Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Arrestohet shoferi i furgonit që aksidentoi të miturën në Lezhë

By: D Marku
18 September 2024 at 18:50

Shoferi i furgonit i cili përplasi ditën e sotme 6-vjeçaren në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë është vënë në pranga.

Mësohet se ndaj shoferit P.F 56 vjeç rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Bëhet me dije se automjeti i 56-vjeçarit është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Pasi u testua nëse kishte konsumuar alkool, shoferi rezultoi negativ.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti, ndërkohë që e mitura është transportuar tek Trauma për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë  për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në  Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

The post Arrestohet shoferi i furgonit që aksidentoi të miturën në Lezhë appeared first on Albeu.com.

❌
❌