĂ« dispozitiv thuhet se njĂ« numĂ«r i tĂ« burgosurve kanĂ« arritur qĂ« tĂ« ikin duke u rrokullisur deri afĂ«r njĂ« pjese, e cila ishte mĂ« e ulĂ«t se fusha e sportit, ku kanĂ« arritur tĂ« mbroheshin nga gjuajtjet e armĂ«ve, disa pas njĂ« grumbulli dheu, e nga aty janĂ« strehuar nĂ« bodrumin e kuzhinĂ«s, disa zhagas kanĂ« ikur deri te bregu e disa janĂ« strehuar nĂ«pĂ«r objektet e burgut sepse edhe nga karaullat tjera kanĂ« vazhduar gjuajtjet me snajper, ashtu qĂ« tĂ« burgosurit e mbijetuar kanĂ« filluar t’i tĂ«rheqin tĂ« plagosurit pĂ«r t’ju dhĂ«nĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore, mirĂ«po gardianĂ«t dhe pjesĂ«tarĂ«t serbĂ« kohĂ« pas kohe nga karaulla vazhdonin tĂ« vĂ«zhgonin dhe gjuanin me snajper, prej nga edhe kishin vrarĂ« edhe tĂ« burgosur tĂ« tjerĂ«.

Tutje, më datë 24.05.1999, i pandehuri Pantiq i udhëheq policët e Stacionit Policor në Istog dhe nën komandën e tij bëhet largimi i të plagosurve dhe të burgosurve nga burgu i Dubravë.

Sipas dispozitivit tĂ« katĂ«rmbĂ«dhjetĂ« tĂ« kĂ«saj aktakuze, forcat policore serbe tĂ« Stacionit Policor nĂ« Istog, nĂ«n udhĂ«heqjen e tĂ« pandehurit Pantiq, e kidnapuan viktimĂ«n me pseudonimin ‘’A1’’, njĂ« civil i nacionalitet shqiptar, i gjinisĂ« mashkullore dhe e dĂ«rguan nĂ« burgun e Gjurakocit.

I njëjti fillimisht ishte marrë në pyetje nga disa zyrtarë të këtij stacioni me rroba civile dhe gjatë qëndrimit disa ditorë në burg, ishte marrë nga disa pjesëtarë të policisë dhe ishte dërguar në një vend të posaçëm të objektit të burgut, ku ishte dhunuar seksualisht.

Sipas dispozitivit tĂ« pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« tĂ« kĂ«saj aktakuze, forcat policore serbe tĂ« Stacionit Policor nĂ« Istog, nĂ«n udhĂ«heqjen e tĂ« pandehurit Pantiq, viktima me pseudonimin ‘’B1’’ ishte ftuar nga policia qĂ« tĂ« paraqitej nĂ« Stacionin Policor nĂ« Istog pĂ«r t`u marrĂ« nĂ« pyetje.

Tutje, kur kishte arritur ajo fillimisht ishte marrë në pyetje, pastaj ishte rrahuar fizikisht e më pastaj ishte dhunuar seksualisht nga një polic i këtij stacioni, në prezencën e 5 policëve të tjerë.

Sipas dispozitivit të gjashtëmbëdhjetë të aktakuzës, policët e stacionit Policore në Istog së bashku me pjesëtarët e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe të RFJ-së, nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq kanë marrë pjesë në dëbimin, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile të nacionalitet shqiptar.

Fillimisht thuhet se i kanĂ« dĂ«buar me dhunĂ« popullsinĂ« civile nga shtĂ«pitĂ« e tyre duke shkuar shtĂ«pi pĂ«r shtĂ«pi, me ç‘rast i kanĂ« larguar qindra mijĂ«ra banorĂ« nga shtĂ«pitĂ« e tyre nĂ« tĂ« gjitha fshatrat e KomunĂ«s sĂ« Istogut, kurse pas largimit tĂ« popullsisĂ«, fillimisht e kanĂ« plaçkitur pasurinĂ« e civilĂ«ve dhe pastaj i kanĂ« vĂ«nĂ« flakĂ«n secilĂ«s shtĂ«pi nĂ« secilin fshat tĂ« KomunĂ«s sĂ« Istogut, duke e shkatĂ«rruar nĂ« tĂ«rĂ«si pasurinĂ« e popullsisĂ« civile, rreth 5 mijĂ« shtĂ«pi janĂ« djegur, 260 persona janĂ« vrarĂ« prej tyre 19 viktima janĂ« fĂ«mijĂ« dhe shumĂ« dĂ«me tjera materiale.

Me kĂ«tĂ«, i pandehuri Momir Pantiq akuzohet se nĂ« bashkĂ«kryerje e ka kryer veprĂ«n penale Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile, tĂ« Ligjit Penal tĂ« ish RepublikĂ«s Socialiste Federative tĂ« JugosllavisĂ« ( tutje ‘’ LP i RSFJ-sĂ« ’’) si ligj nĂ« fuqi nĂ« kohĂ«n e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale, aktualisht e inkriminuar si Krim kundĂ«r njerĂ«zimit.

Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« pandehurit Zharko Zariq dhe Momir Pantiç akuzohen se gjatĂ« viteve 1998 – 1999, nĂ« KomunĂ«n e Istogut, nĂ« bashkĂ«kryerje me pjesĂ«tarĂ«t e tjerĂ« tĂ« forcave policore serbe, vepruan nĂ« shkelje tĂ« rregullave tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare.

Sipas aktakuzës i pandehuri Zharko Zariq në cilësinë e policit të Stacionit Policor në Istog dhe si ekzekutues i urdhërave, ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës shqiptare në Komunën e Istogut.

Gjithnjë sipas aktakzës, policët e stacionit Policor në Istog së bashku me pjesëtarët e forcave policore dhe ushtarake Serbe dhe të RFJ-së, nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq dhe me pjesëmarrjen e të pandehurit Zariq, kanë marr pjesë në dëbimin, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile të nacionalitet shqiptar, në atë mënyrë që, fillimisht i kanë dëbuar me dhunë popullsinë civile nga shtëpitë e tyre.

Tutje, thuhet se duke shkuar shtëpi për shtëpi, i kanë larguar qindra mija banorë nga shtëpitë e tyre në të gjitha fshatrat e Komunës së Istogut, kurse pas largimit të popullsisë, fillimisht e kanë plaçkitur pasurinë e civilëve dhe pastaj i kanë vënë flakën secilës shtëpi në secilin fshat të Komunës së Istogut duke e shkatërruar në tërësi pasurinë e popullsisë civile.

Me çka rreth 5 mijë shtëpi janë djegur, 260 persona janë vrarë prej tyre 19 viktima janë fëmijë dhe shumë dëme tjera materiale.

Me kĂ«to veprime ekziston dyshimi i bazuar mirĂ« se i pandehuri Zharko Zariq nĂ« bashkĂ«kryerje e ka kryer veprĂ«n penale Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile, tĂ« Ligjit Penal tĂ« ish RepublikĂ«s Socialiste Federative tĂ« JugosllavisĂ« ( tutje ‘’ LP i RSFJ-sĂ« ’’) si ligj nĂ« fuqi nĂ« kohĂ«n e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale, aktualisht e inkriminuar si “Krim kundĂ«r njerĂ«zimit”, raporton KALLXO.

The post Dosja e ProkurorisĂ« ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, tĂ« akuzuar pĂ«r krime lufte nĂ« komunĂ«n e Istogut – 1998/99 appeared first on Telegrafi.

❌
❌