Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Banesa përfshihet nga flakët në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir

By: user 11
19 September 2024 at 08:06

Nënë e bir kanë ndërruar jetë gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej. Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post Banesa përfshihet nga flakët në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Has/ Banesa përfshihet nga flakët, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy (EMRAT)

By: V K
19 September 2024 at 08:13

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi, ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit, në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë, zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten, është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.

The post E rëndë në Has/ Banesa përfshihet nga flakët, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Marrin flakë plehrat e qytetit në Kukës, tymi mbulon zonat e banuara

By: V K
1 September 2024 at 08:52

Mëngjesin e sotëm, është shfaqur një vatër e madhe zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh të Kukësit.

Vatra ka çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër, ndërsa dy mjete të shërbimit të zjarrfikses së qytetit të Kukësit po luftonin për shuarjen e zjarrit, smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit.

Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh, duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët.

Ajo është e pozicionuar në kahun perendimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.

Bashkia Kukës, vitet e fundit po vuan nga mbetjet urbane, pasi vend-grumbullimi i Kolshit është i vetmi vend për mbetjet urbane si dhe është i tej mbushur.

Prej vitesh është kërkuar ndërtimi i një impianti të përpunimit të mbetjeve në fshatin Përbreg, për të zgjidhur këtë problem.

The post Marrin flakë plehrat e qytetit në Kukës, tymi mbulon zonat e banuara appeared first on Albeu.com.

❌
❌