Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Plagosi me thikë djalin, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Bashkim Plakan

By: Ela
16 September 2024 at 15:53

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasin Bashkim Plaka pasi akuzohet se plagosi me thikë djalin e tij, Nari Plaka, ngjarje e ndodhur më 28 maj të këtij viti. Ndaj 69-vjeçarit rëndojnë akuzat “Plagosje e rëndë” dhe Dhunë në familje”. “Prokuroria pranë Gjykatës […]

The post Plagosi me thikë djalin, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Bashkim Plakan appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Nuk i dha raportin mjekësor për gruan, 54-vjeçari dhunon me sende të forta mjekun

By: Ela
12 September 2024 at 17:09

Një 54-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Vorë pasi ka goditur me sende të forta në kokë mjekun në një qendër shëndetësore. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë […]

The post Nuk i dha raportin mjekësor për gruan, 54-vjeçari dhunon me sende të forta mjekun appeared first on BoldNews.al.

Goditi mjekun me send të fortë në kokë se refuzoi ti plotësonte raportin mjekësor, arrestohet 54-vjeçari në Vorë

By: D Marku
12 September 2024 at 17:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër shëndetësore në Vorë. Bëhet me dije se 54-vjeçari N.M i kërkoi mjekut të qendrës një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.

Mjeku refuzoi ti plotësonte raportin pa praninë e bashkëshortes, ku për pasojë 54-vjeçari e ka goditur me një send të fortë në kokë. Kjo rezultoi në arrestimin e 54-vjeçarit nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Goditi mjekun me send të fortë në kokë se refuzoi ti plotësonte raportin mjekësor, arrestohet 54-vjeçari në Vorë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Shkodër/ Nusja dhunon vjehrrën 82-vjeçare, dëshmia: Më mbuloi me gjak

By: gaze tare
12 September 2024 at 11:05

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku nusja ka dhunuar vjehrrën. Denoncimi në polici është bërë nga vetë vjehrra, 82 vjeçarja Nazmie Buci. Kjo e fundit po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka ndaluar Elmira Bucin, 43 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.”

E moshuara

Sipas dëshmisë, nusja e goditi me bastunin me të cilin lëvizte e moshuara. Djali i Nazmie Bucit, Ylli Buci, 50 vjeç, pasi u kthye nga puna, nuk e dërgoi nënën e tij në spital dhe nuk njoftoi policinë për rastin. Përkundrazi, ai e kritikoi nënën duke e pyetur pse kishte diskutuar me nusen e tij.

”Kam ken në shpi, u kap nusja me mu. Unë mezi eci me shkop se jam me ishemi, edhe më ra, më goditi më muloi gjaku… shkova në banjë m’i ka hedhë tri kova me ujë, më ka zhvesh lakuriq më dha një kmishë nate. Ç’a me i thonë ajo gjysma jeme, unë 82 vjeç se kto s’marrin vesh… Më para m’i ka shkul flokët… Djali ka kenë n’punë kur erdhi i diktova.

M’tha nonë pse u kape me të ti e di që ajo është pak… unë s’u kapa isha t’u nejt… S’më çoi djali në spital veç më ka pastru ftyrën se kam kenë mulut ngjak… Ma morën telefonin prej durësh se desha me lajmëru policinë, dhe ma hodhën përtokë ma thyen.”

Ngjarja ka ndodhur që më 10 shtator. Nazmie Buci nuk kishte mundur të raportonte ngjarjen më herët, pasi nusja i kishte thyer celularin. Buci jetonte prej rreth pesë vitesh që nga martesa e djalit të saj me nusen.

The post E rëndë në Shkodër/ Nusja dhunon vjehrrën 82-vjeçare, dëshmia: Më mbuloi me gjak appeared first on iconstyle.al.

❌
❌